Para disa ditëve , “Tirana Observer” botoi që në faqene saj të parë surprizën se si, gjiganti i poezisë botërore bashëkohore, rusi Adolf Shvedçikov, i kishte kushtuar një poezi kështjellës sonë të kulturës kombëtare, Shkodrës, dhe një grupi nga banorët e saj gazmorë. Për ata që ende dijnë pak për këtë mjeshtër të penës ruse, vazhdues të denjë të poezisë së Pushkinit, Eseninit, Lermontovit, Majakovskit, etj, përpara se të japim letrën e tij aq të gëzuar për marrjen në dorë të gazetës sonë, po shkëputim diçka të vogël nga CV e tij e pasur.
Adolf P. Shvedchikov - PhD,LittD, është shkencëtar, poet dhe përkthyes. Mban titullin “ Poet i Meritur Ndërkombtar “.. Ka lindur me 11 maj 1937 dhe ka dhënë konrubute të çmuara në kërkimet fiziko – kimike në Rusi dhe SHBA (Los Angelos).
Ka botuar rreth 500 poezi në revista letrare si Rusi, SHBA, Brazil, Indi, Kinë, Kore, Japoni, Matë, Spanjë, Francë, Greqi, Angli dhe Australi. Është përkthyer në Italisht, Spanjisht, Portualisht, Greqisht, Kinezçe, Japonisht dhe Hindu.
Është antar Shoqatës Botërore të Poetëve, Kongrsit Botëro r të Poetëve, Shoqatës Boptërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve, etj. Ai njihet në atdheun e tij edhe si përkthyes nga anglishtja i “!50 soneta angleze të shek 16-19, “Sonetat e Shekspirit”, si edhe të disa poetëve modernë nga Brazili, India, Italia, Greqia, SHBA, Anglia, Kia, Japonia dhe së fundi dhe të një poeti nga Shqipëria.
Është fituesi i çmimit “Michael Masdhusudhan Academy”, në vitin 2004 në Kalkuta, Indi. Disa poezi të tijat janë botuar nga shoqata kulturore artistike “Pegas” nën përkujdesjen e poetit të njohur gjirokastrit Kristaq Shabani, nga revista e suksesëshme kulturore “OBELISK” që del nën përkujdesjene botuesit Roland Lushi , por ai u bë, sidomos I njohur në vëndin tonë dhe në meraklinjtë e klikimeve në internet, prej shkrimit të botuar në “Tirana Observer” me titull : “POETI I MADH RUS SHVEDÇIKOV - NJE POEZI SHKODRËS DHE SHKODRANËVE”.
Këngëtarja e njohur bashkëkohore ruse, Ludmilla Gribova , në turnetë e saja në disa kryeqytete të botës, këndon me shumë sukses këngë të kompozuara nga poezitë lirike të poetit të madh, të cilat ajo i ka përmbledhur në një CD të veçantë.
Gribova , falë edhe miqësisë që ka me poetin e madh, ka dëshirë të zjarrtë të vijë në vëndin tonë e të këndojë në një program të veçantë me presidentin e serenatave shqiptare Mihallaq Andrea , duke luajtur që të dy vetëm me kitarat e tyre. Për Gribovën flet edhe në letrën e tij poeti i madh, i cili, si të gjithë poetët e vërtetë të botës së sotme, ka probleme deri te bileta e udhëtimit nga Moska në vëndin tonë.
Në poezinë e sipërpërmendur, poeti i madh u këkrkon grupit gazmor të shkodranëve që i përballojën streset e përditëshme duke e nisur ditën me humor dhe të qeshura, që ta bëjne vëlla edhe atë. Që të pijë me ta kafe në “tavolinën e shkodranëve”. Me këtë rast, ai bën edhe vetë një shaka se “kush do të paguajë kafetë, “me dollarë, unë; me lekë – Fetahu” ( Fetah Laçaj, një shkodran gazmor që të bën të mbash ijet me duar kur nis nga të tijat, në grupin që pi kafe te “Mesdheu” ose te “Kruja” ku kafetë këmbëngul t’i paguajë përditë “ aman, mos ma hiqni mua këtë kënaqësi!”, ish kampioni i mundjes klasike Sait Fishta). Më pas, u kërkon të venë tok te “ Kështjella Rozafa”, kujtimet nga e cila, do t’i ruajë përjetë në shpirt.
Ardhja e Shvedçikovit në vëndin tonë do të ndikonte shumë në forcimin e marëdhënieve mes dy popujve tanë, rus dhe shiqptar, dy kulturave tona dhe, ashtu siç ka shkrar një poezi për Shkodrën, Shvedçikovi mund të shkruajë edhe një cikël, edhe një libër, gjë që do të kishte vlera të shumta për vëndin tonë, përfshirë edhe ato historike. ( Fama e Shvedçikovit 73 vjeçar me arritjet e djaloshit Bajron, kur shkroi “Caild Haroldin” janë shumë larg njëratjetrës. Po sikur rusit të famshëm t’i jepej mundësia të shkruantee dhe ai një poemë? Siç iu dha rasti Bajronit falë mikritjes së Pashait të Tepelenës?)
Atë që nuk munden a nuk dijnë ta bëjnë diplomatët tanë, e bën fare natyrëshëm poezia, kjo kometë e bukur që nuk pyet për kufij, rraca, shtresa e karrige. E bën letërsia, e bëjnë poetët, qëniet më të brishta të një shoqërie, me të cilët krenohet ende shoqëia e sotme, e cila është, po ajo, që i bën të vuajnë aq shumë.
Kushdo nga lexuesit apo përfaqësuesit zyrtarë të Minsitrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që do të dëshëronte të kontaktonte me poetin e madh apo këngëtaren brilante të kitarrës, Gribovën, mund t’i shkruajë Shvedçikovit në adresën e tij 4317 Petit Avenue, Encino, CA 91436-3516 USA, apo në tjetrën, ku banon nga korriku deri në nëntor, në Rusi: Prospect Mira, 180, Apt.52, Moscoë 129366 RUSSIA . Kushdo, sapo t’i shkruajë se është shqiptar, do të ndjejë menjëherë shpirtin e zjarrtë të poetit të rënë tashmë në dashuri me vëndin tonë.
Ja se si e ka përjetuar Shvedçikov momentin e marrjes së zarfit nga Shqipëria para një dite:“ Sot është një DITË E MADHE për mua, sepse unë, më së fundi, e mora zarfin nga Shqipëria me “Obelisk” dhe me artikullin tuaj të botuar në gazetën e Tiranës “Tirana Observer”. Përgëzimet e mia!. Si gazetar, ti ke arritur ( duke mos qënë i pasur) mbase jo në Everest, por në Monblan me siguri. Unë kam marrë vesh shumë gjëra në artikull, pa e ditur gjuhën shqipe. Ne që të dy jemi ëndërrimtarë të mëdhej. Në ëndërat tona ne mund të fluturojmë në qiell, por problemet tokësore janë shumë më të vështira sesa imagjinata jonë.
Sigurisht që unë do të doja shumë të shihja vëndin tuaj, shokët tuaj ...por nuk e kam idenë se sa kushton një ditë hotel në Tiranë dhe sa kushton bileta vajtje ardhje Moskë – Tiranë. Nga ana tjetër, nuk di asgjë për mundësitë financiare të Ludës ( këngëtarësh së sipërpërmendur shën.yni). Unë thjesht gëzohem duke ëndërruar sikurse edhe ti, për gjëra që na pengjnë e që për të pasurit nuk janë asgjë. Kështu është jeta. Por unë jam shumë mirënjohës që, përmes tuaj, kushedi se sa njerëz në Shqipëri dinë diçka nga unë.
Shumë e shumë falemnderit nga thellësirat e zemrës sime…Oh, nuk mund t’I shpreh të gjitha ndjenjat e mia,sepse unë thellësirat e vërteta të zemrës. Gjithsesi, BOLSHOE, BOLSHOE SPASIBO!!!( rus: “falemnderit shumë”). Ju puth dhe ju përqafoj të gjithëve që ke përqark dhe të falat e mia të gjithë shokëve! Adolfi”
Ps
E botojmë këtë shkrim, për t’u kujtuar lexuesëve kontrubutet kombëtare që jep letërsia dhe gazetaria jonë, kur na është hapur nëpër botë edhe një tjetër nam – ai jo fort i bukur dhe kjo, prej kontributeve të klasës aktuale politike.
RIZA LAHI