2011-02-24

Pse prof.Nezir Myrta nga Radoniqi i Gjakovës(tash nga Nju Jorku)sulmon shqiptarët me shumë nofka
















Nga Flori Bruqi
Në shumë shkrime virtuale në internet forumuistët përdorin nofka të ndryshme, duke identitetin e tyre. Ka syresh që përdorin emrat e tyre të vërtetë, sepse të tillë nuk i frikësohen të vërtetës. Ata kanë edhe website e tyre virtualë. Ka kohë në disa forume virtuale në internet të hasim emrin Drilon Gega, Odise,Dijedon, Iliriani 01, Lulja 04,Artan Kasapi, etj.,ndërsa sipas mendimit tim është i njëti person, që keqpërdor forumet letrare dhe shkencore.

Një gjë të tillë, duke dashur të humbet gjurmë, ai i cili në vitet 60-ta dhe 70-ta i këndonte himne Titos, tani kyfarë “poeti”dhe forumisti që atëbotë shkruante me emrin e vet të vërtetë, Nezir Myrta,nga Radoniqi i Gjakovës, tani me vendbanim në Nju-Jork, është lëshuar “thellë” dhe merret me trillime dhe të pavërteta për njerëzit…
Neziri si adoleshent filloi të shkruante poezi dhe t’i botonte në revstën letrare “Jeta e re”, në Prishtinë. Për të gjithë lexuesit shqiptarë vlen të veçohen dy poezi (pometha), që ia pati kushtuar Titos siç janë: Josip Broz Tito, Jeta e re, nr.2, 1969, fq.195 dhe poezia tjetër “Burrit të dheut”, Titos me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Jeta e re, nr.3,1972, fq.393.
Ja, pra kush na ishte “zoti” Nezir Myrta, që tani tenton të mashtrojë opinionin dhe të shtiret jo vetëm si krijues, por edhe shkencëtar, duke u “marrë” me ilirishten dhe pellazgjishten, pa pasur njohuritë më elementare për to, por, vetëmse i përshkruan të dhënat nga autorë të ndryshëm, saqë veten e quan edhe më të madh se Çabej, etj., duke mos cituar as literaturën e shfrytëzuar… Kohët e fundit po ky pseudoshkencëtar merr guxim “intelektual” t’i fyejë edhe fytyrat më eminente të kulturës sonë, si fjala vjen, Prof. Isa Bajçincën, njëri ndër njohësit më të mirë të gjuhë së sotme letrare andej dhe këndej kufirit dhe më gjerë. Ai, zotria në fjalë s’e paska harruar akoma zanatin e spiunimit, saqë nuk resht së denoncuari shkrimtarin dhe studiusin e njohur Kadrush Radogoshin, të cilin N.M. me klikën e vetë, në Gjakovë dhe rrethinë saherë u tekej e fusnin në burg, e izolonin e gjer të pushimi nga puna, ku fatkeqësisht vetë Neza ia zinte Radogoshit vendin e punës. Të njëjtin e quan tani Radogoshiq pa fije turpi. Po kështu e emërton edhe mësuesin e popullit, tashmë të ndjerë, Murat Bruqi, në Bruqko. Në të njëjtin stil e fyen edhe Nezir Myrtajn, një burrë që dha kontrubut të madh për lirinë e Kosovës, gazetar i “Kosovës së lirë” dhe agjencisë “Kosovapress”. Ky skriboman i sojit të vet nuk është i vetëm që përgojon, por ka edhe aftësi kompiluese të marra nga shkencëtarët tjerë si Çabej, Jokli, Peackok , Zeune etj., dhe për çudi askush nuk iu kundërvua përveç Agim Doçit dhe unë, që jam vetëm shkrimar dhe gazetar e jo albanolog. Ku është pra guximi intelektual i disa shekncëtarëve, shkrimarëve dhe formustëve që nuk i kundërvihen këtij pseudoshkencëtari virtual. “Lartmadhëria” e tij shfrytëzon IP-të 209.228.34.141 dhe Id:<195.360>
P.s.
Zoti Nezir Myrtja ,me nofkat e tij të shumta ka keprdorë forumet virtuale :www.forumishqiptar.com (illiriani), prof.Besnik Kastrati (kastrati999@hotmail.com ; http://www.zemrashqiptare.net (Artan Kasapi) ,www.albania-today.com(uty7x9@aol.comuty7x9@aol.com) etj.
Poezitë e “patriotit”Nezir Myrta të shkruara në akrostih për Marshalin e Jugosllavisë,
Josip Broz Titon


Nezir Myrta
Burrit të dheut
Titos-me rastin e tetëdhjetë vjetorit të lindjes
Në rrugën tonë të shtruar me eshtra martirësh
E të rime me djersë,gjak e krajata...
Në rrugën tonë,Ti,fuqi të reja ngjesh

Dhe çel horizonte,ndrit si meteor...
Me Ty u hap qielli,u fashit shtërngata-
O Burr i Dheut me fatin tonë në dorë!


Për Ty-me flakë në zemër
Që vigan qëndron mbi kohra të vjetura
Dhe rrit ata gjer dje të paemër;

Për Ty-me mëngë të përvjetura;
Për atë Fuqi jete që na bashkon-
Orfeu i ri,sot,në liri të këndon
(Nezir Myrta,botuar në JETA E RE nr.3-maj-qershor-viti XXIV,faqe 393)


Nezir Myrta
Josip Broz Titos
Akrostih
Jehon'e zemrës u derdh n'at bukuri,
Orfeu i ri me lyrën tinglluese ligjëron,
Si yll n'shkrepa të Ballkanit flakron-
I thjeshtë por tribun i gjakut,krenari.

Pëllumb i shkruar n'qiell t'zemrës sime je-
Burri dheut me gjarpër t'rrufesë n'dorë.
Ruani dritën dhe një shpirt me erë...
roje t;Helikonit,n'për shekuj epope!

Zog i kuçedrës të thanë,por ne t'patëm sokol-
Ty ,dritë e jetës sonë q'e vërbove terrin,
I dhe jetë e dritë edhe cungut t'thamë n'cikol.

Tibul shpir-madh i dashur për njerëzi,
O shpatë Themide që s'e do fare tmerrin-
Sy pranvere që n'mote shkrep shkëndi...

(Nezir Myrta,Jeta e re,nr.2 mars-prill,vjeti XXI)


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...