2011-03-05

Kujtimet e shqiptarit dinak

Studiuesi Jon Holliday udhëton në botën e një prej diktatorëve më të mëdhenj të Ballkanit. Çfarë kërkonte të realizonte Enver Hoxha nëpërmjet vëllimeve të tëra me kujtime. Të gjesh të vërtetat historike mes trillimeve pafund

Të shkruash kujtimet, apo të japësh një variant të jetës tënde, duke përmirësuar momentet apo detajet ku jeta nuk është sjellë mirë me ty, është një metodë e njohur e njerëzve të rëndësishëm, të cilët kohë para se të ikin përgjithnjë nga kjo botë, paguajnë njerëz për të shkruar jetën e tyre. A kërkonte Enver Hoxha një nga diktatorët më të egër të komunizmit në Ballkan, të sillte nëpërmjet kujtimeve të botuara në vëllime pafund pikërisht një imazh të mirë të "perandorisë" që ngriti në zemër të Ballkanit, edhe pse e dinte se një ditë e gjithë ajo do të shkërmoqej si rëra. Si do ta vlerësonte historia figurën e tij, përpjekjet për rindërtimin e një shteti ku ai besoi. Cilat ishin të fshehtat e atij burri, që në Perëndim nuk dëgjonin ta quanin edhe simpatik, njeriut që Nikita Hrushovi i ka thënë se "Ju po më pështyni; me ju nuk mund të bisedohet", është një aventurë e rrezikshme. Por John Hololliday, një studiues i huaj, e dinte se pikërisht zbulimi i kësaj perandorie të mbushur me mistere do të ishte dhe thelbi i suksesit për një historian si ai. Të futej në botën e Enver Hoxhës, njeriut që për 45 vjet kishte ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Perëndimin, duke mos udhëtuar asnjëherë jashtë, njeriut që i pëlqente muzika dhe i pëlqente që vendi i tij të ishte kolonial. Sigurisht që nuk ishte e lehtë të bëje një depërtim të tillë. John ishte takuar me miq, të cilët kishin mundur ta takonin personalisht Hoxhën, kishte takuar ekspertë të Ballkanit apo të Shqipërisë, duke marrë kështu sinjalet e para për të nisur udhëtimin drejt botës së Enver Hoxhës, për të udhëtuar në vendin e shkatërruar prej tij. Në vendin ku shihej si mbret dhe mëkatar, në vendin ku pasionantët e atij regjimi nuk mund ta urrenin, edhe pse në duart e tyre mund të dallohej shumë mirë vuajtja". Ia kushtoj Francines, e cila më duroi jo vetëm mua, por edhe Enverin", shkruan ai në hyrje të librit "Shqiptari dinak" një libër kushtuar jetës së diktatorit Hoxha, një jetë që vjen nëpërmjet kujtimeve të shkruara nga vetë ai.


Shqipëria komuniste


"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin. Pikërisht ethet e burgut më të errët të Ballkanit mund të shpjegoheshin vetëm duke udhëtuar përmes një emri i cili ishte Enver Hoxha. Kështu, misioni i Holliday-it për të bërë një portret të një prej njerëzve më enigmatikë të Balkanit nuk ishte e lehtë. Ai tregon se takimi i fundit i Enver Hoxhës me shtypin perëndimor ishte gusht të vitit 1946, në Konferencën e Paqes në Paris. Për më se një çerekshekulli ai shkeli jashtë Shqipërisë, mbas shkuarjes në Moskë për Konferencën e pafat të Partive Komuniste në nëntor të vitit 1960. Në atë konferencë, Enver Hoxha do të prishej me rusët dhe u duk se hyri në aleancë të ngushtë me Kinën. Ai u largua nga Moska nxitimthi bashkë me kolegun e tij të ngushtë në atë kohë, Mehmet Shehun, i denoncuar që në atë kohë si agjent i shumëfishtë i të huajve. Por kur nisi Enver Hoxha të shkruante kujtime dhe përse duhet ta bënte ai këtë gjë? Për Holliday ka qenë fundi i vite \‘70-të, koha kur Enver Hoxha filloi të nxirrte një seri kujtimesh që përfshinin gjithë periudhën nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore e që vazhdonin me aleancat e tij të njëpasnjëshme me Jugosllavinë, Rusinë, Kinën dhe deri te vdekja e Shehut në dhjetor 1981. "Një bollëk i tillë kujtimesh, dyshimesh, sharjesh e mburrjesh nuk është botuar ndonjëherë nga kryetari i ndonjë regjimi komunist. Këto kujtime përbëjnë një tërësi dokumentesh absolutisht unike. Duke trajtuar kryesisht problemet e jashtme ato evokojnë gjallërisht presionet që i bënë Shqipërisë nga viti 1941 e mbrapa një radhë vendesh të huaja, përveç fuqive të Boshtit, duke filluar nga Jugosllavia, pastaj Anglia, SHBA dhe aleatët e tyre gjatë luftës, pastaj nga Jugosllavia,anglezët, amerikanët, grekët, italianët dhe Vatikani pas luftës", shkruan Halliday. Por sa janë të besueshme dokumentet e lëna pas nga Hoxha, sa i vërtetë është ai në përshkrimin e momenteve të rëndësishme të historisë së vendit të tij, apo të marrëdhënieve me njerëz të këtij sistemi. "Në disa raste veçanërisht për ngjarjet e atëhershme, bie në sy që ai mbështetet më shumë se ç\‘duhet te kujtesa që e tradhton. Veç kësaj, ai gjithmonë do të tregojë se ka pasur të drejtë. Ndërsa për gjithçka që ka të bëjë me Stalinin dhe paraardhësit e tij ai e ndan botën në bardhezi: Stalini është i mirë, Hrushovi ishte i keq", thotë Holliday. Por nga ana tjetër, Hoxha është një vëzhgues mjaft i mprehtë. Eshtë mjaft inteligjent. Po kështu, ai i shikon gjërat me dyshim, por kjo frymë dyshimi është shpesh një plus, përderisa kishte kaq e kaq gjëra që nuk i duhej zënë besë. Pikëpamja e tij e përgjithshme se fuqitë e mëdha e shikonin Shqipërinë si pre, është shumë e vërtetë. Holliday shkruan se "Jugosllavia donte mirëfilli ta aneksonte Shqipërinë nga mesi i viteve \‘40-të. Anglia dhe SHBA u përpoqën mirëfilli ta pushtonin Shqipërinë dhe ta përmbysnin regjimin e Hoxhës gjatë viteve 1949-1953. Ka shumë të ngjarë që Hurshovi do të jetë përpjekur mirëfilli t\‘i vinte bërrylin Hoxhës, gjatë viteve 1960-1961, edhe nga mesi i viteve \‘50-të. Por Holliday nuk nguron të japë në librin e tij edhe detaje të diktatorit si njeri. "Hoxha, megjithëse mburret sikur gjithmonë ka të drejtë, ka gjithashtu njëfarë aftësie për të mbajtur qëndrim kritik ndaj vetes. Ndonjëherë, ai kujton raste ndodhish që nuk e nderojnë (p.sh., humbet gjakftohtësinë, sillet vrazhdë me gratë", shkruan Holliday, i cili nuk denjon ta quajë jashtëzakonisht të çiltër dhe mashtrues.


Hoxha dhe historia e Shqipërisë


"Enver Hoxha qëndroi në krye të lëvizjes komuniste të vendit të tij për gati gjysmëshekulli dhe, në kohën kur vdiq, ishte njeriu që kishte qëndruar në krye të një regjimi më gjatë se kushdo tjetër në botë, me përjashtim të një monarku trashëgimtar, perandorit japonez", shkruan Holliday. Por rruga e Enver Hoxhës, sipas tij, drejt marrjes së pushtetit, si dhe gjatë pasjes së pushtetit u mbush me kufomat e armiqve të tij të vjetër dhe miqve të tij të rinj. Asnjë regjim komunist nuk ka përjetuar të tilla spastrime të vazhdueshme e vrasje si regjimi shqiptar. Por, po ashtu asnjë parti komuniste nuk ka arritur ndonjëherë suksesin aq shpejt sa PKSH e udhëhequr nga Hoxha.

Holliday bën një përshkrim të hollësishëm të regjimit të Hoxhës për të parë vendin që do të zërë ai në historinë e Shqipërisë. "Përvoja e gjerë e Hoxhës në krye të një shteti komunist, relativisht të dobët e të varfër brenda bllokut, i jep atij një pikë të shkëlqyer avantazhi nga e cila të përshkruajë jetën në të majën e kampit komunist, si funksiononin në të vërtetë lidhjet brenda KNER-it e Traktatit të Varshavës dhe si udhëheqësit komunistë e trajtojnë në të vërtetë njëri-tjetrin. Eshtë një pamje e zbehtë dhe e zymtë, e cila pavarësisht nga elozhet e zakonshme që ai u bën stalinistëve tingëllon e vërtetë. Udhëheqësit e tjerë ishin në tërësi mjaft të mërzitshëm. Rusët duket sikur laheshin në një det pijesh alkoolike. Ishin më harbutë. As kinezët nuk ishin më të mirë. Rrëfimet e Hoxhës se si për më se dhjetë vjet, që dikujt i dukeshin si aleancë e ngushtë, ishte përpjekur të merrte vesh ç\‘ishin, ç\‘bëjnë ata që u përngjajnë fantazmave. Ata refuzojnë t\‘u përgjigjen letrave. Zyrtarët kinezë i flasin me slogane apo lëshojnë siç thotë ai "profka". Ata ishin "dinakë" sipas Hoxhës. Këto janë vetëm disa nga përshkrimet që Halliday mundohet t\‘i bëjë mendjes së një prej burrave më të përfolur gjatë këtij shekulli në Ballkan. Një burri që diti të mbante nën kthetra një regjim komunist dhe t\‘i thoshte "jo" pjesës tjetër të botës, duke jetuar brenda çmendurisë së tij. Të gjitha këto detaje nga jeta e diktatorit vijnë në librin e studiuesit Holliday, që për vite të tëra iu desh të jetonte me fantazmën e Enver Hoxhës.


Kur Hoxha shkel Beogradin


"Avioni mbërriti në Beograd. Shohim që na presin shumë njerëz, ushtarë, banda ushtarake. S\‘kishim kaluar kurrë nëpër ceremoni të tilla, këto ishin të panjohura për ne dhe do të na duhej të kishim kujdes të mos gabonim në të ashtuquajturat rregulla protokollare. Ne ecnim përpara dhe drejt nesh vinte Titoja. Ai na jep dorën dhe na e shtrëngon fort. Kujtonim se sipas zakonit tonë do të përqafoheshim. Por jo rregulla dhe zakone të tjera. "Ushtarët janë si tanët, thosha me vete, ish-partizanë trima"....Pasi u çlodhëm , na thanë se do të shkonim t\‘i bënim vizitën e kortezisë Titos në Pallatin e Bardhë. Për jugosllavët që na vinin rrotull çështja ishte tepër e ndërlikuar: Ç\‘kostume duhet të vishnim për te Titoja? Jo atë kostum. Protokolli që në atë kohë kishte filluar punën në oborrin e Titos". Kurse për ne çështja ishte tepër e thjeshtë. Dy kostume kishim: kostum ushtarak dhe një kostum civil. Prandaj veshëm kostumet civile. Hymë në sallonin e madh të pallatit. Luks. Në krye të sallonit rrinte nën një tablo vetëm Titoja, në këmbë i veshur me rrobat e bardha të marshallit, me jakën, me mëngët e qëndisura me ar, me lule, me yje dhe në gjoks me një numër të konsiderueshëm shiritash që përfaqësonin dekoratat", kështu shkruan Enver Hoxha në kujtimet e tij për vizitën që bëri në qershor të vitit 1946 në Jugosllavi. Nëse shohim përshkrimet që Hoxha i bën takimit me Titon, Holliday kërkon të thotë se në ato përshkrime ka trillime dhe vërtetësi. Sipas tij, Tito nuk mund të shprehte aq haptas një qëndrim të tillë për Kosovën gjatë takimit me udhëheqësin shqiptar. "Në vazhdim, unë i shpreha Titos mendimin e palës shqiptare se Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe duhet t\‘i kthehen kësaj.

-Shqiptarët luftuan, thashë që të ketë një Shqipëri të lirë dhe sovrane, të cilës tani duhet t\‘i bashkohen edhe viset shqiptare të Jugosllavisë. Ka ardhur koha që ky problem nacional të zgjidhet drejt nga partitë tona", është shprehur Hoxha.

Ndërsa Tito është përgjigjur: "Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë."

Sigurisht që rrëfimi i Enver Hoxhës për një nga vizitat që do të shënohej nga historinë e Shqipërisë siç ishte ajo në Beograd, kryeqytetin i cili gjithnjë ka pasur një përplasje me Tiranën apo Prishtinën, do të ishte i mbushur edhe me trillime, për të sjellë imazhin e një udhëheqësi të shqetësuar për çështjen shqiptare. Holliday e di se të deshifrosh trillimet e Hoxhës për të gjetur të vërtetat nuk është e lehtë, por nuk mohon se trillimet e tij janë të jashtëzakonshme.

Alda Bardhyli

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...