2011-02-22

Behgjet Pacolli president i Kosovës,Hashim Thaqi premier i Kosovës



Begjet Isa Pacolli (i lindur më 30 Gusht 1951 në Marevc, Prishtinë) është biznesmen dhe politikan shqiptar me nënshtetësi zvicerane.
Ai është president dhe CEO i Mabetex Grup, kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër. Z. Pacolli është gjithashtu president i partisë së tretë më të madhe ne Kosovë e quajtur AKR-Aleanca Kosova e Re. Gjatë katër viteve të fundit ai ka qenë pjesëmarrës ne politikën Kosovare. Besohet që ai është shqipëtari më i pasur ne Botë.
Z.Behgjet ishte njëri nga dhjetë fëmijët i cili u rrit si shumë të tjerë në Kosove ato kohë, pa elektricitet dhe pa ujë të rrjedhshëm. Z.Behgjet ka qenë vazhdimisht i influencuar nga babai i tij dhe vecanërisht nga gjyshi Osman që të mos heqë dorë nga qellimi i tij kryesor ne jetë qe ishte karriera ne konstruktim civil dhe industrial. Pacolli ishte nxënës shembullor në shkollën elementare lokale, me ç`rast ju mundësua edhe bursa shkolllore, e cila i mundesoi atij vazhdimin e shkollës së mesme ne Prishtinë. Atje ai kaloi katër vite, nderkohë qe flinte në një kasolle druri e cila i ishte dhënë bujarisht nga një familje turke, ndërkohë që udhëtonte 80 km, dy here ne javë për të shkuar në shtepi qe te merrte furnizime per javen vijuese. Per diplomimin e tij babai krenar per djalin, dëshironte qe ai të behej mesuesi i fshatit, por nëna e tij këmbënguli që ai të shkonte ne Hamburg, Gjermani. Djali ne moshen 17 vjecare, arriti ne stacion të Hamburgut pa para si dhe i uritur. Për të pagur rrugën ai punoi në dokumente, në mënyrë që të mësonte sadopak nga secila gjuhë keshtu siguronte pune per më tej. Pas tre viteve kthehet ne Kosovë me gjashtë gjuhë te mëvetësuara si dhe me nje diplomë universitare më shumë.
Gjate sherbimit ushtarak, Pacolli kontaktoi kompani nga Austria dhe Gjermania te cilat kerkonin pune, dhe menjëherë pas mbarimit te ushtrise ai ju bashkangjit kompanisë austriake, ku punoi në sektorin e shitjes per shtetet: Yugoslavi, Bulgari, Poloni si dhe Rusi. Dy vite me vone, ai shkoi ne Zvicer dhe filloi punen me nje kompani zviceriane me te cilen kontaktet e para i pati ne Moskë.

Behgjeti është djali i Isa dhe Nazmije Pacolli. Ne vitet e 70-ta ai emigroi në Hamburg, Gjermani ku u diplomua ne Ekonomi, si dhe specializoi ne Marketing dhe Menaxhim. Ne vitin 1974, ai përfundoi sherbimin ushtarak si dhe u rikthye ne Kosovë. Më 1976, Pacolli shkoi ne Zvicër ku u bë njëri nga top menaxherët e Inerplastica, kompani inxhnierimi dhe biznesi e cila merrej me kemikale dhe plastikë ne bashkëpunim me shtetet e bllokut sovjetik.
Më 1990, ai themeloi Mabetex Project Management, kompani konstruksioni e bazuar në Lugano, Zvicër e cila tashmë është e zhvilluar në një grup biznesi te fuqishëm e quajtur Mabetex Group. Grupi përfshin gjithashtu edhe tabloidin e përditshem kosovar Lajm, e themeluar më 2002. Pacolli qëndron akoma në ditët e sotme Presidenti dhe CEO i Mabetex Group.

Më 1992, gjatë ndërtimit te projekteve në Yakutia, Rusi, Pacolli bashkëpunoi ngushtë me njerin nga personat më të rëndësishëm të Yakutsk , Pavel Borodin. Në momentin që Borodin u zgjodh si president menaxherial i pronave, Mabetix-it iu dorëzuan disa kontrata shumë të rëndësishme konstruktimi, renovimi si dhe përtëritje të Parlamenti Federal Rus, Shtepia e Operas ruse State Duma si dhe Kremlin në Moskë. Mabetex ka ndertuar gjithashtu edhe hotelin e pare luksoz, Swiss Diamond Hotel në eren e re ruse. Në vitin 1998, Prosekutori gjeneral i Rusisë Yuri Skuratov hapi nje investigim kunder Mabetex i cili u bë pasi ai la zyrën, ku akuzonte personalisht Z. Pacolli për korruptim anëtarëve të familjes së Presidentit Boris Yeltsin. Në vitin 2000 Pacolli hodhi në gjygjin rus, Skuratov per shpifje kundrejt tij. Ai fitoi rastin, ndërsa Skuratov u detyrua të paguante 1 milion dollarë për dëmet e shkaktuara kundrejt Z. Pacolli

Pacolli final.jpg

Begjet Pacolli

Ditëlindja:39 gusht 1951



Vendlindja:Marevc, Komuna Prishtinë
Aktiviteti:Biznesmen ,Politikan -President i Republikës
së Kosovës(22.02.2011)
Nënshtetësia:Zvicerane, Kosovare











Mabetex aktualisht është duke punar në Kazakhstan ku po luan një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e kryeqytetit te ri Astana, njëri nga projektet e vlerësuara si dhe tashmë të përfunduara ishte edhe pallati i ri presidencial Presidential Palace. Njëri nga simbolet më të mëdhaja të arritjeve te Mabetex ne Kazakistan ishte edhe transformimi i residencës së presidentit. Tani ajo është një residencë luksoze ku madheshtia e saj eshte nje kënaqësi për personalitet e huaja si dhe për Presidentin Nursaltan Nazarbayev, i cili punon aty. Me vendodhje ne anën e majtë te lumit Essy, arkitektura e saj ndërthur klasiken, modernen dhe influencat etnike. Rezidenca e presidentit eshte pjesë e kompleksit te ndërtesave moderne administrative ne qëndren e re të qytetit – qëllimi kryesor i saj eshte simbolizimi i Kazakistanit të ri.Grupi, eshte faktor i rëndësishëm ne sektorin e ndërtimin të Kazakistanit, ku pjesëmarrja në ndërtimin e ndërtesave te reja te Kazakistanit është diku 40% në qytetin e ri te Astanës.


Në Itali  , Mabetex Grup ka qenë përgjegjëse ne studimin dhe projektimin e teatrit La Fenice   ne Venecia  pas djegjes se saj.

]Uzbekistan

Në Tashkent , kryeqyteti i Uzbekistanit  , grupi i tij ka ndertuar projektin e fituar për hollin e qytetit.


Më 17 mars 2006, Pacolli themeloi partinë politike  (AKR), e cila ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2007 ishte e treta. Gjate ketyre zgjedhjeve ai deklaroi pronë të vlefshme në shumë të €420 milionëve. Pacolli became a deputy in the Assembly of Kosovo and a member of the Committee for Budget and Finance.
Pacolli u bë përfaqëses në asamblenë Kosovare si dhe anëtar i komitetit per Buxhet dhe Financë.
Që në 2004, Behgjet Pacolli ka vazhduar më tej me përpjekjet e tij sa i perket cështjes se Kosovës duke suportuar shumë institucione si dhe grupe përkrahese dhe qeveri te huaja, institucione dhe agjensi internacionale per të përkrahur pavaresinë e plotë te Kosovës dhe njohjen e saj. Z.Pacolli është këshilltar internacional i  CSIS. Që nga deklarimi i pavaresisë së Kosovës në shkurt te 2007, Z. Pacolli ka punuar vazhdimisht në lobimin e shteteve që të njohin zyrtarisht Kosovën  si shtet te pavarur. Pacolli ka udhëtuar në shumë shtete duke mbajtur gjithmonë me vete, njohjen e cështjes së Kosoves, si shtet te pavarur, gjest qe akoma keto ditë e bën. Aktualisht Pacolli vazhdon me aktivitet lobuese te tij kudo ne botë, ku ai takon udhëhëqes te lartë të shteteve boterore në pritje qe t`i bindë ata me argumente në njohjen e pavaresise së Kosoves. 


Z. Pacolli është internacionisht i njohur për punën e tij në lirimin e pengjeve që jane mbajtur në Avganistan.
Pacolli ka qene i martuar me vajzen italo-shqipetare Anna OXa  , nga 1999 deri me 2002. Momentalisht ai eshte i martuar, dhe eshte baba i nje djali si dhe tre vajzave. Megjithëse Z. Behgjet Pacolli këmbëngul në punën e vazhdueshme, pikësëpari ai është nje njeri familjar, familja është vendi ku ai kalon sa më shumë që eshte e mundur kohë me katër femijet e tij, dy nga te cilet kane jete te sukseshme ne karrieren profesionale te tyre. Familja eshte vazhdimisht numri një i ``top ten`` listës së gjërave më me prioritet të agjendës së tij.
Në vitin 2004, Behgjet Pacolli udhëtoi ne Avganistan , duke lënë mënjanë të gjithë biznesin dhe angazhimet e rëndësishme të tij. Tre punetorë të OKB-së  u morën peng në Kabul  , Annette Flannigan, Angelito Nayan and Shqipe Hebibi, nga Kosova të cilët nuk kanë pasur asnjë representacion apo support nga jashtë. Z. Pacolli, duke parë nevojën per ndihmë kundrejt pengjeve u angazhua personalisht me cështjen në fjalë. Ai liroi pengjet pas nje muaj pune intensive personale si dhe negocimeve. Pas dy viteve e gjithe historia u perserit, kur nje qytetar Italian, Gabrielle Torsello u kidnapua në Afghanistan. Behgjet Pacolli u kontaktua nga shërbimet italiane për të negociuar ne lirimin e tyre. Behgjet Pacolli dhe njëherë ishte i sukseshem në lirimin e nje pengu tjeter.
Më 1993 presidenti Z.Pacolli themeloi "Les Enfants du Sakha" i cili ishte nje fond i ngritur në ndihmë të fëmijëve. Qëllimi kryesor i ketij organizimi është që të sigurojnë ndihmën e nevojshme përsa i përket kujdesit mjekësor, edukimit si dhe argëtimit të fëmijeve. Në vitet e kaluara mbi 100 fëmijë kanë qënë të trajtuar në qendrat mjekësore te Europës perëndimore.
Mabetex duke përdorur strukturen e tij si dhe ndihmën e punëtorëve ka dërguar disa tonelata te ndihmës së parë dedikuar refugjateve në kampet e ngritura nëShqipëri ; ka ndihmuar dhe institucione te tjera ne Itali dhe  Zvicër  në dërgimin e mallrave duke përdorur kamionet e Mabetex-it.
Që nga mbarimi i luftes, Pacolli ka krijuar në Lugano, Fondacionin per Organizimin dhe Rikonstruktimin e Kosoves (FORK), me anë të së cilës ai ka kanalizuar ndihmë për provincat. Me kohën, ai shpreson si ky trup do të shërbejë si designer i projekteve rikonstruktuese, duke ju dhënë partnerëve lokalë për agjensitë internacionale. Pacolli ka qene aktiv jo vetem ne sektorin humanitar te Kosoves gjatë konfliktit atje, ai ka punësuar me mijëra shqipëtare të Kosovës në projektet kudo ne Botë, të cilët nga atje kane qene te aftë të kontribuojnë në të gjitha këto cështje. Ai gjithashtu ka qenë ndihmë e drejtëpërdrejtë për shumë familje në ndihmë.
Fondacioni humanitar i Z.Pacolli “Behgjet Pacolli” ka ndërtuar dhe furnizuar AUK ne Prishtine.
Më 3 Korrik 2010, z. Pacolli u nderua me çmimin ``Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit``, në ceremoninë e mbajtur ne Prishtinë nën udheqjen personalitetit të nohur si dhe themeluesit të Unionit Internacional per Paqe Z. Gianfranco Costa. Cmimi ishte nje mirënjohje për veprat humanitare të z. Pacolli jo vetëm në Kosovë por edhe mbarë botën, përmendim këtu rastet e lirimit të pengjeve në Afganistan e më gjerë.
Më 20 nëntor 2010, z. Pacolli u nderua nga Këshilli Bashkiak i Lezhës me çmimin "Qytetar Nderi i Lezhës".
Pacolli gjithashtu mbulon financiarisht fondacionin SEED (Zhvillimi i Europes Juglindore) ai është gjithashtu kështilltar internacional i  CSIS.





Në raundin tretë të votimit për president të Kosovës, kandidati i AKR-së Behgjet Pacolli u zgjodh President i Kosovës me 62 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Me votimin për president të Kosovës, vendi nuk shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Për pak çaste pritet që japë betimin si president i Republikës së Kosovës.


* * * * * *
Pas një pauze më shumë se një ore, po vazhdon votimi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Pas përfundimit të rrethit të dytë të votimit për president të Republikës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar shtyrje të seancës.
Në rrethin e tretë të votimeve janë të domosdoshme 61 vota për të miratuar kandidaturën e zotit Behxhet Pacolli për president të Kosovës. Në dy raundet e para zoti Pacolli fitoi 54, përkatësisht 58 vota për.
Kërkesës së PDK-së, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i është përgjigjur duke ofruar një pauzë të shkurtër dhe duke e cilësuar shtyrjen e seancës si “veprim antikushtetues dhe presion mbi deputetët”.
* * * * * * *


Presidenti nuk zgjidhet as në rrethin e dytë
Edhe në rrethin e dytë të votimit, Kuvendi i Kosovës nuk ka zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi që kandidati i vetëm i nominuar për këtë post Behgjet Pacolli nga Koalicioni për Kosovën e Re nuk i ka marrë votat e nevojshme. Për kandidaturën e tij kanë votuar 58 deputetë, kundër kanë votuar 7 deputetë, derisa dy fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.
Në sallë janë të pranishëm 67 deputetë nga radhët e PDK-së, Koalicionit për Kosovë të Re dhe partive nga komunitetet pakicë. Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe AAK kanë braktisur sallën para se të fillonte procesi i votimit, pasi janë shprehur kundër asaj që Pacolli të jetë president i Kosovës.
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, votimi i presidentit bëhet me votim të fshehtë, në tri rrethe. Nëse presidenti nuk arrin të zgjidhet në dy rrethet e para me 2/3 e votave, atëherë në rrethin e tretë kjo bëhet me shumicë të thjeshtë, apo me 61 vota të deputetëve. Në rast se dështon edhe hera e tretë e zgjedhjes së presidentit, sipas Kushtetutës shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
* * * * * *


54 vota pro votuan, 11 kundër e 2 abstenime
Votimi i parë në për president të Kosovës sa po ka përfunduar dhe rezultati përfundimtar është, 54 vota janë për 11 kundër, e 2 abstenime. Sipas Kushtetutës duhet të përsëritet edhe 2 herë votimi për president të Kosovës.
* * * * * *
Pa praninë e tri partive politike opozitare LDK, Vetëvendosja dhe AAK-ja filloi procedura e votimit të parë për president të Kosovës. Siç dihet kandidat i vetëm është Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, kandidati në dy raundet e para duhet të marrë më shumë se 81 vota për t'u bërë presidnet i Kosovës ndërkaq në votimin e tretë ai mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.
* * * * * *
Në Kuvendin e Kosovës kanë nisur procedurat e votimit për presidentin e Republikës së Kosovës, kandidat për të cilin post është Behxhet Pacolli nga AKR-ja.
Në sallën e votimiit nuk janë të pranishëm deputetët nga LDK-ja, Vetëvendosja dhe AAK-ja, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kandidaturës së zotit Pacolli.
Kjo kandidaturë është rezultat i marrëveshjes midis partisë fituese të zgjedhjeve të 12 dhjetorit - PDK-së dhe AKR-së.
* * * * * * *
LDK, Vetëvendosja dhe AAK-ja lëshuan Kuvendin e Kosovës
Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së, nuk do të jetë pjesë e votimit ngase konsideron se zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin të manipuluara, prej të cilave nmuk mund të dal president dhe qeveri legjitime.“Dobësitë e manifestuara në këto zgjedhje e vënë në dyshim legjitimitetin, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e plotë të institucioneve nga këto zgjedhje. LDK konsideron se mundësia më e mirë për daljen nga kjo situatë është një marrëveshje politike ndërmjet subjekteve politike parlamentare në një atmosferë të qartë pune që do të bëhen zgjedhjet e ardhshme, regjistrimi i popullsisë, të pastrohen listat zgjedhore, të ndryshohet sistemi zgjedhor, ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Atëherë do të organizoheshin zgjedhjet parlamentare demokratike vitin e ardhshëm të cilat do të garantonin legjitimitetin demokratik të brendshëm dhe ndërkombëtar të institucioneve të dala nga vota e qytetarit”, ka thënë Beqiri.
Sipas tij, marrëveshja e koalicionit nuk është ndërtuar mbi bazën e interesave të qytetarëve të vendit, por mbi bazën e interesave personale dhe se dobësitë e këtij koalicioni e bëjnë të dyshimtë legjitimitetin e institucioneve të reja.


Ndërkaq Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë një varg arsyesh pse deputetët e kësaj lëvizje politike nuk do ta votojnë Pacollin për president, e as Hashim Thaçin për kryeministër.
Ymeri ka thënë se Thaçi e Pacolli i kanë ndihmuar njëri-tjetrit në shumë raste, ndërkaq i fundit ishte mocioni i votëbesimit i inicuar nga AKR-ja dhe për këtë Thaçi po e shpërblen atë me postin e presidentit.
“Këta të dy janë në anën e kundërt të asaj që synon populli ynë dhe për çka është përpjekur ai. Pacolli suksesin më të madh afarist e ka arritur në marrëdhëniet e tij me Rusinë. Pacolli është pasuruar në Rusi, ndërkohë që e njëjta Rusi synon ta fuqizojë Serbinë. Serbia si shtet ia ka borxh tërë ekzistencën e saj Rusisë. E Rusia është kundërshtari më i madh aktual historik i së drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje. Pacolli është bisnizmen, prandaj marrëveshje a tij për koalicion është vetëm pazar dhe ska të bëjë asgjë me politike. Në këtë drejtim Pacolli e ka blerë postin e kryetarit, si biznismen që është ai tregoi gatishmërinë që t’i hyjë kësaj marrëveshje transaksioni pavarësisht kostos së saj. Për të posti i presidentit të vendit duket të jetë një investim i rëndësishëm, nga i cili pret kthime të mira. Por biznismen është edhe Thaçi. Ai e bleu Pacollin dhe AKR-në në mënyrë që ta sigurojë edhe për ca kohë postin e kryeministrit”, ka thënë Ymeri.
Ndërkohë, edhe Ardian Gjini nga AAK-ja ka paraqitur arsyet pse deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë për presidentin dhe për Qeverinë dhe se nuk do të jetë fare pjesë e votimit.
“Grupi Parlamentar i AAK-së nuk do të merr pjesë në votimin për president as për qeveri. Ka vendosur mos të jetë prezent gjatë kohës së votimit. Ky vendim vjen për shumë arsye. Shumë u thanë pse nuk duhet të jetë Pacolli president dhe Thaçi kryeministër i Kosovës. Nuk mendojmë që është interes i vendit që një gjë e tillë të ndodhë dhe mendojmë se ka zgjidhje kushtetuese që Kosova të dal nga kjo gjendje. Përfundimisht ne si deputetë të AAK-së nuk do të jemi dëshmitarë të një marrëveshje të tillë dhe të një qeverisje të tillë”, ka thënë Gjini.
Subjektet opozitare kanë lëshuar sallën, përderisa vetëm me partitë e koalicionit ka vazhduar votimi për president pa prezencën e opozitës, ndërkaq nga gjithsej 67 deputetë

* * * * * *
Disa minuta pas orës 15h filloi punën seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës i cili ka në rend të ditës dy pika, zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së re të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi fillimisht ftoi Ibrahim Makollin nga AKR-ja që të japë propozimin për president të Kosovës i cili lexoi arësyetimin dhe përmendi faktin se janë 67 deputetë të koaliconit PDK-AKR që kanë nënshkruar propozimin që z.Behgjet Pacolli të propozohet për president të Kosovës.
Më pas u dha një pauzë 10 minutëshe për t'u mbledhur komisioni verifikues për përgaditjet për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
* * * * * *
Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet në orën 15.00 në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar Presidentin dhe kabinetin qeveritar. Ky vendim është marrë në mbledhjen e kreysisë të mbajtur në orët e paraditës, pasi kanë shqyrtuar kështu kërkesën e koalicionit për mbajtjen e një séance të jashtëzakonshme.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk ka dashur të paragjykoj nëse ka rrezik mos votimi i Presidentit, duke lënë të kuptohet se ky vendim do të merret në senacën e sotme.


* * * * * *
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e re të qeverisë dhe për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.


Dje, pas seancës konstituive, kryetar i Kuvendit u rizgjodh Jakup Krasniqi.
Nënkryetarë u zgjodhën Xhavit Haliti nga PDK-ja, Sabri Hamiti nga LDK-ja, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, si dhe Petar Miletiq nga pakica serbe dhe Enis Kervan nga komunitetet jo serbe.


Fjala e Begjet  Pacollit pas zgjedhjes President i Kosovës

Të nderuar qytetarë të Kosovës,
I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi,
I nderuari kandidat për Kryeministër, z. Hashim Thaçi,
Të nderuar deputetë,
E nderuara familje Rugova,
E nderuara familje Jashari,
Te nderuara familje Haradinaj, Pajaziti dhe te gjitha familjet tjera të çmuara të dëshmorëve,
Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë,
Të nderuar pjesëmarrës:

Sot është një ditë e madhe,
për mua fillon sfida e radhës me plot përgjegjësi.

Ju të dashur deputete, më zgjodhët mua për të vazhduar rrugën për përkryerjen e vizionit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, për të plotësuar amanetin e heronjve tanë, komandatit historik Adem Jasharit dhe gjithë të tjerëve që ranë për shtetin e pavarur të Kosovës.

Falenderoj presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiun dhe ushtruesin e ketij posti z. Jakup Krasniqin, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë detyrë.


Të dashur qytetarë,

Sot ndihem i përulur para jush dhe ndjej se nuk më mjaftojnë fjalët që të përshkruaj këtë moment.
Nuk ekziston ndjenjë më e mirë se të fitosh besimin e përfaqësuesve të popullit, që t’i shërbesh popullit dhe vendit tënd.

Une jam i emocionuar, por nga ana tjetër shumë i përgatitur që këtë besim që mu dha sot, ta arsyetoj me dinjitet dhe përgjegjësi me gjithë energjinë, dijen dhe qenien time.

Jam krenar që jam një nga ju. I lindur dhe i rritur në mjediset e një familje tipike të Kosovës, domosdoshmëria me shtyu të ballafaqohem me sfidat e jetës së civilizuar të Perëndimit, jetë kjo jo e lehtë për një kosovar të thjeshtë. Gjatë rrugëtimit tim, shpeshherë jam rrëzuar, por gjithmonë jam ngritur dhe kam vazhduar ende më i fortë.

Ky rrugëtim më solli edhe suksese me të cilat unë krenohem pasi ato I kam arritur me PUNË. Ato suksese janë sukseset e mia dhe bashkëpunëtorëve e farefisit tim. Këto sfida dhe suksese të arritura në Perëndim duhej të plotësoheshin me arritjet e vendit tim.

Unë u ktheva në Kosovë dhe e kuptova se këtu e kam vendin, në mesin e njerëzve të mi. Këtu zemra ime rreh ndryshe. Këtu i gezohem tokës dhe diellit, më gëzon çdo gjë këtu dhe më fascionon perëndimi. Perëndimi është prej nga erdha unë dhe perendimi është rruga të cilën e synon Kosova.

I falenderoj miqtë tanë perëndimor, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane për ndihmën e madhe që kontribuan dhe vazhdojnë ta kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e shtetit demokratik të Kosovës për të gjithë qytetarët e saj, për shqiptarët, za serbe, tyrkler için, za bosnjake i crnogorce, për romët, ashkalinjtë, dhe gjithë të tjerët.

Kosova ka fituar Pavaresinë, Lirinë dhe ndërton Barazinë. Tani po ndërtojmë shtetin. Këto arritje i synuam të gjithë dhe punuam me aq sa ditëm dhe mundëm, por ende jemi larg prej të qenurit të kënaqur me arritjet tona. E arritur e veçantë e shtetit të ri të Kosovës, është njohja nga 75 shtete të botës, të cilat i falenderoj në emër të popullit të Kosovës.

Kosova sot po ballafaqohet me sfidat më të mëdha që nga çlirimi i saj. Ato janë të shumta dhe do të jenë përgjegjësi e funksionit tim që ma besuat sot.

Përpjekjet e kosovarëve për një të ardhme më të mirë janë virtyt i kosovarëve, jo dobësi. Asnjëherë nuk iu jemi dorëzuar sfidave dhe vështirësive, prandaj, përpjekjet tona për të forcuar institucionet dhe një Kosovë ndryshe, duhet të trajtohen si virtyt dhe domosdoshmëri e kohës në të cilën jetojmë.

Ishim dëshmitarë të përfoljeve, akuzave, etiketimeve të përmasave globale të drejtuara shtetit të Kosovës dhe njerëzve të saj. Por ju garantoj të dashur deputetë, se kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme - e njëjta ka ndodhë edhe diku tjetër.

Në procesin e pavarësimit të Kosovës, ndodhen veprime të jashtëzakonshme, si të njerëzve të Kosovës, ashtu edhe të ndërkombëtarëve, veprime këto në të cilat u përqëndrua edhe opinioni botëror. Pavarësia e Kosovës, ishte një histori e suksesit; përvoja ime më ka bindur se suksesi mund edhe të mos falet. Kosova dhe njerëzit e saj, shënuan një sukses, shënuan, historinë e shtetit më të ri.

Sot, unë kam marrë një detyrë jo të lehtë. Kam zgjedhur pajtimin dhe angazhimin kundrejt konfliktit dhe pasivitetit. Kam zgjedhur të punoj dhe angazhohem në këtë rrugë të domosdoshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Nuk e them se dikush tjetër do ta kishte më të lehtë, sfidat janë për t’u tejkaluar, e detyra ime e re është sfida e radhës. Institucionet demokratike forcohen me angazhimin e pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile.

Unë ju garantoj se do të përfaqësoj interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh bindjet politike. Institucioni të cilin përfaqësoj, do të garantojë unitet, stabilitet dhe jam tërësisht i dedikuar t’i shërbej atij funksioni.
Të dashur qytetarë,

Unë si President i Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë me ju, pjesë e juaja dhe halleve tuaja, do të punoj dhe angazhohem që të jem pjesë e zgjidhjeve tuaja.

Do të punoj për të sotmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe veteranëve të të gjitha kategorive.

Do të angazhohem me mundësitë dhe kompetencat e mia, për mirëqenie më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kosova ka mundësi për më shumë dhe më mirë.

Do të punoj për ruajtjen e integritetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për barazinë në mes të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera etnike si dhe respektimin e të drejtave të të gjithë kosovarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore apo racore – na kraju svi smo ravnopravni gradjani Republike Kosova.

Do të punoj për një shtet të së drejtës dhe për një shtet ku askush nuk është mbi ligjin. Do të mbështes fuqishëm luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke siguruar pavarësinë e plotë të sistemit gjyqësor dhe kushtet optimale për punën e tyre.

Do të promovoj idenë për një Kosovë të hapur e cila garanton lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, për një Kosovë të integruar plotësisht në shtëpinë e madhe evropiane, në NATO dhe në organizatat e tjera botërore.

Do të promovoj idenë për plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në mënyre që në të ardhmen Presidenti i Kosovës të zgjidhet me votën e lirë të qytetarëve.

Do të promovoj idenë e funksionalizimit te referendumit-referendumi është qelizë e rëndësishme e demokracisë.

Do të promovoj idenë e ndryshimit të Ligjit zgjedhor në mënyre që të kemi zgjedhje të lira, të drejta,fer dhe korrekte.

Kosova ka qenë dhe mbetet vend i cili respekton fqinjët dhe kryen obligimet e saj për marrëdhënie sa më të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët e saj.

E falenderoj shumë Republikën e Shqiperisë dhe institucionet e saj, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë afirmimit të shtetit të Kosovës.

E çmojmë lart gatishmërinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë, për avansimin e raporteve të mira fqinjësore.
Për të gjithë strukturën politike në Kosovë është i rëndësishëm dialogu me Serbinë. Në këtë proces, Kosova do të prezantojë vlerat, idenë dhe vizionin për një fqinjësi të mirë, ku të drejtat e njeriut respektohen dhe vlerësohen në mënyrë reciproke Parimet e fqinjësisë së mirë janë bazë për integrime rajonale dhe globale.

Do të punoj me gjithë qenien time që ta ngre Kosovën në mesin e shteteve të respektuara dhe të vlerësuara të botes. Në mesin e shteteve të respektuara me të ardhme të ndritur, atje ku qytetari është në qendër të vendimmarrjes dhe është esenca e qeverisjes.

Kosova e meriton këtë, kosovarët e meritojnë të jetojnë në vend me një të ardhme të ndritur dhe këtë mund ta arrijmë vetëm me punë të madhe dhe përkushtim të sinqertë.

Rol të veçantë në këtë proces ka rinia jonë. Per rininë ne duhet të krijojmë kushte më te mira jetësore dhe persepktivë të sigurtë.

Me kete mandat po hyjmë ne fazën e re të shtet-ndërtimit të Kosovës, në fazën kur duhet të forcojmë fundamentet e shtetit të Kosovës, me vizion të qartë dhe pa frikë nga e ardhmja. Ne do të korrim sukses sepse jemi të përkushtuar që suksesin ta arrijmë vetem me punë profesionale dhe të ndershme . 

Prandaj, të dashur qytetarë të Kosovës dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, SË BASHKU TË IA FILLOJMË PUNËS – JEMI VONUAR

Faleminderit edhe një herë dhe zoti na ndihmoftë në rrugëtimin tonë të përbashkët!
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës, zoti i bekof të gjithë popujt e botës!



Mandatari  Hashim Thaçi paraqet kabinetin 

qeveritar



Pas zgjedhjes së presidentit, Kuvendi i Kosovës pritet që sot të votojë edhe kabinetin qeveritar, që do ta paraqesë mandatari Hashim Thaçi.

Aktualisht, Thaçi po mban një fjalim para deputetëve, me ç’rast po paraqet vizionin e tij për qeverisjen në katër vitet e ardhshme.
Me 65 vota pro e 1 kundër u zgjodh kabineti i ri i Qeverisë së Kosovës me Hashim Thaçin kryeministër.
Pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës Behgjet Pacollit, përkatësisht pas dhënies së betimit të presidentit dhe mbajtjes së fjalës së rastit, u procedua në pikën e dytë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryeministrit të Kosovës. Me këtë rast mandatari Hashim Thaçi pasi mbajti një fjalë rasti, përkatësisht pasi paraqiti në disa pika të veçanta programin qeveritar.
Mandatari Hashim Thaçi më pas paraqiti emrat e kabinetit qeveritar në këtë përbërje.
5 zëvendës kryeministra. Hajredin Kuçi, Mimoza Kusari Lila, Slobodan Petkoviq, Edita Tahiri dhe Bujar Bukoshi
Hashim Thaçi Kryeministër
Hajredin Kuçi-ministër i Drejtësisë
Bajram Rexhepi- ministër i Punëve të Brendshme
Vlora Çitaku- ministër i Integrimeve
Enver Hoxhaj- ministre e Punëve të Jashtme
Fehmi Mujota-ministër i Infrastrukturës
Bedri Hamza ministër i Financave
Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit ekonomik
Memli Krasniqi- ministër i Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve
Ramë Buja- ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë
Blerand Stavileci- ministër i Bujqësisë.
Agim Çeku- ministër i Forcës së Sigurisë
Ferid Agani- ministër i Shëndetësisë
Mimoza Kusari-Lila- ministre e Tregtisë dhe e Industrisë
Tomiq Radoica -ministër i Kthimit dhe i Komuniteteve
Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe i Mirëqenies sociale,
Mahir Yagcilar- ministër i Administratës Publike
Dardan Gashi- ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor
Slobodan Petkoviq, zëvendëskryeminstër dhe ministër për Qeverisje Lokale
Nga burimet brenda PDK-së është mësuar se në mandatin e ardhshëm qeverisës do të jenë edhe 30 zëvendësministra.


Hashim ThaçiHashim Thaçi                 Kryeministër

Është i lindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt. 
Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës  shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.  Z. Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 
Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit.
 
Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës.Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.
 
Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992).Gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Që nga marsi i 1999 deri në janar të viti 2000, z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).
 
Në këtë periudhë zhvilloi aktivitet të dendur politik dhe diplomatik në qendrat kryesore botërore, në SHBA dhe Evropën Perëndimore.
 
Në jetën politike fillimisht angazhohet në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës në vitet 1989 – 1993, (LPK).Ishte lider i Lëvizjes studentore në vitet 1990 – 1993.Në vitin 1991, z. Hashim Thaçi zgjidhet prorektor student i Universitetit të Prishtinës.Pas largimit të dhunshëm të studentëve dhe mësimdhënësve nga objektet universitare, punon për ngritjen dhe strukturimin e arsimit universitar.
 
Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, z. Hashim Thaçi, me sukses të lartë i përfundon studimet në Degën e Historisë.Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.
 
Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, z. Hashim Thaçi dhe një grup pjesëtarësh të UÇK-së, në krye me Adem Jasharin, i gjykon në mungesë me shumë vite burg.
 
Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996),  i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998.
 
Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Perëndim, z. Hashim Thaçi  shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren.
 
Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
 
Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.
 
Në tetor të vitit 1999 e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK).
 
Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).
 
Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet.
 
Është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore.
 
Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...