2011-02-24

Wikileaks zbulon luften e yjeve midis Usa-s dhe Kines


SHBA dhe Kina jane prej tre vitesh ne nje “lufte hapesire” sekretesebashku me nje loje “hedhje dore” te ashper. Konflikti filloi kur kollosi i Lindjes rrezoi nje nga satelitet e SHBA-se, ne janar te 2007, me nje rakete toke-hapesire. Per Shtepine e Bardhe ishte nje tronditje, aq sa pak me shume se nje vit me pas, u ndje e detyruar te pergjigjej duke rrezuar, per here te pare pas 23 vitesh, nje nga satelitet e saj difektoze, me nje rakete te sofistikuar SM-3.
Botes SHBA-te i thane se operacioni u leshua per te evituar ndonje rrezik te mundshem per njerezimin. Ne te vertete qellimi ishte ndryshe: te tregonin muskujt ndaj kinezeve te guximshem. Kapitulli i ri i sages “star wars” – keshtu u quajt projekti i mbrojtjes nga raketat ballistike nderkontinentale enderruar ne vitet ’80 nga Ronald Reagan – tregohet nga nje sere kabllogramesh derguar nga WikiLeaks ne te perditshmen britanike konservatore Daily Telegraph.
Menjehere pas goditjes ne shenje te bere nga Pekini ambasadori i SHBA Clark Randt dorezon – eshte data 15 janar 2007 – protesten zyrtare amerikane tek He Yefei, krahu i djathte i ministrit te jashtem kinez. Nje vit me vone eshte vete Condoleezza Rice, ne ate kohe Sekretare e Shtetit, qe paralajmeron Kinen. «Cdo interference e qellimshme – shkruan ne nje memo sekrete – me sistemet hapesinore te SHBA-se do te konsiderohet nga SHBA si dhunim i te drejtave te saj. Amerika nuk perjashton marrjen e nje sere masash te gjera, si diplomatike ashtu dhe ushtarake, per te mbrojtur sistemet e saj hapesinore». Rice, per te nenvizuar seriozitetin e situates, nuk heziton te ngreje ne kete menyre hijen e luftes. Sekretari i Shtetit te SHBA nenvizon me tej se si Shtetet e Bashkuara nuk kane ndermarre teste anti-satelit qe prej 1985. Si per te thene qe, nese do te plaste nje gare per armatosje nuk do te ishte faji i SHBA-ve.
Ne me pak se nje muaj nderkohe gjerat perkeqesohen. Ne 20 shkurt te 2008, ne fakt, kryqezori USS Lake Erie leshon nje rakete SM-3 qe ne 3 minuta arrin dhe shkaterron teresisht satelitin spiun te SHBA-ve 193. Administrata Bush shpjegon se sateliti ishte duke rene drejt Tokes dhe ishte mbushur me mbetje toksike. Metoda me e mire per te minimizuar demet ishte vetem shkaterrimi i tij. Asnje lufte yjesh me nje fjale. Ne fakt realiteti eshte pak me ndryshe. «Pasi morem konfirmim direkt nga qendra e komandes se Paqesorit – zbulon nje kabllogram – te rezultatit te proves anti-satelit, menjehere informuam asistentin e ministrit te Jashtem Liu Jieyi». Nuk eshte per t’u çuditur qe diplomatet e SHBA-se tregojne «zemerim» brenda qarqeve kineze. Qe ne janar te 2010 pergjigjen me shkaterrimin e nje rakete ballistike menje rakete tjeter. Test qe SHBA-ja percepton si «anti-satelit». Ne kete pike eshte Hillary Clinton qe i shkruan qeverise kineze: «Cili eshte drejtimi i programit tuaj te mbrojtjes raketore?»

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...