2011-02-23

Një Teori e pazakontë për Tokën në Rritje dhe Zhvillim nga Vedat Shehu


“Toka ne Rritje dhe Zhvillim (Vështrim gjeoteorik mbi materjen në transformim)



Atashohet teoria për "Tokën në Rritje dhe Zhvillim"

Tuesday, 22 February, 2011 22:23








 


Prof. Vedat Shehu është me origjinë nga Borshi i Vjetër; lindur në Delvinë 1935; diplomuar inxhinier gjeolog (në VSB, Çeki 1959); dekoruar me tre Urdhëra Pune dhe Çmim Republike. Fillimisht ka punuar në kerkimin e mineraleve të dobishme (1959-1962), me pas, deri me tani, në kerkimet dhe studimet inxhiniero-gjeologjike. Ka marre pjesë në shumë veprimtari shkencore: bashkëpunetore në perpilimin e hartës gjeologjike të Shqipërisë, pjesëmarrës në Seminarin Nderkombetar të Urbinos në Itali “Konceptet e Reja në Tektonikën Globale” (29 Gusht – 01 Shtator 2004). Puna e tij është përqëndruar në studime gjeologjike e inxhiniero-gjeologjike të lumenjëve, zonave industriale, urbane, si dhe për problemet e proceseve gjeodinamike: rreshqitjet, tërmetet, ujërat nënëtokesor, etj. Nëpër artikujt shkencor ka nxjerrë në pah një kuptim real hapsinoro-kohor të strukturave gjeologjike, të magmatizmit dhe relativitetin e mbihipjve të zonave të veçanta dhe të krejt Albanideve. Integrimin më të lartë shkencor të tij e gjejmë tek libri “Toka në Zhvillim” (Tiranë 1988), “The Growing and Developing Earth” (USA 2005) dhe në këtë botim të zgjeruar.


Esenca e teorisë: “Ç’mund të thoshnim për bërthamën e pjeshkës, sikur të njihnim vetëm cipën e saj dhe diçka nga tuli?... Edhe për planetin tonë mund të themi se nuk e ka bërë ai bërthamën, por bërthama, më saktë thelbi i saj, e ka bërë tokën Tokë”


E s e m b i T e o r i n ë e “T o k ë s n ë R r i t j e d h e Z h v I l l i m”
Formulimi i teorisë: ”Transformimi i materjes në thelbin e stërngjeshur të ’’ bërthamës është shkaku i rritjes dhe zhvillimit të Tokës qysh nga origjina” ’
Në këtë formulim janë ngjizur konceptet origjinale që e bëjnë teorinë e Tokës në Rritje dhe Zhvillim teori të pazakontë. Këto konceptime janë:
- për trajtat bazë të materjes në transformim;
- për konceptimin e energjisë si materje në lëvizje që rezulton në procesin e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materjes.
- për thelbin energjitik të bërthamës së Tokës si objekt kozmik aktiv;
- për modifikimin e origjinës së Tokës në suazën e sistemit planetar;
- për rritjen (resp. ekspansionin) e Tokës prej procesit transformues të thelbit të stërngjeshur të bërthamës;
- për shkakun e zhvillimit gjeologjik të kores tokësore.

Në se do të arrihej të pranohej formulimi i mësipërm, do të krijohej një bazë e re teorike për të orientuar më mire si kërkimet gjeologjike, ashtu dhe ato kozmike. Transformimi i materjes është në bazën e çdo zhvillimi, çdo procesi, por të veçantën e kësaj teorie e shohim tek transformimi i një materjeje të stërngjeshur që shkakton procesin e rritjes dhe zhvillimit të Tokës që nga origjina, si një objekt në një skutë të universit të pafund. Teoria e sotme standarde dhe dominuese e zhvillimit të rruzullit, Tektonika e Pllakave, e ka mohuar alternativën e zmadhimit të tokës, sepse ky koncept, i formuluar së pari nga Montavani, u pat konsideruar absurditet prej teorisë së zhvendosjes së kontinenteve të Vegenerit. Sipas kësaj teorie i vetmi kontinent global i dikurshëm, “Pangea”, i rrethuar nga oqeani botëror “Panthallasa”, u coptua dhe mandej pjesët u larguan nga njëra tjetëra, në një rruzull tokësor me rreze fikse. Kjo teori e zhvendosjes së kontinenteve, për mungesë të gjetjes të një shkaku të pranueshëm, pat mbetur në haresë për gjysëm shekulli, gjersa, nga e braktisur, u përtërit dhe u përforcua me të dhënat nga koria shkëmbore oqeanike, kur doli në pah se edhe tabani oqeanik është i ndarë në copa (pllaka) që, ndërsa reciprokisht largohen, në anën tjetër afrohen dhe përplasen me njëra tjetrën. Të gjithë oqeanet i përshkon kreshta mesoqeanike globale që përshkohet, në tërë gjatsinë e saj, nga një thellim apo çarje. Koria në këtë thellim dhe në të dy anët e çarjes është fare e re dhe vjetërohet progresivisht drejtë kontinenteve. Me këto të dhëna të reja, megjithëse revolucionarizuese për kohën, nuk u arrit të pranohej fenomeni i zmadhimit. Një fenomen i tillë kerkonte të thyhej korniza e skemave klasike të hipotezave bazë të planetformimit, gjë që ishte jashtë mundësive të studjuesve të tokës. Nga ana tjetër, kozmologët as që kujtoheshin që të dhënat e bujshme e të papritura, të përftuara rishtas nga Toka, t’i integronin me zbulime, edhe më befasuese, nga kozmosi. Pikërisht kjo ngathësi në bashkërenditjen e arritjeve në studimin e dinamikës së kores tokësore, të bërthamës së tokës dhe të objekteve të hapësirës kozmike, ka imponuar pranimin e mekanizmit të sajuar të tetonikës së pllakave edhe në kozmologji (planetarologji). Me anën e këtij mekanizmi, zmadhimi i kores oqeanike konsiderohet, jo si demonstrim i zmadhimit të të gjithë rruzullit, por vetëm si hapje apo nderje e fundit oqeanik në vetvete. Mandej që të justifikohet rrezja konstante është hamëndsuar se në të njëjtën masë që koria shtohet, po në atë masë është sajuar pakësimi i saj; pllakat mbarten nga rymat e nënkores dhe zhvendosen gjersa, në vëndet e përplasjes, njëra pllakë kalon nën tjetrëen dhe zhytet në brendinë e nxehët e të rrjedhëshme të mantelit dhe, pasi rishkrihet, merrë pjesë në qarkullimin e lëndës shkëmbore viskoze duke përfunduar përsëri tek çarja e origjinës, ku ngjitet për në sipërfaqe dhe përfundon qarkullimin e vet, duke u kthyer përsëri në kore shkëmbore të shtangët. Mjafton të kuptohet se kjo ide e qarkullimit të kores shkëmbore nuk mund të ndodh, menjëherë kalohet pa mëdyshje në alternativën e zmadhimit të tokës. Që toka është një sferë me rreze që zmadhohet progresivisht vërtetohet edhe me faktin që kontinentet puqen gati plotësisht në një sferë me rreze më të vogël, pak më shumë se gjysma e aktuales (0.575R), që përftohet pa sipërfaqen e oqeaneve dhe të vëllimit përkatës. Nga teoricienët themelues të rritjes së rrezes së tokës, si dhe nga shumica e pasuesve të tyre, ky fenomen është quajtur zgjerim apo ekspansion i tokës. Megjithëse prej tyre jepen shumë fakte, nxirren shumë argumenta dhe bëhen disa interpretime si në drejtim të vërtetimit të zmadhimit, ashtu dhe në drjtim pamundësisë së pranisë së mekanizmit të pretenduar nga Tektonika e Pllakave, prej tyre nuk është arritur tek ndonjë interpretim i pranushëm për shkakun e zmadhimit, dmth për mekanizmin që gjeneron procesin. Pikërisht, për atë arsye që dikur qe lënë mënjëanë mobilizmi fillestar i Vegenerit, aktualisht vështrohet shtrembër Ekspansionizmi, që pa u mbështetur në një shkak të pranueshëm të vetin, pretendon të shmang mekanizmin e sajuar të Tektonikës së Pllakave. Në disa variante, ekspansioni paraqitet si një zmadhim spontan në një faze të caktuar të historisë së tokës, mirëpo një nisje e beftë e procesit të zmadhimit të Tokës nuk mund të jetë në pajtim me ligjësitë që drejtojnë zhvillimiin e rruzullit. Në variante të tjera ekspansioni aplikohet si refleks i zvogëlimit të konstantes gravitacionale, bazuar tek hipoteza e ekspansionit të universit; edhe në këtë rast vërehet një teorizim i shkëputur prej faktorit të brendshëm të domosdoshëm. Edhe interpretimet që e konsiderojnë zmadhimin si pasojë e tërheqjes gravitacionale të pluhurit kozmik, nuk e justifikohen dot me një mekanizëm të tillë të jashtëm, për më tepër materiali kozmik, i depozituar në shtresat sedimentare, është dukuri e rrallë
Pikërisht nevoja për të shpieguar të vërtetën e madhe, që rritja progresive e kores oqeanike, eshtë pasqyrim i rritjes së krejtë rruzullit, krijon obligimin që kjo dukuri të interpretohet si pasojë e një procesi të natyrshëm të brendshëm. Në pamundësi, që me teknologjinë aktuale të arrihet të identifikohet mekanizmi i këtij procesi, duhet që të vërtetohet nëpërmjet abstrakcionit shkencor. Kjo mënyrë të arsyetuari është një shtysë për një ndryshim rrënjësor të teorisë standarde të gjenerimit të energjisë së brendshme të tokës. Në përpjekjet për të argumentuar procesin e brendshëm, që shkakton zmadhimin e tokës, është shtjelluar përmbajtja e libërit. Në këtë shtjellim është arritur në një konkluzion fare normal, se procesi, duke mos qenë spontan, por i vijueshëm dhe veti e planetit, vepron që nga origjina. Në libër janë analizuar dhe përgjithësuar të dhënat faktike të Tektonikës së Pllakave, të Ekspansionit të Tokës dhe të teorive të tjera, me ato të nxjerra prej përvojës së autorit, mandej është bërë ballafaqimi me të dhënat nga kozmosi dhe është arritur në përfundim se proceset që gjenerojne koren oqeanike fillojnë në bërthamë. Të njëjtat procese në bërthama të ngjashme, qoftë me apo pa pështjellje silikate, formojnë materje gurore kudo në univers. Kjo do të thotë që bërthama e tokës duhet vështruar si një objekt kozmik dinamik dhe të dhënat nga toka dhe kozmosi duhet integruar me proceset që ndodhin në bërthamë. Nën këtë këndvështrimi Toka në Rritje dhe Zhvillim është bërë gjeo-teori që nxjerrë në pah rolin e bërthamës, e thënë më saktë, të thelbit të saj, në historinë e zhvillimit të planetit. Domosdoshmëria e makanizmit për të shpieguar shkakun dukurisë së rritjes së tokëës, e ka obliguar autorin që të të integrojë dëshmitë nga kozmosi dhe toka me veprimtarinë e bërthamës së tokës nën formulimin kyç të mësipërm, mandej duke u përpjekur për të argumentuar dhe shprehur esencën e shkakut, rritja e tokës u bë teori mbi rolin e bërthamës, më saktë thelbit të saj në procesin e rritjes dhe zhvillimit të Tokës, tema ime e përhershme.
Në këtë komentim synohet vetëm të nënvizohet boshti i kësaj teorie dhe përvijëzohet vetëm kuptimi universal i transformimit të materjes brenda bërthamës. Edhe studjues të tjerë e kanë kërkuar shkakun e ekspansionit të tokës tek bërthama (fig. 49) si një e tërë (49 majtas) apo vetëm tek ajo e brendshme (49 djathtas). Por bërthama, as si një e tërë dhe as veçmas si bërthamë e jashtme apo e brendëshme, nuk mund të veprojë si mekanizëm gjenerues, përshkak të structures së saj sferocentrike dhe heterogjene. Veçanrisht diferencimi i strukturës dhe sjelljes së bërthamës së brendshme kërkon shpiegim të veçantë, që e jep thelbi gjeosferik i sterngjeshur i pozicionuar midis të dy bërthamave,
Kuptimi i rolit aktiv të bërthamës, më sakt i thelbit të transformueshëm të saj, në gjenerimin e energjisë së brendshme dhe të kores oqeanike bënë që të lihet mënjëanë termi ekspansion dhe teoria e zmadhimit të rruzullit tokësor të marrë emërin e vërtetë Toka në Rritje dhe Zhvillim. Kështu bëhet i pranueshëm koncepti se bërthama është formuar, rritur dhe zhvilluar së bashku me Tokën.
Nga ky interpretim del konkluzioni që rritja e Tokës shkaktohet prej procesit të shëmbformimit dhe pasoja e këtij procei shfaqet në brëndësi, përqark kufirit të jashtëm të bërthamëse dhe në periferi të rruzullit, në sipërfaqen e kores shkëmbore. Historikisht dukuria e procesit të shtesës së kores shkëmbore është shfaqur së pari në brezat e lashtë të lëvizshëm brënda kores kontinentale dhe mandej midis kontineteve të mirënjohur përfshi brezin e lëvizshëm Alpin. Procesi u pat stabilizuar përgjatë çarjes globale që përshkon kreshtat mesoqeanike. Në të dy anët e çajes mesoqeanike shkëmbinjtë e kores janë të epokës më të re gjeologjike kurse përgjatë çarjes shtesa e kores është në process formimi me intruzione dhe ekstruzione prej magme të formuar dhe të ngurtëzuar rishtas. Në disa çarje brazdash përqark apo edhe Brenda Oqeanit Paqësor, rritja nuk shfaqet me anën e hapjes, por prej mbihipjes, që rezulton prej shtrëngimit dhe zhvendosjes që shkaktohet kur rivendost ekuilibri gravitacional i prishur nga shtesa e materjes së re që pozicionohet nën koren e krahut të mbizhvendosur.
Ky process, në kreshtat mes-oqeanike ka filluar që me ndarjen e kontinenteve dhe dëshmohet me atë që shkëmbinjtë e kores oqeanike vjetërohen drejtë buzëve të kontinenteve me shtresa të së njëjtës moshë. Këtej del në pah fare qartë se tabani oqeanik nuk nderet por zmadhohet, rritet përhershmërisht me shtesë masse shkëmbore, sepse tërë masa shkëmbore e rruzullit shtohet dhe shkakton rritjen e rrezes së tij. Toka rritet si pasoj e shtesës së masës silikate që pështjell bërthamën. Vihet re se në arsyetimet gjeotektonike nuk arrihet që, të dhënat befasuese nga toka, të bashkërenditen direkt me zbulimet më të reja kozmike, por i përshtaten kornizës teorike standarde, ndërsa nga ana tjetër në interpretimet kozmologjike duket sikur shpërfillen të dhënat e reja nga toka, sikur ajo të mos ishte po ashtu një objekt kozmik nën themelet e observatorëve të hapësirave kozmike.
Fizika, gjeofizika dhe sidomos astrofizika aktualisht i’u ofrojnë, atyre që studjojmë tokeen, rastin që të lenë më njëanë konceptet e vjetëruara për materjen dhe të krijojnë një kuptim të ri të bazuar në pjesët përbërëse dinamike të structures së atomit, dmth në grimëcat dhe subgrimëcat elementare. Nëpërmjet koncentrimit dhe disintegrimit të tyre, ato formojnë tri trajtat bazë të materjes; trajën e zakonshme atomo-molekulare, trajtën e stërngjeshur të yjeve kuark-nutronik apo të vrimave të zeza dhe trajtën e stër-rralluar të fushave fizike dhe rrezatimit, po ashtu formojnë edhe plazmën, si një gjëndje të paqëndrueshme kalimtare e materjes që shndrohet në elemente kimike dhe në rrezatime. Koncepti standard ende nuk po merr parasysh konceptin valor grimcor të fizikës kuantike dhe konsideron materje tri gjëndjet fizike vetëm të një trajte të materjes, asaj atomo-molekulare në tri fazat e saj: e ngurët, e lëngët dhe e gaztë, ndërsa plazmën e mere si gjëndje të tjnxehur të kësja materjeje në formë gazi. Ky është një concept i vjetëruar, sepse nuk përfshin pjesët përbërëse të atomit, kalimin e tyre në tri gjendjet e përmëndura me sipër.
Një rruzull tokësor aglomeratik i ngjashëm me kometat nuk do të mundte të bënte një bërthamë dinamike; as gazet, pluhuri dhe çakëlli guror nuk mund të formonin sistemin planetar. Duke u kuptuar roli i bërthamës në historinë e zhvillimit të planetit, nuk është zor të arrihet në përfundimin se Toka e ka prejardhjen brenda resë gazore-pluhurore, si një bërthamë e tej-ngjeshur midis një morie rruzash apo bërthamash të tej-ngjeshura, të flakura me shpejtësi kolosale prej ndonjë objekti supermasivë të tejngjeshur që ka pas shpërthyer (i tipit supernova apo ultra-suprnova). Bashkë me shpërthimin është bërë shkrepja dhe ndezja e rruzave të stërngjeshura, të cilat me njëherë kanë filluar të transformohen dhe të rrethohen nga një kurorë plazme, Një bërthamë e tillë përbëhej nga brendia e sterngjeshur dhe kurora plazmore rrezatues. Kështu u formuan bërthamat e fillestare dinamike brenda nebulozës. Bërthama më e madhe pat tërhequr dhe mbajtur në vërtitje orbitale rreth vetes bërthamat e vogla. Përngjitja apo shkrirja e rruzave me njëra tjetrën çoi në zmadhimin e mëtejeshëm të bërthamës qëndrore dhe bërthamat e shumta orbitale u bashkuan në pak bërthama më të mëdha. Të gjitha bërthamat ishin qëndra të rrezatimit the të nuklosintezës së elementeve kimike. Vetëm të tilla rruza-bërthama të stërngjeshura mund të kishin afinitet të përngjiteshin me anën e përplasjes. Në një faze të caktuar bërthamat orbitale filluan gradualisht të tërhiqnin materjen e gjeneruar dhe të flakur prej tyre, apo të ndodhur në zonën e ndikimit të tyre. Në këtë mënyrë bërthamat u mbuluan me pështjellje silikate; u bënë objekte silikateë planetoide dhe planete, ndërsa thelbi i bërthamave vazhdonte të transformohej. Planetet e zones orbitale të largët u mbuluan edhe me gazet e lehtë të emetuar dhe të larguar nga planetet e zones së brendshme orbitale. Edhe në zonën qëndrore të këtyre planeteve ndodhet bërthama me thelbin e tejngjeshur të transformueshëm. Në token e fazës gjeologjike të zhvillimit, ky thelb duhet të paraqitet si një gjeosferë e tej-ngjeshur dhe e tej-hollë; i pozicionuar midis dy bërthamave, diku mbi zonën kalimtare për në bërthamë të brendshme (fig 78) dhe vazhdon të transformohet në plazmë, elemente kimike dhe fusha fizike. Këtej del si konkluzion se materja atomo-molekulare e gjeneruar nga thelbi i bërthamës shkakton rritje duke kaluar, nga një anë drejtë gjeosferave të jashtme për në sipërfaqe, nga ana tjetër drejtë gjeosferave të brendshme për në qendër. Në këtë mënyrë thelbi gjeosferik i sterngjeshur e ka bërë bërthamën një diell në miniature brenda pështjelljes silikate, ndërsa Dielli ka mbetur jashtë mundësisë për t’u bllokuar nga materja e flakur nga ai vetë, sigurisht as nga ajo e tërhequr nga hapësira rrotull.
Zhvillimi i planeteve dhe planetoidëve, sipas madhësisë së thelbit të bërthamës dhe pozicionit orbital, vazhdoi në mënyrë të diferencuar. Në këtë zhvillim Toka u shqua me hidrosferën dhe atmosferën optimale. Këto të dyja, në bashkëveprim me masën shkëmbore, formuan sedimentosferën dhe biosferën dhe, nëpër shtresat sedimentare, u bë i mundur stampimi i evolucionit të organizmave dhe regjistrimi i ngjarjeve që shkaktuan zhvillimin gjeologjik të kores tokësore. Në këtë kuadër u zhvillua njeriu, transformuesi i natyrës që aktualisht po i drejtohet zotrimit të objekteve të hapësirës kozmike.
Rritja e Tokës dëshmohet më së miri edhe me pozicionin strukturor që ka zënë bashkësia e shkëmbinjëve magmatikë të zonës ofiolitike “Mirdita” në Albanide, si në një segment të ngushtë të orogjenit Alpin (fig 75)
Shembuj të mirë që dëshmojnë fenomenin e procesit të rritjes së Tokës është pozicioni strukturor i brezave ofiolitikë me me shkëmbinj shumë të përngjashëm me ata të kreshtave mesoqeanike. Autori i “Tokës në Rritje dhe Zhvillim” sjell si shembull të veçantë pozicionin strukturor të zenë nga brezi i ngusht ofiolitik (fig 78), në Albanide (Dinaridet Qëndror) si në një fragment i fare i vogël i orogjenit Alpin- Himalaj i vendosur midis Eurazisë dhe Gondvanës. Aplikimi I kësaj teorie pikërisht në këtë brez orogjenik mund të përmirësoj në mënyrë të konsiderueshme orientimin e punimeve kërkimore për vëndburimet xeherore në zonat ofiolitike dhe për kërkimin e naftë-gazit në zonat e depozitimeve sedimentare.
Pranimi i këtij koncepti krejt të ri për origjinën dhe rolin berthamës së tokës dhe thelbit të saj do të mundte të përmirësonte orientimin e kërkimeve në tokë dhe në kozmos.

.
Parathëniet, vlerësimet, falnderimet
Dy fjalë
(Shkurtuar)
Ky libër “Toka në Rritje dhe Zhvillim” është po ai i botuar, nën titullin “Toka në zhvillim”, 20 vjet më parë dhe, me titullin e tanishëm, i ribotuar në anglisht në vitin 2004 në Tiranë dhe në 2005-ën në USA, “The Growing and Developing Earth”. Sigurisht në këtë ribotim, sikurse në të mëparshmet, është pasqyruar edhe progresi i zhvillimeve nga zbulimet epokale., ..............................................................., ........................................................................................ në përpjekjet për të nxjerrë më mirë në pah psenë dhe sinë e rritjes dhe zhvillimit të Tokës, më është dashur ta shqyrtoj rruzullin tokësor tamam siç është: një mostër e gjithësisë në duart tona. Në bazë të këtij nocioni interpretimet dhe shpjegimet teorike kërkonin një integrim të ri ........ ......................................................................................................të rolit dinamik të grimcave subatomike, elementare dhe stërelementare. Këto mund të përqendrohen dhe të shpërqendrohen duke dhënë trajtat bazë të shfaqjes së materies: trajtën e zakonshme atomo-molekulare të shqyrtuar nga kimia; trajtën e stërngjeshur në kozmos, të shqyrtuar nga astrofizika dhe trajtën e stër-rralluar të fushave fizike dhe rrezatimit, të shqyrtuar nga mekanika e kuanteve. Mekanizmi, që gjeneron magmën dhe, paralelisht me të, energjinë e brendshme të Tokës apo fushat fizike: nxehtësinë, elektromagnetizmin dhe gravitacionin, siç më konkludon mua, gjendet te transformimi i një trajte të stërngjeshur të materies që përbën esencën e bërthamës së planetit, qysh prej formimit të sistemit diellor nga ndonjë shpërthim, ...................... .................................... pak më shumë se 4.6 miliardë vjet më parë. Me këtë transformim ndodh edhe formimi i trajtës atomike të lëndës duke kaluar nëpër gjendjen e plazmës. Kështu krijohet një koncept i ri për nukleosintezën në yje dhe planetë, mandej për formimin e magmës potenciale, për forcën lëvizëse të zhvillimit gjeologjik të Tokës nëpërmjet rritjes, si proces i bashkëveprimit dhe transformimit universal të materies. Po të vështrohet zhvillimi, me këtë sy, do të arrihet në një hop cilësor për kërkime dhe studime si “poshtë” në Tokë edhe “lart” në Kozmos.
Autori
Parathënia e botimit anglisht në SHBA (2005)
Nga Prof. Cliff Ollier
Vedat Shehu ka përpiluar një libër të shquar, që unë do t’ua rekomandoja gjithë shkencëtarëve të Tokës. Ai përfaqëson një pikëpamje të pazakontë, shpesh të ilustruar me shembuj të panjohur, që kanë për të futur një frymë me ajër të freskët në shumë debate gjeologjike.
Pesëdhjetë vjet më parë, shkencëtarët e Tokës kishin pikëpamje krejt të ndryshme nga ato të sotmet. Është shumë e mundshme që pas pesëdhjetë vjetësh të tjera, pikëpamjet e sotme të ndryshojnë përsëri. Mund të themi pothuajse me siguri se kushdo, që sot u përmbahet ideve të mirëqena, në tëardhmen do të vërtetojë që janë të gabuara. Problemi për cilindo që kërkon të vërtetën, është që të arrijë të dijë se cili nga konceptet e sotme do të mbetet i vlefshëm dhe cili prej tyre do të ndryshojë rrënjësisht. Koncepti i Shehut për një Tokë në rritje, apo që është në ekspansion, nuk është i ri – ky koncept ka qenë rrotull për më shumë se një shekull, por për shumë lexues do të duket i ri. Unë e marr me mend se ju këtë hipotezë do ta quani si një rrëfenjë të këndshme. Sigurisht, unë tani mbase jam duke folur me mendjet e ndryshuara apo të çiltra, viganët ndërmjet gjeologëve janë të prirë të mos i lexojnë fare ato që nuk u përshtaten interpretimeve të tyre ekzistuese, artikujve të tyre të besës. Në konferencën për Tokën në ekspansion, të mbajtur në Sydney, më 1981, Peter Smith, bëri një sondazh, duke marrë në pyetje njerëz të ndryshëm: të gjashtëdhjetë të pyeturit shprehën mosbesim për këtë hipotezë, por asnjëri prej tyre nuk e kishte lexuar librin e Keri-t (Carey) kushtuar kësaj çështjeje dhe vetëm pak prej tyre kishin lexuar miniartikuj. Ouen-i (Hugh Owen), shkruante se për gjeologët në përgjithësi, koncepti i Tokës në ekspansion zgjon emocione që renditen që nga humori i këndshëm me tingëllimë zemërgjerësie, deri te refuzimi kategorik. Për disa prej nesh, mjaft të moshuar, qëndrojnë të freskëta në kujtesë përpjekjet e bëra për mbështetjen e hipotezës së zhvendosjes së kontinenteve (driftit), e cila tani, në kuadrin e tektonikës së pllakave, është bërë teori mbizotëruese. Ç’ka ndodhur me oratorët e mëdhenj të kundërshtimit? Disa heshtën, disa vdiqën dhe disa janë tashmë me ne. Rekomandimi im është të jemi shumë tolerantë me atë që ecën ndryshe, sepse fantazia e këtyre viteve do të mund të bëhej e vërteta ungjillore e gjeneratës pasardhëse, E takova Vedat Shehun në mbledhjen e mrekullueshme të Urbinos, organizuar nga Professor Forese Wezel, për Konceptet e Reja në Tektonikën Globale. Njerëz me hipoteza dhe sfonde shumë të ndryshme u bënë së bashku për të shkëmbyer informacione dhe ide dhe jo për të përbuzur qëndrimet e kundërta: Kjo është udha për të bërë progres! Të gjithë shkencëtarët e Tokës, janë të prirë të ndikohen fuqimisht prej trevave të vendit të tyre për të shtjelluar konceptet e tyre për shkencat e Tokës. Gjeologjia stratigrafike nuk do të kishte mundur të zhvillohej në Finlandë, ku gjeologjia kalon nga Prekambriani deri në Kuaternar pa asgjë tjetër midis tyre. Unë dikur jepja një cikël leksionesh gjeologjie në Universitetin e Pacifikut të Jugut. Pas disa javësh, një student nga Tuvaluja m’u avit e më tha “Ju e dini, zotëri, me mua çdo gjë shkon kot. Ishulli im përbëhet prej rëre.” Përveç përvojës tonë personale, ne i fitojmë njohuritë për Tokën prej librash dhe duke u nisur që nga tekstet amerikane, të shumta në numër, në krahasim me të tjerat, shumica e njerëzve janë mësuar e familjarizuar me të dhënat dhe argumentet përreth modeleve amerikane, si me Apalaçet, Pellgun, dhe Ujëndarësin e Provincës dhe me Kanionin e Madh. Një nga gjërat e shquara të librit të Shehu-t është se ai merr si bazë dhe truall prove një trevë, me të cilën shumë njerëz nuk janë familjarizuar fare. Gjeologjia e Shqipërisë është pak e njohur për pjesën tjetër të botës, kështu që lexuesi do të këtë të bëjë me një përvojë të pazakontë për të lexuar një seri të tërë faktesh, sikurse edhe koncepte të reja tektonike. Ideja që bazamenti paleozoik do të mund të çahej dhe blloqet e ndarë do të mund të largoheshin prej oftioliteve në të njëjtën mënyrë siç largohen kontinentet prej ndarjes së fundit oqeanike, është një risi tipike. Të lexuarit, duke u futur në ide të reja, në një vend ku gjeologjia nuk na është bërë familjare dhe bile edhe emrat e vendeve duhen mësuar rishtas, është një punë e vështirë, por unë besoj se kjo do të shkojë mbarë për të gjithë ata shkencëtarë, që kanë mjaft guxim për të hyrë në zona të reja të të mësuarit.
Prof. Cliff Ollier School of Earth and Geographical Science Universiy of West Australia Nedlands, W.A. 6009

Nga Parathënia e autorit në botimin Anglisht

“The Growing and Developing Earth” (USA 2005)

Duke punuar si gjeolog fushor në fillimet e dekadës së gjashtë të shekullit që lamë pas, u ndodha përballë disa realiteteve që binin në kundërshtim me disa të dhëna e interpretime që ishin pasqyruar në studimet, raportet apo artikujt e autorëve të mëparshëm. Kjo ishte arsyeja që fillova të ngre raportet e punës në nivelet e kërkimit shkencor dhe të vështroja për interpretime të tjera. Mbetesha i habitur përpara interpretimeve tepër interesante të komplekseve të strukturave gjeologjike dhe të marrëdhënieve të tyre, të bëra nga autoritetet e mëparshme, qoftë prej vetë gjeologëve tanë apo dijetarëve të huaj, në mënyrë të ndryshme nga gjendja e shfaqjes në terren. Fillimisht përpiqesha të vështroja brenda vetes dhe mandej të ndreqja gabimet dhe gafat e pararendësve dhe të nxirrja në pah natyrën e vërtetë të realitetit gjeologjik. Kështu fillova të shoshit dhe peshoj në mënyrë shkencore çdo interpretim gjeologjik, nëpërmjet zgjerimit të njohurive të mia; mandej duke vazhduar e duke arritur të futem e të rrëmoj thellë në udhën e marrëdhënieve ndërmjet forcës lëvizëse të zhvillimit gjeologjik të kores tokësore dhe origjinës së transformimit të lëndës prej një gjëndje të panjohur paramagmatike, tek një tjetër trajtë e njohur mirë, që këtu përfshin dukuritë e strukturave gjeologjike dhe proçeset e formimit dhe të shpërbërjes që ndodhin në formacionet shkëmbore në rruzullin tokësor, në trupat kozmikë, e kështu me radhë. Tërë forcat u përqëndruan në drejtim të kuptimit e të përcaktimit të ligjeve që veprojnë si faktorë të përhershëm dhe shkaktojnë ngjarjet gjeologjike në krejt historinë e Tokës.
Pyetja e parë që i bëra vetes ishte: “Ne e shohim qartë atë që shkëmbinjtë sedimentarë krijohen nga shndërrimi fiziko-kimik i shkëmbinjve magmatikë, dhe shkëmbinjtë magmatikë nga ndryshimi fizik i magmës; atëherë, a është e vërtetë se magma formohet prej lëndës së fortë të shtangët (reja pluhurore-gazore ndëryjore) siç është pranuar?”
Pyetja tjetër: “Nëse rrethi vicioz, lëndë e parë pluhuroro-gazore – magmë - shkëmbinj të kores, është interpretim i pavërtetë i ngelur nga tradita, atëherë, a mund të ekzistojë një lëndë tjetër paramagmatike në trajtë të panjohur?... Pse jo?”
Me këto mendime isha lidhur shumë fort dhe akumuloja energji potenciale, me gatishmëri për ta shpërthyer një ditë. Një pasdreke vere (1973), i shtrirë mbi divan, i përgatitur me fiksizmin e Bellousovit dhe Vinogradovit dhe të shumë të tjerëve, qëndroja në anën e kundërt të zhvendosjes së kontinenteve të Vegenerit, kur papritur i bashkova në një përfytyrim të vetëm, kontinentet e veçuar nga njëri-tjetri; një kokërr portokalli fare të vogël dhe të papjekur në degë, me një gjurmë të padukshme të një vije të lënë nga prerja me një brisk rroje dhe brazdën e formuar tamam përgjatë prerjes së padukshme, tashmë e hapur prej proçesit të rritjes, deri sa ajo portokalle ishte pjekur; mandej në këtë përfytyrim, bashkova edhe një prerje të njëjtë në një kërcell fidani, që me kalimin e kohës, kish qënë shndërruar po ashtu në një brazdë, prej proçesit të rritjes së pemës.
Këto përngjasime u shtrinë përmbi anët skajore të zonës ofiolitike (Mirdita) të Albanideve. Atëherë arrita në përfundimin që kontinentet janë larguar nga njëri-tjetri në të njëjtën mënyrë, të shkaktuar prej rritjes dhe, hapësira e çarjes së formuar ndërmjet llokmave të shkëputura, që iknin nga njëra-tjetra, do të duhej të mbushej me lëndë të gjeneruar rishtas.
Fillova të sistemoj idetë për veprimtarinë e ardhshme në formë të një plani pune, kur problematika e shtruar kishte arritur në 28 pika. Pika e parafundit ishte që graviteti, si pasojë proçesi, duhet të jetë i ndryshueshëm; kurse pika e fundit përcaktonte se një hipotezë e tillë, duhet të jetë parashtruar më parë nga të tjerë.
………
Më parë, të dhënat dhe interpretimet e reja që dilnin nga puna fushore më botoheshin nga redaksia. Por para publikimit, redaksia (për të hedhur poshtë miopinë dhe skepticizmin) organizonte verifikim dhe diskutime “in situ”, direkt në vend. Por një qëndrim i tillë i redaksisë nuk vazhdoi, kur më vonë (1978) ajo më ktheu mbrapsht, dy artikuj me temë “Nga Albanidet te Rruzulli Tokësor”, duke pretenduar se ishin të papërshtatshëm nga ana teorike. Mua m’u duk se refuzimi bëhej se nuk ekzistonte mundësia që interpretimet të verifikoheshin “in situ” në terren.
Kështu vendosa t’a shprehja idenë nëpërmjet një libri. Aty nga fundi i viteve ’70, shtiva në dorë një libër të veçantë “The Expanding Earth” nga studiuesi i jashtëzakonshëm Samual Warren Carey, nëpërmjet bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që e solli dhe para se ta kthenin, e fotokopjuan dhe e arshivuan me kërkesën time këmbëngulëse. Të dhënat dhe interpretimet e Kerit, hapën përpara meje një horizont të gjerë në krahasim me idenë time fillestare. Kështu, më në fund më 1981, libri im “Toka në Zhvillim”, i’u dorëzua me protokoll, redaksisë së filozofisë të Shtëpisë Botuese “8 Nëntori”.
Libri mundi të botohej më 1988, falë redaktores përparimtare Karmen Pashaj, e cila organizoi një mbledhje vlerësimi, me qëllim për të rrëzuar diskriminimin e bërë më parë kundër interpretimeve të reja, nën pretekstin se përmbante edhe qëndrimin filozofik të shtrembër.
Pas një kohë të gjatë, vendosa ta botoja librin në anglisht, për të arritur lidhje me studiues dhe kërkues nëpërmjet medias. ………………
……………………..
Në thelb të çdo zhvillimi qëndron bashkëveprimi dhe transformimi. Në këtë parim mbështetet botkuptimi im për botën. Në këtë formulim mbështetet pikëpamja ime që ekspansioni i Tokës, thënë më mirë, rritja e Tokës, ndodh si një pasojë në transformimin universal të materies. Duke arsyetuar në këtë mënyrë, ekspansioni nganjëherë mund të përmbajë rritjen, por jo përherë. Ekspansioni qëndron më afër konceptit të zmadhimit apo edhe fryrjes, ndërsa rritja kurrësesi. Por sidoqoftë, argumentat e mia, tregojnë që bashkëveprimi çon edhe në zmadhim. Atëherë Toka nëpërmjet proçesit të rritjes, zgjerohet dhe zhvillohet dhe, në këtë rast, ekspansioni duhet të përfshijë rritjen dhe zhvillimin. Kjo është arsyeja përse interpretimit tim i u desh titulli “Toka në Zhvillim” dhe tani për të qëndruar pranë konceptit “Toka në ekspansion”, preferoj që të flitet për “Tokën në rritje dhe zhvillim".

V L E R Ë S I M E
“Pasi lexova librin e fundit të Prof. Dr Vedat Shehut “The growing and developing Earth”, një botim që i ka rezistuar kohës dhe tashmë është i kërkuar nga lexuesi në shqip, përjetoj teoritë e zhvillimit të planetit Tokë, rritjes dhe evolucionit të saj. Vedat Shehu me pasion, si gjatë gjithë veprimtarisë së tij kërkimore-shkencore, ka shtjelluar sipas këndvështrimit të tij, teorinë e formimit dhe evolucionit të Tokës, duke shfrytëzuar erudicionin e vet shumvjeçar, nisur nga ndërtimi dhe zhvillimi gjeologjik i Albanideve. Hulumtimet e tij në shkencat e tokës në përgjithësi e ato mbi zhvillimin e ofioliteve të Albanideve në veçanti, që janë çelësi i ndërtimit e evolucionit gjeologjik të Shqipërisë e më gjërë, i dhanë Prof. Vedatit argumentat bazë për interpretimet globale të trajtuara aq me pasion në këtë libër; gjetjet dhe interpretimet e fakteve të ndërtimit gjeologjik krahinor e më gjerë i krijuan pavarësinë e mendimit që shkon shumë larg, nga Toka në brendësi të saj, thellë në bërthamë e nga sipërfaqja në hapësirat… Me këtë interpretim origjinal mbi zhvillimin e rruzullit tokësor, në unitet dinamik me proceset fiziko-kimike të shndërrimit të trajtave të materies në gjithësi, Vedat Shehu del si një pararendës i guximshëm në hapjen e një dritareje të re për t’i vështruar ndryshe dukuritë e Tokës, të ndodhura në një skutë të universit. Do të më pëlqente ta konsideroja Vedat Shehun evolucionistin e shkencës së sotme. Interpretimet e tij shpresoj të bëhen bazë diskutimesh për çuarjen përpara të mendimit paraprirës përshpjegimin e proceseve universale që ndodhin në Tokë sikurse në kozmos.
Prof. Dr Salvatore BUSHATI Akademia e Shkencave e Shqipërisë
344
* * *
Artikull nga Thanas Gjata (1990)
në Bul. i Shk. Gjeologjike Nr. 3, f. 131-13 v.
Vështrim për problemet bashkëkohore gjeotektonike
- Të para në dritën e librit “Toka në Zhvillim” të autorit Vedat Shehu -
(me shkurtime)
Vitet shtatëdhjetë të këtij shekulli janë quajtur, me të drejtë nga studjuesit e shkencave të tokës, “Vite të triumfit të Tektonikës së Re Globale” apo të… “Tektonikës së Pllakave”. Të dhënat e reja nga fundi i oqeaneve që flasin në dobi të ndarjes dhe largimit të kontinenteve u përvetësuan nga teoria e “Drejfit” e Vegenerit (1910 – 1912) e flakur nga shumica dërrmuese e gjeologëve. Duke u njohur me librin “Toka në Zhvillim”, teoria e paraqitur të duket sikur është fiksiste dhe s’është mobiliste, nga ana tjetër të duket sikur është mobiliste dhe s’ështe fiksiste. Fiksizmi dhe mobilizmi këtu formojnë një unitet të kundërtash. ....... . Nuk mund të pranohet një gjithësi e mbyllur dhe e fundme, historia e së cilës nis me një shpërthim të madh të një pike materiale (Silk, 1982), apo me kondensimin e një materieje rrezatuese të shpërndarë (Zeldoviç, 1971). Uniformiteti i përbërjes materiale që gjoja paska ekzistuar në një gjithësi të mbyllur, para se të fillojë formimi i elementeve kimike dhe i proceseve të tjera kozmologjike, të çon në pranimin e “fillimit” të paqenë. Po në qoftë se të dhënat në gjeologji tregojnë se hipotezat gjeoteknike duhen ndryshuar, kurse nga ana e tyre hipotezat e origjinës së tokës bëhen pengesë për këtë, atëherë a duhet të preken dhe të korigjohen edhe këto të fundit nga të dhënat që jep Toka mëmë? .................................................................................................................................. Thelbi i teorise ketu qendron te formulimet qe jane disa : - Bërthama e Tokës nuk mund të qëndrojë inaktive (mosvepruese) në proceset që shndërrojnë dhe zhvillojnë Tokën-planet. - Në zonën qendrore të Tokës në thelbin e bërthamës mendohet prania e një materieje stërgrimcore e stërngjeshur; - Në mënyrë të vetvetishme, ndoshta edhe nga ndonjë veprues i jashtëm kozmik, trajta e stërngjeshur shpërbëhet progresivisht doradorës; - Kalimi i materies së stërngjeshur të bërthamës në lëndë elementësh kimikë bën që stërgrimcat në strukturat e reja të zënë një vëllim shumë më të madh nga vëllimi i mëparshëm, duke hyrë në proceset e magmatizmit, shkëmbformimit dhe tektonikës, rrit nga brenda pështjellën e bërthamës, kushtëzon çarjen e kores dhe largimin e plisave nga njëri-tjetri, mbushjen e hapësirës së formuar me lëndën e re që ngurtësohet.
Këto procese përfundojnë me rritjen e rrezes dhe zhvillimin gjeologjik të rruzullit. Po të pranohet kjo skemë e ndërtimit të brendshëm të Tokës me proceset përkatëse, atëherë duhen ndryshuar përfundimisht koncepte të tilla, si ato të përheshmërisë së madhësisë së tokës dhe gravitacionit, për natyrën jo korpuskularo-valore të gravitacionit, për energjinë e brendshme të Tokës prej zbërthimesh radioaktive, për natyrën e shpërthimit të vullkaneve dhe rënies së tërmeteve, për evolucionin e litosferës hidro- dhe atmosferës. .............................. .....................................................
Libri “Toka në Zhvillim” ka për strumbullar materien e stërngjeshur në thelbin e bërthamës së Tokës. Nga shpërthimi u formuan shumë truptha me lëndë të stërngjeshur, të cilët u shpërndan e u përqendruan në qendra gravitative, që formuan yjet dhe sistemet e tyre, sikurse sistemin tonë diellor. Në këtë moment ndodh shpërbërja e trupthave dhe bashkimi i tyre në planete që vërtiten rreth trupit më të madh, Diellit fillestar. Nën këtë këndvështrim trajtohen jo vetëm prejardhja e Tokës por edhe zhvillimi i saj gjeologjik i mëtejshëm. Kështu, shpjegohet zhvillimigjeologjik i Albanideve si pjesë përbërëse e gjeosinklinalit Tetis me kore oqeanike. Mbi këtë kore oqeanike dhe mbi rrënojat e Kaledonid-Hercenideve zhvillohen formimet e sistemit alpin. Në bazë të kësaj skeme ofiolitet e Albanideve dalin jo më të rinj se të Triasikut të Mesëm dhe jo më të vjetër se mosha e series “Luma” me moshë permo-triasike dhe mungesa e vullkanizmit Jurasik në krejt Albanidet. Në Jurasikun e Mesëm – të Sipërm e në faza të ndryshme të tektogjenezës alpine ndodh, sipas tij, edhe depërtimi në formë protruzionesh apo diapirësh i disa masiveve ultrabazike ......................................................................... Sipas “Tokës në Zhvillim” këto struktura janë autoktone dhe në vullkanitet e këtij bazamenti duhet pritur gjetja e përqendrimeve industriale të bakrit dhe polimetaleve.
Libri i Vedat Shehut në fillimet e tij do të vuajë “dhimbjet e lindjes”. Teoria e zhvilluar te libri “Toka në Zhvillim” do të jetë një shtysë për të çuar më përpara e në një mënyrë të re debatin në gjeologji e në shkencat e tjera, që kanë për objekt studimi Tokën. Nga debatet ballafaqimi i materialit do të dalë se me cilën nga teoritë e mësipërme shpjegohen më mirë dukuritë gjeologjike në Albanide që nga origjina e tyre. . .
Shënim: Duke konfirmuar këtë vlerësim për botimin e parë, theksoj se botimi i tanishëm i “Tokës në Rritje dhe Zhvillim” i përgjigjet kërkesave të progresit shkencor në studimin e Tokës dhe universit.
Prof. As Thanas Gjata, d.v. Tiranë, Qershor 2009 . . .
“Si përfundim, studimi monografik i Vedat Shehut për Tokën që zhvillohet nëpërmjet rritjes më duket se shpreh qartë sintezën e anëve të qëndrueshme të dy drejtimeve dominuese në gjeoteknikë: neofiksizmit dhe neomobilizmit, si dhe drejtimit aktualisht të nënvlerësuar, ekspansionizmit, por problemet ai i shqyrton nën një këndvështrim tjetër, që ndryshon rrënjësisht mënyrën e të menduarit nëpërmjet një konceptimi krejt të ri të rolit të bërthamës në zhvillimin gjeologjik të planetit, që nga origjina”.
Inxh. Savet Ohri nga recenza për botimin e vitit 1988
* * *
“Libri Toka në Rritje dhe Zhvillim pararend revolucionin bashkëkohor që po përgatitet për të kuptuar thellë format e shfaqjes dhe të bashkëveprimit të materies, përfshi interpretimin e thjeshtë, por për mua shumë të qartë, rolin e një trajte të stërngjeshur që transformohet në zonën qendrore të planetit, duke e bërë atë trup kozmik të gjallë… Botimi i librit nderon autorin dhe kolegët e tij, neve të gjithëve, sepse kështu mposhtet një ndjenjë mosbesimi në forcat tona dhe një qëndrim përulës ndaj të huajës dhe tradicionales konservatore që pasqyrohet edhe këtu ndërmjet diskutimeve tona.”
Prof. dr. Bajram Hysa, pedagog i ekonomisë politike, nga diskutimi për botimin e vitit 1988
* * *
“Nëpërmjet teorisë së Tokës në Rritje dhe Zhvillim del më së miri në pah lidhja dhe varësia e përgjithshme e gjërave edhe në Albanide, të konsideruar si mostër e rruzullit tokësor. Kuptohet pandashmëria e lëvizjeve gjeologjike nga procest kozmike që çuan në formimin e planetit dhe që veprojnë për modelimin e tij sot, bashkë edhe me transformuesin më të madh të natyrës, njeriun. Revolucionarizohet metoda e kërkimeve gjeologjike, sikurse për kërkime kozmike”.
Dr. Paqëor Shehu, pedagog fillozofije, nga diskutimi për botimin e vitit 1988
* * *
“Faleminderit për librin, Dr Shehu. Më duket se keni shkruar një libër shkencor të peshuar mirë. Mirë u pafshim në konferencën e Urbinos”.
Prof. Giacarlo Scalera
Nga Mesazhi për pjesëmarrje në Koferencë “Konceptet e Reja në Tektonikën Globale” 28 – 31 Gusht, Urbino, Itali
* * *
Vedat Shehu ka përpiluar një libër të shquar që unë do t’ua rekomandoj gjithë shkencëtarëve të Tokës. Ai përfaqëson një pikëpamje të pazakontë, shpesh të ilustruar me shembuj të panjohur,që kanë për të futur një frymë me ajër të freskët në shumë debate gjeologjike.
Prof. Cliff Ollier
School of Earth and Geographical Sciences University of Western Australia Nedlands, W.A. 6009
* * *
“Si reçezent i botimit të parë dhe redaktor i anës gjeologjike të ketij botimi kam formuar pershtypjen se te “Toka në Rrritje dhe Zhvillim”, autori pasqyron arritjet e kohës në kozmologji në një sintezë të avancuar të praktikës kërkimore studimore të arritur në Albanide, të integruar me tri drejtime fundamentale: tektonikën globale, shkëmbformimin si proces universal, nocionin unik dhe universal të materies në bashkëveprim dhe shndërrim të përhershëm të pakufizuar në kohë dhe hapësirë. Shpresoj shumë se ky libër do të ketë jehonë, veçanërisht tek studjuesit e rinj të shkencave të natyrës, sidomos tek ata që do të kenë objekt studimi Tokën”.
Prof. Aleks Vranai, autor i gjeologjisë së Shqipërisë
* * *
“Ndër veprat shkencore për Tokën, planetin tonë të gjallë dhe të begatë, që rron, zhvillohet dhe evolon me nxehtësinë e vet tëbrendshme, zë vend të merituar edhe libri i gjeologut pasionant Vedat Shehu “The growing and developing Earth”, që tashmë, pas rreth dy dekadash, po e shohim përsëri të rinovuar në shqip. Në këtë libër pasqyrohet edhe dinamika e zhvillimit të Albanideve, duke shprehur edhe kontributin shqiptar në gjeoshkencat bashkëkohore”.
Prof. Dr. Alfred Frasheri Fakulteti Gjeologji Miniera Universiteti Politeknik i Tiranës
* * *
“Megjithëse kam bindje se në shkallë globale “Tektonika e Pllakave” shpjegon qartë proceset dhe fenomenet gjeologjike dhe në shkallë lokale vërtetohet plotësisht, veçanërisht në Shqipëri, mendoj se botimi i ri i librit të Vedat Shehut “Toka në Zhvillim”, me një orientim ndryshe, mbështetet në përvojën shumëvjeçare të autorit dhe në studimin dhe interpretimin e një literature të gjerë. Uroj që kjo teori e pazakontë të zërë vend në debate të nxehta, jo vetëm në gjeologji”.
Prof. Dr. Inxh Lirim Hoxha
* * *
“Vedat Shehu, pas studimeve të rëndësishme që e çuan në formulimin e koncepteve origjinale për magmatizmin ofiolitik, relativitetin e mbihipjeve dhe për elementet e përbashkëta në zhvillimin e zonave tektonike, po na jep ribotimin e rikonstruktuar te librit “Toka ne Rritje dhe Zhvillim”, ku del në pah një vështrim i ri shkencor për origjinën e energjisë së brendshme të Tokës, për shkakun e thellë të levizjeve gjeologjike; mekanizmin që largon kontinentet nëpërmjet procesit të rritjës, faktorin që ka formuar, shkallë-shkallë, edhe koren tokësore të Albanideve me formacione shumë të larmishme në përmbajtje dhe në veti fiziko-mekanike.”
Prof. As. Kujtim Onuzi Shef i departamentit të gjeologjisë së Shqipërisë
* * *
“Më duket se në librin Toka në Rritje dhe Zhvillim” Vedat Shehu, perveçse jep një kuptim të ri të gjenerimit të energjisë së brendshme të Tokës, na ka hapur shtigje te reja për te rivlerësuar moshën e ofioliteve, marredhënieve ndërmjet zonave tektonike dhe orientimin e kerkimeve gjeologjike ne Albanide”
Dr. Inxh. Hasan Bakia Ekspert në ekspediten e naftes në Ohajo (USA)


* * *

Komenti Vepër e një Jete në Fushën e Teorisë së Rritjes së Tokës
1, Janar 2008

Ky libër është fryt i punës së autorit për një jetë të tërë. Ai është thjesht një gjeolog fushor. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, ai e vëzhgon të vërtetën dhe nuk pajtohet me atë që gëzon popullaritet, por me faktet gjeologjike. Fakti është ky, toka po rritet dhe ne na duhet të fillojmë të kërkojmë shkakun përse. Shehu hidhet nga shembujt praktikë gjeologjikë të vendit të vet në Shqipëri dhe të maleve të atjeshme, te formimi i planeteve, sistemit diellor dhe galaktikave, mandej drejt udhës zbritëse kalon te grimcat e nivelit atomik dhe subatomik. Ai kapërcen, nga mikro në makro-botë, me lehtësi, duke u mbështetur gjithënjë te gjeologjia, që e njëh mire dhe që e do. Këtu nuk është rasti që ju të bini dakort edhe me disa interpretime të tij te veçanta, për atë se pse toka është në rritje dhe zhvillim. idea është që ai këtu po provon të vërtetojë konceptimin e rritjes, ndërsa, vepra e tij është nxitëse dhe e miratueshme. Në këtë udhëtim, ai jep një permbledhje te madhe të historisë dhe fakteve të mendimit që toka është në rritje – një teori kjo që po fillon të fitojë pranim gjithnjë e më të gjerë, pavarësisht nga përpjekjet e rrymës kryesore për ta ndrydhur atë. Toka rritet dhe është dikush që ka konsumuar gjashtë dekada duke e studjuar këtë fushë. Libëri jo vetëm që duhet të lexohet nga ata që janë të interesuar për hipotezën e tokës në rritje, por duhet theksuar se është, një ndër pak libra, që veçohet për këtë temë – një punëmonumentale nga një udhetim i jashtëzakonshëm prej një studiusi të patrembur, të zhdërvjellët, pëkushtuar botës dhe veprës për tërë një jetë. Kjo temë një ditë do të bëhet rryma kryesore e shkencës dhe Shehu do të shikohet si një pionier i saj.
Në këtë fushë tashmë janë disa libra që duhen lexuar patjetër. Së pari kjo është një rrymë shkencore kryesore dhe do të jetë fusha e shkencës që do t’i shtrije temat e veta që nga grimcat sub-atomike deri te krijimi i galaktikave.
nga David de Hilster, matematicien. fizikant; Long Beach, CA USA; Publikuar ne www.amazon.com
. . .
F A L Ë N D E R I M E

E ndjej për obligim të veçantë të theksoj këtu se shumë të afërm, kolegë, shokë dhe miq që janë njohur me idetë dhe përmbajtjen e librit, që gjatë punës për botimin e parë e deri më tani, më kanë nxitur apo edhe ndihmuar konkretisht për përpilimin dhe botimin e parë dhe në plotësimet që pasqyrohen në botimin anglisht dhe në këtë botim. Prandaj dua t’i falënderoj nga thellësia e zemës; së pari redaktoren e shquar Karmen Pashai; botuesen e devotshme amerikane Melissa Mills; gjeologët – kolegë prof. Aleks Vranai, prof. Inxh. Lirim Hoxha, prof. As. Thanas Gjata, inxh. Nail Demi; profesorin e filozofisë Paqësor Shehu, profesorin e ekonomisë politike prof. dr. Bajram Hysa, profesorin e kimisë fizike Dine Mere, profesorin e fizikës Agim Bufi, profesorin e matematikës Mina Naqo; meteorologun e pluhurit kozmik Lawrence S. Myers – amerikan; prof. Giacarlo Scalera – italian; prof. Cliff Ollier – australian. Po ashtu, falënderoj shumë të tjerë: të afërm, miq e kolegë që kanë shfaqur përgëzime dhe entusiazëm për përkushtimin tim teorik ndaj Tokës – planet.

Artikull për teorinë e “Tokës në Rritje dhe Zhvillim” nga Illo Foto
Illo Foto
Autor Librash Bujqesore
New York City

Kohët e fundit, shtëpia botuese “Dudaj “ vuri në qarkullim librin “Toka në Rritje dhe Zhvillim”, vepër e Prof. Dr. Vedat Shehu. Ky është versioni shqip i botimit, ndersa pak vite më parë, kjo vepër u vu në qarkullim në gjuhën angleze në Tiranë dhe u ribotua në USA (2005). Bibliotekat dhe libraritë shqiptare janë të paisura me veprën, në të dyja gjuhët. Një libër i tillë, me përmbajtje dhe analiza të plota shkencore, nuk ka ekzistuar në repertorin e bibliografisë shqiptare. Për problemet që trajton dhe për faktin se në këtë aspekt degjojmë zërin origjinal të një shkencetari shqiptar, botimi i kësaj vepre shkencore, përbën një eveniment në historinë e zhvillimit të shkencës shqipetare, kryesisht në shkencat gjeologjike përfshi pedologjinë, po edhe në shkencat e natyrës dhe në filozofi.
Libri paraqet një sintezë të shkencave të tokës, ku mbulesa pedologjike përfaqeson rrënjët e evolucionit biologjik dhe del në pah kuptimi filozofik i materies në formimin e Tokës, që autori e veshtron si “ një mostër të universit në duart tona”. Gjithë jetën njeriu ndeshet me pyetjen se cila ëhtë origjine e sistemit Dielllor dhe e Tokes, ku kanë jetuar brezat dhe do te vazhdojne te jetojnë pasardhesit. Ne kete fushë, teorite spekullative nuk kane munguar dhe hipotezat shkencore kanë zevendesuar njëra tjatrën, pa mëtuar se është thënë e vërteta e fundit. Stacionet orbitale dhe anijet kozmike të ketyre 50 viteve, kanë ndriçuar hipotezën mbi prejardhjen dhe ndërtimin e Universit, që na rrethon. Shtetet e fuqishme kanë vene në dispozicion të sateliteve artificiale dhe të paisjeve për studimin e hapësirës kozmike, fonde marramendëse, çka nuk bëhet për kurreshtje por është fusha që i shërben zhvilllimit modern të shoqerisë dhe shfrytezimit tërësor të burimeve, që janë ende të fshehura në gjirin e planeteve. Gëzojmë mjetet e sofistikuara të ndërlidhjes, të fushës mjekesore, të hartografise, të fotografimit, të fushës ushtarake; këto kanë lidhje të drejt përdrejtë me satelitët artificiale dhe stacionet orbitale. Pa këto zbulime, nuk do të kishim as telefona celularë, as aviacion, as kompiutera dhe as mjete diagnostike të sëmundjeve; nuk do të kishim mjete të parashikimit të motit dhe perspektivën e afërt të parashikimit të termeteve e të vullkaneve. Zbulimet në këto fusha, që e kanë munduar me shekuj njerëzimin, kanë vënë në dispozicion të shkencetarëve te tokës dhe të hapesirës, dëshmi bindëse për të njohur rrugët e universit, siç është edhe rasti i veprës që na ka dhënë profesori shqiptar i gjeologjisë, Vedat Shehu. Libri i Vedat Shehut u është drejtuar 98 burimeve reference dhe është vlerësuar me nota maximale nga 13 shkencetarë të cilët jetojnë brenda dhe jashtë Shqiperise; secili është një firmë e njohur në shkencën e universit. Njeri prej tyre është Cliff Ollier, pedagog ne universitetin e Sydneit, ne Austrauli, i cili është njohur me vepren dhe me realitetin gjeologjik te Shqiperise. Ky personalitet shkruan per vepren qe po analizojme: ”Vedat Shehu ka perpiluar nje liber te shquar ..... 50 vite me pare, shkenca kishte pikpamje krejt te ndryshme nga keto te sotmet. Shehu merr për bazë një truall, për të cilin njerëzit nuk janë familiarizuar “. Nga ky vleresim nxjerr dy perfundime: Vepra e prof. Shehut ka mbështëtjen e zbulimeve me të fundit të shkences dhe autori është berë një zë origjinal në zhvillimet e sotme për studimin e Tokës dhe të Universit.
“Toka në rritje dhe zhvillim”, është produkt i një veprimtarie të gjatë dhe të mundimshme, që përmbledh një punë skrupuloze të studimeve shkencore dhe të analizës së mirëfilltë të punëve në teren për studimin e shkembinjve të trojeve tona, të strukturave të Albanideve. Në këtë kuptim, kemi një autor sa boteror aq dhe kombëtar. Tezat, interpretimet dhe konkluzionet teorike, që shtrohen dhe argumentohen në libër, i sherbejnë njëherazi praktikës studimore gjeologjike, orientimit të kërkimeve planetare dhe zhvillimit të mëtejshëm të shkencës së yjeve. Libri, që kemi në dore, nuk është produkt i një frymëzimi sporadik, as adaptim përmbledhës studimesh të mëparshme, por vepër origjinale e pazakontë që i janë dashur me shumë se tre dekada, për të na ardhur në versionin e përsosur që e kemi tani në duart tona. Konceptet teknike dhe filozofike te gjeollogut Vedat Shehu, për universin dhe tokën, u paraqitën për publikim në formë artikulli qysh në vitin 1978. Këto koncepte u kundërshtuan nga opinioni zyrtar i kohës, i mbytur nga ngarkesat politike. Akulli u kthye në libër dhjetë vjet me vonë, kur u botua versioni i parë me titull “Toka në Zhvillim”. Opinioni tekniko-shkencor i kohës e vlerësoi pozitivisht këtë vepër, që ishte e vetmja e llojit të vet në gjuhen shqipe. Libëri u përpi nga lexuesit dhe brënda javëve të para s’gjendej më nëpër librari. Autori nuk rreshti se kërkuari, ballafaquari, studiuari dhe analizuari, prurjet e reja tekniko shkencore si në fushën e structures së brendshme të Tokës edhe të hapësirës së universit që, 50 vjetët e fundit, janë rritur në mënyrë të pa krahasueshme me periudhat historike qysh kur njihet evolucioni natyror si shkencë. Këtë informacion të saktë dhe të besueshem, autori nuk mund ta linte pa i’a servirur lexuesit të vet pa ia nenshtruar arsyetimit konsguente shkencore. Ishte një sukses i madh fakti që progresivisht informacioni shkencor perputhej me hipotezat e parashtruara në botimin e vitit 1988. Ky fakt është sa inkurajus aq dhe kartë-krediti per botimin e veprës në gjuhën angleze (Tiranë 2004 dhe USA 2005). Ribotimet janë plotësuar deri sa teoria më e plotësuar paraqitet në versionin e sotëm, qe nxori Shtepia botuese “Dudaj”.
Baza teorike e librit qëndron në përkufizimin e trajtave bazë të materjes kozmike në të zakonshme atomo-molekulare; në të superngjeshur të yjeve kuark-nutronik dhe vrimave të zeza dhe në të super-rrelluar të fushave fizike dhe rrezatimit. Këtej del edhe nocioni i energjisë si materje në lëvizje apo potencialisht në lëvizje.
Libri i autorit Shehu na jep analizën e proceseve shndërruese në univers, që të shqyrtuara në pajtim me shkencat e kimise, fizikes, matematikes, filozofise; na shpien në përfundime logjike të të kuptimarit të energjisë universale si hallkë e shndërriimit të trajtave bazë të materies në shumëllojshmëri kombinimesh në objekte aktive kozmike dhe në pafundësinë e hapësirës materiale. Gjejmë në vepër, se universi shtrihet tej rrezes së universit të vrojtuar. Ky univers nuk mund të mbyllet me një kupë qiellore kozmike me Tokën në qendër, përkundrazi Toka ndodhet në një skutë të tij. Mund të mëtosh se universi fillon kudo dhe nuk mbaron kurrkund. Këtë e kanë vërtetuar vrojtimet e sofistifikuara astrofizike dhe astrokimike, sondazhet nëpërmjet anijeve kozmike përmbajtja e gurëve të analizuar, nga meteoritet dhe mostrat e prura nga ekspeditat kozmike.
Galaktikat, yjet sistemet diellore, planetet, materiali gazoro-pluhuror-copëzore, fushat fizike, rrezatimet, të gjitha janë pasoja të të bashkëveprimit dhe transformimit të materjes kozmike në kushte të veçanta të presionit, te temperatures dhe te rëndesës. Toka jonë ashtu si edhe homologet e saj kozmike, përbën vecse nje trup manjetik me te dy polet; por e vçanta e teorisë qëndron në argumentimin e pranisë së një thelbi gjeosferik të stërngjeshur të transformueshëm në berthamë që është burim i pashtershem materjeje atomo-molekulare dhe energjie, ne forme flurishente dhe korpuskulare, njëkohësisht. Është ky process transformimi i pa shtershëm, që e ka bërë tokën planet të gjallë, jo vetëm me dinamikën e zhvillimit gjeologjik, por edhe me fillimin e jetës së mikroorganizmave dhe shkalle shkalle deri në organizmat, ku merr hov dukuria jetesore e fotosintezes. Kjo dukuri është e vetmja, që e bëne të dallueshme Tokën nga homologet e vet planetare dhe nuk përjashton mundesinë e ekzistencës së formave të ulëta të jetës edhe në planete të tjerë. Evolucioni biologjik, nëpërmjet seleksionimit dhe mutacioneve, ka ecur paralelisht me evolucionin e gjeosferave të Tokës.
Koncepti i ri që argumenton origjinalisht autori shqiptar, është ai i pranisë së rruzave apo bërthamave të superngjeshura të transformueshme në mjegullnajat yje-formuese. Në procesin e formimit dhe konsolidimit të sistemit tonë diellor, në një mjegullnajë të tillë, u arritë që bërthama e Tokës, me thelbin e saj të superngjeshur, të bëhet një diell në miniature, i izoluar brenda pështjelljes silikate të gjeneruar prej vetvetes, ndërsa Dielli u kushtëzua prej të qenurit yll, të mbetet bërthamë supergjigante në pamundësi për t’u bllokuar nga materja atomo-molekulare që ai prodhon vetë. Proceset e transformimit të heliosferës së superngjeshur në diell nxjerrin, së bashku me fushat fizike dhe rrezatimet, edhe materje atomo-molekulare. Të njëjtat procese transformuese ndodhin edhe në gjeosferën e superngjeshur të thelbit të bërthamës së tokës, por të pakrahasueshm me Diellin, për nga përmasat.
Rritja dhe zhvilllimi i Tokës është pasojë e aktivitetit të berthamës, më saktë thelbit të saj, që është analog në tërë objektet kozmike aktive që rrotullohen mbi bazën e ligjit universal të rëndesës. Vetë formula e kësaj force si formilë identike me atë të llogaritjes të forces elektrostatike konfirmon se trasmentues i kësaj fiorce është gravitoni, analog me elektronin, por i një sistemi tjetër. Kjo tregon se rëndesa është shfaqje e një forme specifike të materies si pasojë e transformimit të asaj të tejngjeshur. Ne bërthamën e Tokës dhe të trupave qiellore dinamikë, proceset që japin fushë manjetike me energji flurishente, rrezatime, materie atomo-molekulare, janë të ngjashme me ato që ndodhin në transformimin e bërthamave të atomeve të disa elementeve kimike të mirënjohur. Kjo ngjashmeri nuk është rastësore. Ajo është bazë e mikro dhe makro kozmosit dhe lidhjes së tyre, jo vetem logjike por edhe eksizstentciale. Nëpërmjet kësaj njohjeje, njerëzit arriten te hyjnë në brendi të berthames së atomit dhe të bejnë pronë të tyre energjnë e bërthamës, që është e mirënjohurr si energji nukleare. Bërthama e Tokes, megjithse e ngjashme me diellin për nga proceset, në fakt nuk ka per t’u njohur tërësisht dhe konkretisht nga breza shkencëtaresh të së ardhmes.
Bërthamat e trupave qiellore, do ta ruajnë me xhelozi fytyrën e tyre nga publiku, si pjesa më misterioze e ekzistencës dhe dinamizmit të universit. Këtë bërthamë kemi fatin ta njohim nëpërmjet abstragimit shkencor të dhënë në veprën e Vedat Shehut i cili meriton falenderimet dhe mirenjohjen e lexuesve, jo vetem shqiptare.
Analogjia e berthamës se planeteve dhe të vetë sistemeve yjore, me berthamen atomike, përbën nje dëshmi më shumë per vertetesine e teorise se rritjes dhe zhvillimit të planeteve dhe të yjeve. Pak më shumë se rreth 4.6 miliard vjet më parë ka nis formimi i sistemit tone planetar. Përpara kësaj ngjarjeje, ne hapesirën e galaktikës tone, vazhdonin proceset transformuese dhe shpërthimet gjigante kozmike. Një nga këto shpërthime formoi nebulozën apo mjgullnajën me rruzat e superngjeshura në transformim. Nga kjo mjegullnajë gjigante, në kushte të caktuara, u nda sistemi ynë diellor; ku secili planet ndoqi rrugen e vet. Me këtë shpërthim u kalua në një forme tjeter të ekzistencës dhe transformimit të materjes, që në tokë shkakton rritjen dhe zhvillimin e kores shkëmbore, shtresës pedologjike, evolucionin e biospheres, botës tonë.
Nje problem i diskutueshem në rrethet shkencore nëpër bote, ka qene shtjellimi i procesit formues te kontinenteve dhe oqeaneve. Që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, teori me më shumë autoritet u bë dhe vazhdon të jetë, ajo e pllakave. Simbas saj, koria e tokës përbëhet prej pllakash massive të lëvizshme të ndara nga çarje gjigante. Lëvizja e tyre sjell pasoja; së pari, kur ato largohen nga njëra tjetera zhvendosen të mbartura prej rymave vorbulluese të masës së rrjedhshme të nënkores, boshllëku potencial midis tyre mbushet me kore të re oqeanike; së dyti kur ndeshen me njera tjetërën, në vëndin e shterngimit njëra pllakë deformohet duke formuar vargmale, kurse tjetëra zhytet drejtë thellësisë duke u bërë pjesë e rymave vorbulluese. Autori Shehu nuk pajtohet me kete hipoteze, sepse, me këtë mënyrë interpretimi, teoria e pllakave mohon atë që, rritja e kores oqeanike, është dëshmi për rritjen e tërë rruzullit. Perballë kësaj teorie qëndrojnë faktet e integruara në veprën që po diskutojme, në teorinë e rritjes dhe zhvillimit të Tokës, ku del mire në pah se koria shkëmbore gjenerohet vijueshmërisht në çarjet mes-oqeanike. Kjo kore e formuar rishta është derivat final I kombinimeve të elementeve kimikë që i emeton berthama e Tokes prej shndrimit të thelbit të saj të tejngjeshur. Autori Shehu dhe perkrahesit e shumtë nuk e zhvleresojne teresisht teorinë e pllakave. Ajo ka bazën fakteve që vërtetojnë largimin e kontineteve, ndërsa vet dukurinë e mbështet në një veprim të prekshem të një materie të caktuar, që në rastin konkret janë pllakat e lëvizshme. Te dy teoritë pranojnë perbërjen strukturore të planeteve dhe të diejve, por ndahen në pjesën funksionale të mekanizmit formues. Teoria Shehu, ndryshe nga ajo e pllakave, arsyeton ndërtimin sferocentrik të krejtë tokës dhe sidomos të bërthamës së brendshme me strukturë dhe sjellje krejtë të ndryshme nga bërthama e jashtme; është e perllogaritur matematikisht dhe është shume afër parafytyrimit real të lexuesit. Autori strukturën e tokës e krahason me atë të një kokrre pjeshke, kurse procesin e rritjes me atë të një kokërre portokalli në process rritjeje, ku gjurmët e padukshme të të prerave me një teh brisku të lëna në lëvozhgë, hapen dhe bëhen brazda kur kokëra rritet dhe arrin të piqet. Kjo të kujton çarjen e stërkontinentit, largimin e bloqeve continental dhe formimin e oqeaneve midis tyre. Në rastin e pjeshkës lidhja e rritjes me bërthamën është më pak e dallueshme por më funksionale. Ashtu si bërthama, më saktë thelbi i saj e bënë pjeshken pjeshkë, edhe tokën e ka bërë tokë berthama, më saktë thelbi i saj.
Në pajtim me ekuilibrin gravitativ të trajtës sferoidale të tokës, koria oqeanike, si më e rëndë krijon depresionet dhe honet globale midis copave kontinentale më të lehta të larguara dhe në pozicione të gritura. Kjo struturë globale ka kushtëzuar mbushjen me ujë të ultësirave oqeanike. Ka një shkencë që quhet oqeanografi dhe një të dytë, që studjon fundin shkëmbor të oqeaneve. Kjo është e justifikushme deri sa oqeanet përbëjnë 2/3 e rruzullit. Shkencat oqeanike janë në një linje me konkluzionet gjeollogjike të platformës Shehu .
Për të bërë të njohur teorinë e vet të rritjes planetare, të rolit aktiv te bërthamave dhe atë të shkakut të formimit të diferencuar të kores të oqeaneve nga e kontinenteve, shkencetari Shehu ka zhvilluar nje korespodencë të gjerë me studjues të interesuar, në të tërë botën. Nuk ka qenë e lehtë as të pranohej dhe as të injorohej teoria Shehu. Fraza të debateve, që janë zhvilluar edhe në interrmet, për këtë problem, autori na i ka dhenë të shkruara në fund të librit në fjalë. Në këtë kuptim, nuk kemi të bëjmë vetëm me zhvillimin e Tokës, por dhe të vete teorisë të zhvillimit të saj, që aktualisht, nuk është teori e vetme ne shkencen kontaporane te yjeve. Vet lexusi duhet te krijoi bindjen, ne vertetesine e sejcilës nga teoritë, që autori na i ka sqaruar pa paragjykim ne librin e vet. Nuk mund të lë pa përmendur kuptimin matematik dhe filozofik te numurit zero. Matematikisht, thotë autori, zerua ekziston, si kufi ndarës i numrave pozitivë me ata negativë. Shkenca e fizikës ka përcaktuar zeron apsolute të ngrirjes të bashkëveprimeve të materies atomo-molekulare, por nuk ka mundur të vendos një cak të sipërm të temperatures, që të trgonte se bashkëveprimet e materjes nuk mund të krijonin një nxhtësi më të madhe për të matur një temperature më tëlartë. Në kuptimin fizik zero-ja nuk ekziston dhe kemi të bëjmë me një përcaktim filozofik të ekzistences së materies në lëvizje. Ne kufij të caktuar të temperaturës, materia atomo-molekulare ekziston në te tria gjendjet, e ngurtë, e lengët dhe e gastë, duke ruajtur rigorozisht të njëjtën peshë. Në anallogji me zeron analizohet koha dhe hapësira, që janë vazhdim i njëra tjetrës. Shtjellimi i ketyre nocioneve filozofike na janë dhënë në libër, për të krijuar bindjen e vertetesisë së teorise të rritjes dhe zhvillimit të tokës, ku ne jetojmë dhe kryejmë veprimtari transformuse me të gjitha format e materies atomo-molekulare dhe rrezatuese. Kurse trajta e materjes së superngjeshur është jashtë mundësive për të qenë në fushën e veprimtarisë tonë.
Vepra përbën një ndihmesë të vlefshme edhe në fushën e zhvillimit teorik të bujqësisë, si zeje dhe si shkencë. Studimet e hollësishme të planetit dhe të energjisë së berthamës, pohojnë se zhvillimi i kores productive vegjetale, mbështëtet në katër makroelementet që krijojne mijra lidhje dhe në bashkëveprim me elementet e rrallë, mbështësin vazhdimesinë e fotosintezës, nën ndikimin e energjisë diellore. Fotosinteza mbetet procesi i thjështë, për vazhdimesinë e një jete organike të ndërlikuar. Në qoftëse përmëndëm se zerua, s’ka vlerë fizike dhe filozofike, në rastin e jetës së gjallë kjo zero mund te parafytyrohet se ka ekzistuar, pikerisht 2.5 miliard vjet me pare, kur fillon periudha e intensifikimit të pasurimit të atmosferës me oksigjenin e përftuar nga fotosinteza. Ne koren e Tokës, pikërisht në thellësine rreth 50 cm, shpërthen
një energji tjetër. Është energjia specifike, që rrit dhe zhvillon bimët e gjelbëra dhe tërë gjallesat që kanë aftesinë e metabolizmit, shkembimit të lëndëve. Duke vrojtuar bashkëveprimet e komponentëve të kores shkëmbore me komponentët e hidro-biospheres në kryerjen e proceseve jetesore, njeriu arriti të nxjerrë konkluzione shkencore se si mund të veprojë për të rritur aftesinë energjitike të koresbujqësore. Këto arritje sot përbëjnë bazën e fuqishme të bujqesisë moderne dhe të industrisë kimike, që është ngritur për plotësimin e mungesave të elementeve kimike në truallin e kultivueshëm të mbulesës së shkrifët të kores. Njeriu, që kur bëri hullimën e parë të ugarit, zbuloi energjinë kinetike të fshehur në nëntokë. Ndërkohë u bë e njohur se janë kombinacionet kimike të elementeve kimike kryesore, ata që shndërrojnë këtë energji kinetike në energji potenciale të akumuluar në lëndët ushqimore të prodhuara nga bimët. Industria kimike e prodhimit të plehrave, ka ndjekur parabolën e zbulimeve të rëndësishme të përbërjes kimke të kores, ku bëhet hullima e ugarit. Tani kjo industri nuk prodhon vetem komponente me elementët kryesorë, por me tërë elementet përbërës të ushqimit bimor, që emërtohen mikro plehra. Nëpërmjet njohjes së spektrit përbërës të kores në thellësi të hullimës, bujku ka depërtuar në të fshehtat e zbulimit të thellesisë së domosdoshme të punimit, proces pune që ka qenë shumë i ndryshueshëm në dhjetëvjeçarët e fundit. Një gjë mbetet e qëndrueshme: shume elemente të punimit qilizëm janë zevendësuar me kimizimin e bujqësisë. Në kuptimin teknik astronomik, korja e Tokës, vazhdon në thellesi të rruzullit, me qindra kilometra. Pjesa pranë-sipërfaqësore e kores tokësore ku shtrihet veprimtaria praktike e njeriut është ajo ku gjejnë zbatim interpretimet që dalin nga teoria Shehu. Këtej konkludohet se duhet të korrektohen disa praktika të pasuksesshme të bazuara në disa koncepte standard të trashëguara si në kërkimin e disa mineraleve xeherore, ashtu edhe të hidrokarbureve. Një perspektive të veçantë do të kenë interpretimet për aplikimin e bashkëveprimeve shndrimevenë që ndodhin në mjedis, ekologjinë e mjedisit; në mjedisinë bujqësor. Korja e dobishme për bujqesinë përqëndrohet deri ne 50 cm. Pikërisht këtë shtresë të koeres tokesore, do ta emertojme korja bujqesore e tokës, që po t’i përmbahem termologjisë së gjeosferave do ta quaja agrosfera. Sistemi rrënjor i bimëve shkon në thellësi të tjera, gjë që varet nga veçorite biologjike të bimës, por në çdo rast, sistemi rrenjor mbetet me i shkurter se kurora ajrore. Këtu fillon bujqësia, pikërisht në koren bujqesore, ku kryhen operacionet e punimit, të tokës, të përkujdesjeve ndaj bimëve dhe të kimizimit. Shkenctarët e tokës e konsideruan të pa mjaftueshëm kimizimin, prandaj në dhjetëvjeçarin e fundit, u vu në zbatim përdorimi i nxitësve hormonorë.
Nga studimi i vëmëndshëm i interpretimeve shkencore të librit, mesojmë se korja bujqesore është objekt i gjalle, që rritet dhe zhvillohet. Vetë bujqesia është zeja që harmonizon veprimet, me rritjen dhe zhvillimin tërësor të Tokës, si trup i gjallë. Gjithëçka varet sa do të perfitojmë nga energjia që çliron materja e stërngjeshur e bërthamës dhe ajo e diellit. Kjo energji praktikisht është pothuajse konstante në të tëra pikat e rruzullit që kanë raporte të njëjta me diellin, por rendimentet bujqesore janë të ndryshme, çka e bënë bujqesinë një lloj industrie të gjallë, që çdo ditë gjen mënyra të reja, për t’u shkëputur nga rastësia dhe të papriturat e kushteve natyrore.
Libri i profesor V. Shehu përbën një ndihmesë të veçantë në serinë e botimeve shkencore të shqipes. Nëpërmjet studimit të të dhënave të fundit mbi gjithësinë, autori ka vërtetuar se Toka është ndër objektet e gjallë të gjithësisë dhe energjia e Tokës buron nga zona e saj qendrore që përmban thelbin e sterngjeshur. Mbi bazën e kësaj teoreme, shtjellohen terë proceset jetësore që zhvillohen në gjithësi dhe në Tokë. Zëri i shkencetarit Shehu është origjinal dhe ka siguruar perkrahjen e shume autoriteteve shkencore boterore. Vepra e tij, krahas rëndësisë astronomike, na njeh me analiza të thella në fushën e shkencave ekzakte, si edhe në fushën e filozofisë, biologjisë, mjedisit dhe bujqesisë. Nuk mund të quhesh njeri i plotësuar në fushen arsimore, në se nuk njeh mjedisin ku jeton dhe punon. Mund të jesh inxhinjer që harton e zbërthen projekte, mund të jesh gjuhëtar që vepron me shumë gjuhë, mund të jesh jurist klasi a specialist bujqesie, ashtu siç mund të jesh ushtarak apo filozof; në se nuk ke përvetësuar teorinë e mjedisit, vlerat intelektuale janë të kufizuara.
Profesor Shehu vjen nga një e kaluar profesionale shumë vepruese. Ka punur në ekspeditat gjeologjike dhe shumicën e jetes e ka kaluar në mes të shkëmbinjëve dhe analizave të mostrave të shkëmbinjëve, të Alpeve. Korabit, Malit të Thatë dhe të tërë Atdheut. Pérbën shembull frymezimi për gjeologët e rinj, në sherbim të zbulimeve të tjera gjeologjike. Si komb, jetojmë në një pjesë rruzulli, ku nëntoka vazhdon të ruaj thesare të njohura dhe të pa njohura. Del detyrë që këto pasuri, të zbuluara, të rivlerësohen dhe të zgjerohen në bazë të arritjeve shkencore botërore, integrimin më të lartë të të cilave e gjejmë tek teoria e bujshme e Tokës në Rritje dhe Zhvillim. Dhe mbi këtë bazë teorike të vështrohen kërkimet dhe zbulimet e ardhëshme në gjeomjedisin tonë. Prapambetja në prodhimin e mjeteve të sofistikuara të teknologjisë së lartë tek ne, nuk ndikon fare në kapacitet dhe arritjet e njerëzve tanë në progresin shkencor dhe zotrimin e manipulimin e teknologjisë së sofistikuar që gjëndet në tregun global. Shkencetarët tanë kanë rastin dhe mundësitë të japin ndihmesë krejt të veçantë për kombin. Bashkerendimi i forcave shkencore të tëra trevave shqiptare përbënte një ëndërr të Rilindasit tonë të madh, Samiut. Me këtë rast dua të shfaq dëshirën që, bashkatdhetarëve të mi të arsimuar, për të mos patur mangësi në formimin e plotë intelektual, t’iu rekomandoj të gjithëve: “Mbani në bibliotekat tuaja edhe këtë libër shumëvlerësh që shqyrtuam”.
Illo Foto New York Tetor 2010

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...