…..Atehere te bejme qjfe edhe pak muaj, e pastaj….. Lamtumire!!!
Versioni i ri është nxjerrë nga predikuesi evangjelist Harold Camping, i cili thotë se është bazuar te Bibla, duke bërë disa llogaritje
Pesë librat më të shitur 2010 te Shtëpia e Librit
Jo më 2012-a! Sipas një sekti të udhëhequr nga predikuesi evangjelist Harold Camping, dita e gjykimit universal bie më 21 maj të këtij viti. Pikërisht disa studime të kryera mbi Biblën kanë lejuar kalkulimin e kësaj date, që ndiqet edhe nga data e fundit të botës, 21 tetor i këtij viti. I lindur në 1921, Harold Camping është president i Family Stations, një rrjet me karakter fetar me qendër në Kaliforni, që mbledh rreth 150 stacione radio-televizive të shpërndarë nëpër SHBA. Sipas tij, në Bibël duhet të jetë fshehur një kalendar autentik që lejon llogaritjen e fundit të botës, ose më saktë të Ditës së Gjykimit. Gjithmonë sipas Camping, në librin e shenjtë janë të pranishëm elementë të dukshëm që flasin për “fundin e epokës së kishës”, pasi kishat nuk janë mjeti i përdorur nga Zoti për shpëtimin. Për më tepër, Bibla duket se nxjerr edhe teorinë e të predestinuarit, domethënë që Zoti duhet të ketë vendosur që përpara fillimit të botës se kush do të kishte shpëtuar dhe kush jo. Eshtë interesante të vërehet sesi, sipas studimeve të Camping, është pikërisht 1988-a, viti kur përfundon autoriteti i Kishave dhe nis periudha e tribalizimeve që zgjat 23 vjet e që do të dërgojë drejt gjykimit universal. Koncepti bazë i Camping është që vetëm Bibla është në gjendje të komunikojë fjalën e Zotit, burimi i vetëm autoritar i së vërtetës. Puna e tij është ajo e deshifrimit të çdo pasazhi biblik, por pa i dhënë Biblës interpretime automatikisht letrare. Sipas Camping, shpëtimi nuk varet nga veprat tona, apo nga lutjet: është një akt total falëndërimi i dashur nga Zoti.
Dita e Gjykimit
Camping po studion Biblën prej rreth 70 vjetësh dhe falë këtij impenjimi ka gjetur ditën e gjykimit që sipas tij do të vijë më 21 maj të këtij viti. Ai rrëzon kështu teorinë e Mayave që fundi i botës do të vijë më 2012-n. Problemi qëndron se nuk është hera e parë që predikuesi guxon datën e fundit të botyës. Kishte bërë një parashikim edhe disa vite më parë, kur kishte deklaruar si ditë të gjykimit 6 shtatorin e 1994-s. Për dy vjet, Camping kishte deklaruar një datë të tij dhe ndjekësit e tij ishin mbledhur në brendësi të “Alameda’s Veterans Memorial Building”, me fëmijët e veshur për festë dhe biblat e drejtuara nga qielli. Por fundi i botës nuk erdhi. Camping pranoi se kishte bërë disa gabime matematikë në llogaritë e tij dhe iu rifut punës. Përkundër kësaj, ndjekësit e sektit të predikuesit janë vënë sërish në mbështetje të fjalëve të tij, teksa kanë nisur të stampohen bluza me të shkruarën “21 maj 2011”, të dekorojnë makinat me të shkruarën “Rikthimi i Krishtit: 21 maj”, të inaugurojnë faqe ëeb, me pak fjalë po përgatiten për ditën e madhe. Sipas tyre ka edhe sinjale evidente që paralajmërojnë fundin, për shembull si vdekja misterioze e korbave dhe peshqve që goditi Arkansas në orët e fundit të vitit 2010-s. Më shumë se 5 mijë korba ranë nga qielli të ngordhur, ndërsa rreth 100 mijë peshq ngordhën po ashtu.
Po ç’do të ndodhë?
Në të vërtetë, Camping ka deklaruar dy data, për të cilat duhet të bëhemi gati. Ajo e 21 majit 2011 është fillimi i gjykimit universal, ndërsa fundi i botës është parashikuar për 21 tetor gjithmonë të këtij viti. Si një inxhinier i zoti, Camping është i pasionuar me numrat. Në 1979 kishte publikuar “Biblical Calendar of History, ku kishte datuar krijimin e botës në vitin 11.013 përpara Krishtit, rrebeshin universal në 4990 para Krishtit. Sipas tij, dita e kryqëzimit të Krishtit ishte e premtja e 1 prillit të 33 viteve pas Krishtit. Për të llogaritur Ditën e Gjykimit, Camping u bazua në ciklin e festimeve hebraike, siç janë përshkruar në testamentin antik, kalendarin hënor mujor (ku muaji zgjat 29,53059 ditë) dhe kalendarin gregorian (një vit zgjat 365,2422 ditë). Këto të dhëna i përfshiu në epokën moderne, kombinoi rezultatet me informacione të tjerë që bëjnë pjesë në Bibël dhe mori datën ekzakte. Por ç’do të ndodhë më 21 maj 2011? Çdo banor i Tokës do të kalohet në gjykimin hyjnor. Ndërsa më 21 tetor 2011, i gjithë planeti tokë do të shkatërrohet nga zjarri. Por kujdes, sepse për Camping, ferri nuk ekziston, të dënuarit do të pësojnë vetëm ndërprerjen e çdo stimuli jetësor dhe do të përfundojnë në harresë të madhe. Ndërsa të shpëtuarit do të ngjiten në qiell. Dikush megjithatë duket se ka harruar të pyesë predikuesin e vjetër sesi ka përfshirë në llogaritë e tij një frazë si kjo, e prononcuar nga Jezusi në lidhje me rikthimin e Krishtit: “Askush nuk e di ditën apo orën, as ëngjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati e di…”.