Asllan Dibrani: Kujtime nga burgu




Gjatë vuajtjes se dënimit isha i burgosur politik si student i Fakultetit Filozofik në grupin e "Gjuhës dhe letërsi shqipe" i dënuar si kundërrevolucionar, irredentist,nacionalist armik ,antijugosllav ,por edhe terrorist dhe shumë e shumë etiketa të tjera çka me shërbyen që ta ndiej veten krenar qe isha ne shërbimin e atdheut tim !



Për ne ish të burgosurit politik ishte një vështirësi e komunikimit me familjet tona nga se kishim një përcjellje të rreptë nga organet e burgut ,sa që letrat është dashur ti dërgojmë të hapura dhe u censururonin nga organet e atëhershme jugosllave .Mbi 50-60 % e tyre nuk e shihte dritën asnjëherë ,por edhe kishte vonesa të tyre edhe deri në tre muaj a ma tepër. Komunikimi mes familjareve ishte i censuruar ku edhe ne vizitat qe i kishim në muaj ,numri ishte i përcaktuar një person ose dy dhe drejt vizite kemi pasur vetëm anëtaret e ngushtë të familjes ,babën nënën motrat dhe vëllezërit,ndërsa familja ma e gjerë nuk na u lejonte qe të na vizitonin . Në ndonjë rast

Pikturë, kartolinë me ngjyra akrill , Uresë kartolinë dërguar motrës Bahrie Dibranit në vitin 1986 nga burgu i Nishit në Serbi!

të keqësimit të situatës politike në Kosovë edhe na u ndalonte fare vizita , ose ishim në përcjellje edhe ma e rreptë se çka po flet me familje, ose edhe si mjete ndihmese kishin edhe aparatet qe incizonin në prezencën tonë në tavolinë! Vështirësitë ma të mëdha kishim ngaqë na transferonin nga një burg në burgun tjetër , por burgu i Nishit ishte ai ma famëkeq që ishte për shqiptarët.


Shpesh here familjaret tanë janë kthyer në shtëpi shumë të shqetësuar dhe te thyer në shpirt nga pamjet tona te deformuara fizikisht nga torturat çnjerëzore nga regjimi serb i asaj kohe, kundër të burgosurve politik shqiptarë qe në shpirtin tone ishte pjekur ideja për Republiken e Kosovës dhe pavarësinë e sajë deri në çlirim nga okupatoi serb !

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)