Është njëra prej këngëtarëve më të reja në Kosovë. Por, për një vit ajo ka një milion klikime nëpër këngët e saj. Edhe në Facebook nuk i mungojnë fansat. Dafina Rexhepi flet për SH2 për planet e saj këtë vit.
Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?
Momentalisht jam në Stuttgart të Gjermanisë, ku dhe jetoj. Jam e angazhuar me shkollën dhe me orë të solokëndimit.
Ku dhe si e keni pritur Vitin e Ri 2011? A mendoni se do të jetë për ju po aq i suksesshëm sa dhe viti që lamë pas?
Vitin e Ri e kam pritur në Gjakovë, pasi isha në një nga koncertet që kisha për këtë fundvit. Kalova shumë mirë! Viti që lamë pas ishte shumë i suksesshëm për mua, ndërsa këtë vit do të punoj edhe më shumë që të tejkaloj suksesin e vitit të kaluar.
Nëpër festivale e televizione muzikore, përditë po shohim të debutojnë këngëtarë të rinj, por këngët e juaja kanë pasur sukses. Cila mendoni se ka qenë arsyeja e këtij suksesi?
Arsyeja e këtij suksesi është që kam punuar shumë dhe gjithmonë jam munduar që të jem e thjeshtë dhe të qëndroj me këmbë në tokë, e po ashtu të jem korrekte ndaj fansave të mi që më kanë mbështetur gjithmonë dhe që i dua shumë, se pa ta nuk do të isha kjo që jam.
Por, ju keni kaluar edhe disa këngëtarë që janë për një kohë të gjatë në estradën kosovare...
Kjo në një formë tregon se kemi punuar mirë gjatë vitit të kaluar. Numri i vizitorëve është juria më e mirë e një pune.
Në albumin tuaj, ju keni bashkëpunuar me shumë artistë. A do të vazhdojnë bashkëpunimet dhe për këtë vit e nëse po, a mund të na tregoni diçka më konkrete?
Mendoj që do të ketë bashkëpunime, mirëpo asgjë nuk është konkrete, pasi as vetë nuk kemi vendosur. Idetë janë, lista është dhe duhet vetëm një përcaktim që do të vijë së shpejti. Sigurisht që jemi në pritje të këngës dhe videoklipit tuaj më të ri.
A mund të na tregoni se kur do të kemi rastin që t’i shikojmë, pra kur do të publikohen ato?
Mendoj që së shpejti do të keni mundësinë të shihni këngën që është ende duke u realizuar. Keni rreth tërë vitin që mbani koncerte nëpër Europë. Keni udhëtuar në shumë shtete dhe keni përballuar një publik të ndryshëm nga vendi në vend.
Cili ka qenë momenti më i veçantë, apo nëse mundeni të na tregoni ndonjë histori nga këto koncerte?
Pothuajse në të gjitha koncertet befasia kryesore ishte numri i madh i njerëzve. Kam kaluar mirë kudo që jam ngjitur në skenë. Publiku më ka pritur mirë dhe kjo më ka dhënë forcë gjithnjë. Histori të veçantë nuk ka pasur. Ishin të gjitha të suksesshme.
Teksa videoklipet shqiptare, po mbushen me këngëtare të veshura seksi dhe me pamje agresive, ju keni kaluar në rrymë të kundërt dhe po prezantoheni me imazhin e një vajze të ëmbël dhe sa më pranë normales.
Si ka funksionuar ky imazh për ju?
Secili ka shijen e vet. Unë nuk jam kopja e askujt. Nëse veshja e dikujt ka funksionuar tek ato, nuk do të thotë që do të funksionojë apo përshtatet edhe tek unë. Mundohem të jem në përputhje me kohën, por gjithnjë sipas natyrës sime.
E, së fundmi… sapo janë mbajtur çmimet “Grammy Awards”. Nëse do të ishte në dorën tuaj, cilat këngëtare do të vlerësonit me çmime?
Me qejf do të bëja tifo për Jennifer Lopezin, por albumin e vitit kam mendimin për Beyonce Knowles, ndërsa këngëtare të vitit do të shpallja Lady Gagën.