2011-02-22

Fryma paqesore ne cdo rresht pershkruhet ne romanin e Pjeter Jakut "Dalina"


Nga Flori Bruqi





Kohe me pare  doli nga shtypi  romani ” Dalina” me autor Pjeter Jaku, ne brendesine e te cilit do te jete tema e emigracionit, pasqyruar ne dy protoganistet kryesor te vepres, Dalina dhe Drini. 



Brenda ketij romani tema e familjes, sidomos ne emigracion, eshte  tema kryesore e pershkruar artistikisht nga fillimi ne fund.  Reth Dalines dhe Drinit e ne ndihme te tyre, veprojne Toni, Lola, Manila dhe Rezi, duke plotesuar personazhet kryesor, si dhe ne ndihme te tyre vijne  prinderit e dy te rinjeve, mjedisi ku jetojne dhe rrethanat ne te cilat kryhet veprimi kryesor, çka e ben subjektin me interesant dhe librin te lexueshem. Ajo çka bie ne sy ne kete veper letrare, eshte kultura me te cilen eshte shkruar dhe natyra e te rinjeve, te cilet i rrit koha me nje fryme me paqesore se asnjehere. Larg kornizave skematike, mardhenjet midis dy personazheve qendror ndryshojne dhe pesojne lekundje, deri ne vendimin e fundit.



Pjetër Jaku lindi në fshatin Mollë Kuqe të Mirditës me 7 janar 1953. Është shkrimtar shqiptar.Ka mbaruar studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka punuar disa vite si mësues në rrethin e Lezhës, drejtues shkolle dhe kryetar i Degës së Librit për këtë rreth (mbas viteve 90-të). Ka botuar që në moshë të re në gazetat letrare të asaj periudhe, duke fituar edhe çmime në konkurse kombëtare. Në vitin 1994 ka krijuar Shoqërinë Botuese “Kuvendi”, në qytetin e Lezhës që, deri më sot ka afro 60 tituj të botuar. Është autor i dy librave poetik “Harrimi i vetes” dhe “Ankthe” dhe disa librave studimor e publicistik. Është autor i librit voluminoz "Shqiptarët në Detroit" dhe botues i Revistës së përmuajshme, informative dhe kulturore "Kuvendi", e cila del në Detroit që nga muaj Maj i vitit 2001.


                       Pjetër Jaku dhe Ndoc Gjetja ,Lezhë, Janar 2000 






Nga e majta: Salvador Gjeçi, Ndoc Gjetja, Ali Podrimja, Pjetër Jaku, Tonin Çobani
Elbasan, mars 2003



 Paraqitja e tre brezave ne nje liber dhe subjet te vetem, e ben librin jo vetem interesant, por na jep kulturen dhe ndryshimet e secilit brez....







Mars 2003 në hyrje të Elbasanit për takimin poetik të pranverës.
Nga e majta: Pjetër Jaku, Ndoc Gjetja, Tonin Çobani






Pjeter JAKU

( Vendlindjes time, Mollë-Kuqe )


Thyhen ditët mbi shkëmbinjtë,

Vetmia kullat po i plas!

Krojet rrjedhin lotë të hirtë

Malet ne po na vijnë pas.

Nëpër kodër udha më nuk zbret

Dhe kryqi më nuk marrka frymë

Përroi i bardhë me shumë siklet

Vrapon i mbytur në zemërim.

Lisat në majë ngryken me qiellin,

Kudo që shkojmë na ndjekin degët.

Mesditat s’ digjen as nuk djegin,

Të vetme qënkan plakur netët.

Udhëtojnë muajt e s’po ndrinë,

Festat shkojnë pa ardhur kurrë.

Mbi tokë s’po shkelka malli ynë

E hija jonë s’po shkon për udhë!

Asnjë oxhak nuk nxirrka tym

Në fshatin tim pa jetë, pa këngë.

Mësuar qielli me vetminë,

Mezi i mban kullat në këmbë!

Flenë arinjtë në shtëpia,

Çatitë korbat po i shqyejnë.

Po vdesin gurët nga mëria,

Heshtja dyert po i brenë!

Nuk dalin tufat me këmborë,

Renditur nga përroi në majë

Dhe bujku më s’do mbjellë e korrë

Siç kishte mbjellë e korrë më parë.

Kokat e deshve në themele,

Këto shtëpi s’po mund t’i mbajnë.

Me një ofshamë e një përkdhelje

Dikur i mbante një çoban!.

Në Lak të Drenit dhe Suk Bukur

E ka humb fyellin Lala Prengë.

As nip-stërnipi nuk është dukur,

T’ia lidhë plagët me një këngë.

Në Kodër të Kuvendit burrat

Dikush t’i thirr duhet njëherë,

T’i shohin tokat edhe kullat

E ky mjerim të mos i zërë!

Dhe palnat shtuan gjatësinë,

Se nuk kërkohen për një djep.

Aty ku ne nuk mund po vijmë,

Ulen dhimbjet këmbë mbi këmbë!

Troket mëngjesi veç në prill,

Kur bora ka ndërmend të shkojë.

Mesditën mbrëmja e ka lidhë,

Krejt fshatin lënë e ka pa gojë!

Te Kroi i Lacit afër shkollës,

S’do shkojnë më nuset me buljerë,

Dhe as te ara e Ndue Nikolles,

Nuk do prashisin si çdo verë.

Në Mollë të Kuqe s’ka një dasëm,

Nuk qan këtu asnjë fëmijë,

Se paska më një metër basëm

As për flamurin kuq e zi.

As lindje më nuk do të ketë

Nëpër shtëpi që po harrohen,

Asnjë ofshamë nuk rri në këmbë

Mëngjesit gjelat s’i gëzohen.

Në gurë të kullës, bash në derë

Një vit i gdhendur seç ka mbetur

Një shqiponjë që s’fle një herë

Nga dora e gjyshit tim e gdhendur.

Shumë prej gjyshërve t’këtij fshati

Vështrojnë në shpatin përtej përroit

Dhe s’i kanë më armët që i pati,

Asnjë prej tyre për kaprojt!

E bash aty ku ngrohu globin

Dashuria e një ofshame

Thurin rrjeta për të ftohtin

Mijëra fije merimange.

Ku ish ndezë oxhaku vetë,

S’kishte më asnjë thëngjill.

Gjyshet kishin shkuar krejt,

Asnjë portë se kishin mbyllë!

Më afrohej portë e fshatit,

Sapo zbres nga Kodra e Krisë,

Lidhur si zinxhir i fatit

Në një tel të çiftelisë.

Te babgjyshi s’mund të shkoj,

Varrin s’di kur do t’ia gjëjmë.

Thonë se hapi i tij kaloi,

Një në diell e një në henë.

Ndaj shqiponja nuk ka frikë,

Në derë të kullës rrin e rrin.

Po pret hapat tanë një ditë,

Që të vdesë në fluturim.

Do këndojnë arat dhe krojet,

Do mrizojnë kodrat në përrua.

Nuset do t’i ngjallin trojet,

Kullat kanë për të nusëruar.

Eh atëherë, oho, sa mirë

Gjithë kulltarët do të mbrrijnë

Gjyshër-gjyshet do të ngrihen

T’gjitha kullat do të krihen,

Do te rrjedhin krojet verë,

Do lulzojnë qershitë dy herë…


"Baladen e vejushave osege"

Isha i mbytur ne mendime,
Qe mund te sjelle nje cast i vetem,
Veshtroja qytetin e vogel ne lindje
Dhe s'di perse e kujtoja Osegen.

Po zinte vend Osega si teper
Dhembje shkruhej ne guret e rende
Udhes kesaj here, fjala m'i printe
Fjala e mbytur kish mbetur pa kembe.

Ne mbremje, zvogeluar nga puna e dites
Degjova dhe lajmet e ores dhjete
Ahere zeri i vejushave, ngjires
prap e perseri s'me la te qete.

Tani me shfaqeshin vejusha te reja
Mashtrues tinzar dhe burra fatligj
Politikanet pa ngjyre me mendime te veja
Qe s'perkthenin dot as fjalen politike.

E rilexova "Baladen Osege"
Dhejet, njezet, njeqind here kete nate
Dhe m'u kujtuan qershite qe pas cdo gjetheje
Fshehin frytet si sy te zjarrte.



***?!***

Nena ime vajtonte nenen
per se gjalli
Djepin tim e ruante
nje gjarper!
Babai....!
Babai kerkonte babain,
Gjyshja nenen e saj.
Une...!
Kur te ikja nga gjarperi
me ke do te rrija pastaj?!



POLITIKA

Lakuriq udheton mekatesh
Trupin askush s'ia sheh
Mitingjet i rendojne tokes
E, megjitheate
Duart i leviz buzeqeshja
pastaj shkopinjte mbi ne
na ndertojne shtrember shpeshhere!
Duartrokasin me ze,
Ne heshtje "pse" themi
Ku flitet, flasim te kunderten e ndjenjave
Kurvat udhetojne moralit
Fallsiteti percirret nga dielli
Hipokrizia...?
He!
ka syte e djallit
Te nesermen me ne e sheh
Bojerena e genjeshtert
Njeriun s'e njeh.



DUKE ARE NJE KRONIKE PER BOSNJEN

Syte m'i verboji nje e qare femije
Rubini tri vjec me veshtronte e gati qante!

Nje plage ne kurriz
Nje kembe e tretur
Nje vajze qe s'do te linde
Nje qytet i shembur
E cane ekranin ne mes
Dhe, une si i cmendur
U ngrita ne kembe
E thashe:
Mos! Jane njerez!...
Nje hark i pabese me goditi dhe mua
"Babi, me blij nje pushke "
-tha Rubini
E ne syte e mij u rrezua.
Jam gati ta flijoj veten
Qe kurre te mos e shoh
Tek te tjeret
Vdekjen!!!



PA SHTEPI

Xhakete e shkopsitur
Jelek pa pulla
Kishte qene
Shtepia ime!

Brenda dy aneve
dallget m'iu versulen
..............brinjeve.




"ankthe"



ME SKENDERBEUN

E pashe skenderbeun
duke ecur pa roje
ne rruget e qytetit.
Jo i zakonshem!
pa kembe ,
pa duar,
pa sy.!
Syrin e majte
ne Kruje e kish lene.
Me doren e djathte
shterngonte ne gji
Mjekren qe zbriste nga Kalaja
e lante ne Dri.
Te gjithe e pane
i pa te gjithe.
Keshilltaret nuk i ofendoji
As nuk i pershendeti!
Besimtareve te pafe
qe mbulojne krimet me lutje
nuk u foli.
partite si nje kor bretkosash
kenduan te fshehura ne minifundet
.............................e mesdites.
Askujt s'ia dha doren
Vec femijeve dhe poeteve!
Keshtu zyrtaret u zemeruan
Me syzet ulur mbi hunde
Fshehur pas perdeve te renda
protestuan!....



KOSOVE

Me magjeps fytyra jote prej debore
keto dite te nxehta qerdhori
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur nga dielli
ajo s'po nxihet.
Po digjet e bie ne syte e mij prej zjarri.
Dallget kane humbur ne syte e tu
madhesia e tyre globin perpine
Floket, ah floket e Kosoves
te zinj si nata
te prere rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
per t'u djegur nga pritja!
Kosove! ne gjoksin tend
jane varrosur eshtrat e enderrave te mija
Ndonese toka digjet , ato merdhine
me mendje kam ra ne gjoksin tend
pa qene asnjehere asnjehere ne Prishtine!
Tani qe te kam prane, me dridhen duart te te prek
Me duket sikur ke lindru dje e te lendoj.
Te lutem, afrohu koken te ta mbeshtes ne sup
jam i lehte e pesha ime s'te vret.
Mos me veshtro dhimbshem
nuk eshte faji im
se te dua Kosove!

Akoma s't'i kam pare kembet
dukshem duhet te jene te bardha.
Ke ecur naten e hena t'i ka lare
ke kaluar lumenj e livadhe pafund
derisa deti i ka kripur
per t'u rrezuar tek une.

Ne ndergjegjen time te rendosh gjithehere
si nje diell i madh qe digjet e digjet pa u ndale,
Vetem pse shpinen tende akoma s'e kam pare!
Kosova ime! Gjoksin ua ka vene plumbave
e s'ka kohe te mendoje

Brenda gjoksit tend, jetojne male me brenga
ne fytyren tende i lexoj
Je pjese e trupit tim
qe udheton perhere
drejt vibrimit ndjesor te gjakut
Pa njeri-tjetrin do te humbnim
ne netet e shurdheta te vitalitetit tone.
Jemi te medhenj KOSOVE!
Jetojme tek njeri-tjetri
per t'u dahsur gjithemone!!!



NATE BURGU

Ka vetem endrra te coroditura
mbeshtjelle me kater batanije
Mjekrra ritet pa e ditur kohen
Kater polic me ruajne ne nje porte
Njeri brenda, tjetri jashte
i treti siper,i katerti poshte.
Rrethuar ne tri pale tela
nata s'eshte jona.
Trokitjet e qelive me zgjojne
Brenda tyre, oh brenda tyre
vrasjet e vjedhjet bejne sikur flene
padrejtesite qeshin tek syri i deres
Une qe vuaj endrrat e ferrit
s'i perkas asnjeres.



NENA IME JETON NE NENTE PLANETE

Jam lindur prej vetetime
i terhequr nga Toka
Per t'u bere gure!
Nenen e kam ne qiell
Mbuluar nga nje re e bardhe
Ndofta blu
Perhere e perhere e perzene
per s'di se ku.
Se, nena ime ka nente planete
I pari Pjeter
I dyti Ndoc
I treti Dode
I katerti Mrike
I pesti Ton
I gjashti Gjergj
I shtati Ndreke
I teti Angje
I nenti Gon
E kam te veshtire ta di
se tani per tani
Ne cilin planet jeton!



BABAI

Babai im ka lindur prej toke
Gjyshja ime atje e ka rezidencen
e perjetshme!
E rene nga Zoti si nje meteor
I dogji 84 vitet e saj
te zeza.
Babai ne toke u dogj me nenen
per te lindur nente yje
Me emra prej kryqi.
Asnjeher nuk fluturoji
Kembet i mbajti ne ujin
e tokes se kripur
Per te mos e zene ngerci kurre
I ndertuar me konstrukt
prej dielli.
Ne mbarim te cdo viti
Ai behej me burre!
Gjyshja shnderruar ne nje lemsh prej ajri
Gjendet ne te gjitha shtepite
qe kemi ndertuar!



IKJE

Deti s'po i qeteson dallget
Hena e ka humbur udhen
Ne qiell fluturojne
vetem enderra dhe varre
Te gjitha keto
E te tjera si:
Mospasja e parave
Per te blere kepucet e udhes,
canten e shpines
Veglat e rrojes...
Veshet, tani u mesuan
me ikje!
Dje u nisen Zefi dhe Prenga
Shtjefni ne Beluna
U bashkua me te vellane
Ndoji mori gruan me femijet
Doda pret te niset vet'i peste;
Me gruan Rite, Genrin, Zartin
Dhe Dorinen, te cilet
Do ta lene Xhixhin
Te hungeroji tek porta.
Bardhi dhe Mondin
I ktheu greku
Ndersa Marku vdiq
90 vjec pa i patur
Djemte prane
Iken te gjithe , iken
Pa ua dhene e pa na e dhene doren
Ceshtje fati, thone!
Nesti pati marre kepucet e mija
Genrin, nje nate me pare e pata per mik
As ai as une s'e dinim
Se neser do te ikte
U martua angjelina
Pa vella Gjergjin, Ndreken
Dhe Gonin.
Te gjitha u bene
Ashtu si u bene
E vjeshta po qante perdite
Duke lutur Zotin te kthejne
Ullinjte po tkurren
Duke rene ne peshe
Shtepite po zhvishen
si leneshe
Hardhive po u thahet
Rrushi ne dege
Ju lutem pashe emrin e Zotit
Kthehuni o Ndreke
Ma sill Genrin o Dode
Se ndryshe me Zotin
Do te bej shamate e do te ike
Me larg se JU
I vetem me veten
C'te bej ketu?!

DITE TE THINJURA

I takoj rralle moshataret e mije
Disa prej tyre shkuan
Pa e pire nje kafe me mua
Njeri shkoji pa mushkeri
Koha e mallkuar e mori pergjysem
Tjetri kanceri e brejti
Sic bren uji gurin
Derisa deget kockore ia mori
Ndoci kishte hequr mjekren
I ngjante nje dite dimri te zhveshur
Urhder mjeku ishte!
Gimin tash nje vit e kerkoj ne telefon
Detyra i ben t'i mbajne mbyllur celularet
Me Dolfin s'u takova as me ze , se paku
Besniku me priti vjet dhe me ofroji
Ta dridhja nje cigare nga kutia e tij
M'u qejfi qe Besniku
Kish mbetur po ai!
Ditet dhe pluhuri m'i kishin marre shoket
Aq thelle sa nuk e degjojne zerin tim
Te gurte.
Te gjithe jane thinjur
(ata qe i kane floket)
Me ze frika per rralimin tone
Dhe dua te mos e di moshen time!
Ndoshta nga mosha
Ndoshta nga syte
Hapsira me duket e thinjur
Ndoshta kam rrjedhur
Qielli me duket i thinjur
Malet dhe fushat ashtu
Netet jane gjysem te erreta
................ne gri , te thinjura,
Si nje varr i embel qe te
................terheq thelle.
O perendi,
Mbylle kete humnere!

(20mars 2003)



MENGJES

Zgjim i pergjumshem,
Me enderra mengjesi, me smok
Vransira te dhunshme
Dhe peme me lot
Vrapime te gjata
Kalime pa fund
Ne mengjesin me re
Frymemarrja me mund
Dikush pi nje kafe
Dhe cigaren shkund
Disa te pakrehur
Disa buzelyer
Me shume se gjysma
Shpresezberthyer
Antonime lakuriqe
Te nje bote
te zhveshur
Shpesh te merzitur
Asnjehere te qeshur
Te robotizuar
Dhe mendje ndryshur
Bejne pune qe s'i duan
Si te jene duarlidhur
Dhe krejt cfare shonin
Nuk dine ta dallojne
Bota u vjen rrotull
Njerezit veten rrotullojne
Deri dhe qielli
Dhe planetet te gjithe
Kane nje buqeqeshje fallso
Nje frike qe te dridh
Pa le kur yjet marrin teposhte
Do ndodhe ajo
Qe kurre mos ndodhte
Njeriu te bjere
Ne gjume te gjate
Mengjes te mos kete
Te mos kete as nate.



REVOLTE

Ngaterruar ngjyrat si mendja e kryetarit
Ne ca pallate laramene
Nuk di si tavanet nuk plasin
Nga revolta e llampave

Ne udhe njerez te nxire
Thua se ecin duke bertitur
Akrepat e ores 200 vjecare
Nuk merziten nga vapa
Nje minare kendon 500 vjet mbrapa
Dhe, perseri pallatet
revoltohen nga veshja e tyre laramane

Ne trotuare fytyrenxire
Qe shqyejne byreke
Me mish gomari te cale;
Revoltohen zorret, kembet, syte
Kthyer ne gjeste manjakesh
Ashtu pa fjale.

Kryetaret projetktojne
Ne mendjeshkurtesine e tyre
Se si te na hedhin hi syve.

Tek stendat e gazetave ka radhe
Blejne e nuk blejne
Shohin e nuk shohin
Stomakboshet e mij te verbuar.

Qindarkat e fundit i lene aty
Pastaj veshtrojne pallatet laramane
Te revoltuar me veten
Te ngordhur ne halle

Me mijera makina si objekte pa krye
Clirojne revolta udhesh te pluhurta
Reklamat me ca fytyra te stershitura
Aktoresh banal
Dhe ca femra, qe me te drejte
Buzeqeshjen e shesin per nje fustan
Revoltohen mes klithjesh
Qe askush s'i degjon!

Cudi! Te mos jemi te Zotet
.......................te mos shohim mbi koke
ca kerriq manjake, ca demode idiote
Qe vilezohen e mbyten
Ne kurveri politike!

Ne bejme sikur s'e dime
E duam po nuk bejme
Me shprese te pashprese
Veten genjejme

Si nuk revoltohet ZOTI
Te vere dore nje dite
Se Shqiperia eshte NJE
Nuk jane dhjete Shqiperite.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...