Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar (si psh., për aktoren hollivudiane Sandra Bullock, lajm ende i pakonfirmuar nga ajo vetë), por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja. Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka.
Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria. Po po, nga Shqipëria! Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos facebook, ky të ishte lajmi i ditës. Siç u komentua, përveç faktit që Robert de Niro na nderon me këtë që sapo ka rrëfyer, intervista që iu realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft për të dëshiruar, dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin akoma më të dobët nga italishtja në anglisht të Elisabetta Canalis, e cila jeton në SHBA. Robert de Niro u paraqit fillimisht në Sanremo me divën e kinematografisë italiane, Monica Belluci, e cila si gjithmonë, shkëlqente. Të dy kanë luajtur së bashku në një film që do të shfaqet së shpejti. Sa i takon origjinës shqiptare të Robert de Niros, ne do të përpiqemi të zbulojmë në vijim diçka më shumë nga rrënjët e tij.
Kurse ne wikipedia qe dy dite eshte ky ndryshim ne biografine e tij:
Robert De Niro was born in New York City, the son of Virginia Admiral, a painter, and Robert De Niro, Sr., an abstract expressionist painter and sculptor.[1] De Niro's father was of Italian-Albanian and Irish descent, and his mother was of English, German, French, and Dutch ancestry.[2][3] His Italian great-grandparents, Giovanni Di Niro (the original surname was Di Niro and not De Niro) and Angelina Gashi, emigrated from Kruje, central Albania.,[4] and his paternal grandmother, Helen O'Reilly, was the granddaughter of Edward O'Reilly, an immigrant from Ireland.[5]
Nuk e di se pse ka pritur kaq gjate ky artist te tregoje ne lidhje me prejardhjen e vet, zakonisht artistet dhe figurat tjera te rendesishme ne SHBA kane deshire te permendin prejardhjet e tyre dhe sa me "ekzotike" te jene ato, aq me mire per karrierien e tyre! Zakonisht kam hasur ne citimet ku ata permendin se kane gjak te popullatave indiane vendase ne SHBA sa per t'u dukur me "interesante"! Tashme qe De Niro eshte person i famshem qe shume vjet, them se kjo te mos kete qene motivi i tij per te zbuluar prejardhjen shqiptare.
Por ne anen tjeter, ishte po ky De Niro qe ishte i ftuar personal ne lozhen familjare te tenistit serb Xhokoviq gjate turneut USA Open 2007. http://www.observer.com/2007/novak-djokovic-celebrity
Ky tenist ka prejardhje nga Zvecani (lokalitet i ngjitur me Mitrovicen) dhe eshte i shquar per pikepamjet anti-shqiptare!!
Pra, De Niro duhet te jete me i kujdesshem ne kete drejtim, nuk kerkojme nga ai qe te jete identifikohet gjithandej si shqiptar, por te pakten mos t'i nderoje aq shume personat qe jane me mish e
Aktori italian Robert De Niro ,në Sanremo ,shprehet se per te eshte shume e
rendesishme qe femijet e tij te dijne se kane gjak shqiptar dhe italian
Në festivalin e sivjetshëm italian të Sanremos, i ftuar special ishte aktori
i madh amerikan Robert De Niro, i cili u intervistua gjatë nga prezantuesit
e Sanremos. Teksa flet për origjinën e tij thotë se është me prejardhje të
përzier, një pjesë siçiliane, një pjesë shqiptare etj.
Aktori i fashem shprehet se per te eshte shume e rendesishme qe femijet e tij te dijne se kane
gjak shqiptar dhe italian, ndersa prezantuesja e festivalit nuk e permend aspak fjalen Shqiperi.
HermesNews - ©2011
Përgatiti:Flori Bruqi