- Mosrespektimi i marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, duke bllokuar eksportin dhe transportin e mallrave të Kosovës në këto dy vende, po vazhdon t’i sjellë Kosovës dëme të mëdha, vlerësojnë ekspertët për çështje ekonomike. Sipas tyre është koha e fundit që Kosova të marrë masa në këtë drejtim.
Musa Limani, drejtues i Institutit Ekonomik të Kosovës, thotë për REL se bllokimi i Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në tregun e CEFTA-s vazhdon të bëhet për shkaqe politike, edhe pse Kosova është anëtare e barabartë në këtë marrëveshje.
Ndërkaq, Fisnik Reçica, ekspert për çështje të ekonomisë në Institutin Riinvest, vlerëson se dëmet nga bllokimi i Kosovës në tregun e CEFTA-s kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Ai thotë se si pasojë e këtij bllokimi, hapësira e eksporteve është ngushtuar edhe më shumë për eksportet e Kosovës, të cilat edhe ashtu kanë qenë në masë të vogël.
Ndryshe, Marrëveshja për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore apo CEFTA, gjatë këtij viti kryesohet nga Kosova.
Të dy këta ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se Kosova duhet të bisedojë me anëtarët tjerë të CEFTA-s për të gjetur mundësinë e heqjes së bllokadës nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Limani thotë se Kosovës nuk i ka mbetur shtegdalje tjetër përveç aplikimit të masave të reciprocitetit për të dy vendet që po e bllokojnë atë në tregun CEFTA-s.
Ngjashëm shpreh mendimin edhe Reçica, i cili thotë se Kosova fillimisht duhet të aplikojë norma të veçanta tatimore për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilat importohen në Kosovë.