Një emocion apo gjendje shqetësuese janë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, ku do të veçohet rasti i fundit rreth ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit, problematik kjo që tërhoqi vëmendje të madhe dhe u ngritën polemika të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme në opinionin e gjerë.
Emocione pa masë, prekëse për shqiptarët, parashtrohet pyetja se pse, vallë, ndërtimi i një kishe të tillë? Kush e inicioi këtë problem që të shpif emocion dhe urrejtje në mes popullit? Kujt i duhej ky konfrontizëm i çmendur duke ditur se dëmin do vuan populli, rinia, pasi që me këtë gjest të trullosur kujtohen vitet 2000-2001,ku kishte urrejtje, acarime, ballafaqime në mes etniciteteve? Kujt i duhet kjo që të kemi një rini jo të shëndosh dhe të shfaqet mllefi në mes shqiptarëve dhe maqedonasve?
Tani janë zgjuar plagët, tani nuk do jetë ashtu si ishte me herët. Shikimi nuk do jetë i njëjtë si më parë. AI shikim tash u zëvendësua me mllef, urrejtje, ngacmime, lëvizje jo e lirë e qytetarit me frik se mos, vallë, do t’i ndodhë diçka sot , nesër, pasnesër…
Emocionet të thella u shfaqen nga shqiptarët dhe maqedonasit. Atë e shikuam drejtpërsëdrejti. Ishim dëshmitarë të asaj që ndodhi të grushteve të shumta, përgjakjeve, lëndimeve, kacafytjeve dhe që ishte ne shënjestër, si nga brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe zgjoi vërejte te mëdha, rrëzoi imazhin e vendit, vend ky të cilit i duhen reforma dhe anëtarësimi i tij në asociacionet euro-atlantike.
Greva është e drejt demokratike dhe gjithë qytetarët mund të shfrytëzojnë të drejtën për të dal dhe të shprehin at që mendojnë, që u takon dhe është e drejtë, por kur dihet se për çfarë problemi emocional bëhej fjalë, vallë, duhej të ndodhte në të njëjtën ditë ku mundemi të parafytyronim se çfarë do të ndodhte. Vallë, kishte mekanizma te mos ndodhë kjo. Mendimi im është po.
Një trazirë mjaft tensionuese dhe problematike ishte Enciklopedia maqedonase, një enciklopedi fyese e cila zgjoi emocione te thella si nga akademikët, studiuesit, historianët shqiptarë, organizata të ndryshme shqiptare, por edhe vetë qytetarët, si dhe individ të cilët shprehin entuziazmin, pesimizmin rreth ngjarjes në fjalë, ngjarje kjo e cila dita-ditës merrte hovë të madh në vend dhe acaronte marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-maqedonase, ngase për gjithë shqiptarët, kur them “gjithë shqiptarët”, mendoj të Shqipërisë, Kosovës, por edhe në gjithë vendet tjera të botës ishte e papranueshme fakti siç thuhej në Enciklopedinë Maqedonase, se shqiptarët njihen si “arbanas” “arnautë”dhe “si njerëz mali” etj.
Këto janë problematika, ngjarje eksituese, të cilat, pa dyshim ngjallin ndjenja, emocione dhe nuk mund të kalojnë duke thënë: “ani nasht” te asnjë që ka ndjenja dhe gjak shqiptari.
Edhe kjo ishte provokim i radhës politik nga pala maqedonase, e cila kohë pas kohe po zgjon plagë të vjetra, ndjenja, emocione dhe rrezikon stabilitetin, mirëqenien, sigurinë e vendit dhe raportet ndëretnike. Pse vallë aq mllef, egoizëm i shprehur. A thua kujt i përshtatet kjo situatë e tillë? A thua, vallë, edhe kjo ishte thjesht një skenar i përpunuar dhe i përgatitur paraprakisht me qëllim dhe për qëllime te caktuara nga politikat aktuale? Siç shihet, emocionet nuk po marrin fund…
http://www.zhurnal.mk/mkd/content/?201122317846