2011/02/23

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier: EULEX-i i gatshëm për hetimin e tregtimit me organe




Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka deklaruar se EULEX-i është i gatshëm operativist për hetimin e tregtimit të organeve me njerëz dhe për këtë nuk është e nevojshme të krijohet trup i ri.
“EULEX-i për shkak të mundësive operative mund të ofrojë më shumë sesa të krijohej një trup i ri për hetime apo për zgjerimin e kompetencave për Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë”, ka vlerësuar Zannier, raporton radio KiM.
Në një komunikatë, të cilën e transmeton kjo radio, theksohet se Zannier ka biseduar në Mitrovicë me Sekretarin serb në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, rreth vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kanë të bëjnë për Kosovën, me theks të veçantë në raportin e Dick Martyt dhe qëndrimit të OKB-së rreth tij.
Ivanoviq dhe Zannier janë pajtuar se Kombet e Bashkuara duhet të përcjellin zhvillimet rreth raportit të Dick Martyt dhe hetimeve për tregtinë me organe të njerëzve në Kosovë.

No comments:

Post a Comment

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...