2011-02-23

The Sun parashikon formimin e Unionit Ballkanik




Tabloidi britanik The Sun shkruan se krijimi i një Unioni të ri Ballkanik me të gjitha vendet që nuk janë anëtare të BE-së është mënyra e vetme për stabilizimin e kësaj pjese të Ballkanit.
Në këtë Union, siç shkruan The Sun, do të ishin: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Maqedonia, raportoi INA

Shqipëria përmendet si shteti i vetëm që nuk është pjesë ish-federatës jugosllave, ndërsa Sllovenia nuk është përfshirë në këtë projekt për shkak se, siç nënvizohet, “ky vend nuk është në shoqërinë ballkanike, ka zgjidhur problemet dhe është anëtarësuar në BE”.

Sipas gazetës britanike, kjo ide është shpalosur nga Washingtoni, ndërsa BE do të ishte pjesë e planit të realizimit, në rast se amerikanët do të shprehnin dëshirë për angazhim të fuqishëm në këtë proces.

Kjo ide është paraqitur për shkak të krizës ekonomike në Ballkan, problemeve të brendshme të këtyre vendeve dhe pas paralajmërimit të stopimit të zgjerimit të BE-së për një periudhë 5-6 vjeçare.

“Me formimin e këtij Unioni, do të uleshin tensionet politike në rajon. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të stabilizoheshin, ekonomia do të rritej në tërë rajonin dhe do të uleshin armiqësitë”, shkruan The Sun.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...