Edvini ku “nxënës” besnik i Rexhep Qoses
Nga Kostaq Xoxa
I bashkon ideologjia
Në mënyrë sintetike Bekim Rexhepi ka bërë një analizë të thukët për afinitetet Rama-Qosja. Ky shkrim i ngjeshur dhe analitik është botuar në “55”-n e 25 shkurtit të tanishëm. Janë dhënë 7 argumente për ta portretizuar R. Qosen si një „llokmë pranë flokut rozë“ (shqiptar) dhe si një izalocionist, siç është profilizuar E. Rama në arenën ndërkombëtare dhe në mendimin shqiptar të përkorë. Në këtë të fundit përjashtohen njerëzit e ngërthyer nga nostalgjia enveriste dhe nga mëkatarët e regjimit totalitar të shkuar, të rreshtuar në falangat militante fanatike populiste zhurmëmëdhà, që përbëjnë një pjesëz të popullit tonë. Kjo thërrmijë kërkon pushtet të pamerituar. Dhe i ka marrë frymën qytetarëve të vet në të gjitha „zgjedhjet-fasadë“ të një tetëvjeçari të mallkuar, ndërsa është kontestuese rebele e zgjedhjeve relativisht më të mira se të gjitha paraardhëset (2009), me lista si të B. Finos, me „dokumente“ identifikimi të shumëfishuara të njësive bashkiake, me KQZ në raportin 5:2 gjer në 6:1 në favor të PS-së, me Kod Zgjedhor alla-PS, ku policia dhe militantët mund të hynin në selinë zgjedhore dhe të bënin ligjin, e me motive të tjera antizgjidhore që s’po i rreshtojmë, për të mos e bërë listën tren vagonash, sipas një shprehjeje të goditur të analistit B. Rexhepi. Tani, të vetëpërkëdhelurit E. Rama nuk i mjafton raporti 4:3 por kërkon të jetë edhe zgjedhësi i katërshes, siç konteston zotin Ristani! (Ç’oreks të panginjurish!).
Tani, për lexuesin që nuk ka rastisur që ta lexojë këtë shkrim tepër tërheqës, le të rreshtojmë të shtatë argumentet e autorit, në mënyrë sintetike, natyrisht: 1.Nuk e duron dot S. Berishën, ndërsa është i dashururar pas antishqiptarit Raif Dizdareviç. 2.I pamoralshëm politikisht, përderisa pajtohet me idenë për shkëmbim territoresh të Kosovës veriore me Serbinë. Ku e ka ndeshur këtë “teori” antikosovare në BE apo në demokracinë atlantike? 3.Ka alergji për krijuesit shqiptarë të Kosovës, si I. Rugovën, A. Podrimjen, H. Aganin, F. Aganin e të tjerë. Por nënçmon e përbuz édhe Andon Zako Çajupin, në vendin amë. 4. Partia që ai formoi në Kosovë, mbushur me elementë të shumtë komunistë. Të gjithë së bashku u bënë disfatistë. Si pasojë partia e tij u shkërmoq, si kripa në ujë. I mbeti vetëm mbështetja e PS-së së E. Ramës, si edhe vlerësimi i enveristëve tanë. 5. Akuzon Europën për mbështetjen që i jep Berishës. Njëherësh vlerëson E. Ramën, “që di të shkruajë” (pornot për heqjen e brekëve të Inës së mitur, apo inkoherencat sharlataneske të “Refleksioneve”, që i nxori vetë nga qarkullimi, librarí më librarí, për mendimet e tij kontradiktore dhe aventureske). 6. Gjendjen në Shqipëri, të sajuar nga E, Rama, për të uzurpuar pushtetin si kryetar abuziv i PS-së, e quan “krizë politike”. Në të vërtetë gjendja politike te ne nuk është veçse një “ngërç”. Këtu na duhet të sqarojmë diçka. Autori ka ditur të bëjë dallimin e dy termave. Shpesh ne i quajmë, gabimisht, si sinonime ngërçin me krizën politike. Ngërçi është përkthimi i fjalës impasse (Empàs. Fr: ruelle sans issue = rrugicë qorre).
Si të gjitha pikat e shkrimit të tij, autori edhe këtë çështje, e ka zbërthyer me komentin e vet të shkurtër, por të kthjellët. Gjejmë rastin që të bëjmë një ndërhyrje në këtë pikë të B. Rexhepit. Do të thoshim se ngërçi që e çoi në qorrsokak politikën tonë, ndonëse u kontestua nga LMN-ja brenda radhëve, pas shpartallimit të kësaj lëvizjeje i dha dorë të lirë Edvinit që të bënte atë katrahurën kundër parlamentit dhe atë bllokimin e rrugëve me punime që nisin për reklamë dhe s’dihet kur përfundojnë. Por bllokimet e rrugëve bëhen edhe nga të premtet e famshme, si dikur të shtunat komuniste. Bjerrje energjish dhe provokime, se mos bëhet deti kos. Të kujtojnë atë të marrosurin që hodhi gurin në lumë (ka edhe gur xhevahiri!) dhe mblidhen 100 të mençëm dhe s’e nxjerrin dot. Kjo është politika antikombëtare e Edit. 7. “Edi Rama e do izolimin”. Këtij (si edhe Qoses) autori i drejtohet, tanimë, drejtpërdrejt, me sarkazëm, madjé: “Prej kohësh je shndërruar në llokmë pranë flokut rozë. Ndihmoji opozitën dhe socialistët, ata që po dhunojnë demokracinë, ata që po zvarritin procesin e një shteti që doli nga një izolim i gjatë. E, mbase, ndihma juaj, akademik Qosja, sikur e do këtë izolim; duke sharë Europën se s’di të ndihmojë Shqipërinë! Edi Rama e do rikthimin e diktaturës, ku mediet do të jenë vetë të Edi Ramës dhe të llokmave akademike në flokun rozë...”
Me lejen e autorit, mund të shtoj edhe një të tetë: Marrëdhëniet e R. Qoses, me ish-të përndjekurit politikë. Me këta, duke treguar një shpirt vasaliteti meskin ndaj ustallarëve të kuq mëkatarë, akademiku i djallëzive të pashpirt, u soll në mënyrë të ulët (më saktësisht të poshtër). Mori përsipër të bëjë Pajtim Kombëtar. Të vuajturit nga regjimi i terrorit politik të luftës së klasave, u caktuan në bisht të tavolinës. Ish-persekutorëve iu rezervua kreu i tryezës! Ish-të përndjekurit nuk u fyen më tepër ngase u trajtuan qysh në fillim në këtë mënyrë, por nga diçka tjetër, makabre: Kryesuesit e tavolinës nuk pranuan që të hynin në temë sipas një kërkese fillestare të ish-të përndjekurve: Të kërkohej ndjesë që u trajtuan në mënyrë mizore nga diktatura e tiranit Enver Hoxha. Kryesuesit e tavolinës nuk pranuan të kryenin një rit të thjeshtë humanizmi, që mund ta bënin lehtësisht, se hipokrizinë e kishin në gjak. Por ata kishin prapamendimet e tyre. Do të vazhdonin, në të ardhmen, rrugën e Enverit në bëmat e tyre ndaj popullit të thjeshtë. Koha e përligji një prapamendim të tillë.
Kuptohet se Pajtimi Kombëtar i Rexhep Qoses dështoi me turp. Doktor Berisha doemos që nuk mbajti anën e Rexhepit. Kjo shkaktoi atë mllef të pashuar të Qoses që mbeti i pavotuar në Kosovë, për të cilën flitet që në pikën e parë të këtij shkrimi mbresëlënës