2011-02-22

Shkrimi që nuk desha ta shkruaj.


Nga Ekrem Kryeziu
Inteligjencia post festum!
Dhe ndodhi ne Tirane 21 janari. I eger, i dhunshem, i pergjakshem, pjesetari se ciles kurre nuk do te doja te isha, edhe pse jam edhe une shqiptar, si te gjithe ata qe ulerinin ne sheshin para kryeministrise. Cfare tash? A mjafton te kenaqemi me kete konstatim dhe, te mbeshtjelle me mosperfilljen intelektuale ndaj te vjellave te plebsit te cilit ne, intelektualet, nuk i takojme, t’i presim reprizat e happening-eve te ketille? Duke i shikuar ne televizionet shqiptare dhe ato gjitheboterore grupet e cakerdisura se si me shkopinj te gjate, hunj dhe shufra te metalit e sulmonin policine qe mbronte institucionet, ne ninezen e mendjes mu ngjallen pamjet e turmave serbe, te orkestruara nga krimineli i luftes Millosheviqi. Keto falanga te udhehequra nga ky ish-komunisti tentonin dhe per nje dekade te tere dhe ia dolen te shkelnin cdo gje qe atyre nuk u shkonte per hater. Atehere, ne Serbi, mekembesit e Millosheviqit e shpiken togfjaleshin arsyetues “Ndodhi populli”. Kur “ndodh” populli, gjegjesisht, turma, atehere te mos habitem cfare lene pas vete ky stamped popullor. Kur demat marrin turr, dihet cfare ngel pas. “Demat” e Millosheviqit e kallen Ballkanin duke lene pas qytete te rrenuara dhe viktima te panumerta. Hic disa emra te njohur te cilet emigruan, pjesa dermuese e inteligjencies serbe po heshtte po si ne kohen kur u ngrit Hitleri. Me 21 janar ne sheshet e Tiranes mu duk se, fatkeqesisht, “ndodhi populli”. Millosheviqi e kalli Ballkanin, uroj qe dirigjenti “ndodhje te popullit” ne sheshet e Tiranes te mos e kalle Shqiperine si ne te kaluaren. Dirigjenti i kesaj “Ndodhjeje”, skuadronet sulmuese te se ciles ishin paguar, nje dite para erupsionit, ishte arsyetuar se ai nuk pergjigjet per ate qe mund te ndodhe neser(!). Inteligjencia shqiptare, jo te gjithe, pas ketyre ngjarjeve tragjike e ngrehu zerin. Vone! Post festum!Nuk dua te mendoj se dicka gjenetikisht nuk eshte ne rregull me ne. Nuk dua te mendoj se po na perseritet historia ku ka shembuj se me me deshire kemi rrenuar se qe kemi ndertuar. Nuk pajtohem me kete mendim. Ky reflektim eshte atavizem te cilin pushtuesi eshte munduar te na ngulit ne mendje bindjen se ne jemi shkaterrimtare. Inteligjencia eshte ajo qe, me driten e mendjes, duhet ta ndricoje epoken qe e jeton. Te jete paraprijese, jo ne bisht te ngjarjeve. Heshtja e inteligjencies eshte me pasoja qe veshtire riparohen. Kjo qe ndodhi me 21 janar, qe kurre nuk do te doja te perseritet me, i ka rrenjet pikerisht ne heshtjen dhe konformizmin e inteligjencies shqiptare. 21 janari 2011 eshte vetem maja e ajsbergut qe rrezikon ta ngrije edhe nje here boten shqiptare. Eshte fillim i finales se artikulimeve ogurzeze. Dhenia e celesit te Tiranes, Goran Bregovicit te birit te gjeneralit te ushtrise jugosllave, e cila prej 1945-1999 ishte ekzekutore e shqiptareve te Kosoves, Goran Bregovicit, kompozitorit te filmave te Kusturices, kanakarit te Millosheviqit, i cili ne Pallatin e Kongreseve te Enver Hoxhes i kendonte Kallashnikovit dhe, per cudi, publiku tiranas m’i ngjasonte turmes se mpire qe ne trans duartrokiste. Edhe sot e kesaj dite ndjej dhembje per ta, sic me dhimbsen edhe te shkretet e manipuluar te ketij 21 janari te zi. Edhe per njeren pale edhe per tjetren do te them sic thoshte Krishti “O Zot falja mekatet se nuk dine cka bejne”. Izolimi i gjate komunist i ka shkaterruar ne rrenje, prandaj cfare do qe i ofrohet nga jashte e pranon si vlere. Nese nuk e fajesoj publikun ne “koncertin” e Bregovicit, nuk e fajesoj as ne “koncertin” e 21 janarit. Fajtori kryesor i ketyre dy “koncerteve”, prej te cileve ky i dyti ishte i pergjakshem, eshte ai qe deshiron te ngritet mbi kufoma te pafajshmeve per te ardhur ne pushtet. Si shqiptar qe jam dhe qe e di kush eshte Bregovici, ky jugosllav i mykur, po kam frike se nuk po e di se kush eshte ideatori i ketyre dy evenimenteve. Nuk do te doja te them se nje shqiptar mund te veproje keshtu kunder te shtetit te vet. C’e do duhet te pajtohem me realitetin. S’eshte e rastit qe dejmaraku Bregoviq, i cili haparitej ne karrigen e tij ne skene dhe si ne kafenete serbe nga te cilat skuadronet vrastare te ushtrise se babait te tij niseshin drejt fshatrave dhe qyteteve te Kosoves, i kendonte kallashnikovit. Kur dikush ia le livadhin e pambrojtur demat e Millosheviqit mund ta kullosin sa te duan. Si atehere edhe tash inteligjencia shqiptare fatkeqesisht heshti. Heshtjet e tilla ne kohen kur duhet te flitet po na kushtojne dhe do te na kushtojne shume.
Heshtja e inteligjencies shqiptare ndaj akuzuesit te “Rruges se kombit” duke e quajtur kete lidhje gjaku kombetar si “Rruge te asgjekundit”, “Rruge te kotit”, u pasua me nje prononcim te cuditshem ne njerin televizion kombetar shqiptar kur nje analist i paguar, fatkeqesisht, edhe ai bir komunisti, te cilin po ai regjim te cilit me devotshmeri i kishte sherbyer e kishte burgosur, i akuzon ideatoret e “Rruge se kombit” si shkaterrues te ambientit. Pjese te ajsbergut te 21 janarit jane edhe tentativat qe, disa qarqe intelektuale te Shqiperise synojne t’i rremojne themelet e gjuhes se njesuar. Heshtje pas heshtjes dhe nje Zot e di kur do te ndalet orteku rrenues. Nje vella imi qe eshte sa pjese e Kosoves aq e Shqiperise dhe e botes ma tha nje anekdote popullore qe nuk e kisha degjuar me pare: “Nese nje shtepi e ka nje te cmendur, te gjithe anetaret e asaj shtepie vuajne, pos te cmendurit”. Mos t’i rrenojme rruget mbi te cilat ishte dashur te ecim drejt botes se qyteteruar. Ne kete rrugetim nuk do te na ndihmojne as urrejtja as falangat zjarrvenese.
Detyre e Inteligjencies eshte qe te cmendurit te mos i lihet flaka ne dore se ai lehtesisht mund ta kalle shtepine. Shqiperia eshte shtepi e te gjithe shqiptareve, pavaresisht se ku jetojne ata dhe per kete arsye e ndiej per detyre qe ta mbroj nga te gjitha ata qe synojne ta perbaltin nderin e Shqiperise Euroatlantike, Shqiperise te ciles iu hapen dyert e Evropes, Shqiperise me ekonomi ne rritje. Kjo Shqiperi per here te pare ne historine njeshekullore si shtet po arrin te jete mbeshtetese e denje ne luften diplomatike te Kosoves per forcimin e pavaresise. Shqiperia e forte, sic eshte, do te jete krah i djathte i Kosoves drejt perballimit me sulmet dhe planet djallezore sllavobizantine, kesaj radhe te shestuara nga Dick Marty me shoke. Tentim dobesimi i pavaresise se Kosoves edhe kesaj radhe sikur po ndodh ne pajtueshmeri me forcat shkaterrimtare, te cilat nuk po reshtin t’i vene nenkembezen Shqiperise, e cila nuk ka qene kurre me mire se sot. Shqetesimi im nuk ka fund dhe do te doja qe ky shqetesim, qe nuk do te doja te ishte vetem imi, te artikulohet ne menyre te theksuar edhe nga inteligjencia shqiptare dhe te drejtohet kunder ajsbergut qe po synon ta akullezoje Shqiperine dhe me te edhe te gjithe shqiptaret. Uroj qe ta duam Shqiperine dhe te mos e kemi per turp qe kete ta themi hapur dhe me shpesh. Eshte kohe koha qe te gjithe te dalim,
“Te sheshi, te sheshi o burra”… Jo te mbarsur me urrejtje, por me dashuri, se dashuria e shkrin edhe ajsbergun me te madh. Te mos harrojme se te gjithe jemi shqiptare, jo kosovare, jo permetare, jo labe, jo jugore, a veriore, por te gjithe shqiptare. Po te mendojme dhe veprojme keshtu, kurre nuk do te perseriten 21 janari dhe marrite e tjera gjakatare. Inteligjencia nuk duhet te hesht, nese do te jetoje.


Kush është Ekrem Kryeziu?

Ekrem Kryeziu lindi më 1943 në Pejë, Kosovë. Është regjisor për film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova.Diplomoi në Akademinë e filmit në Beograd, dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhen shqipe të TV Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor në TV dhe kinematografi.


Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Radhitet si regjisor produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë.Ekrem Kryeziu, ne TVB nga fillimi 1966 që si profesionist i vërtet pas shkollimit ne Akademinë e filmit luajti një rol me rendësi ne aftësimin dhe përkujdesjen artistike te punës me kamere te xhiruesve te redaksisë Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe "Uka i Bjeshkëve të Nemura" (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic. Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazherit ne montimin e kronikave për lajme dhe emisione te ndryshme. Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës.


Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari "irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi". Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës "Labia" dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor.
Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e luftës së Kosovës, në prill 1999 dëbohet nga regjimi serb për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në ShBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike.


Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve "Një lindje" ka fituar çmimin ORWO, më 1973 ; dy seriale televizive ("Po e zëmë, po e zëmë" 1971, skenarist e regjisor dhe "Pranvera në Prishtinë" 2001, skenarist) ; tri teledrama ("Të ngujuarit" 1972, "Epoka para gjyqit" 1978, "Xhani Ballkaneze" 1980) ; tetë filma TV ("Buka" 1974, "Por" 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit TV, Portorozh, "E kafshoja terrin" 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar "Prix d’Italie", në Milano, "Kur pranvera vonohet" 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Gjurmë të Bardha" 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Një jetë e tërë" 1980, "Gjurmë të Bardha" 1980 – "Arena e Bronztë" për regjinë në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë, në Pula, "Viktimat e Tivarit" 1993 dhe "Rruga Pa kthim" 1994 ; dy videokomedi "Pa pardon" dhe "Sherif Patrioti" 1995 ; dy filma artistikë "Buka e hidhur" dhe "Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna" 1997 ; Ndërsa në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e disa dramave të suksesshme, si "Të ngujuarit", 1971 Prishtinë, "Epoka para gjyqit" 1978-2003, Teatri Popullor, Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, "Korridoret e Tmerrit" 2002, Teatri Kombëtar, Prishtinë, "Lulëkuqet" 2004, Teatri Kombëtar Gjakovë, "Teuta ose qerrja e fitores" 2004.Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.

Filmografia


Regjisor / Skenarist


Kodi i jetes - (2009), Regjisor dhe skenarist
Rruga pa kthim - (1998), Regjisor
Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna - (1997) , Regjisor & Skenarist
Viktimat e Tivarit - (1996), Regjisor & Skenarist
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjurmët e bardha - (1980), Regjisor & Skenarist
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini), Regjisor
Epoka para gjyqit - (1978) (TV), Regjisor & Skenarist
Reslovi - (1978), Regjisor & Skenarist
E kafshoja terrin - (1977) (TV), Regjisor & Skenarist
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV), Regjisor & Skenarist
Dita e mërgimtarëve - (1975), Regjisor
Pikë e gurë - (1975), Regjisor & Skenarist
Brigada e VII e Kosovës - (1974), Regjisor & Skenarist
Kosova - (1974), Regjisor & Skenarist
Por - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Hleb - (1973) (TV), Regjisor
Një lindje - (1973), Regjisor & Skenarist
Kullat e Junikut - (1973) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjenerata e parë e baletit të TPK-Shkëndija - (1972) (TV), Regjisor & Skenarist
Shkëndija - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Të ngujuarit - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Kronika nga Shqipëria - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Sofra - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Po e zëmë, po e zëmë - (1970) (mini) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Dasma - (1969) (TV), Regjisor & Skenarist
Pasqyra televizive - (1966) TV Seri, Regjisor & Skenarist


Editor


Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV)
Pikë e gurë - (1975)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV)
Kullat e Junikut - (1973) (TV)
Dasma - (1969) (TV)


Asistent


Crveni udar - (1974) (third assistant director)
Uka i Bjeshkëve të Nemura - (1968) (second assistant director)


Producent


Epoka para gjyqit - (1978) (TV) (prodhues ekzekutiv)
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV) (bashkë prodhues)
Por - (1974) (TV) (asistent)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV) (asistent)


Përgatiti:Flori Bruqi


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...