2011-02-24

"Hamlet" (1600)



Legjenda e "Hamlet"-it daton 400 vjet para ekzistencës së vetë Shekspirit. Historia u shfaq për herë të parë në anglisht në vitin 1608. Shekspiri e ka shkruar tragjedinë rreth vitit 1600, çka do të thotë se burimet për veprën ai i kishte marrë vetëm nga materiali për "Hamlet"-in në gjuhën frënge. Por ka edhe një tjetër burim, këtë herë në anglisht: është një dramë, që tani ka humbur, e dikujt me emrin Thomas Kyd, autori i "Tragjedia spanjolle". Në këtë dramë përmendet Hamleti. Kjo mendohet të jetë një tjetër burim i përdorur nga Shekspiri për veprën e tij të famshme. Ndërkohë, ekziston edhe një fakt i çuditshëm. Vetë Shekspiri kishte një djalë me emrin Hamnet. Hamnet dhe Hamlet janë shumë të ngjashëm njëri me tjetrin, çka mund të nënkuptojë një mundësi sipas të cilës ose vepra ka marrë emrin e të birit, ose i biri emrin e veprës. Hamnet lindi në vitin 1585, ndërsa Hamleti u shkrua 15 vjet më vonë, në vitin 1600 dhe ka mundësi që vepra ta ketë marrë emrin nga biri i Shekspirit. Hamnet vetë vdiq në moshën 11-vjeçare, në vitin 1596, 4 vjet para se Shekspiri të shkruante tragjedinë. Por ka edhe teori të tjera në lidhje me influencën e ndërsjellët të emrave. E para është që babë e bir nuk ishin shumë pranë njëri-tjetrit (Shekspiri e kaloi gjithë kohën që Hamneti ishte gjallë në Londër) dhe historia vetë bën fjalë për një princ danez. Ndoshta Shekspiri e zgjodhi historinë për të futur në të gjithë dhimbjen që ndiente për humbjen e parakohshme të të birit. Ndërsa një teori e tretë thotë se emrin Hamlet Shekspiri ia bëri si dhuratë të birit ditën e pagëzimit, duke u zotuar që do të krijonte për nder të tij një vepër të pavdekshme.

UILLIAM SHEKSPIR


Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, Uilliam Shekspir, ne pergjithesi, Eshte njohur si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Per identiteti e tij ka shume thashetheme, qe do ti shohim me poshte, ndersa talentin dhe arritjet asnjeri nuk ia ka vene ne dyshim.
Shekspiri shkroi se paku 36 drama, 154 sonete te vecanta dhe disa poezi. Midis dramave jane: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir, Jul Cezari, Othello etj.
Ne njefare menyre, krijimtaria artistike ka permbajtje te dukshme deri diku filozofike, fakt qe mund te ndikoje ne arsyetimet tona. Per shembull: kur ne dramen “Romeo & Zhulieta” (paragr. III, skena I) Princi thote: “Por i vrari ka vrare i pari dhe kush do ta paguaj gjakun e pare?”- fitojme bindjen e nje permbajtjeje filozofike dhe eshte e vertete qe kjo ndikon ne pikepamjet tona te pergjithshme politike.
Vendosja e Shekspirit ne vend te pare midis krijuesve nuk ka mosmarreveshje. Ne ditet tona, te paket jane ata qe lexojne Cezarin, Virgjilin apo Homerin. Nga ana tjeter, nje shfaqje e dramave te Shekspirit perfshin publik te madh. Aftesia e tij per te dhene fraza te persosura eshte e paarritshme. Madje, ai shpesh eshte cituar edhe nga njerez qe as e kane lexuar dhe as i kane pare veprat e tij. Pra, eshte e qarte qe popullariteti i tij nuk eshte nje mode e shkuar. Krijimtaria e tij jep kenaqesi estetike si per lexuesit ashtu dhe per shikuesit qe prej 400 vjetesh. Perderisa krijimtaria e tij i ka qendruar kohes, kemi te drejten te mendojme se pullariteti i tij do te vazhdoje dhe ne shekujt e ardhshem. Edhe pse shkruante ne anglisht, Shekspiri me plot kuptimin e fjales eshte shkrimtar i perbotshem. Dramat e tij jane perkthyer, lexohen dhe luhen ne gjithe boten. Krijimtaria e tij sa vjen dhe vleresohet gjithnje e me shume si nga kritiket letrare ashtu dhe nga masat e gjera te popullsise. Ndersa me identiteti e njeriut qe shkroi keto vepra letrare nen kete emer, kane lindur mjaft dyshime. Mendimi i pergjithshem eshte se behet fjale per te njejtin Uilliam Shekspir qe ka lindur ne vitin 1564 ne Stratford-On-Ejvn dhe qe ka vdeku po aty, nga viti 1616. Megjithate kur vleresojme me vemendje argumentet e skeptikeve dhe kunderargumentet, arrijme ne perfundimin se skeptiket kane te drejte dhe argumentet e tyre te arta dhe te fuqishme i pranojme:
Shumica e dokumenteve pohojne se Uilliam Shekspiri eshte pseudonimi i grofit XVII nga Oksfordi, Eduard de Ver, ndersa Uilliam Shekspiri eshte emri i nje tregtari te suksesshem, te cilin puna e shpuri ne Londer, por qe s’ka pasur asnje lidhje me teatrin e, aq me pak, me te shkruarit e dramave. Ne pergjithesi nuk pohojme qe De Veri t’i kete shkruar veprat e tij me emrin Shekspir. Gjate kohes se vet, Shekspiri nuk njihej si autor i dramave dhe asnjehere nuk ka patur pretendime te tilla. Ideja, qe Shekspiri eshte dramaturgu i madh Uilliam Shekspir, doli ne vitin 1623, shtate vjete pas vdekjes se tregtarit Shekspir, kur u botuan fashikujt e pare te veprave te Shekspirit. Botuesit kane perfshire ne to nje parathenie, ku aludohej (po nuk thuhej acik) se autori i veprave ishte nje njeri nga Stratford-On-Ejvn.
Qe te kuptohet pamundesia e te qenit te Shekspirit si dramaturg, duhet njohur, se pari, versioni i pergjithshem i pranuar i biografise se Shekspirit.
I ati i Shekspirit, Xhon, dikur shume i pasur, ra ne nje situate te veshtire dhe i vogli Uilliam u detyrua te rritej ne varferi. Perballe kesaj, ai u shkollua ne shkollen klasike te Stratfordit, ku u njoh me letersine klasike dhe gjuhen italiane. Kur ishte 18 vjec, Uilliami pati miqesi me vajzen e re, En Hatavaj, me te cilen shpejt u dashurua. Sic ishte zakoni, ata u kurorezuan dhe pas disa muajsh Eni lindi. Pas dy vjet e ca, lindi per se dyti, por kete radhe binjake. Keshtu, Uilliami, i ndodhur para faktit, ende pa mbushur 21 vjec ishte i detyruar te mbante gruan dhe tre femijet. Nuk ka te dhena per veprimtarine e tij dhe as per vendin se ku ndodhej gjashte vitet e fundit te jetes. Por, ne fillim te vitit 1590, ai ishte ne Londer si anetar i nje trupe aktoresh. Uilliami ishte nje aktor shume i mire, por kohen e kalonte me teper duke shkruar me teper drama apo poezi. Ne vitin 1598, vleresohej si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Uilliami qendroi ne Londer gati 20 vjet, kohe gjate se ciles shkroi 36 drama, 154 sonete dhe disa poezi. Pas disa vitesh u be aq i pasur, sa arriti te bleje nje shtepi te shtrenjte ne Stratford. Gjate gjithe kesaj kohe, familjen e kishte ne Stratford, ndersa ai shkonte here pas here aty.


Sado qe te duket e cuditshme, ai nuk botoi asnje nga dramat e tij te njohura. Megjithate, botuesit jo skrupuloze kuptuan se ne to fshihej nje bashkepunim, ndaj ilegalisht botuan gjysmat e dramave. Edhe pse keto botime te jashteligjshme ishin te paarrira dhe te ngaterruara, Shekspiri nuk nderhyri.
Ne vitin 1612, ne moshen 48 vjecare, krejt papritur ndaloi se shkruari dhe u kthye per se dyti tek e shoqja, ne Stratford. Aty vdiq, ne prill te vitit 1616 dhe u varros ne oborrin e kishes. Edhe pse varri nuk mban emrin e tij, jo shume vone, ne murin e afert eshte ngritur nje permendore e tij. Tri jave para vdekjes, ai shkroi testamentin, ku pothuajse gjitha pasurine ia linte vajzes se madhe, Suzanes. Ajo dhe pasardhesit e saj jetuan ne shtepine e mire ne Stratford, derisa vdiq edhe anetari i fundit i gjinise, ne vitin 1870.
Duhet nenvizuar se pjesa me e madhe e biografise se ekspozuar deri tani eshte marre nga biografe qe kane mbrojtur versionin e pergjithshem te miratuar. Nuk ka dokumenta ose te dhena qe te vertetojne se Shekspiri ka mesuar ne shkollen klasike te Stratfordit. Nuk ka te dhena as nga bashkenxenes dhe as nga mesues qe t’i kene dhene mesim shkrimtarit te madh. Vec kesaj, me asnje te dhene nuk argumentohet te qenit e tij si aktor. Ne kundershtim me keto, ne shikim te pare, versioni zyrtar pranohet si i vertete. Por, me nje studim me te detajuar, evidentohen menjehere pasaktesira, shfaqen dyshime.
Problemi i pare, i pohuar edhe nga shume biografe te “besuar”, eshte fakti se ne dore kemi informacione te pakta per jeten e Shekspirit , me pak se sa mund te pritej per nje figure te till te shquar. Ne orvatjen per te sqaruar mungesen e te dhenave, ndonje studiues thote: “Por ai ka jetuar para 400 vjetesh dhe eshte e natyrshme qe shumica e dokumenteve per te te kene humbur”. Po te arsyetohet keshtu, atehere duhet vleresuar numri i informacioneve qe disponojme nga koha e Shekspirit:
Ai, se paku, nuk jetoi ne nje shtet te prapambetur, apo ne nje epoke te ngrysur, por jetoi ne Angline e mbretereshes Elisabet dhe ne epoken e lulezimit, kur kishte shtypshkronja, kur mjetet per te shkruar ishin mall i zakonshem dhe kur shume njerez dinin te shkruanin dhe te lexonin. Kuptohet qe dokumentet humbasin, por nga ajo kohe kane mbetur miliona dokumente origjinale.
Keshtu, breza te tere studiuesish kane kerkuar informacione per gjeniun me te madh te letrave ne bote. Sipas renditjes se te dhenave te asaj kohe, del se shumica e dokumentave flasin per cdo poet tjeter te asaj kohe, madje edhe per ndonje krijues me pak te njohur, ndersa per Shekspirin jane gjetur vetem rreth tridhjete shenime te rastesishme, ku nuk flitej sadopak qe ai te kete qene poet apo dramaturg.
Kemi ne doreshume dokumenta per jeten e Frensis Bekonit, per mbretereshen Elisabet, Ben Xhonsonin apo Edmund Spenserin, po per Shekspirin pothuajse nuk kemi asgje. Madje dime me teper per poetin qe ka jetuar para tij, Xhon Lilin. Gjithashtu ka shume informacione te detajuara per Galilein, qe ka lindur ne vitin 1313. Per 20 vjetet (1592-1612) e qendrimit te dramaturgut te madh ne Londer, ne nuk gjejme asnje shenim, qe dikush ta kete pare ne te gjalle, ne skene, apo te kete biseduar me te per poezine a te kete shkruar se bashku me te, apo te jene takuar ne rruge ose ne shetitje.
I vetmi argument sqarues eshte se autori ka shfrytezuar me sukses pseudonimin Uilliam Shekspir per te fshehur identitetin e tij. Ata qe e kane takuar nuk e kane ditur qe ai te kete qene dramaturgu i madh, Uilliam Shekspiri. Sido qe te jete, Shekspiri emri i te cilit eshte aq i ngjashem, nuk mund te fshihej pas nje pseudonimi te tille.
Nje moskuptim me i madh i versionit zyrtar eshte dhe sjellja e qytetit te lindjes ndaj tij. Ne qofte se Shekspiri ishte nje aktor i shkelqyer dhe dramaturgu me i madh i Anglise, si eshte e mundur qe asnjeri te mos e dinte kete? Por cfare mund te thuhet per doreshkrimet e dramave te shkruara me doren e vete Shekspirit? Padyshim ato duhet te tregonin se kush eshte autori. Fatkeqesisht, doreshkrime te tilla nuk ekzistojne. Madje, nuk ka as shenime, pjese te pashfaqura ose te pambaruara. Faktikisht, pervec gjashte firmave ne dokumentat gjyqesore, nuk kemi asgje te shkruar nga dora e tij. Nga sa gjykohet prej dokumentave ekzistuese, del se Shekspiri jo vetem qe nuk eshte autori, por ai ka qene gjysme analfabet ose analfabet i plote.
Mbetet problem edhe testamenti i Shekspirit: Ekziston origjinali, qe perbehet nga tri faqe, ku ne menyre te hollesishme shenohet pasuria dhe nje varg kerkesash te tjera, ndersa nuk shenohet asgje per poezite, dramat, per pjeset e pambaruara apo per te drejtat e autorit. Asgje nuk shenohet per ndonje liber personal apo dokument. Nuk shenohet as se kujt do t’ia linte dramat e pabotuara. Ky eshte testamenti i nje njeriu te paarsimuar, madje, edhe i nje tregtari pa shkolle fare.
Dokumentat e ekspozuara jane te mjaftueshme dhe nuk duhen te dhena te tjera per te vertetuar se Shekspiri nuk eshte dramaturgu i madh dhe se Uilliam Shekspiri eshte pseudonim i perdorur per te fshehur identitetin e autorit te vertete.
Thuhet shpesh se shumica e drameturgeve dhe romanciereve ne veprat e tyre trajtojne ngjarje nga jeta e tyre. Jo rralle, ato jane edhe te dhenat kryesore qe mund te shpien deri te biografia e Shekspirit. Ne veprat e tij duket qarte se ishte njeri shume i arsimuar, bie ne sy pasurimi i pabesueshem i fjalorit dhe njohja e gjuhes frenge dhe latine. Nga ana tjeter, te gjithe jane te te njejtit mendim qe Shekspiri jo vetem qe nuk ka shkelur ne universitet, por eshte edhe shume e dyshimte qe te kete vazhduar edhe gjimnazin. Per kete flet shume libri i Carlton Odbergut, me titullin “Enigmatiku Uilliam Shekspir”.
Mire qe Shekspiri nuk eshte autori i dramave, por kush tjeter eshte?
Dalin shume pikepyetje, por me e besueshmja eshte qe autori I vertete te jete filozofi i njohur, Frensis Bekon. Por vitet e fundit kane dal te dhena qe pa dyshim te drejtojne tek Eduard De Veri. Per Eduard De Verin dihen shume gjera: Ka bere nje jete plot aventura, ngjarje te cilat i gjejme te pasqyruara ne keto drama. Ka lindur ne vitin 1550. Ka qene bir dhe trashegimtar i grofit XVI nga Oksfordi, shume i pasur dhe aristokrat i larte. Eduardi i ri u stervit me stilin e zakonshem per lordet e rinj: studioi per kaloresi, gjueti, kulture ushtarake si dhe per muzike e dans. Me mesues privat ai studioi per frengjisht, latinisht e lende te tjera. Diplomen e mori ne universitetin e Kembrixhit, ndersa magjistraturen e mbrojti ne universitetin e Oksfordit. Pas kesaj studioi per drejtesi dhe punoi ne nje nga kater shoqerite kryesore te avokateve te Londres. Kur ishte 12 vjec, i vdes i ati, keshtu qe per vite me rradhe jetoi me te emen, e cila u martua per se dyti. Pas kesaj, Eduardin e mori nen kujdestari UilliamSesili, besnik mbreteror i Anglise dhe shume vite anetar i keshillit personal te mbretereshes Elisabet. Keshtu, ai ka qene nje nga njerezit me te shquar te Anglise. De Veri u be anetar i familjes se Sesilit. Fale ndikimit te ketij te fundit, De Veri arriti t’i shpetoje gjyqit per vrasjen e nje lakeu te Sesilit, gje qe e kishte bere vertet. Ne moshen 20 vjecare, De Veri u vendos ne oborr, ku u njoh me shume njerez te shquar, midis te cileve edhe me mbretereshen Elisabet, se ciles i la pershtypje shume te mira, jo vetem pse ishte i zgjuar, por pse ishte shume i rregullt, simpatik dhe me nje pamje te jashtezakonshme. Shpejt u be edhe i dashuri i saj.
Gjate pese vite divorc me gruan e tij, De Veri u dashurua me nje dame te oborrit qe u nda prej tij. Mbreteresha Elisabet, e terbuar per kete, dha urdher qe ta burgosnin ne burgun e Londres. Pas disa muajsh u lirua. Por, nje nga miqte e dames se re, i zemeruar nga kjo, e qelloi dhe e plagosi rende De Verin. Midis dy familjeve shperthyen grindje te renda qe u sheshuan me kercenimin qe u beri mbreteresha. Kjo ngjarje na shpie tek “Romeo dhe Zhuljeta”.
Ne vitin 1586, kur ishte 36 vjec, mbreteresha Elisabet i lidhi nje pension prej 1000 funt sterlinash ne vit, afersisht 100 mije dollare te sotem.
De Veri ishte i pajisur me interesa te gjera per poezine dhe teatrin, kishte miqesi me shume shkrimtare.
Problemi i vetem qe mbetet pa pergjigje, eshte mbajtja fshehur e identitetit te tij. Per kete ekzistojne disa sqarime te mundshme:
1- Ne ate kohe ekzistonte ligji, qe ndalonte fisniket te shkruanin vjersha per botim ose drama per teatrot komerciale.
2- De Veri ishte i njohur si oborrtar. Duke pare qe ne dramat e tij paraqitej jeta e oborrit, ne qofte se dihej autoresia, atehere njerezit, ne menyre te natyrshme dhe me te drejte, do te identifikonin ngjashmerine e personazhit me personin real te oborrit, gje qe mund te shkaktonte edhe skandale. Ne ate kohe, nje gje e tille, se paku te shpinte ne proces gjyqesor, ne mos ne duel.
3- Shume nga sonetet e tij, Uilliam Shekspiri ia adresonte marredhenieve me ndonje te dashur. Po te njihej autoresia e shoqja do te shqetesohej shume.

Keto argumente e te tjera, te gjitha se bashku sqarojne pse De Veri ka fshehur identitetin e tij.

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...