2011-02-26

NGA IMER DERVISHI:Diku mes mitit dhe realitetit


Zgjodha pikërisht këtë temë trajtimi pasi në suaza të asaj që ne i themi realitet, në fakt tepër i kemi përzier punët me mitet, dhe assesi të kuptojmë se në çfarë kohe po jetojmë, në mesjetë, apo edhe më largë, në shtet apo në hordhi, në organizim shtetërorë demokratik apo në shtet me regjim totalitarë, despotik e ku ta di se çfarë. Politikat aktuale, si dhe konceptet që pasqyrojnë realitetin objektiv aspak s’kanë të bëjnë me të tanishmen, apo ndoshta dhe si kuptojmë. Në gjithë këtë amalgam dhe paqartësi një është e sigurtë se megjithatë ndonjëherë do i kuptojmë qëllimet e kësaj politike mitike e kthyer prapa pas gjurmëve, që në fakt nuk ekzistojnë por që i krijojnë. Mirëpo atëherë do të jetë tepër vonë. Pasi kjo politikë është e dy drejtimeve ku njëri bën shlyerjen e fakteve të vërteta dhe se kahja e dytë ka për qëllim zëvendësimin e tyre me fakte fiktive, imagjinare dhe aspak të argumentuara. Ndërtimi i furishëm themel pas themeli dhe themel mbi themel, ekspeditat arkeologjike tepër të shtrejta, gjurmimi në çdo cep, më pastaj dhe konzervimi i të njejtave vetëm sipas tekeve dhe protokollit të porositësit, len të kuptohet se diçka megjithatë po ndodhë. Kur dihet mirëfilli se miti paraqitet si tregim i shenjtë për shkak të rëndësisë spirtuale e religjioze dhe meret si i ,,vërtetë,, pasi shpreh bindjet, mendimet dhe konceptet e kuptimit të ekzistencës dhe zanafillës. Ky avaz i shthurur drejt njohjes së vërtetës përmes miteve, dhe tendencës së përshtatjes të së vërtetës me fakte të pavërtetuara sigurisht se fundin apo përgjigjen e mer në atë se kush janë sot, ç’ka bëjnë sot dhe ç’ka dëshirojnë të arijnë sot. Realiteti pra është krejtësisht ndryshe, pasi qytetërimi modern që moti ka kaluar fazën e zoomorfizmit, ku bëheshtë lidhja mes njërëzve dhe kafshëve në mjedisin politik, sikur rasti i Gilgameshit që ishte në kërkim të përjetësisë dhe i pasqyruar si gjysmë dem-gjysmë njeri, më pastaj figura e Minotaurit, përbindëshit i cili gjithnjë është në gjendje gadishmërie të përbin çdo kundërshtarë të mbretit, dhe së fundëmi për të sqaruar deri në fund figurat mitike që drejtpërdrejtë lidhen me realitetin tonë është edhe figura e Sfinksit që jo rastësisht e zgjodha pasi edhe ky mit shënoi rrënie bashkë me regjimin e Mubarakut, pasi kjo figurë mitike ishte e njohur në mitologjinë egjiptiane. Sfinksi paraqitet njëherësh si gjysmë-luaneshë-gjysmë njeri, që simbolizonte pushtetin absolut të gjithçkaje, kurse në mitologjinë greke Sfinksi paraqitet si xhelat që terrorizon njerëzit përmes gjëegjëzave. Ju lutem po nëse veç më keni vendosur që të mereni me mite, merni dhe analizoni të tri figurat e apostrofuara me lartë, Gilgameshin, Minotaurin dhe së fundmi Sfinksin, dhe do të gjeni vetëvehten. Sigurisht se s’do të ju pëlqeje por megjithatë kjo është realitet, dhe realiteti që ju po ndërtoni në këtë shoqëri. Në të tri figurat ka elemente që janë pjesë e përditshmërisë suaj, ky është realiteti që ju me çdo kusht tentoni ta fshihni. Po të hapnit sytë ju para vehtes do të shihnit një Gilgamesh modern që kërkon me çdo kusht të mbajë fronin dhe të arijë përjetësinë në karigen e pushtetit, më pastaj ashtu papritur do të ju rishfaqej Minotauri që gjënë më të uryer e ka kundërshtimin, dhe mendimin ndryshe, dhe si fund para pasqyrës suaj të krisur do të del Sfinksi në formën e xhelatit i cili shkatërimin, varfërimin, akulturimin dhe degradimin permanent mundohet ta fshehë përmes gjëegjëzave dhe kashelasheve, se kinse gjthçka na qenka në regull. Konsideroj se Sfinksin e ditëve tona ju e njihni, është pikërisht ai i cili pas gjithë asaj që po ndodhë me ne si qytetarë të këtij organizimi politik, ai vazhdon të tregojë gjëegjëza, dhe si më e fundit ishte se në zgjedhje PO por vetëm me Koncenzus. Hipokrizi e llojit të vetë! Po ku ishit ,,Ju të koncenzusit,, kur u miratua ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, apo edhe ky i fundit mbi regjistrimin. Ju atëher ishit në rolin e Minotaurit të nderuar koncenzusmenë. Kurë gjithë kësaj i shtohet edhe cinizmi atëherë situata lirisht mund të themi së bëhet alarmante. Cinizmi vërehet edhe gjatë apostrofimit të figurave të ushtruesve të pushtetit dhe atyre mbi të cilet ushtrohet i njejti, dhe se për çudi soji i parë gjithnjë i takon kafshëve të botës së egër kurse shtresa e dytë e atyre mbi të cilët ushtrohet ky pushtet i egër tentohet të pasqyrohet përmes kafshëve shtëpiake, me konkretisht ,,deleve të bindura,, si turma lehtësisht të manipulueshme. Gaboheni…
Autor: Imer Dervishi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...