Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.
Ka botuar veprën me poezi “Mos e zgjo dhimbjen”.(Flori Bruqi)
Nga Sokol DEMAKU
Mundohem të ecë me kohën! Kam fat, kam shoqëri të gjërë në çdo lami kështu që bisedojm mjaft për gjithçka dhe ushqej kurreshtjen time të di sa më shumë!
Po me duket poezia më erdhi mua, nën duar më derdheshin fjalët, nën lapsin shkruheshin endërrat, mendimet, përjetimet dhe dëshirat, për një çast vendosen të jetojnë për të tjerët,
mundohem të krijoj një botë ku të jetoj e qetë, kur shkruaj i “denatyrizoj” idetë e mia, kënaqësin e të shkruarit, shkruaj ndjenjën në moment, ide që më vjen dhe rivjen pa ndal, më pëlqen kur vargu e thërret vargun në atë kohë kur bota rreth meje ndalet e unë jetoj!
Aaah shumë gjëra do të veqoja dy kisha me u marr me të moshuarit dhe fëmijët bonjak. Këto dy gjëra me prekun në shpirt. Disa fëmijë kam pas rats ti njohë për së afërmi dhe është trishtuse jeta e tyre, janë të denuar në çdo anë, dhe janë më së paku fajtor, nuk këkruan të jenë këtu, megjithate janë më të vuajturit.
Cili është motivi i juaj në punimet tuaja, po kjo mvaret shumë nga gjendja shpirtërore, por shumica e punimeve të mia janë femra të vuajtura, nëna, peisazhe që pushojnë shpirtin, në serinë e fundit punova veshje dhe motive shqiptare, e kisha për shpirt një seri të këtij lloji ku do te zbertheja koloritin e veshjeve dhe motiveve tona. Mua më duken aq te bukura, aq të veçanta sa që doja ti shohin edhe të huajt..
Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?
Quhem Valdete Berisha, lindurë në Mitrovicë, aty kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme drejtimin e ndërtimtarisë, kurse tani punoj dhe jetoj në Belgjikë, jam agjent tregetar, bejë prezantim mallërash nëpër vetësherbime në Belgjikë, Luxemburg dhe një pjesë të Francës, kam një djal 22 vjeqar jetonë dhe studion në Kosovë
Keni kryerë shkollën e mesme respektivish gjimnazin në Mitrovicë, cfarë drejtimi dhe kur?
Kam mbarua shkollën e mesme në vitet 86, me shpresë se do të vazhdoja studimet e arkitekturës mirëpo fati kishte qene ndryshe dhe ja…
Pas përfundimt të shollës së mesme si shumë familje shqipatre edhe ju muarët rrugën e mergimit, cili i ishte motivimi i juja për këtë?
Po mërgimin e morra pasi qe ndoqa jetën e të zgjedhurit i cili jetonte dhe punonte këtu, por pas 6 vitesh jete së bashku ai më nuk është në mesin tonë se ka zgjdhur nje rrugë tjeter te jetes dhe jeta vazhdon pa te, por me një shpresë se do te kethehem …
Ju merreni me pikturë, cili është motivi i juaj në punimet tuaja?
Po kjo mvaret shumë nga gjendja shpirtërore, por shumica e punimeve të mia janë femra të vuajtura, nëna, peisazhe që pushojnë shpirtin, në serinë e fundit punova veshje dhe motive shqiptare, e kisha për shpirt një seri të këtij lloji ku do te zbertheja koloritin e veshjeve dhe motiveve tona. Mua më duken aq te bukura, aq të veçanta sa që doja ti shohin edhe të huajt këto veshje, kështu që punova dasmën shqiptare, odën shqiptare, bunarin, specialitetin tone flinë etj. Disa janë të punuara pa model vetëm më fjalët e nenës si ajo arriti të mi përshkruaj kur ishim bashk, por jam shumë e kënaqur më këtë temaitkë të paraqitur nga pena ime.
Sa jeni prezente me punimet tuaja ne ateljet e vendit ku jetoni, në ekspozitat që organizohen në Belgjik apo vende tjera te rajonit?
Pamje nga ekspozita |
Cdo vit mbaj një ekspozite koleltive, por edhe vetëm organizoj, ekspozita, në menyrë që të paraqes ate cka mbaj në shpirt. Isha në Kosovë me punimet e mia, këtu në Belgjikë në muajin tetor isha në Sala të Suedisë, në nëntor në Heidelberg të Gjermanis dhe në 100 vjetorin e Nënë Terezës në Epenntal ku u shperbleva me çmimin e parë, ishte një mbremjë dhe një organizim fantastik nga PAL SOKOLI dhe MARTIN CUNI, ishte mbrëmje e hatashme, ishin të ftuar plote shkrimtar, poet njerëz të estradës, gjithçka ishte në nivel
Ju jeni prezente edhe në Kosovë me punimet tuaja, per cfarë lamie arti eshte fjala?
Në Kosovë pata promovimin e librit dhe të njejtën kohë një ekspozitë, ishet dëshira ime e flakët të beja në Mitrovicë ku kam lindë e ku jam rritë në biblioteken e qytetit,”MOS E ZGJO DHIMBJEN”
Piktorja Valdete Berisha dhe poetja nga Gjirokastra Shqiponja Duro |
Ju jeni adhuese edhe e poezisë cka ju shtynë të merreni me poezi?
Po me duket poezia më erdhi mua, nën duar me derdheshin fjalët, nën lapsin shkruheshin endërrat, mendimet, përjetimet dhe dëshirat, për një çast vendosen të jetojnë për të tjerët, kur padashje mbesa ime Berta Hasanxhekaj dhe kolegu i saj ANTON MARKU i lexuan padashje,vendosen t’ia tregojn profesor HALIL HAXHOSAJT dhe s’bashku më binden t’i botoj ato, si duekt ju pelqeu mënyra se si mundohem të krijoj një botë ku të jetoj e qetë, kur shkruaj i “denatyrizoj” idetë e mia, kënaqësin e të shkruarit, shkruaj ndjenjën në moment, ide që më vjen dhe rivjen pa ndal, më pëlqen kur vargu e thërret vargun në atë kohë kur bota rreth meje ndalet e unë jetoj!
Si e kalon një ditë pune në ateljen e saj Valdetja?
Ditën e filloj shumë herët, të gjtihë më quajn “herake”me kafen e parë të mëngjezit shkoj në atelie, më duket për ato pak qaste qe isha ndarë nga ngjyratë kam ide te reja, nuk e pres isnpirimin të punoj, puna e sjellë inspirimin, u lëshoj sytë ngjyrave pstaj brushës dhe kështu fillon dita…e kur mbaron nuk e di kurrë…
Çfarë janë kushtet për një piktor këtu në mergim dhe cfarë ndihme keni nga shteti ku jetoni?
Përsonalisht jam e kënaqur në çdo aspekt, gjej mbeshtetjen per lokalet, për ndihmën fizike e rrespektojnë jashtzakonisht punën time e kjo më bënë të lumtur!
Ju jeni edhe poete, cfarë ju mund të na thoni për punën tuaj në këtë lami arti?
Po si çdo njeri në një botë tejet të veçant, aty e them dhe shkruaj ate që më pelqen natën vonë.
Si e ndjeni vetën një piktor kur është prezent edhe në poezi?
Është kënaqësi se njëra e ndihmon tjetrën, kur nuk gjejë fjale ngjyrosi ndjenjen dhe ajo merr jete,fluturon ndërsa kur më zbehen njgyratë i ve fjalë dhe bëhet aq melodike…
Sa ka arritur Valdete Berisha të krijoj shokë apo shoqe në një mes të piktorëve të mergatës?
Është kënaqësi të them se edhe në mergat kemi bërë një vend,si piktorët, shkrimtarët rasti i fundit të njihem me disa ishte në Gjermani ku u njoha me ALI BERISHEN, shaban cakolliN, PAL SOKOLIN, HASAN QYQALLEN poetë ndersa nga piktoret Dan Gashin,profesorin NUSRET DEGUTIN e plotë të tjerë.
Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj prej piktori apo peotje këtu në mergim?
Po kam ftesa nëpër mbrëmje të organizuara nga komunat ku takohemi nacionalitete të ndryshme, shkembejm mendime organizojm takim etjera …
Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot në Kosovë, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
Aaah shumë gjëra do të veqoja dy kisha me u marr me të moshuarit dhe fëmijët bonjak. Këto dy gjëra me prekun në shpirt. Disa fëmijë kam pas rats ti njohë për së afërmi dhe është trishtuse jeta e tyre, janë të denuar ne çdo anë, dhe janë më së paku fajtor, nuk kekruan të jenë këtu, megjithate janë më të vuajturit.
Një piktor por edhe një poet kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Valdetja?
Mundohem të ecë me kohën! Kam fat, kam shoqeri të gjërë në çdo lami kështu që bisedojm mjaft për gjithçka dhe ushqej kurreshtjen time të di sa më shumë!
Ju jetoni këtu në kryeqytetin e Belqgjikës por më mirë të themi edhe në ate të Evropës, sa janë kontaktet tuaja me piktore tjerë miq dhe a shoqëroheni me ta?
Po siç e dihet këtu është gjithëçka e kronometrizuar, jetë rrobotike, megjithate arrijmë të organizohemi dhe të kalojm orë të tëra duek bisedu për krijimtarit tona.
Nëse kjo lami që keni zgjedhur ju nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Valdetja?
Sigurisht në arkitekturë edhe sot e kësaj dite është ëndërra e parealizuar!!!
Planet tuaja për të ardhmen, cka Valdetja mendon dhe ka në fokus?
Nuk bëjë aq plane, jetoj ditën e sotme, kështu qe …Në fokus e kam librin e dytë me poezi, do të jetë dhuratë për 8 marsin, për nënën time dhe gjtihë nënat tjera,t’ju dëshmoj sa i duam, sa i çmojmë.
Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
Njerëzit se i dua kur i kam afër lumturohem, djalin tim, familjen, të afërmit, shoqërin qe i dua, jam e lumtur, ndërsa largësia, hipokrizia, padrejtësia më futin të gjallë në dhe!
Përveç pikturës dhe arkitekturës si e kalon kohen e lirë?
Shetitja më bart, më mashtron e adhuroj leximi!
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Pa u hamendur në MITROVICËN time dhe kudo që është shqiptari!
******************************
IMAZHI DHE FIGURACIONI POETIK
Nga Halil Haxhosaj
Poezitë e përfshira në “Mos e zgjo dhimbjen” të autores Valdete Berisha, kanë mëvetësi, por edhe tërësi në tematikën, subjektin dhe motivin e tyre. Kjo hetohet duke lexuar dhe shijuar vargjet poetike, të cilat shprehin një figuracion që gërshetohet me mozaikun e ngjyrave, nuancat e tyre, e sidomos me imazhin tematik. Strumbullari poetik qëndron ngjeshur me imazhin e paraqitjes së subjektit lirik, i cili mëton të qarkullojë duke ngarendur nga e djeshmja, nëpër të sotmen, kah e nesërmja. Ky qarkullim bart mbi vete përjetimet, ndjenjat dhe shtresimet intime të dashurisë së subjektit poetik, që i shpreh autorja.
Mirëpo, dashuria e tillë, çfarë hetohet në këto vargje të Valdete Berishës nuk duket platonike, madje as idilike dhe as shumë romantike. Ky element e bën atë një “shpërfaqje”, që shfaqet pareshtur, që kur lindi kjo dashuri. Rrjedha dhe rikujtimi i saj shtresohen në vargjet poetike të këtyre poezive, duke shfaqur imazhin artistik, i cili është simbiozë në mes reales dhe poetikes. Gërshetimi i mirë i koloritit të ngjyrave dhe përshtatja e tyre për të shprehur figurativisht objektin artistik, i japin mundësi autores të shprehet pa ngurrime dhe ngurtësime, sepse koha e hapësira ia mundësojnë këtë. Shtresimi i dashurisë bëhet në formë rikujtimi që depërton nga subjekti lirik tek lexuesi, sepse është përjetim në të tri vetat. Dashuria rikujtohet nëpër qiellin e përhimët si ëndërr, ndërsa malli i madh për të, sjell shi në zemër. Kështu, jeta nuk është vetëm këngë, madje as dashuria, sepse kur takohen në qiellin guri humb çdo gjë, sfilitet, krimbësohet e venitur. Ajo shpesh paraqitet si ngushëllim ngase shndërrohet në pikëpyetje të natës. Atëherë subjekti lirik në vend të vuajtjes e ngushëllon vetveten me ëndërrimin, që bëhet ilaç në hapësirën e madhe. Shndërrimi i dashurisë në diçka të mbetur peng nuk e lë të qetë të dashuruarin. Ky peng sa vjen e trashet, por kurrë nuk shuhet, madje është e vështirë edhe të harrohet. Kur ajo grishet për t’i shijuar ëmbëlsitë e saj, apo për t’i cakërruar gotat në çaste vetmie, paraqitet një imazh tronditës. Ajo, tashmë veç ka mbetur “pas shpinës së botës”. Në këto çaste tronditëse vetmia është i vetmi ngushëllim. Vetëm me të mund të cakërrohen gotat. Vetëm ajo bëhet mike.
Në këtë libër me poezi ka edhe elemente dhe aspekte të tjera të jetës dhe të ngjyrave të saj. Autorja i selekton me kujdes ato dhe i projekton si virtyte, por edhe si vese, për t’i shfaqur artistikisht në vargje. Ajo e arrin suksesin më të madh duke zbritur në embrionin e tyre.
Sidoqoftë, opusi i figuracionit i veprës së parë poetike “Mos e zgjo dhimbjen” të Valdete Berishës, shpreh disa qasje paksa të veçanta në temën që trajton, pra, për dashurinë që ka mbetur peng i imazhit të një jete dhe një kohe.
AUTORËT V » VALDETE BERISHA
Poezi nga libri “Mos e zgjo dhimbjen”
E marte, 02-09-2008, 09:16pm (GMT)
PËR TY
Mendoj për ty
Për qiellin e përhimët
Për jetën që djegë dhe ikën
Për ty mendoj
Për bukurinë tënde
Kur ti nuk flet
Nuk di asgjë për ty
Të shikoj si ekziston
Afër jetës sime
Sikur një ëndërr e fundit
Sikur e vetmja ëndërr...
QETЁSIA
Larg shumë larg
Era fishkëllen nëpër valë
Trenat s’bëjnë zhurmë nëpër natë
Unë shikoj dritat nëpër shtëpitë
Nga një dritarez e vogël
Gështenjat që valëzojnë në këtë erë
Ngjyrën e përhimët të qiellit që rrënohet
S’ndjej lëvizje rreth meje
Diçka më zë frymën
Shpirti do të më dalë
Këtë qetësi të rëndë
E kam mike
LARG TEJE
Larg teje ëndërrova
Për trenat që shkojnë
Duke bartur trupa të rinj
Që treten nëpër qytetet e huaja
Në orët e ëndrrave
Që shpërthejnë rrugëve
Theva neonin tënd
Ty që të dua më shumë se veten
Të pashë të zvogëluar në atë vend
Duke pritur kalimtarë që pyesin për orën
Kjo është ajo jetë e jona
Që na flakëron
Për t’u shuar diku në dekor dimri
Kohë buzëqeshjesh
Kohë vuajtjesh bashkë
ILUZION
Një siluetë u ndal poshtë shtëpisë sime
Ndoshta je ti apo hija jote
Ndoshta iluzion i hapave tu
Është vetëm një taksi që pret dikë
KЁTU
Qetësia e qytetit më pëshpërit si zakonisht
Era rrëshqet nëpër dritat e natës
Në kërkimin e një shikimi që ka dallim
Kjo natë me këtë qetësi misterioze
Pasqyron sytë e fiksuar
Në një imazh të saktë të dëshirës
Një fytyrë u përngjan
Fjalëve dhe parfumeve
Që ndihen në këtë qytezë
Ku njoh disa rrugë këtu
Dhe një liqe...
ÇKA DIMЁ
Dimë të ledhatojmë një lëkurë
Të puthim një gojë
Ne dimë t’iu themi
Tung! Mirë! Ju si jeni?
Njerëzve që mezi i njohim
Ne kemi frikë të jetojmë
Dhe vdekjes ia kemi frikën
Shpesh na ndodhë
Që të mos dimë çka duam
Nuk kemi kurrfarë kënaqësie
VONЁ
Harrova se kush ishe
Vonë u bë për mua
Zemra më fluturoi
As që mundohesh ta zësh
Sytë më shkëlqejnë
Nga idetë e zbehta
Bota ime është e kristaltë
Çdo gjë e tejdukshme
Vuaj në qetësi
TЁ PRITA
Të prita gjatë
Të kthehesh
Me ditë me javë me muaj
Ndoshta më shumë
Derisa e kuptova
Se nuk më do më
Dhe as që do të më kthehesh
Ndonjëherë...
BESOJA
Qetësia është tradhti
E mbështjellë me dhimbje
Gjëja e fundit që vdes është shpresa
Ti do të jesh gjithmonë në mua
Në ëndrrat e mia.
Besoja në dashuri të përjetshme
I besoja qiellit
Me vite ndryshuan ëndrrat
Ylberit iu zbehën ngjyrat
Një jetë nuk më mjafton
Të të harroj
PSE
Hidhërohem
Pse të desha
Pse të dua
Pse do të të dua
Përgjithmonë
Hidhërohem
Pse i pata
Sytë e mbyllur
Kur të pashë
NЁ SYTЁ E MI
Hyre në jetën time
I tejdukshëm
Në zemër asgjë
Nuk më gëzon
Ato ditë nuk do t’i ndërroja
As me margaritarët e botës
Asgjë nuk shkëlqen
Më shumë në sytë e mi
Larg teje
Plot dhimbje
DUHET
Duhet të jetoj që të ekzistoj
Duhet të këndoj që të mos qaj
Duhet të buzëqesh që të mos vuaj
Duhet të dashuroj që të mos harroj
Megjithatë jeta vazhdon
Edhe pa Ty
TI
Edhe njëherë
Le buzët e tua
Të rrëshqasin në të miat
Edhe njëherë
Dua të ndjej prekjet e tua
Edhe pse më bëjnë
Që trupi të më rrëqethet
Dua të mos zgjohem kurrë
Nga kjo mrekulli
E fshehtë shpirtrash
NJЁ ЁNDЁRR ME TY
Aurora e një udhëtimi
Numëronte njëmijë e një net
Valë nëpër mjegulla
Duke kërkuar kohën që ikë
Qenie të larguara
Të mashtruara me yjet
Të bashkuara me dritën e hënës
Të përkundura në zemrën time
Të pushuara në kujtimet që flenë
E përjetoj dashurinë tonë
Të përqafoj
Një ëndërr me ty
Më lehtëson jetën
Ende të dua
DASHURI E HUMBUR
Mbrëmja bie
Me peshën e saj
Mbi liqe
Shoh zjarr
Afrohem
Sytë më shkëlqejnë
Qaj vajtoj
Për një dashuri të humbur
Ndoshta jam në ëndërr
Ëndrrat janë të paqarta
Edhe shumë të zeza janë
Fundja e fundit do t’i ngjyrosë
Do të përziej ngjyrat e tyre
Botën nuk e kam larg
I shoh dritat
Edhe toka mund të bëjë zhurmën që do
Dikush do të më ndiej
Ndoshta kërkoj tepër
Do të ndaj ngrohtësinë e shpirtit
Në qoftë se bota ndryshon...
SHI NË ZEMRËN TIME
Jashtë bie shi
Si në zemrën time
Ato pika që bien në tokë
Lot vuajtjesh
E lot qetësie janë
Rikujtoj shikimin tënd
Zemrën tënde
Duart tua
Zërin tënd
Që aq shumë i dua
Jashtë bie shi
Si në zemrën time
Që thotë pa u hamendur
Oh sa të dua
Frikohem nga amshimi
Frikohem nga fjalët e mia
Nga të gjitha frikohem
Ti nuk je me mua
Por dashuria që kam për ty
Më mban në jetë
Derisa të shkoj larg nga këtu
Ndoshta sot, nesër, më vonë
Do të vij të të shoh TY
Dhe shiun që nuk ndalet
EH
Sikur ta kisha ditur sa të dua
Do të kisha dashur edhe më shumë
E ti më fale harresën
Ajo që është më e rënda
Si vdekja
Kurse unë prapë të pres
Të më duash
Të të rikujtohem
Për këtë jetoj
Dhe për ty
NË KËTË VEND
Kopshtet kanë lule pa erë
Dëshirat janë vuajtje
Parajsa të ndërtuara me shpirtra
Zjarret flenë
Yjet janë prej gjaku
Çmenduria të mbanë për dore
Djalli ka buzëqeshjen
Frika të thurë harresën
Ëndrrat gri shpresat zi korb
Shpirtra të palosur në valixhe
Margaritar të mërzitur
Në gjokse të vuajtur.
Hijet e vesës humbin kujtimet
Dëshpërimet trillojnë përralla
Lotët e derdhur thahen
Pa i parë kush
Mëngjesi prapë agon
Në këtë vend tmerri
NË QETËSINË E SHPIRTIT
Dua ta shuaj zjarrin
Që djegë dëshirat
Në qetësinë e shpirtit
Ndiej zërin tënd
Një e kaluar që rikthehet
Rijeton në mua
Ma ledhaton jetën
E qëndisur me vuajtje
Që më lidhi me ty
E ti ma fale
Harresën ...
NË SHPIRTIN TËND
Bleve kënaqësitë
Në duart e grave
Huazove buzëqeshjet
Gjërave që kanë shpirt
Dëgjove këngë dashurie
Te varrezat.
Edhe nëse jeton
Në gjeth të tharë
Në shpirtin tënd
Dua të vdes
MË THUAJ
Më thuaj diçka pa lidhje
Bëj çka të duash
Vetëm eja sonte
Nëse vdekja
Ka shikimin tënd
Le të vdes sonte
Pa menduar
Dhe para se të vdes
Të lutem më puth
Dashuria le të vdesë natën
Vishu me trupin tim
I shto pak ngjyrë të kuqe
Sepse dua t’ju përqafoj
Ty dhe vdekjen
PRES
Dëgjoj klithma grash
Një gjitar kënaqet
Duke dhënë shpirt
Bubullimat e dashurisë
Mbi gjokset e lakuriqësuar
Shëtitin një të panjohur
Unë pres e merakosur
Buzëqesh duke qarë
Një zë i keq më vjen
Duke pëshpëritë
Kurrë më...!
Kurrë më...!
JETA NUK ЁSHTЁ KЁNGЁ
Në këtë orë të natës
Pa lëmoshë pa identitet
Në faculetë letre lash buzët
Tufë flokësh të pathinjura
Një shami të mëndafshtë
Lapsin plot shpresë e lash
Zërin tënd të humbur
Që vetëm unë e ndjej
Si këngë mallëngjyese
Jeta nuk është këngë
TЁ DUA KËSHTU
Qepa fustan prej qielli
Kisha flokët si flamur
Valonin në puhi këngësh
U takova ballë për ballë me qiell guri
Krimbi i krimbave më pëshpëriti
Të dua kështu lakuriq
Atëherë humba çdo gjë
Më mbeti vetëm lëkura
TЁ GJITHA KЁTO I DO
Qindra betime tërë jetën
Për një orë për çdo natë
Në gjithë pranverën do
Në mes shtratit një trëndafil
Që lexon dëshirat e tua do
Zjarrin që ndez qoshet e syrit
Kënaqësitë që përjetohen si dashnorë çift
Të gjitha këto i do para se të mplakesh
Para se të të shpijnë prapa asaj dere
Ku diejt mbyllen
Përgatiti:Flori Bruqi