2011-02-24

Lakandonet: pasardhesit e Maya


Sot pasardhesit origjinale te Maya-ve jane Lakandonet. Per dy shekuj e gjysem 400 Lakandonet kane jetuar ne xhunglen e Chiapas por sot me mjetet moderne te komunikimit po behen pjese e kultures moderne dhe ne kete menyre kultura e tyre e origjines humbet serish.
Lakandonet qe aktualisht jetojne ne pyjet e Chiapas ne jug te Meksikes, adhurojne rrenoja monumentesh te ndertuar ne periudhen klasike te Maya-ve. Sipas bestytnive te petyre pasardhesve ato ndertime ishin krijuar nga qenie mbinatyrore qe ata quajne “k’hu”, dmth “perendi”. Jane shtepite e perendive por syri yne, sipas besimit te tyre, nuk eshte ne gjendje t’i shohe ne te gjithe bukurine e tyre dhe shohin vetem guret.
perveç adhurimit te rrenojave te ndertimeve antike, Lakandonet adhurojne edhe shkembinj te medhenj ne breg te liqeneve dhe per te komunikuar me perendite perdorin tymoses prej balte te pjekur. Keto rituale jane te njejta me ato qe perdornin Maya-t antike.
Gjate disa ritualesh fetare Lakandonet ngjyrosin fytyren, veshjen e tyre dhe tymosesin me “orianen”, me nje fjale nje substance e kuqe si gjaku qe nxirret nga orelana, per te pershkruar sakrificat njerezore qe beheshin nga Maya-t ne periudhen postklasike. Ashtu siç thame me pare, Maya-t mendonin se gjaku ishte nje lidhje me hyjnoren. Vete Lakandonet thone qe “gjaku i njerezve eshte oriana e perendive”; perendite, sipas ketyre bestytnive, kenaqen shume me aromen e gjakut te njeriut.
Lakandonet mbartin me vete nje besim te forte te trasheguar nga Maya-t, ate te Fundit te Botes ose me saktesisht, te mbarimit te “kesaj” bote, te kesaj epoke.

Sipas Maya-ve kane egziatuar 5 periudha kozmike:
periudha e ujit;
periudha e ajrit;
periudha e zjarrit;
periudha e tokes;
periudha e arit/floririt.
Ne çdo periudhe kemi nga nje qyteterim te ri. Keto periudha, me civilizimet perkatese, kane mbaruar te gjitha si pasoje e kataklizmave sepse toka periodikisht ka nje spostim te aksit te saj rrotullues.
Aktualisht ne gjendemi ne periudhen e arit (ne realitet per sa u perketketyre periudhave ka teori te ndryshme) te qeverisur nga Quetzalkoatl dhe periudha jone, sipas kalendarit Maya, do te mbaroje midis datave 21 dhe 23 dhjetor 2012.
Sipas kerkuesit Maurice Cotterell profecia qe ka te beje me fundin e periudhes tone vjen si pasoje e nje llogarie e bere mbi invertimin fushave magnetike tokesore, parashikuar pikerisht per vitin 2012. Per ate vit parashikohet afrimi i planetit Venus drejt Tokes dhe kjo do te shkaktoje nje ndryshim vibracional.
Lakandonet mbeshtesin faktin qe fundi i botes do te filloje me nje eklips te diellit qe do te erresoje pyllin e tyre totalisht. Shume Lakandone u konvertuan ne te krishtere pikerisht sepse e dine qe dita e fundit (xutan) po vjen dhe ne ate dite deshirojne te shkojne ne qiell me Jezusin. Duan te shpetojne.
“E DI QE AFROHET DITA E FUNDIT, KUR PERENDITE DO T’I JAPIN FUND KETIJ CIKLI TE BOTES (…). GJYSHI IM THOSHTE QE ISHTE AKOMA LARG, BABAI IM QE NUK ISHTE AKOMA AFER. POR MUA PERENDITE MA THANE: XUTAN ESHTE DUKE ARDHUR”.
Ne te vertete burime te tjera mbeshtesin faktin qe ne ate date, gjithmone sipas Maya-ve, do te kete nje ndryshim por rraca njerezore do te vazhdoje te egzistoje: imazhet katastrofike qe pershkruhen ne Apokalips (fjale qe perkthehet ne “zbulim”) nuk jane tjeter veçse projeksionet e frikes tone sepse epoka jone karakterizohet nga frika.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...