2011-02-26

Në vend të gomarit, sërish goditet samari



Në stilin "trashëgimia e Kalasë është trashëgimi e përbashkët e të gjithë qytetarëve", qeveria edhe njëherë reagoi sikurse një incident që për pak përfundoi pa viktima, të kishte ndodhur në ndonjë "shtet mik" si Bolivia ose Siria, e jo në një lokalitet që nuk është më larg se 100 metra vijë ajrore nga selia e pushtetit ekzekutiv.

Me një fjalor demagogjik, si në kohën kur Savo Klimovski arsyetonte formimin e paraleleve të përziera si hap për krijimin e "vlerave të përbashkëta", Qeveria si struci futi kokën në rërë, duke menduar se nëse nuk e shef problemin, ai do të zhduket.

Pas kësaj sjellje, aspak nuk duhet të habitemi që "gomari" nuk po qetësohet Përkundrazi i trimëruar edhe më tepër nga letargjia e Qeverisë edhe më tej po hedh shqelma. Shqelma të cilët me fuqinë më të madhe po godasin marrëdhëniet ndëretnike, e me atë edhe sigurinë e Maqedonisë.

Tenderi i shpallur tregon se Gruevski nuk heqë dorë nga ndërtimi i kishës në Kala. Kjo do të thotë se të gjitha forcat në të ardhmen sërish do të fokusohen për krijimin e bindjes se "kisha nuk është kishë", e jo për stopimin e një konstruksioni që nuk është i denjë as për kishë, as për muze. Domethënë qeveria po insiston të vazhdojë ndërtimi i një objekti të denjë për të eksponuar vetëm "vlerat" që sjell urrejtja dhe konflikti ndëretnik.

Si mund të përshkruhet sjellja e BDI-së në këtë situatës. Është e qartë se një pjesë e kësaj partie me këmbëngulësi pengoi realizmin e idesë për kryqëzimin e falsifikuar të kishës. Parashtrohet pyetja si do të veprojë pjesa tjetër e partisë. A do të përkrahë aktivistët e saj nga Shkupi në qëllimin e tyre për të penguar bastardimin e Kalasë nga ana e bastardëve, ose do të kërkojë që problemi me kishën të "menaxhohet" sipas terkut të enciklopedisë. Të ketë reagime të fuqishme që do të zgjasin tre – katër ditë dhe pastaj kur të qetësohen emocionet në opinion, ndërtimi i kishës të "stopohet", ngjashëm siç u "stopua" shitja e enciklopedisë .

Mirëpo aty ku gabimet e BDI-së arrijnë kulmin, për fat të keq gjithnjë paraqitet PDSH-ja. Me stilin e saj arrogant, PDSH kësaj radhe iu vërsul Artan Grubit Me sulmet e tyre të çuditshme (të cila me siguri janë të bazuara në mosdurime personale), PDSH-ja defokusoi fajin nga fajtorët e vërtetë, e që në këtë rast janë partnerët e koalicionit qeverisës, tek ata të cilët së paku për momentin stopuan realizimin e një projekti provokues. Që në fakt dëshmo se PDSH kundrejt problemeve pozicionohet duke u nisur nga raportet personale, e jo nga interesat e shqiptarëve, për mbrojtjen e të cilëve trumbetojnë aq shumë.

Në këtë mënyrë PDSH është shndërruar në "bankë zvicerane" për ruajtjen dhe për rritjen e rejtingut të BDI-së. Sepse, dorën në zemër, prej vitit 2008 e këndej BDI, nuk ka bë asnjë vepër me të cilën e meriton rejtingnun e lartë që edhe më tej e gëzon te shqiptarët. Madje ka bë edhe shumë gabime për shkak të cilëve rejtingu i kësaj partie do të duhej të jetë shumë më i ulët. Mirëpo tani po bëhet e qartë se asnjë vepër që mund ta realizojë BDI-ja, nuk e rritë rejtingun e kësaj partie, më tepër se sa paraqitjet arrogante e krerëve të PDSH-së. Dhe nuk ka gabim që mund ta bëjë BDI-ja, e të cilin me paraqitjet e veta nuk e relativizon PDSH-ja. Dhe vazhdimisht luhet një lojë e cila nuk e dëmton as BDI-në e as PDSH-në, (së paku jo krerët e këtyre partive). Sa i dëmton kjo lojë shqiptarët e Maqedonisë është çështje e cila më as nuk ja vlen të komentohet.

http://www.zhurnal.mk/mkd/content/?2011216171353

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...