2016-10-31

Historiografia dhe publicistika kroate për Shqiptarët


Nga Zef MIRDITA


Revista e amzës kroate (Časopis matice hrvatske) “Kolo” sjell nga penda e dr. Mirditës një pasqyrë historike jo vetëm të historiografisë kroate, por edhe të disiplinave të tjera shkencore (etnologjia, linguistika, arkeologjia, muzika) dhe të publicistikës të cilat merren me të kaluarën e Shqiptarëve si dhe me kulturën e tyre shpirtërore dhe materiale. Sipas autorit kjo njohuri në të vërtetë është reflektim i traditës shumëshekullore të raporteve të ndërsjella kroato-shqiptare. Më atë rast kanë ndikuar edhe rrethanat e përbashkëta historike. Përveç kësaj, autori vë në dukje se themeluesi i medievistikës shqiptare, me çka e ka ngarkuar me borxh edhe historiografinë shqiptare, është Milan Shufflay. Po ashtu theksohet edhe kontributi i humanistëve, shpirtërorëve dhe artistëve shqiptarë dhënë kulturës kroate, në periudhën e renesancës dhe humanizmit (Gjon Ivan Gazulli, Andrija Alleshi), dhe në kohën më të re (K. Krstiq, A. Stipçeviq, familja Deshpali dhe të tjerë).

Nuk është rast i rrallë në histori që rrethanat e përbashkëta historike të popujve fqinj t`i kushtëzojnë edhe lidhjet e tyre reciproke në lëmin shpirtëror, ekonomik, kulturor dhe politik. Kjo bën që edhe të njihen më thellë dyanësisht. E kur është fjala për marrëdhëniet kroato-shqiptare ato janë mjaft shtresore dhe të ndryshme. Natyrisht se edhe intensiteti i tyre nuk është i barabartë në Kroacinë e jugut, respektivisht në Kroacinë bregdetare, ku këto marrëdhënie kanë qenë shumë më intensive dhe të drejtpërdrejta për dallim prej Kroacisë veriore, gjegjësisht kontinentale. Kjo, midis tjerash, qartë shihet edhe në materialin e pasur arkivor në Dubrovnik, Kotor, Split, Zarë që ka të bëjë jo vetëm me Dalmacinë, por përfshin edhe të dhëna të vlefshme mbi Shqipërinë.[1] Këtu para së gjithash bëhet fjalë për periudhën e proveditorëve gjeneralë për Dalmacinë dhe Shqipërinë.[2]

Por, pavarësisht prej kësaj, publiku shkencor dhe kulturor, por edhe ai më i gjerë, falë veprave të veprimtarëve të ndryshëm shpirtërorë, shkencorë dhe kulturorë, ishte, mund të thuhet lirisht, bukur mirë i njohur me të kaluarën e popullit shqiptar, me kulturën e tij shpirtërore dhe materiale. Pa dyshim se në përmbajtjen dhe qëllimin e kësaj njohurie kanë ndikuar jo vetëm prirjet e caktuara të individëve por edhe ngjarjet politike në një periudhë të caktuar te të dy popujt. Në përputhje me këtë, duke marrë para sysh literaturën relativisht të pasur që ka të bëjë me lëmi të ndryshme të jetës shkencore-kulturore dhe publicistike të Shqiptarëve, mund të përfundohet se interesimi për njohjen e Shqiptarëve si dhe të kulturës së tyre shpirtërore dhe materiale ndër Kroatë ka një traditë të gjatë. Mund të thuhet lirisht se ky interesim ka filluar qysh prej mesjetës dhe që vazhdon pandërprerë.[3]

E pra, para se t`i qasem veprave me karakter shkencor-letrar dhe publicistik mendoj se është e domosdoshme të përqendrohemi shkurt në lidhjen shpirtërore-shkencore dhe kulturore shqiptaro-kroate. Më atë rast mendoj gjithsesi në veprimtarët shkencorë dhe kulturorë me prejardhje shqiptare të cilët me vepra të ndryshme i qëndisën emrat e vet në trashëgiminë intelektuale të popullit kroat.

Me rënien e Shkodrës në vitin 1479 dhe Tivarit me 1571 nën sundimin e Turqisë, Shqipëria bëhet pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane. Ky akt fatal do të reflektohet edhe në shkëputjen e popullit shqiptar prej civilizimit evropian së cilës sipas historisë, por edhe pozitës gjeografike, i takon. Shumë prej humanistëve shqiptarë, por edhe krijuesve të tjerë kulturorë, për ta ruajtur identitetin e tyre shpirtëror dhe lirinë e krijimtarisë, duke ikur nga zullumi turk, gjejnë vend në Dubrovnik[4] dhe në territorin e Dalmacisë veneciane, ku kanë mundur lirisht të krijojnë dhe t`i zhvillojnë aftësitë e tyre intelektuale.

Pa pretendim që të hyj në hollësira, këtu do të përqendrohem vetëm në disa emra të cilët nuk janë të panjohur për publikun shkencor dhe kulturor kroat.

Ndër të parët vetvetiu vërehet rëndësia e emrit të Andre Aleshit nga Durrësi i cili me veprat e tija skulpturore dhe arkitektonike i pari futi shpirtin e renesancës në Dalmaci, si në arkitekturë po ashtu edhe në skulpturë. Për të dhe për veprat e tija në Rab, pastaj në Split, Trogir dhe Zarë kanë shkruar shumë shkencëtarë kroatë, duke filluar nga Ivan Kukuljeviq Sakcinski,[5] Ljubo Karamani,[6] Cvito Fiskoviqi, Kruno Prijatelji,[7] Ivo Petricioli[8] dhe Andrija Mutnjakoviqi.[9]

E kemi theksuar tashmë se shumë intelektualë – humanistë, duke ikur nga zullumi turk, e lanë Shqipërinë dhe u vendosën në Dubrovnik apo diku tjetër në Dalmacinë veneciane, në Venedik dhe Itali në përgjithësi, kurse me veprat e tyre e ngarkuan me borxh kulturën dhe shkencën e atij vendi (nënqielli) në të cilin kanë vepruar. Një prej tyre është gjithsesi edhe dominikani Gjon Gazulli, i njohur si Ivan Gazulić, humanisti, matematikani dhe astronomi i njohur që jetoi dhe punoi në Dubrovnik;[10] pastaj Marin Biçekimi respektivisht Bečić, rektor i shkollës publike në Dubrovnik në vitin 1492.[11]

Sikurse ka pasur veprimtarë shpirtërorë kroatë në Shqipëri, ashtu ka pasur në mes të shekullit XVI e më tej argjipeshkvij dhe ipeshkvij Shqiptarë me prejardhje nga Durrësi. Kështu përmendet një Andre nga Durrësi (Andreas de Dyrrhachio) kah mesi i shekullit XVI si argjipeshkëv i Dubrovnikut, respektivisht Andreu nga Durrësi, ipeshkëv i Senjit, i cili nënshkruhet si profesor i teologjisë dhe doktor i Shkrimit shenjtë. Duhet vërë në dukje se gjatë kohës së tij sa ishte ipeshkëv është shkruar Meshari i parë i Vrbnikut i vitit 1458. Në këtë grup veprimtarësh duhet përmendur edhe Nikë Arbanasin, kanonikun dhe pedagogun nga shek. XIX, si dhe Spasojë Albanezin i cili qe ndihmës profesor (suplent) në gjimnazin e Zarës. Në kontekstin e gjithë të përmendurës është veçanërisht me rëndësi të theksohen Arbanasët në Zarë dhe kontributin e tyre dhënë shkencës, kulturës, muzikës, sportit dhe politikës kroate.

Si duket kështu e deshi “fati” që Shqiptarët katolikë, për ta shpëtuar identitetin e tyre etno-shpirtëror, të shpërngulen nga vatrat e tyre. Gjithsesi një prej arsyeve elementare ka qenë ikja nga zullumi turk. Kjo ndodhi edhe me Klementinët të cilët viteve të 30-ta të shekullit XVIII zunë vend në Srijem, konkretisht në Hrtkovci dhe Nikinci. Meqë këta në atdheun e ri një kohë të gjatë i mbajtën zakonet, doket, por edhe gjuhën e tyre, nuk është çudi që është shkruar shumë për ta.

Si duket për ta shkroi i pari Stipan Marjanoviq. Vepra e tij është shumë interesante sepse ka të dhëna të shkëlqyeshme etnografike, shkruan për doket dhe zakonet e tyre. Por, kjo vepër është interesante edhe për nga pikëpamja linguistike.

Shqiptarët që kishin ardhur në Kroaci shpejt hynë në veprim edhe në shumë struktura sociale të popullatës kroate. Kështu kishte edhe aristokratë Shqiptarë në shoqërinë kroate. Të tillë kishte në Split, Turopolje dhe tjera vende nëpër Kroaci. Ndër familje të njohura mund të ceken Gvozdenoviqët në Zhumberak që i dhanë Kroacisë “nënmarshallë, gjeneralë, kolonelë, kapitenë, prelatë, avokatë, shkencëtarë, shkrimtarë, atdhetarë…”

Në periudhën e lëvizjes ilire, kur Kroatët luftuan për identitetin e tyre nacional dhe mëvetësinë politike, Ilirët e vjetër në këtë luftim kanë qenë levë e rëndësishme politike. Protagonistët e lëvizjes ilirike, edhe pse ishin të vetëdijshëm se kjo nuk përputhet me të vërtetën shkencore historike, u orvatën që nën nocionin Ilir, në luftë kundër gjermanizimit dhe hungarizimit, të provojnë medoemos autoktoninë e Sllavëve të Jugut në rajonet në të cilat ata jetojnë. Kështu Ljudevit Gaj-i shkroi punimin me karakter programatik-politik me titull “Kush ishin Ilirët e vjetër?” E pra, pavarësisht nga ajo dhe nga qëndrime të tilla politiko-pragmatike në këtë të njëjtën Danicë ilire një autor anonim në bazë të të dhënave historike dhe etnografike shkruan po ashtu edhe për “Shqiptarët”.

Nga ajo që u tha shihet qartë se njohuria e dyanshme kroate-shqiptare ka të kaluarën e saj të gjatë në intensitetin e së cilës gjithsesi ka ndikuar edhe situata politike e të dy popujve. Dhe jo vetëm kjo. Sikurse kishte ipeshkvij dhe argjipeshkvij me prejardhje shqiptare në Kroaci, konkretisht në Dubrovnik dhe Senj, për të cilët tashmë kemi folur, ashtu edhe kleri kroat ka marrë pjesë në jetën shpirtërore të Shqiptarëve. Ai në të vërtetë merr pjesë edhe në organizimin kishtar të territorit shqiptar. Duhet përmendur Dominik Andrijasheviqin (1572-1632), Dubrovnikasin që si ipeshkëv shkodran punoi në organizimin e klerit të ipeshkvisë së përmendur, i përmendur edhe si ipeshkëv “i Shtjefnit” (stjepanski), d.m.th. ipeshkëv i Mostarit. Përveç kësaj ishte edhe në shërbesë diplomatike.

Nga vet titulli i shkresës së cekur do të pritej se këtu do të bëhet fjalë vetëm për vepra historiografike. Mirëpo, në këtë njoftim të dyanshëm apo më mirë të thuhet në njoftimin e Shqiptarëve, të kaluarës së tyre, kulturës shpirtërore dhe materiale, gjithsesi nën rrethana të caktuara historike, ndër Kroatë kanë vepruar jo vetëm historianë por edhe etnologë, linguistë dhe disiplina të tjera shkencore për të cilat do të flasim këtu, publicistë, letrarë e të tjerë. Në përshtatje me këtë që u tha në trajtimin e problemit të cekur do të filloj me letrarët dhe publicistët, dhe vetëm mbasandaj me historianë dhe shkencëtarë të disiplinave të tjera.

Te letrarët kroatë personi më i dashur nga e kaluara shqiptare është gjithsesi Gjergj Kastrioti Skenderbeu apo siç e quajnë ata Juraj Kastriotiq Skenderbeg. Kjo është edhe e kuptueshme kur dihet se, siç pohon Milan Shuflaj: “Nën Skënderbeun një fis i tërë shqiptar u bashkua në luftë kundër Turqve. U krijua një shtet i vërtetë shqiptar, pas rënies së Stambollit, Serbisë dhe Bosnjes, një shtet i fundit i madh i krishterë në Ballkan.” Që me këtë konstatim të cekur të M. Shuflajit qartë mund të dallohet interesimi te rrethet intelektuale kroate për Skënderbeun. Për më tepër, në periudhën e lëvizjes ilire emri i Gjergj Kastiotit Skënderbeut, i cili me luftën e tij çerekshekullore kundër Turqve simbolizonte rezistencën heroike kundër fuqisë okupuese të huaj, do të jetë i pranishëm në zhanre të ndryshme letrare. Në të rilindësit kroatë gjetën personazhin e përshtatshëm për frymëzim në realizimin e idealeve të tyre nacionale. Ai u paraqit si prototip-luftëtar në mbrojtjen e kristianitetit perëndimor. Në këtë kuptim për të edhe shkruhet në Danicën ilire me titull Juraj Skenderbeg i Amurat (Gjergj Skenderbeu dhe Amurati), respektivisht Juraj Skenderbeg i Muhamed (Gjergj Skenderbeu dhe Muhamedi).

Për Skënderbeun dhe trimëritë e tija heroike si prototip i mbrojtësit të krishterimit perëndimor kanë shkruar dhe kënduar poetët. Atë e përmend në Osmanin e vet edhe Ivan Gundulliq. Në mënyrë të veçantë për të këndon fra Kaçiq-Mioshiq (Kačić-Miošić).

Është interesante të ceket se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski në bazë të këndimit të fra Andrija Kaçiq-Mioshiqit shkroi tragjedinë me titull Skenderbeg që ruhet në dorëshkrim në Arkivin HAZU (Arkivi kroat i shkencës dhe artit, vër. e përkth.).

Kur është fjala për historianët kroatë që kanë shkruar për Gjergj Kastriotin Skënderbeun gjithsesi i pari është Dubrovnikasi Ludovik Crijeviq Tuberoni (1459-1527). Ai, duke shkruar për kohën e vet, madje për periudhën ndërmjet vitit 1490-1522, i përshkuar me idenë e kryqëzatës kundër Turqve, shkruan edhe për luftërat shumëvjeçare të Skenderbeut kundër Turqve. S`ka dyshim se duke shkruar këto Komentime (Komentari) të tija dhe kur është fjala për Skenderbeun ka qenë në ndikim të fortë të veprës së humanistit shqiptar, priftit shkodran Marin Barletit, përndryshe biografit të parë të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Kjo është një vepër, modeli (origjinali) i së cilës ishte ajo nga Frankfurti mbi Main, e shtypur në vitin 1743 edhe në Zagreb me shtojcën në titull “Athleta Christi”.

Arsyeja përse Franjo Thauszy dha që të shtypet, ai përndryshe ndërmjet 1734-1737 ishte komandant i kështjellës së kaptolit të Zagrebit në Dubicë, dhe t`ia kushtonte Karl Batthyani-t në Nemeth-ujvarë, banit të mbretërisë së Dalmacisë, Kroacisë dhe Sllavonisë, shihet nga parathënia e tij në të cilën thuhet: “që ta kthej një pjesë të Kroacisë e cila ka pësuar nën mynxyrat e robërimit osman në lirinë e etërve” dhe që zëvendësi i mbretit në orët e mbrëmjes të lexojë këtë vepër për të pushuar. Sido që të jetë nga kjo qartë shihet se Gjergj Kastrioti Skënderbeu edhe 275 vjet pas vdekjes së tij ishte i pa vdekur dhe “spiritus agens” i lëvizjeve të mëdha të popullit për çlirimin nga robëria turke. Arsyeja e parë ishte që Franjo Thauszy, duke krahasuar Kral Batthyani-n me Skënderbeun, siç shihet nga parathënia, t`i lajkatohet mëkëmbësit të mbretit, meqenëse tashmë kishte pas rënë në pamëshirën e tij, për çka na flet hollësisht edhe Baltazar Adam Krçeliq.

Për jetën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kanë shkruar Mate Zorçiq dhe Mihovil Pavlinoviq. Duke e trajtuar atë në kontekstin e pushtimeve turke në Ballkan, fra Donat Famijaniq nga Zara shkruan për luftërat e Skënderbeut kundër Turqve.

Ferdo Shishiq, një prej historianëve të njohur kroatë në gjysmën e parë të shekullit XX, ndër të tjera ka shkruar edhe një shkresë me titull Gjorgje Skenderbeg Kastriotiq, respektivisht të njëjtin tekst me titull Gjorgje Skenderbeg Kastriotić i njogovo doba (Gjergj Skënderbe Kastrioti dhe koha e tij) me shtojcat prej tetë dokumenteve dhe tri faqeve shënimesh. Ky tekst nuk është botuar por gjendet në dorëshkrim në Arkivin HAZU.

Ai këtë shkresë të tij e fillon me fjalët: “Ajo që ndër poetë është Shekspiri, ndër gojtarë Foksi, ndër prijës (gjeneralë) Napoleoni, ky është Skënderbeu ndër trima trim i vërtetë” (…), dhe vazhdon: “Ndërsa kalorësit evropianë kishin frikë nga fytyra e nxirë jeniçere, Skenderbeu vet me të djathtën e vet preu deri në dy mijë Turq dhe ndërsa perandoritë dhe mbretëritë në të cilat sulltanët godisnin, plot dëshpërim kërkonin ndihmë nëpër mbarë krishterimin, Kastrioti trim me një grusht të Arbanasëve zemërakë godet dhe e mposht ushtrinë tejet të madhe të dushmanit.”

Me rastin e pesëdhjetë dhe pesëqind e tridhjetë vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut autori i këtij artikulli ka shkruar dy artikuj okazionalë (të rastit) për Skënderbeun. Po ashtu ekziston edhe një artikull i Q. Peteshiq-it.

E pra nuk ishte vetëm personi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut lidhëse në njohurinë e dyanshme të Kroatëve dhe Shqiptarëve. Në këtë kanë pasur ndikim edhe faktorët e ndryshëm politikë të cilët, edhe pse jo për nga përmbajta, por për nga pasojat, ishin të ngjashëm. Kjo në mënyrë të veçantë ndjehet në periudhën e lëvizjes ilire, respektivisht të rilindjes popullore kroate. Mirëpo, njohuria intenzive e publikut kulturor kroat fillon në periudhën e shpërthimit të krizës lindore.

Është e njohur se kjo krizë ndizej pa flakë një kohë të gjatë. Shpërtheu me kryengritjen boshnjako-hercegovinase (1875) dhe me kryengritjen në Bullgari (1876) qëllimi i së cilës ishte çlirimi nga pushteti turk. Në këto shqetësime implikohen (hyjnë në veprim) edhe Shqiptarët, konkretisht rilindësit shqiptarë. Rezultati i kësaj lëvizjeje është Lidhja e Prizrenit (1878-1882) e cila me demarshe dhe memorandume të ndryshme drejtuar fuqive të mëdha evropiane të atëhershme, kundërshtoi copëtimin e territorit etnik shqiptar dhe dhurimin e tyre shteteve të krishtera ballkanike (Srbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë). Për të gjitha këto raportohet edhe publiku kulturor kroat në artikujt që janë botuar në “Obzor” të Zagrebit, “Branislav” të Osjekut dhe “Narodni list – Il Nazionele” të Zarës. Interesante është se “Obzor” i Zagrebit, gazeta më prestigje e inteligjencës së pavarur kroate, vetëm për Lidhjen e Prizrenit dhe rilindjen popullore shqiptare, dhe këtë prej 6. maj 1878 deri më 4. qershor të vitit 1881 ia kushtoi 250 artikuj, paraqitje dhe informacione, dhe këtë 45 për vitin 1878, 67 për 1879, 127 për 1880 dhe 17 për vitin 1881. Nga ana tjetër “Branislav” i Osjekut i kushtoi rilindjes kombëtare shqiptare vetëm tri artikuj në 1878 dhe disa në vitin 1879. “Narodni list – Il Nazionale” i Zarës në vitin 1878 këtij problemi i kushtoi 14, ndërsa 26 në vitin 1880 dhe 12 artikuj, shënime dhe informacione në vitin 1881.

Si u tha tashmë, ngjarjet politike në Ballkan dhanë shkas që të shkruhet për to, por edhe për popujt me të cilit kishin të bënin këto ngjarje. Në këtë frymë duhet kuptuar edhe kontributin e françeskanëve të provincës së Bosnje Srebernës që nuk është i parëndësishëm në njohurinë e të kaluarës së popullit shqiptar. Këtu i veçoj tre françeskanë me influencë të provincës së përmendur veprat e të cilëve janë shumë të rëndësishme për njohjen e jo vetëm të kaluarës por edhe të zakoneve dhe dokeve të Shqiptarëve, e këta janë: Josip Dobroslav Bozhiq, fra Lovro Mihaçeviq dhe fra dr. Andrija Nikiq.

Josip Dobroslav Bozhiq për shkak të natyrës së tij karakteristike nuk ishte sipas dëshirës as të pushtetit laik politik as të eprorët e vet.

Kështu qe transferuar nga Bosnja në Troshan, fshat në Zadrimë në Shqipëri, në kolegjin françeskanë ku kryente detyrën e edukuesit dhe magjistrit. Sapo erdhi në Shqipëri menjëherë filloi të interesohet për të kaluarën, doket dhe zakonet e popullit shqiptar. Meqenëse ishte në mosmarrëveshje të vazhdueshme me eprorët e vet kaloi te priftërinjtë dioqezanë, dhe këtë në Ipeshkvinë e Banjallukës. Këtu e mbaroi veprën me titull Arbanija. Crte o narodu i povijesti Arbanije do pada joj u turske ruke 1571. godine (Shqipëria. Tipare mbi popullin dhe historinë e Shqipërisë deri në rënien e saj në duart turke në vitin 1571). Pas ekzemplarit (arkut) të parë të shtypur qe e ndaluar shtypja e mëtejshme e kësaj vepre. Për më tepër, pleqëria françeskane e konfiskoi.

Më i rëndësishmi gjithsesi është Lovro Mihaçeviq. Ai në kolegjin françeskan në Zadrimë mori mbi vete detyrën e magjistrit të rishtarëve françeskanë. Këtu qëndroi plot dhjetë vjet, dhe këtë prej vitit 1883-1892. Pasi që sërish u kthye me 1906 në Shqipëri, ai në vitin 1907 si provincial françeskan i shkoi rreth e rrotull tërë Shqipërisë me Epir dhe Maqedoni, deri ku shtrihej provinca françeskane. Për (në) rrugë u ndal katër muaj duke i shënuar vërejtjet dhe përshtypjet e veta. I nxitur nga ngjarjet politike që në ato kohëra zhvilloheshin në Shqipëri shkroi një vepër të vogël me titull Crtice iz arbanaške povijesti (Tipare nga historia shqiptare). Kjo, në të vërtetë, siç pohon me të drejtë A. Stipçeviqi më parë është një kompilim nga vepra e Artur Galanti-t, se sa një vepër e tij origjinale.

Për dallim prej tij, kur është fjala për karakterin shkencor të punës, Andrija Nikiqi është shumë më autentik dhe më i rëndësishëm. Ai në bazë të njohurisë së shkëlqyeshme të materialit arkivor nga Arkivi Propaganda Fide, si dhe literaturës profesionale, i ka paraqitur shkëlqyeshëm rrethanat politike dhe sociale, si dhe gjendjen ekonomiko-kulturore në Kosovë në mes të vitit 1840-1890.

Në të vërtetë interesimi për të kaluarën e popullit shqiptar te shkencëtarët-historianët kroatë kurrë nuk është dobësuar. Kështu qysh Franjo Raçki, edhe pse vet nuk është marrë me problemet e historisë shqiptare, botoi raportin e arqipeshkvit të Tivarit Marin Bicit të cilin ia dërgoi Kongregatës de Propaganda fide, dhe në të cilën gjinden shumë të dhëna të rëndësishme që flasin për rrethana të vështira dhe të padurueshme të katolikëve shqiptarë nën sundimin turk. Në këtë ka edhe mjaft të dhëna të vlefshme etnografike dhe gjeografike. Për njohjen e rrethanave të vështira dhe të padurueshme në Shqipëri gjatë kohës së sundimit turk veçanërisht është i rëndësishëm Raporti i argjipeshkvit të Tivarit, më vonë i Zarës Vick Zmajeviq-it që për fat të keq, sa më është e njohur, në Kroaci nuk është i publikuar.

Karlo Horvat, njohës i shkëlqyeshëm i arkivave romake, në bazë të këtij materiali po ashtu shkruan shkresa të rëndësishme mbi Shqiptarët, respektivisht mbi Shqipërinë. Po ashtu edhe Shime Ljubiq, duke publikuar Listine sjell mjaft dokumente që kanë të bëjnë me Shqiptarët.

Kontributi i shkencëtarëve kroatë në ndriçimin e të kaluarës së Shqiptarëve dhe në studimin e gjuhës shqipe si çelës për njohjen e strukturës së gjuhëve paleoballkanike ka një rëndësi të madhe. Sigurisht edhe kjo ka qenë shkak që gjuhëtari i shkëlqyeshëm kroat, Osjekas, Josip Florshytc në institutin e Zagrebit ligjëroi në vitin 1910-1916 gjuhën shqipe. Kjo ka qenë e para herë në këtë Institut.

Me gjithë faktin që për Shqiptarët dhe të kaluarën e tyre kanë shkruar shumë intelektualë kroatë qoftë si publicistë, respektivisht shkencëtarë, megjithatë emri i Milan Shuflaj-it si për historiografinë kroate, veçanërisht atë shqiptare qe kthesë e madhe. Është e vërtetë se historiani kroat Josip Gelçiq (Giuseppe Gelcich) duke diskutuar për të kaluarën e Zetës dhe dinastisë së Balshiq-it, ndalet edhe në disa probleme nga Shqipëria e mesjetës. Mirëpo, veprat e Milan Shuflajit janë gurë themeli i medievistikës shqiptare.

Shkaku përse ai është marrë aq intensivisht edhe me ndriçimin e të kaluarës shqiptare disa e kërkojnë në kohën e krijimit të shtetit shqiptar. Mirëpo, siç thekson me të drejtë Marko Kostrençiq, Shuflaji “e kishte gjetur për vete fushën e veprimit që më së shumti i përshtatet prirjes së tij të lindur për bizaren (ekstravaganten), dhe këtu kishte mjaft mundësi që të ndizej imagjinata e tij e fortë historike në rolin dhe pozitën mistike të pasardhësit të autoktonëve në siujdhesën hemike (sc. ballkanike, Z.M.). Që tani z. Š(ufflay-it) vëmendjen ia tërheqin veçanërisht çështjet arbanase, dhe me punën e vet ai i vuri bazat për një kuptim të ri të jetës arbanase në të gjitha drejtimet dhe ndikimit të saj në rrethinë.» Mirëpo, arsyeja e vërtetë që iu kushtua aq shumë së kaluarës së Ballkanit, konkretisht të Shqiptarëve, më duket, shihet në fjalët e vetë M. Shuflayit i cili, ndër të tjera thotë: «Kroacia e vendosur në dheun, që me formësimin fizik që moti mbart vulën e kufirit të dy siujdhesave të mëdha evropiane, e cila është kufi e gjuhëve, perandorive dhe feve ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, perandorisë bizantine dhe asaj të shenjtë romane, e shtyrë në sferën e interesave të papëve, ndjen çdo lidhje të këtyre dy botëve, ashtu sikurse betejat edhe sot i përjeton plagë. Këto lidhje për historianin janë rreze drite që me shndritjen hyjnore të frymëzimit shumë herë ndriçon errësirën që i mbulon në shumë vende pesë shekujt e parë të historisë kroate… Ndërsa autoriteti i Bizantit po bie, gjithnjë e më i madh po bëhet ndikimi i kurisë në Kroaci. Kur u ul Kreshimiri në fron, Roma tashmë kishte filluar të kryente revolucionin që kishte për qëllim të ndryshonte me themel raportin e Kishës me shtetin – pushteti apostolik ka për të fituar parësinë mbi mbretërinë.» (Kurzivi Z.M.).

Pavarësisht nga gjithë kjo ai këtë «imagjinim» të vetin për studimin e të kaluarës së popullit shqiptar e vërtetoi me botimin kapital të dokumenteve historike që kanë të bëjnë me mesjetën e Shqipërisë. Në të vërtetë Acta Albaniae janë paramenduar t`i kenë katër vëllime, madje në përgjithësi në bazë të materialit arkivor venecian për të cilat konsideronte se nuk duhej të përfundonin me vitin 1479 kur Venedikasit e humbin Tivarin dhe Ulqinin. Arsyeja përse mu ky vit, Shuflaji e shpjegon kur thotë: «Pikërisht ky material përfundimtar i shek. XVI është jashtëzakonisht i rëndësishëm për tërë Ballkanin, e në veçanti për pjesën e tij arbanase. Sepse në këtë shekull mbaron mutacioni i madh social, merr fund involucioni i strukturës sociale mesjetare bizantine-serbe, zhvillohet deri në fuqi të plotë sistemi aktivistik fisnor dhe përgatitet një lloj njësish hierarkike shtetërore (Mali i Zi, Mirditorët, Himariotët). (Kurzivi Z.M.).

Për fat të keq dy vëllimet tjera nuk e panë dritën. Supozohej që vëllimi i tretë të ketë qenë i kryer, mirëpo «kishte humbur».

Pas kësaj vepre themelore për medievistikën shqiptare, Shuflaji rrjedhimisht publikon studimet e veta kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Në bashkëpunim me L. Thalloczy-in dhe Konstantin Jireçek-un kishte ndër mend ta shkruante historinë e popullit shqiptar në katër vëllime. E pra, deri te realizimi i këtij qëllimi nuk erdhi edhe pse studimi Položaj crkve u predturskoj Albaniji (Pozita e kishës në Shqipërinë paraturke) është dashtë të jetë kapitulli i 11 i asaj vepre, çka shihet nga një letër që Shuflaji ia kishte dërguar L. Thalloczy-it. Vazhdojnë më tutje punimet e rëndësishme si: Politička sudbina dračke teme (Fati politik i çështjes (temës) së Durrësit), Biologija albanskog plemena (Biologjia e fisit shqiptar), Gradovi i gradišta Albanije uglavnom za vrijeme Srednjega vijeka (Qytetet dhe gërmadhat e Shqipërisë kryesisht gjatë Mesjetës), Povijest sjevernih Arbanasa (Historia e Arbanasëve veriorë) si dhe Nacionalne maglice (Mjegullat (ngatërrimet) nacionale). Sredovječna plemena Albanije i Crne Gore (Fiset mesjetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi) në të cilin bën fjalë për etnogjenezën e popullit shqiptar dhe kristalizimin e tij politik, pastaj Državne jezgrice. Sredovječni dinasti Albanije i Crne Gore (Elitat (thelbet) shtetërore. Sunduesit (dinastët) mesjetarë të Shqipërisë dh Malit të Zi) në të cilin vihet në dukje domethënia e territorit shqiptar në tentimet e formimit politik të dinastëve të mëdhenj e të vegjël, duke u mbështetur në lidhjet e gjakut me shtëpitë aristokrate bizantine, franceze, serbe, bullgare, kroate dhe boshnjake.

E gjithë kjo punë rezultoi veprën Srbi i Arbanasi (Serbët dhe Arbanasit) që përbëhet prej 32 studimeve, të përfshira në tetë kapituj. Kapitulli i shtatë i këtij koleksioni punimesh flet për kontaktet politike të Kroatëve dhe Shqiptarëve në shek. XIV-të.

Është interesante se duke lexuar me vëmendje këtë vepër mund të vërehen disa kontradikta dhe dobësi metodologjike. Kjo veçanërisht shihet në rastin ku flitet për raportet ndërmjet Malazezëve dhe Shqiptarëve. Konkretisht kjo shihet në rastin e fisit Kuçi për të cilin thotë se në vitin 1614 ishte “gjysma ortodoks e gjysma latinë”, ndërsa për vitin 1614 pohon se janë “Chuzzi Albanesi del rito romano”. Përveç kësaj duhet cekur se ai kur diskutimin e problemeve historike është shërbyer me terminologjinë e shkencave natyrore, si që është “osmoza”, “simbioza”, “mutualizmi”, etj. Gjithsesi në frymën e kohës së vet shumë është shërbyer po ashtu me metodologjinë e pozitivizmit sociologjik, në mënyrë të veçantë kur reflekton mbi faktorët e fuqive kolektive, ndikimeve reciproke, shkrirjet dhe modifikimet e vazhdueshme.

Kur është fjala për historinë shqiptare dhe referimin (paraqitjen) e saj Shuflaji është dëshmuar edhe si letrar. Në vitin 1920 në Zagreb, ai me pseudonimin Alba Limi, publikoi romanin historik, respektivisht siç thotë vet “historinë romantike” me titull Kostadin Balšić. Në të zhvilloi tërë fantazinë e tij të zjarrtë, porse duke ruajtur besnikërisht strukturën historike të dinastëve shqiptarë.

Pa kurrfarë dyshimi mund të thuhet se në të vërtetë me Shuflajin fillon qasja e vërtetë shkencore e shkencëtarëve kroatë e marrjes së tyre me të kaluarën shqiptare. Një prej tyre gjithsesi është edhe Stjepan Antoljak, themelues i katedrës së historisë në Fakultetin filozofik në Prishtinë, përndryshe edhe profesor shumëvjeçar i historisë në Fakultetin filozofik në Shkup. Për shkak të punës që e bëri për shumë vjet në Arkivin shtetëror të Zarës, por edhe në bazë të materialit arkivor nga Roma dhe Vjena, publikoi disa punime nga lëmi të ndryshme të historisë së popullit shqiptar.

Si arkivist, por edhe historian, Bernard Stulli me studimin e tij Albansko pitanje (Çështja shqiptare) e qiti borxh historiografinë shqiptare. Ai si drejtues shumëvjeçar i Arkivit shtetëror në Zagreb pati mundësinë të njihet edhe me materialin arkivor që ndërlidhej me të kaluarën e Shqiptarëve. Stulli në të vërtetë në Albansko pitanje (Çështjen shqiptare) shkruan në kontekstin e ngjarjeve politike të kohës dhe kërkon ndikimet e të fortëve botërorë interesat e të cilëve hynin në konflikt pikërisht në fushën e Perandorisë që po rrënohej Osmane.

Sipas mendimit të Stulli-t çështja shqiptare shfaqet vonë “për shkak të prapambetjes dhe zhvillueshmërisë ekonomiko-shoqërore dhe politike të vendit shqiptar”, gjegjësisht “shfaqet në mënyrë të papjekur”, sepse nuk ka fuqi shoqërore “që do të sendërtonin lëvizjen politike më radikale dhe njëmend shqiptare”. Sipas mendimit të tij kjo lëvizje është zhvilluar nën ndikimin vendimtar të fuqive të huaja të cilat “kushtëzuan jetën politike dhe zhvillimin e vendeve dhe popujve ballkanikë” kështu që beteja nacionale vëzhgohet në një pjesë të madhe në nënshtrimin e ndasive të sferave të interesave në Ballkan. Është e rëndësishme edhe dukuria shoqërore e gërshetimit të interesave të borgjezive tregtare në ndërlidhje (mbërthim) të shoqërive ballkanike. Në fund vë në dukje Stulli se Çështja shqiptare pas Kongresit të Berlinit (1878) u bë një ndër problemet kyçe të politikës së Ballkanit. Autori me të drejtë konstaton se Lidhja e Prizrenit ka pasur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e “çështjes shqiptare”.

S`ka dyshim që arsyet e cekura, vërtetë të paraqitura në frymën e kuptimit të atëhershëm mbizotërues marksist-materialist të ngjarjeve historike janë në shumëçka të sakta. Vetëm se befasuese është që autori nuk e ka marrë në analizë edhe një faktor shumë të rëndësishëm të ndarjes (copëtimit) së Perandorisë Turke, që për faktorët politik evropian është shumë qenësor. Fjala është për “superstrukturën shpirtërore”. Siç dihet, veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit, veçanërisht ata në Kosovë, ishin të përshkuar me frymën e islamizmit dhe panturqizmit, dhe kanë luftuar, njëmend, për autonominë kulturore-sociale dhe ekonomike, por në kuadër të Perandorisë Turke. Një qëndrim i tillë për fat të keq i ka dëmtuar popullit shqiptar me rastin e ndarjes së territorit të Perandorisë Turke në përbërjen e së cilës ishte edhe populli shqiptar. Sepse kriteri elementar i Kongresit të Berlinit në ndarjen e territorit të Perandorisë së përmendur ishte përkatësia fetare e jo ajo nacionale. Dhe kështu fuqitë e mëdha në këtë kongres, duke mos dëshiruar të kenë “një Turqi të vogël”, ua ndanë territorin etnik shqiptar shteteve krishtera: Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Ky ishte “shpërblimi” i popullit shqiptar, i cili në pjesën më të madhe është i fesë Islame, për lojalitetin e tij ndaj sulltanit. Natyrisht se në një mënyrë të tillë nuk është zgjidhur, dhe as që mund të zgjidhet “çështja shqiptare”.

Është interesante si i qaset Ivo Andriqi, letrari dhe nobelisti kroat, por në shërbim të realizimit të idesë së “Serbisë së Madhe”, zgjidhjes së kësaj “çështjeje shqiptare”. Për këtë gjë historiani Bogdan Krizman ka shkruar një punim të vëmendshëm. Ivo Andriq, sado që të ketë qenë letrar i suksesshëm, kur është fjala për “çështjen shqiptare” ka lënë gjurmë shumë negative. Thënë më saktë ishte në shërbim të realizimit të idesë gjenocide të “Serbisë së Madhe”. Si ndihmës i minstrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1939 mori nga qeveria e vet detyrën që ta përpunonte një elaborat në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kur lexohet dhe analizohet, ky elaborat ideologjikisht në asgjë nuk dallon prej idesë së Vasa Çubrilloviqit. Dallimi është vetëm në zgjedhjen e mjeteve. Në këtë kuptim Andriqi preferon që Shqipëria të ndahet ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë. Kështu pohon: “Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej edhe qendra tërheqëse për pakicën arbanase në Kosovë, e cila në situatën e re do të asimilohej më lehtë (…) Çështja e shpërnguljes së Arbanasëve myslimanë në Turqi po ashtu do të ekzekutohej nën rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë aksioni më të fortë për ta ndaluar këtë.” Mirëpo ç`të bëhet me Shqiptarët – katolikët që në atë kohë në Kosovë ishin rreth 17.000, dhe së bashku me katolikët nga Shqipëria janë më atë rast gjithsej rreth 200.000-300.000?! Për Andriqin ata nuk përbënin rrezik sepse “raporti i tyre me Shqiptarët myslimanë asnjëherë nuk ka qenë i mirë”.

Për politikën gjenocidale serbe ndaj Shqiptarëve në Kosovë dhe për spastrimin etnik të kësaj zone në mënyrë që të realizohej ideja e “Serbisë së Madhe” ka shkruar edhe autori i këtij artikulli.

Historia e Shqiptarëve si dhe kultura e tyre materiale dhe shpirtërore janë t ë pranishme edhe në edicione të ndryshme të “enciklopedive kroate”. Kështu Ljudmil Hauptmann shkruan për historinë e Shqiptarëve, kurse Eqrem Çabej (Ećrem Čabej) për letërsinë artistike dhe popullore të Shqiptarëve. Një paraqitje të re sintetike të historisë së letërsisë shqiptare dha autori i këtij artikulli. Është me rëndësi të theksohet se interesimi për poetin kombëtar shqiptar Gjergj Fishtën (Đerđ Fišta) në rrethet intelektuale ndër Kroatë ka qenë gjithmonë e pranishme. Kjo është edhe e kuptueshme sepse ai, si poet, ka qenë nxënës i fra Kaçiq-Mioshiqit dhe fra Gërg Martiqit. Përveç kësaj duhet cekë se fliste shkëlqyeshëm kroatisht. Kështu për të shkruan Ivan Esih dhe Lazar Dodiq.

Në afrimin dhe njohjen reciproke kroate-shqiptare me siguri kanë qenë të rëndësishëm faktorët ekonomikë. Kjo i përket veçanërisht lidhjeve tregtare-ekonomike (bujqësore) dhe (breg)detare ndërmjet Dubrovnikut dhe Shqipërisë. Mbi këtë flet materiali i pasur arkivor i futur në Arkivin Shtetror në Dubrovnik. Këto lidhje i kanë trajtuar Josip Luetiq, Vinko Ivançeviq, mbi eksportimin e drunjve (qeresteve) nga Shqipëria në Dubrovnik si dhe mbi anijendërtuesit dubrovnikasë në Shqipëri.

I nxitur me ngjarjet tragjike në Kosovën e vitit 1981 Branko Horvat, ekonomisti i shquar kroat, filloi të merret me “çështjen kosovare”. Ai në të vërtetë orvatet të hyjë në shkaqet historike të politikës që çoi deri te këto ngjarje, për shkak të shpjegimit të thelbit të çështjes shqiptare në Kosovë. Për dallim nga pjesa historike që është përpunuar në redaktimin e një historiani kosovar shqiptar, analiza ekonomike dhe politike kanë provuar dhe sqaruar në të vërtetë esencën e problemit të revoltit të Kosovarëve shqiptarë.

E ballafaquar me politikën brutale gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit ndaj Shqiptarëve, derisa jetonte në Beograd, Ljubica Shtefan, e vetëdijshme për të gjitha pasojat negative për jetën e vet, mblodhi material arkivor dhe material tjetër në bazë të të cilit trajtoi periudhën e viteve 1878-1989, me çka në të vërtetë botës ia paraqiti pamjen e terrorit të tmerrshëm serb mbi Shqiptarët.

Mbasi e kemi fjalën për Kosovën dhe Shqipërinë duhet përmendur se autori i këtij artikulli ka publikuar paraqitjen në mënyrë të përmbledhur të kulturës shpirtërore dhe materiale si dhe dy kritika (censurime) të hollësishme punimesh mbi këtë lëmi nga parahistoria deri te antika e vonë.

Kontribut të rëndësishëm filologjisë dhe linguistikës shqiptare kanë dhënë edhe shkencëtarët e njohur kroatë, si që janë Henrik Bariq, Anton Mayer, Petar Skok, Radoslav Katiçiq dhe të tj. Kjo është edhe e kuptueshme sepse çelës për njohjen e problemeve paleoballkanike etnogjenetike është gjuha shqipe.

I pari, mund të thuhet, që intensivisht është marrë me problemet e gjuhës shqipe është Henrik Bariq, Dubrovnikas, përndryshe profesor i Universitetit të Beogradit. Ai, duke u marrë me problemet e paleoballkanistikës, u mor edhe me problemet e prejardhjes së gjuhës shqipe, raportin e saj ndaj rumanishtes, si dhe me problemet e prejardhjes së popullit shqiptar. Nxjerr edhe revistën “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju (Arkivi për lashtësinë, gjuhën dhe etnologjinë arbanase) për arsye që, siç vë në dukje në Hyrje, “në rend të parë (të ketë) parasysh studimin e marrëdhënieve serboarbanase, kulturore dhe politike (…) si dhe shqyrtimin e lidhjeve ndërmjet Arbanasëve dhe popujve parasllavë të siujdhesës ballkanike, të Romanëve ballkanikë, Grekëve, Thrakasëve të vjetër dhe Ilirëve.”

Në faqet e kësaj reviste, përndryshe jetëpak, janë publikuar punimet e shkencëtarëve të famshëm nga lëmi i bllkanologjisë dhe albanologjisë, duke trajtuar kështu raportet e gjuhës shqipe ndaj asaj rumune, si dhe gjuhëve të tjera ballkanike, vlerat shkencore e të cilave edhe sot janë të rëndësishme. Krahas studimeve gjuhësore dhe punimeve janë publikuar edhe studime nga historia e popullit shqiptar, si dhe recensione dhe kritika mbi librat e /nga/ ballkanologjisë.

Bariqi, kur është fjala për prejardhjen e gjuhës shqipe, mendon se e ka prejardhjen thrakase dhe që Shqiptarët janë vendosur (kanë zënë vend) në territorin ilir. Me vetë këtë ai e dëbon teorinë ilire mbi prejardhjen e gjuhës shqipe dhe insiston në lidhjen gjuhësore shqiptaro-rumune. Bariqi ka kontribuar shumë edhe në leksikografi. Në këtë lëmi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe Kruno Krstiqi, në mënyrë të veçantë mbi visarin gjuhësor të Arbanasëve në Zarë.

Një linguist tjetër i rëndësishëm kroat, përndryshe me prejardhje vllahe, që u mor intensivisht me problemet linguistike paleoballkanike dhe raportet e gjuhës shqipe ndaj tyre, ka qenë profesori universitar i Zagrebit Petar Skok. Preokupimi i tij elementar, kur është fjala për gjuhën shqipe, ishte raporti i saj me gjuhët rumune dhe sllave.

Në plejadën e linguistëve të njohur kroatë që janë marrë edhe me problemet e gjuhës shqipe në kontekstin e gjuhës ilire ka qenë edhe Anton Majer, indoevropeist dhe ilirolog i njohur, profesor në Universitetin e Zagrebit. Ai është përfaqësues i teorisë ilirike mbi prejardhjen e gjuhës shqipe.

Mbi raportet gjuhësore shqiptaro-ilire, por në kontekstin e gjuhëve paleoballkanike, ka shkruar edhe Radosllav Katiçiq, pasardhës i Anton Majerit në katedrën për indoevropeistikën në Universitetin e Zagrebit, kurse prej vitit 1971 kryetar (udhëheqës) i Katedrës për sllavistikën në Universitetin e Vjenës. Ai është përfaqësues i teorisë “iliro-shqiptare” kur shqyrton problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe. Mirëpo, në një vend tjetër ai është pak më kritikë për sa i përket një pohimi të tillë. Sepse vë në dukje se në konstruksionin interesant thrakas, megjithatë, edhe pse nuk është i provuar sigurisht, prejardhja ilire e gjuhës shqipe mbetet si më e mundshmja alternativë. Këtë mendim e shprehu edhe në artikullin e lexuar në Simpoziumin e parë ndërkombëtar mbi Ilirske studije (Studimet ilirike), të mbajtur në Tiranë në vitin 1972.

Për kërkime sistematike arkeologjike të territorit shqiptar, veçse nga arkeologë shqiptarë mund të flitet vetëm pas Luftës së II-të botërore, madje për të gjitha periudhat – nga parahistoria deri te mesjeta. Këto rezultate të arkeologëve shqiptarë janë sa mahnitëse aq edhe të pranueshme për shkencëtarët botërorë. Qëllimi i arkeologëve shqiptarë nuk ka qenë vetëm të njohurit e kulturës materiale dhe shpirtërore, në rend të parë Ilirëve, por kjo analizë ka qenë në funksion të ndriçimit të etnogjenezës së popullit shqiptar, përkatësisht për t`i vërtetuar lidhshmëritë etnogjenetike të Ilirëve dhe Shqiptarëve.

Duke iu falënderuar këtyre rezultateve dhe njohurisë së literaturës botërore arkeologu kroat Aleksandar Stipçeviqi ka shkruar në italisht një sintezë të historisë së Ilirëve, ma pas edhe në kroatisht. Përveç punimeve të rëndësishme nga problematika ilire është marrë edhe me etnogjenezën e popullit shqiptar, të publikuar në gjuhën sllovene. Me problemin e etnogjenezës së popullit shqiptar është marrë, duke u shërbyer me metodën interdisiplinore edhe autori i këtij artikulli.

(Marrë nga: URTIA, revistë fetare kulturore, Viti 2003, f.53-80. Përktheu: Shtjefën Dodes)

[1] Alain Ducellier, La façade maritime de l`Albanie au Moayen Âge, Thessaloniki, Institute for Balkan Studies, 1981; Idem: L`Albanie entre Byzance et Venise: Xe-XVe siècles, London, Variorum Reprints, 1987; Josip Lucić, Spisi dubrovačke kancelarije (Shkrimet e kancelarisë dubrovnikase), vëll. 2-3, Zagreb. JAZU dhe Zavod za hrvatsku povijest (Enti për historinë kroate), Filozofski fakultet, 1984, 1988; sv. 4, HAZU dhe Zavod za hrvatsku povijest, Filozofski fakultet, 1993; Bariša Krekić, Albanians in the Adriatic cities: Observations on some Ragusan, Venetian and Dalmatian sources for the History of the Albanians in the late middle ages, në: ΟΙ ΑΛΒΑΝΟΙ ΣΤΟ ΜΕΣΑΙΩΝΑ ΕΘΝΙΚΟ ΙΔΡΥΜΑ ΕΡΕΥΝΩΝ ΙΝΣΤΙΤΟΥΤΟ ΒΥΖΑΝΤΙΝΩΝ ΕΡΕΥΝΩN ΔΙΕΘNΗ ΣΥΜΠΟΣΙΑ 5 ΑΘΗΝΑ 1998, FQ. 209-233.

[2] Maja Novak, Generalni providuri Dalmacije i Albanije u XVIII. stoljeću prema ocjeni neslužbenih suvremenika (Proveditorët gjeneralë të Dalmacisë dhe Shqipërisë në shekullin XVIII sipas vleftësimit të bashkëkohësve jozyrtarë). Radovi Instituta JAZU u Zadru, 4-5 (1958-1959), 341-371; E njëjta: Kada i kako je došlo do formiranja službe generalnog providura Dalmacije i Albanije (Kur dhe si erdhi deri te formimi i shërbesës së proveditorëve gjeneralë të Dalmacisë dhe Shqipërisë). Radovi Instituta JAZU u Zadru, 15 (1968), 91-112.

[3] Aleksandar Stipčević, Albanologija u Hrvatskoj. Prilog njezinu povijesnom razvoju, në: Historijski zbornik, god. XLV (1), Zagreb 1992, 219-236. (Më tutje: HZ); Aleksandër Stipçeviq, Interpretime albanologjike. «Flaka e vëllazërimit» – Redaksia e botimeve – Shkup, 1994; Zeqirija Naziri, Hrvati o Albancima (Kroatët për Shqiptarët) (Od narodnog preporoda do 1912. godine.) (Nga rilindja popullore deri në vitin 1912). Zagreb 1993.

[4] Me datën 14. korrik 1284 për herë të parë përmendet gjuha shqipe “lingua albanesca” siç është shenjuar në dokumentin e arkivit të Dubrovnikut (shih J. Lucić, Spisi, 3, nr. 467; B. Krekić, vep. cit., fq. 211).

[5] Ivan Kukuljević-Sakcinski, Slovnik umjetnikah jugoslavenskih. Zagreb 1858, s. v. Aleksijev, Andrija Dračanin, 4-10.

[6] Ljubo Karaman, Umjetnost u Dalmaciji XV. i XVI. vijeka, Zagreb 1933, 69-96.

[7] Cvito Fisković i Kruno Prijatelj, Albanski umjetnik Andrija Aleši u Splitu i Rabu, Split 1948.

[8] Ivo Petricioli, Alešijev reljef sv. Jeronima u Zadru, u: Vjesnik za arheologiju i historiju dalmatinsku, 26-59 (1954-12957), 1, 270-273.

[9] Andrija Mutnjaković, Andrija Aleši – Andrea Alessi. Architectonica croatica 8, Zagreb 1998. Ky është një edicion i përpunuar i atij që është botuar në gjuhën shqipe: Andrija Mutnjaković, Andreas Alexius Epirota, «Rilindja» Prishtinë 1981.

[10] Šime Jurić, Prilozi biografiji Ivana Gazulića, në: Anali Historijskog instituta u Dubrovniku, 8-9 (1960-1961), 447-479; Mirko Dražen Grmek – Žarko Dadić, O astronomu Ginu Gazulu i dubrovačkom traktatu o astrolabu, në: Anali Historijskog odjela Centra za znanstveni rad JAZU u Dubrovniku, XIII-XIV (1976), 53-94; B. Krekić, vep. cit., fq. 221-224.

[11] Bečić, Marin (Becichemus, Becichio, Becichemo, humanist (me siguri Shkodër 1468 – Padovë 1526), HBL I/1983, 572-573.

Prof. Zymer Mehani : VËSHTRIM PËR ROMANIN “SHPELLA E PIRATËVE” TË SHKRIMTARIT PETRO MARKO



Nuk është e lehtë të shkruash e të flasësh për punën e një autori brilant siç është Petro Marko Lexuesit e tij janë të shumtë, që nga fëmijët dhe deri te të moshuarit. Kjo për faktin se krijimet e tij ishin të tilla që kuptoheshin lehtë nga çdo lexues dhe çdokush i shijonte dhe kishte ç’të mësonte.

Përmendim këtu romanet për të rritur: “Hasta la vista”, “Qyteti i fundit“, “Një emër në katër rrugë”, “Çuka e shtegtarit”, “Stina e armëve”, “Nata e Ustikës” etj.

Krijimtaria për fëmijë e Petro Markos, është një dëshmi e aftësisë së veçantë krijuese të autorit për të qëmtuar me kujdes dukuri, detaje, ngjarje të bazuara në folklor si dhe në veprimtaritë e përditshme të fëmijëve për të nxjerrë në pah një sistem ekuilibrues midis realizmit dhe konkretes psikologjike, midis të vërtetës jetësore dhe të botës, duke u futur thellë në psikologjinë e personazheve, si dhe duke përcjellë emocionalisht tek lexuesi-fëmijë.

Krahas prozës moderne që na ka dhënë për të rritur, Petro Marko krijoi me dashuri edhe për të vegjlit. Ai ka meritën se qe nga nismëtarët e prozës së gjatë për fëmijë e të rinj. Është autor i disa romane të suksesshme për fëmijë si; “Shpella e piratëve”, (1964), “Halimi”(1969), “Fantazma dhe plani 3+4”, “Griva” (1988).

Në përgjithësi romanet për fëmijë të Petro Markos shquhen për realizimin e bukur artistik, për figuracionin e pasur, për fantazinë e ndezur, për shprehjet racionale, për dialogun e gjetur, konçiz, funksional e psikologjik, për mbështetjen në letersinë gojore, si dhe për strukturën e qëlluar kompozicionale. Ai duket sikur luan me botën e fëmijëve. Dhe me lojën e tyre, ka realizuar me mjeshtëri tipizimin e personazheve. Nëpërmjet simboleve autori zhvillon një pjesë të madhe të veprimeve. Në përshkrimet e bukura ruhet një harmoni e madhe midis mjedisit dhe botës së brendshme të personazheve.

“Shpella e piratëve”

Romani “Shpella e piratëve” është një nga romanet për fëmijë të shkrimtarit shqiptar Petro Marko.Puna krijuese e autorit vazhdon dhe me këtë roman i cili meriton vend të veçantë në letërsinë tonë për fëmijë. Një roman i llojit fantastiko-aventuror, pasi zhvillohet në dy rrafshe: real dhe fantastik. “Me anë të gërshetimit të ngjarjeve reale të kohës së sotme, të peripecive të shumta të heronjve, të situatave të papritura e befasuese, të veprimeve të hiperbolizuara që kanë të bëjnë sa me të kaluarën, aq edhe me të sotmen, romani u transmeton të vegjëlve mesazhe aktuale me vlera edukative dhe njohëse”. Ky roman i edukon të vegjlit me virtytet e shquara të të parëve, me ndjenjën e krenarisë për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë. Ai i nxit fëmijët për të kryer vepra të mira, për të qenë të guximshëm, trima, të vendosur e të shkathët në jetë.

Në përputhje me frymën e përgjithshme të veprës dhe me kërkesat specifike të llojit të romanit aventuror, gjatë shtjellimit të ngjarjeve të subjektit, autori përdor dendur mjete karakteristike për këtë lloj letrar: intrigën, aventurën, të papriturën, enigmatiken etj., me anën e të cilave krijohet efekti artistik i duhur tek të vegjlit dhe vihet në lëvizje imagjinata e tyre. Me këtë frymë, me anë të hiperbolizimeve të thjeshta, krahasimeve të fuqishme, rrëfimi karakteristik si në përralla, gjuhës së pasur me fjalë të rralla etj., bëhet individualizimi i personazheve historike dhe ngjyrimi i gjallë i ngjarjeve dhe i mjediseve fantastike. Përgjithësisht përshkrimi i ngjarjeve bëhet në mënyrë tërheqëse dhe rrëfimi është i rrjedhshëm.

Që në fillim të romanit, ai e nis rrëfimin me Niko Dabon, me peshkatarin më të vjetër të fshatit, që është njeriu i gjallë, njeriu i vërtetë, me virtytet e bregasve. Niko Daboja është patjetër simboli i të gjithë atyre bregasve që e kishin lidhur jetën me detin, prandaj përshkrimi i tij është përshkrimi i botës shpirtërore të bregasve me gjuhën, mendësinë, edukatën, temperamentin, sjelljen dhe kulturën që i karakterizon ata. Një moment tjetër është dialogu që sjell shkrimtari për Niko Dabon me fëmijët, i cili është mjaft emocionues dhe befasues për moshën e tyre. Një nga pikat kryesore në këtë vepër është marrëdhënia midis brezave: gjysh, atë e bir. Kjo është lidhja më e fortë shqiptare midis tyre. Respektimi është mijëravjeçar dhe ndikimi vazhdon të ruhet në mënyrë të përsosur nga pasardhës. Shpella tregon lashtësinë, vjetërsinë dhe qëndresën e shqiptarëve.

Duke përdorur hiperbolizimet, shkrimtari ka ditur të gërshetojë botën e pasur fantastike me realitetin jetësor. Dialogu, monologu dhe përshkrimet janë të ndërthurur me njëra-tjetrën për të portretizuar te personazhet, individualitetin e mendimet e tyre, por edhe për të nxjerrë në pah traditën e mrekullueshme shqiptare dhe bukuritë e rralla të bregdetit himariot. Kështu, për nga niveli artistik, forca ndikuese, karakteri specifik, ky roman përcjell te të vegjlit vlera të shumta morale, edukative, estetike duke realizuar kështu nje vepër të shquar në letërsinë tonë për fëmijë. Petro Marko ka meritën se qe një nga nismëtarët e prozës së gjatë për fëmijë, këtë e dëshmon më së miri dhe romani “Shpella e piratëve”. Siç e përcakton studiuesi Ali Aliu, “ky roman sjell një freski dhe gjallëri në prozën tonë për fëmijë”

Përmbajtja

Përmbajtja e romanit “Shpella e piratëve” është shpërndarë në pesë pjesë. Pjesa e parë ka dy tituj “Tregimi i Niko Dabos” dhe “Përleshja me peshkaqenin”. Ndërsa pjesa e dytë mbanë titujt “Zbulimi i një fshehtësie shekullore”, “Gjonbaba ! Gjonbaba !” dhe “Lolua – Gjonbaba !”. Në pjesën e tretë paraqiten titujt “Përgatitja”, “Në sulm për futje në shpellë”, “Në detin e shpellës” dhe “Viti 999 !”. Pjesa e katërt fillon me titullin “Emri i Rusman el Namsurit” vazhdon me “Gjonbiri” dhe përfundon me titullin “Gjonipi”. Pjesa pestë dhe e fundit, ka pesë tituj. Fillon me titullin “Kthimi i humbjes”, vazhdonë me “Lundërthyes në skëterrë !”, “Zbulime tjera”, “Zëri i jetës” dhe përfundon me “Në krye Delfini i pionierëve !”.

Shkrimtari vuri në qendër të veprës së vet një detar të regjur në dallgë e vështirësi, të cilin e njihte mirë dhe e skalit me zotësi. Ky ishte Niko Daboja, që e kishte rrezikuar jetën sa e sa herë në det e që kishte humbur edhe një dorë në dyluftim me peshkaqenët. Niko Daboja është patjetër simboli i të gjithë atyre bregasve me gjuhën, mendësinë, edukatën, temperamentin, sjelljen dhe kulturën që i karakterizon.

Në fillim të romanit njihemi me fëmijët, rrëfimi bëhet në vetë të parë nga Iliri, i cili rrëfen ngjarjen nga pikëvështrimi i tij, duke i kaluar në optikën e mprehtë të vëzhgimit. Rrëfehet se si ata kishin parë Niko Dabon në shpellën e piratëve, se si fëmijët ndërtuan një plan të tyre, pastaj tek vazhdimi i ngjarjeve, zbulimin e sekretit të shpellës, kurse tek pika kulmore fëmijët nën udhëheqjen e Lolos, të cilin e pagëzuan Gjon Baba, ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm drejt Shpellës së Piratëve për të zbuluar të fshehtat e saj (trimëritë e Gjonbabës, Gjonbirit e Gjonnipit). Autori i vendos ngjarjet në bregun e detit, në bukurinë e Jonit, në shpellën misterioze të piratëve, e cila ka lënë mbresa të thella në kujtesën e tij qysh nga fëmijëria.

Që në titull Shpella e piratëve të krijon një lloj frike e jo më të futesh brenda, gjë që fëmijët arrijnë ta realizojnë, ta eksplorojnë dhe të na sjellin të papriturat. Të bën përshtypje dhe mënyra e organizimit të tyre. Edhe te 5 fëmijët, Jani, Fotoja, Loloja, Lulja dhe Iliri kanë një organizim perfekt midis tyre.

Loloja është kryetari që jep urdhra, vendime të cilët fëmijët t’i zbatojnë; detyrat e gjithsecilit janë të ndara e të përcaktuara qartë. Pra, themi se nuk kemi një bashkëjetesë të kërcënuar, por një bashkëjetesë mirëkuptimi midis fëmijëve, ku ata arrijnë ta gjejnë gjuhën e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Përmes aventurave të 5 fëmijëve ne futemi në botën dhe psikologjinë e fëmijëve dhe arrijmë në përfundimin se të gjithë fëmijët, pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat e ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për të prekur gjëra të pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen. Por duhet theksuar se, pavarësisht nga galeria e personazheve që na parakalojnë, romani është i pasur me figura fëmijësh në tipare, e karaktere të ndryshme, në individualitete të papërsëritshme. Themi se fëmijët kanë një paraqitje disi skematike të tyre, disi të idealizuar: ata sillen si të rritur, nuk tremben kurrë nga të papriturat dhe vështirësitë e shumta që u dalin përpara, gjithmonë qëndrojnë të buzeqeshur, të qetë dhe pothuajse në raste të rralla frikësohen, tmerrohen.

Por kjo është një paraqitje jo e vërtetë e botës së fëmijëve, sepse ata nuk mund t’i bëjnë ballë në mënyrë burrërore rreziqeve të shumta, që iu dalin përpara.

Në romanin “Shpella e piratëve” strukturimi modelor dhe deri diku përmbajtësor shtjellohet në një gojëdhënë konkrete, ku ngjarjet, tablotë dhe realiteti mbështillen në një tis përrallor.

Vetë Shpella e piratëve dhe gojëdhëna merren prej autorit vetëm si nxitje, pasi në tablotë, ngjarjet, përshkrimet dhe personazhet pasqyrohet jeta e përditshme e bregdetit shqiptar, fati i njeriut dhe qëndresa e tij. Ky roman është një vepër fantastike, ku fantazia e shkrimtarit ndizet nga e kaluara e popullit tonë, po edhe nga një shpellë në bregdetin himariot, në brigjet e Jaliskarit të fshatit Dhërmi, vendlindja e autorit, për të cilën kishte dëgjuar gjëra fantastike e magjike qysh kur ishte fëmijë.

Përmes aventurave të 5 fëmijëve ne futemi në botën dhe psikologjinë e fëmijëve dhe arrijmë në përfundimin se të gjithë fëmijët, pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat e ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për të prekur gjëra të pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen. Por duhet theksuar se, pavarësisht nga galeria e personazheve që na parakalojnë, romani është i pasur me figura fëmijësh në tipare, e karaktere të ndryshme, në individualitete të papërsëritshme. Themi se fëmijët kanë një paraqitje disi skematike të tyre, disi të idealizuar: ata sillen si të rritur, nuk tremben kurrë nga të papriturat dhe vështirësitë e shumta që u dalin përpara, gjithmonë qëndrojnë të buzeqeshur, të qetë dhe pothuajse në raste të rralla frikësohen, tmerrohen.

Por kjo është një paraqitje jo e vërtetë e botës së fëmijëve, sepse ata nuk mund t’i bëjnë ballë në mënyrë burrërore rreziqeve të shumta, që iu dalin përpara.

PERSONAZHET

Te romani “Shpella e piratëve” kemi 5 personazhe fëmijë, gjithësecili spikat me tiparet e individualitetit të tij. Niko Dabo përfaqëson personazhin e rritur që u tregon këtyre fëmijëve përmes gojëdhënave, episode të ndryshme të jetës shqiptare duke zbavitur kështu kërshërinë dhe kuriozitetin e fëmijëve. Loloja është një fëmijë i shkathët, i zgjuar, tip organizatori. Ai i ngjan Gordonit pasi merr përsipër që të kujdesej për këta fëmijë në këtë aventurë të rrezikshme që kishin marrë. Ai është esmer, ka flokë kaçurrela dhe ta jep përshtypjen e marinarit të thjeshtë, s’i trembet syri asnjëherë përballë vështirësisë dhe pengesave që has gjatë zbulimit të shpellës.

Iliri një fëmijë kureshtar, i shkathët, i ngjan tipit të Brianit; është i mençur, vepron me zgjuarsi dhe trimëri. Lulja është motra e Ilirit. Ajo edhe pse e vogël në moshë ka dëshirë të zbulojë të panjohurën, rrezikun, duke i ndjekur fëmijët hap pas hapi në aventurat e tyre. Jani është një fëmijë kureshtar, por edhe pak frikacak dhe i ndrojtur.

GJUHA DHE STILI

Gjuha në këtë vepër është e thjeshtë. Petro Marko përshkruan bukuritë e Jonit, shpellën e thepisur, botën detare me peshq të ndryshëm etj. Autori përdor shumë figura letrare për të paraqitur bregun e detit dhe të mirat materiale të kësaj treve: “Kur u gjenda në rrugën e madhe, vura re se s’kishte njeri. Nën ullinj loznin hijet e thella, kurse në pllajat e zhveshura kish nisur të shquhej drita e agimit. S’kisha parë kurrë një agim të tillë.

Në qiell yjet po humbisnin e shkriheshin si kokrrat e sheqerit në ujin e kaltër. Nën mua deti i qetë flinte i madhërishëm.
Ç’qetësi dhe bukuri e rrallë! Atje lart Malet e Vetëtimës, si kështjellë shekullore, ngriheshin hierëndë; kurse plazhi përposh si një top basme e bardhë e hapur tej e tej, që nga kampi i Pushimit të Punëtorëve e deri te kepi i Shpellës së Piratëve, nanurisej lehtë nga pëshpëritjet e fjetura të valëve të lodhura…”

Autori herë-herë duket si një bujk i mirë që përshkruan agrumet, ullirin, rrushin, fiqtë, por herë-herë edhe si një peshkatar i mirë që i njeh shkëlqyeshëm të gjitha llojet e peshqve, si: sinagridhën, lavrakun, qefullen, kocën, oktapodin, gaforren, peshkaqenin, etj: “…Peshkatari e kishte shtrirë sinagridhën e madhe dhe i binte me majën e thikës në bisht. Luante me të. Ajo hidhej dhe kërcente me fuqi. Ai luante dhe luante me të, pastaj i futi një thikë mu në kafkë. Sinagridha e madhe tundi disa herë bishtin dhe pastaj nuk lëvizi më…”

Fjalitë në roman janë të thjeshta, të qarta, të shkurtra, dinamike, tërë dramacitet; stili është i rrjedhshëm dhe me një figuracion shumë të pasur. Për të rritur sa më shumë kureshtjen e lexuesve, autori përdor vazhdimisht fjalitë pyetëse: “A do t’u bënte dot ballë dallgëve të tërbuara kjo anije? E ç’do të bënte një anije e vetmuar në mes të oqeanit? Si është e mundur që aty të mos kalonte qoftë edhe një anije e vetme?…”

Petro Marko edhe pse flet për fëmijë, shprehet figurshëm me anën e metaforave, epiteteve, krahasimeve të ndryshme dhe me një imagjinatë që nuk shter kurrë. Por ai ngre dhe probleme morale, si atë të respektimit të vetvetes nëpërmjet respektimit dhe njohjes së rrënjëve prej të cilave kemi ardhur, sepse në fund të fundit ne duhet të krenohemi për këto rrënjë. Por dhe mbyllja e romanit është shumë origjinale:” Anijet u afruan në breg. Përpara se të zbrisnin, Gjonbaba ynë na pëshpëriti: – Nesër, ora 8 takimi te Shpella e Pano Gjinit. Merrni me vete letër e lapsa. Duhet të shkruajmë bashkë gjithë ato që pamë dhe sidomos ato faqe të çuditshme që lexuam në librin e “Historisë së Shpellës”.

LITERATURA:
• Aliu, Ali “Katër romane të Petro Markos”, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1979; • Bishqemi, Astrit “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë”, Sejko, Elbasan, 2001; • Çadri, Ramadan “Letërsia shqipe për fëmijë”, Tiranë, 2001; • Rrahmani, Zejnullah “Teori e letërsisë për shkolla të mesme”, Libri shkollor”, Prishtinë, 2002; • Marko, Petro “Shpella e piratëve” (roman), Rilindja, Prishtinë, 1971.

Brunilda Ternova : Një territor kaq të madh e humbën për shkak të turkut e islamit




– Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 f. 99.
Abdyl Frashëri,”Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër”, fq. 100.

– Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare, f. 100. Dr. Muhamet Pirraku, “Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.11-20, “Dielli”, nr. 21/27, 1979.

– Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr. Kolë Krasniçi, “Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”, Vjenë 1996, fq. 56-58.

– Në fund të shek. 19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti, “Çështja shqiptare”, Koha, nr. 14/1991, fq.26, ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti, “Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24. Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje me bekimin TURQISE, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr. Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq. 6.

– Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës me bekimin e TURQISE më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih. FESh. fq. 503. Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë, 1991, fq. 12.

Vetem ne Kosove kopntributi anti-shqiptar turk ne bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.

Programet kryesore famëkëqija ishin: – “Naçertanja” nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,
– Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937
– Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
– Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
– Projekti “Serbia homogjene” i Stevan Molevacit i vitit 1941,
– Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944,

– Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi veçse zbatonin këto projekte e programe.

Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve … në Turqi… Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë.. ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllav…Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

4 vilajetet me shumicë shqiptare në kohën e pushtimit turko-osman kishin gjithsejt një territor prej 178 mijë km katrore, që e humbuëm dhe tani Shqipëria e Kosova nuk i kan¨åe as 40 mijë km2.

Brahim Ibish AVDYLI: : A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

Pa marrë pasysh se a është gjuha shqipe gjuha-mëmë apo jo, për të gjitha gjuhët e thirruara “indo-evropiane”, po i marrim ata të cilët shtetin e tyre e quajnë “Greqi”.



Shqiptarët, alias Albanët e dikurshëm, prej Azisë së Vogël e në tërë Evropën, me totemin e Shqipes, ecin si vasal të bindur të më të fuqishmëve të botës dhe sikur bëhen se ata nuk janë “të parët”, duke mos e sjellur në mendje se prej cilit milenium flitet gjuha shqipe. Autori më i njohur nga bota, Luigji Luca Cavalli-Sforca, me librin “Gjenet, popujt dhe gjuhët” 1), e cila lexohet me të madhe, thotë se gjuha shqipe është e para në listë. Pas saj, vjen gjuha armene. Prej vitit 3500 deri në vitin 1600 p.e.r, ndahen të tjerat, të cilat janë gjuhët e mesme; dhe më e reja është “gjuha greke”.



Mendimi i të gjithë historianëve të botës përqëndrohet në një pikë të vetme, sepse qytetërimin e vjetër nuk e shpikën, e as nuk e sollën me vete të shpikurit “helenë”. Kur të mësohet mirëfilli “misteri i mbishkrimeve” të Kretës, do të thotë shumë se ç`është kultura e Mikenës dhe cila është Kreta; cila prej tyre është e vërteta…
Fiset të cilat u quajtën “helenë” e huazuan apo iu dha atyre alfabeti i parë i Kadmit e filloi të tipizohej si kultura e Kretës. Ata kishin të holla, se po merreshin me tregëti, në Lindje e Perëndim, dhe këte ua mundësoi ishulli i Kretës. Kush është tregëtar, nuk është i lidhur “me Zotat”, ndërsa pellazgo-ilirët ishin të lidhur. Nuk mund të bësh tregëti pa ditur që të gënjesh. Të ardhurit kanë qenë tregëtar. Po e jap më poshtë shtrirjen tregëtare të të ardhurve nëpër tregun e Mesdheut e gjetiu. Kreta ishte një cil i pashmangshëm i fenikasve e i dorëve të Egjiptit, prandaj i rrënjosën thellë genjeshtrat në antikitetin e lashtë dhe ua morën vendasve gjithçka që kishin për kulturën dhe artin; statujat prej mermeri; mitologjinë; emrat e Zotave; letërsinë gojore; epet popullore; legjendat; ligjet; dhe gjithëçka tjetër.
Skema e Luigi Luca Cavalli – Sforza në gjuhën rumune
Nga këto gënjeshtra e marrin si pikënisje të Evropës ishullin e Kretës. Ajo ishte në mes të Lindjes e të Perëndimit, duke e cituar shpesh gabimisht, si p.sh. “fillimin e kulturës mikeno-greke” dhe “fillimin e historisë Europiane” 2).
Ndër fiset që thirren “helene”, të parët ishin akejtë. Ata përfituan rrënjësisht nga parakultura pellazge dhe e bënë një evoluim të jashtëzakonshën, edhe nga mitet, në ishullin e Kretës, ku banonin pellazgët dhe patën qendrën e qytetërimit të tyre. 3)
Qytetërimi pellazgo-frigas u përtëri në qytetërimin mikenas, rreth 2000 vite para lindjes së Krishtit, sepse ishte e njëjta popullatë e madhe pellazgo-ilire, me të njëjtën kulturë e gjuhë të vjetër pellazgo-shqipe, që ka shtegtuar së bashku nëpër këto qytetërime, duke ruajtur të paprekshme rrënjët e fjalëve. 4)
Grekët që thonë për vetvete se ata “janë helenë”, nuk kanë ekzistuar në histori; ajo nuk ka qenë e banuar me grekë, kur këta të fundit dëpërtuan në atë vend, të cilën, do t`a paraqesin si “tokë helene” e nuk ka qenë shkretëtirë apo i pa banuar. Banorët e këtij vendi nuk kishin themeluar ate të cilën e quajmë shtet dhe as nuk e bënin një komb të bashkuar e të veçantë. Në atë tokë i cila thirret me emrin “Greqi” ka pasur shumë gjurmë e pasuri të një qytetërimi më të hershëm të saj, sesa ai i të ashtuquajtuarve “helenë”, dhe nuk kishte literaturë e tradita të qëndrueshme. 5)

Po themi Greqia me ngjyrë të gjelbërt si dhe kolonitë tregëtare të themeluara
Shumë nga qytetet e mëdha u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve, apo vetë Dardanëve, të cilët patën një gjuhë tejet të pasaçme, gjuhën shqipe, e cila jo vetëm i shpjegon emrat e vendeve, por u nevojitej atyre të komunikojnë e të mirren vesh. Ata janë pasardhësit e popullsive para ardhjes së grekëve, nga deti Adriatik e në Halis. 6)
Emri “grekë” thuhet se na është përcjellë prej Romakëve. Në hartat e emërtimet e mbarë popujve të ndryshëm është Graecia 7), me përjashtim të popullit i cili e quante vetveten “helenë”. Se ku është shkaku që ata e thirrin veten e tyre “helenë”, ndërsa të tjerët “graecia”, nuk e kanë thënë asnjëherë.
Në fakt, këtë emër nuk “e shpikën” mirëfilli romakët, por e mbanin vetë banorët e Dodonës 8), për mua të Dodonës së dytë. Pra, tekstet e para që mbajnë këtë emër janë tekstet romake, që e lidhin direkt me Epirin dhe Epirotët, kur ai e kishte një gjuhë që e fliste, gjuhën iliro-pellazge, por që ajo nuk mund të shkruhej.
Kur shkruhet për antikitetin e lashtë të këtj vendi përdoret fjala “graeci” e “graecia“, rëndomë siç përshpëritin apo belbëzojnë një pjesë e shkencëtarëve të Evropës, të cilët nuk e njohin apo nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, pa i analizuar këto fjalë, e cila do të thoshte gratë, plakat, me flokë të thinjura, që shikonin fatin e njerëzve pranë altarit të Dodonës, pasi gumëzhinte zingjiri, pra një hyjneshë apo tri hyjnesha; flokëbardha; gra të urta e me flokë të thinjura; profetesha të moshuara. Dhe, këto fjalë janë marrë nga të ashtuquajturit “grekë”, të cilët, i kanë thënë sipas qëllimeve të veta.
Tre fiset e ardhura_ Dorët, Jonët dhe Etolët
Mund të themi se romakët ua kanë kushtuar më shumë rëndësi atyre që e shikonin fatin e njerëzve në Dodonë dhe Epir, si vend i tyre. Banorët e Greqisë, as atëherë nuk e mbanin emrin “Helada”, por pjesërisht, largë Epirit.
Për qëllimet e helenëve do të merremi më vonë. Njëherë, po merremi me fjalën Greqi. Po e marrin nga dy gjuhë: gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane. Edhe pse sot thuhet se “këto gjuhë i kanë bazat prej shqipes”, si p.sh. disa dijetarë shqiptarë, si Elena Kocaqi me veprat e saj 9), Sulejman Mato 10), Muharrem Abezaj 11), apo Shpresa Musaj-Ömer 12), e cila na e jep një krahasim etimologjik të fjalëve të gjermanishtes me ato të shqipes, etj. pa e logjikuar se prej cilës gjuhë janë ndikuar këto gjuhë. Në gjuhën angleze Greek u thojnë grekëve 13); Greece i thonë vendit të grekëve 14); e në gjermanisht Griechenland 15), i thonë gjithashtu.
Të marrim si shembull emrin Atlandtidë, ne do t`a shohim se ajo përbëhet nga disa fjalë që janë të shkriera me njëra-tjerën: At, kuptohet se do të thotë “babë”; e land, do të thotë “tokë, vend, e cila në shqipen e sotme ka mbetur në formën landinë, tokë djerrë, e palëruar, e cila nënkupton tokën e prindit të mbetur djerrë, e pa-punuar, lëndinë” 16). Greece, e Griechenland nënkuptojnë tokën prindore, pra nuk ka qenë e atyre që e quajnë veten “grekë”, sepse aty kanë qenë pellazgo-ilirët, e ata nuk ishin të zi, nuk mund të ishin lëkurëzinj, sepse nuk kishim të bëjmë me popullsinë e vërtetë autoktone pellazgo-ilire 17), pra të ishin të racës së bardhë ariane.
Shkrimet e para të periudhës homerike janë nga mesi i shekullit të VI p.e.s. i cili e përmendë emëtimin “helen”. Kjo “konstaton” një krahinë të vogël të teritorit në jug të Thesalisë e të Peloponezit, për banorët e kësaj krahine, para epokës klasike, e cila quhet “Helada”, dhe nuk e nënkupton kurrfarë kombi të veçantë. Emri Helada nuk ekzistonte, ndërsa termi helenë përdoret vetëm njëherë nga Homeri, siç na e bënë të ditur Tukididi (Arch. I, 3), përmendur nga Dr. Arsim Spahiu. Helenët nuk lidhen me Epirin, dhe as nuk e përbëjnë një trung etnik dhe kombëtar të veçantë, por janë një grup kulturor i përbërë prej disa popujve të ndryshëm. Në kohën klasike, e kosideronin veten e tyre një ansambël familjesh. Ata formojnë një genos, por nuk përbëjnë një etnos të veçantë, kombin. Eponimi “Helen” nxirret si stërgjyshi i trilluar i racës së tyre. Këtë e mendon edhe Th. Harrisson, në vitin 1988, faqe 24. 18)
Zona e Qipros, Rodit, Kretës dhe Peloponezit, si ajo aziatike me dy invazionet
“Hellopia” është quajtur i tërë vendi ku kanë banuar e vepruar “hellopët”, ku kanë qenë “hellët” e “helloi”, të thënë me të padrejtë nga fjalët pellazgo-shqiptare “sellët” dhe “selloi”, me “fjalorin” e përkryer të gënjeshtarëve të mëvonshëm Danaenë. I tërë vendi “e mori” emrin “Hellada”, e cila nuk thuhet nga popujt e tjerë, pos të atyre që banojnë në Greqi. Prandaj “Greqi” e kanë quajtur popujt e tjerë apo edhe shqiptarët, të nxitur prej romakëve, të cilët e kopjojnë këtë emër nga fjalët e vjetra të marrura nga këto shkrime të antikitetit: “graikoi”, “graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, nga të cilat vetëm duhet të heqim prapashtesat e gjuhës së krijuar nga rrënjat iliro-pellazgo-shqipe, që të kemi në origjinal emrin e përgjithshëm të grave tona, pra “gruas plakë”, rreth Dodonës së dytë, që e kultivonin fatëthënien e njerëzve. Ishte qendër besimi, por jo “shtet”. Në fillim aty shërbenin vetëm burrat pleq dhe pastaj ato i zëvendësuan tri gratë. Me këtë emër ashtu i quanin pellazgo-ilirët dhe makedonët, të cilët janë të tillë. Të huajt i kanë quajtur tri plakat “tri peli”, do të thotë “pelae”, që do të thotë “tre pleqtë”. 19)
Pse e quajtën se vendi i tyre ka pasur ndikim nga veriu”? Sepse e morën emrin nga “seloi” dhe e bënë “heloi”, ata që do të banonin në “Heladë”, shkurt në “Graecia”.
Po e marrim emrin sellët, që e bëjnë “selloi”. E panë më të lehtë që t`i quanin “helloi” e “heloi”. E muarën pastaj emrin nga Elada të Thesalisë, një vend iliro-pelazge, dhe e bënë “Hellada”, ose “Helada”, madje “e shpikën” sikur e paska thënë vëtë Homeri, 350 vite më parë, gjë që nuk është e vërtetë. Straboni, lidhet me këtë punë, si vijon: “Sa për Dodonën, që banorët rreth saj ishin barbarë (kështu i thoninin hellenët e pasur për ata që flinin në tokë, si shqiptarët sot, sepse i dikriminonin edhe ata, ndonëse ishin në një qendër besimi, pra në Dodonën iliro-pellazge!), këtë na e thotë edhe Homeri (ai nuk e ka thënë, sepse kur ka folur për pellazgët, ka thënë se ata janë “hyjnorë”, por këtë fjalë e ka ndërfutur Psistrati, 350 vite më vonë!) kur e përshkruan mënyrën e tyre të jetesës. Çështja si duket t`i quajmë “helë” apo “selë”, lihet të kuptohet prej veprave të Homerit. Kjo çështje nuk mund të vërtetohet, mbasi shkrimi ka qenë i dyshimtë”. 20)
Me këtë rast po e rikujtojmë edhe njëhërë Aristotelin, i cili thoshte se në krahinën përreth Dodonës banonin Sellët, se ata “që atëherë quheshin graik, por tani helenë” 21). Pra, “ahellohu”, është rajoni ku kanë banuar sipas “greqishtës” së Aristotelit ata që “e vodhën” gradualisht këtë emër tipik “Hellada”, ku kanë jetuar ata që ruanin lopët, që i kanë quajtur “hellopët”, dhe i tërë rajoni është quajtur “hellopia”, që do të thotë se atje kanë jetuar “grai-k-os”, ata që i ndihmonin “gratë”, d.m.th. kur hiqen mbaresat greke “os” dhe “oi”.
Ne do të kuptojmë se këtu janë Sellët (sell-oi); se ky vend ishte vendi dhe qendra e tyre; i cikli është bartur me gënjeshtra në Pellopones, më vonë edhe në Jonë e jug të Thesalisë, ku ishte eponimi i trilluar i racës së tyre “Helen”, siç e thotë Dr. Arsim Spahiu. “Staboni thotë- citon Sulejman Mato- emri i pellazgëve mbizotërone në gjithë Greqinë”. Më poshtë shton të thënën tjetër se “Pelopi e solli popullin nga vendi e quajtur Peloponez nga Frigjia, kurse Danai nga Egjipti”. Pelopi është quajtur i pari i frigjianëve dhe këtu është pellazgu i parë, siç thotë Sulejman Mato. 22)
Historianët e antikitetit të lashtë i quajnë “peleat”, plakat me flokë të thinjura, prej pleqëve, pëllumbeshat që fluturuan: njëra në Libi dhe tjetra në Epir. Peleat flisnin një gjuhë që nuk e kuptonin helenët, pra grekët, që ende nuk e zotëronin tërë atë teritor që quhet sot Hellada apo Greqia, sepse ishte gjuhë plotësisht “e huaj” dhe e panjohur. Ato ishin plakat e huaja, të cilat i jepnin parashikimet e njerëzve në gjuhën pellazgo-ilire. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Dodona e kishte një mbiemër tjetër, sipas Sulemjan Matos. Ai ishte mbiemri “parthenus”. Ky është një mbiemër i gjuhës shqipe. Togfjalëshi kuptohet edhe sot në këtë gjuhë. Kur thuhet “Dodona parthenus”, nënkuptohet se ajo e thotë fjalën që i thotë Zoti i Madh për njerëzit; pra Dodona jep parathënien e vet për këta njerëz të ndryshën, parashikon fatin e tyre. 23)
“Grekët kanë qenë gjithonë të prirur t`i përvetësojnë vlerat dhe kultet e fqinjëve të vet verirorë”, – thotë me bindje Suleman Mato. “Emrat e vendeve, – thotë Çabej, janë gjuhë e lashtë e fosilizuar” 24). Ne i shohim se ilirët janë paragrek dhe për këtë kemi mjaft fakte. Por, do t`a përmendim pas luftës së Trojës, kur kanë lëvizur popujt.
Në planë të parë, Argu i Akajes është në Peleponez dhe është tokë e akejve, dhe ky Arg nuk është ai i pellazgëve, që ndodhet në Thesali. Në juglindje të saj, ndodhet Argu i Akajës, jo Argu i Thesalisë. Akejt përdorej përgjithësisht për të emërtuar “grekët” nga Homeri, në epokë historike. Akaja ishte emër emër i përgjithshëm “i Greqisë”, e cila, në epokën historike, e kishte marrë pjesën jugore të Thesalisë dhe krahinën bregdetare e veriore të Peloponezit. Kështu “akej” dhe “argej” tregonin popullsinë e këtyre krahinave e cila quhej “Helladë”, në vend se të quhej “Greqi” dhe kotësisht përmenden shumë më heret dhe përsëriten me të padrejtë nëpër të gjitha shkrimet e poemat e përkthyera të Homerit.
Po e themi paraprakisht se në kohën e krijimit të “Iliadës” nuk është i njohur ende emri “grekë”, por akej quheshin banorët e Peloponezit, ndërsa aikasit qusheshin pellazgët e Thesalisë, edhe mirmidonë. Kjo gjë do të thoshte, thënë troç, “bubrrecat”, ushtarakë të denjë: njëmijë sa një, e një sa njëmijë, d.m.th. miligonjat. E kishin mbret dhe kryetar, që kryesonte ushtrinë- Akilin. Akili është aikas, ndërsa akenët ka qenë të ardhur. Atdheu i Akilit ishte pra Argu Pellazgik, krahina rreth lumit Sperkeo, e jo Argu i Agrolidës së Greqisë. Mirmidonë quhet populli i Thesalisë, që shtriheshin deri në Maqedoni dhe nuk ishin aspak “grekë” dhe “heloi”, që nuk është në histori. 25)
Kjo është një gënjeshtër tepër e madhe për pseudohistorinë dhe është futur fjala “helenë”, në këngët e Homerit, që janë rishkruar me “fjalorin fenikas” të Kadmit, ku tirani Psistrati, në festën e parë të Panathenëve, i kishte vënë rapsodët të recitojnë poemat e Homerit. Psistrati po e bënte çdo gjë të mundshme prej tij të kopjojë në gjuhën e folur pellazge, me të cilën këndoheshin poemat e dy epeve të “Iliadës” dhe “Odiseut”, sepse i kopjoi vetë nga letërsia popullore. Autori i tyre, nuk jetonte në atë kohë. Ai kishte vdekur 350 vite më parë. Psistrati, e bëri të mundur që “të shlyhet” e tërë një periudhë e gjatë prej 450 viteve e të quhen “epokat e errëta” 26), e cila është epoka pellazgjike, e thirrur prej meje pellazgo-ilire apo iliro-pellazge.
Gjuha artificiale apo e atëhershme “greke” i ka ruajtur një numër të madh fjalësh të gjuhës pellazge, të cilat gjuha shqipe dhe njohësit e saj mund të deshifrojnë e të dekriptojë shumë lehtë këto pjesë të gjuhës dhe t`i shpjegojnë. Por, shkencëtarët pararendës dhe sidomos gjuhëtarët më të njohur të Evropës dhe të Botës së gjërë të gjuhësisë moderne të shekullit XX, nuk i kanë thelluar njohurit e tyre për shqipen e lashtë dhe nuk e kanë vendosur aspak lidhjen e ngushtë të shqipes, ilirishtes, pellazgishtes së lashtë, thrakishtes, frigjianishtes, e etruskishtes, me dialektin gegë të gjuhës së sotme të shqipes, të gjysmës së Shqipërisë, dhe të greqishtes së lashtë: dialektin jonian, eolian, dorian, arkado-qipriot 27), që ka filluar atëherë të shkruhet, duke e lënë mënjanë gjuhën shqipe, simbolikisht të lënë si gjuhë e dytë.
Kësisoji shkencëtarët kanë marrë pista të gabuara dhe i kanë çoroditur tërësisht këto njohuri të pështjelluara dhe është periudha e errët parahelene kur asgjë nuk dihet mbi pellazgo-ilirët. Në të vërtetë, janë shekujt e errët, 1200-800 p.e.s. 28) Thelbi i tyre na është fshehur tinëzisht. Historia arkaike është me shumë mangësi serioze.
Por, pa dashur të zgjatemi më tej me ndërfutjet e Psistratit dhe djalit të vetëm, Hiparkut, që ishte shumë “i mençur”, sa të bëjë dhjetra dredhi e hile edhe me vetë tekstin e Homerit, sepse në këtë vepër nuk i këndohet aspak emrit “Helada”, madje as ndonjë poet tjetër antikë i kësaj toke nuk i ka kënduar “Heladës”. Në këto poema epike të Homerit i këndohet disa herë Eladës, por kjo nuk është “Helada”. Është thënë qëllimisht prej atyre që duan t`i ndihmojnë “helenëve” të rrejshëm, sepse ata nuk janë komb, etni e as popullatë, por janë “kombi i paqenë”, i cili insiston që secila krahinë e gadishullit Ilirik dhe jo vetëm e Greqisë së sotme “të bëhet e tyre”. Kjo ka të bëjë me shovinizmin greko-helen. E “thëna” e tyre, nuk është aspak e vërtetë.
Qyteti i vjetër Elada ka qenë një qytet pellazgo-ilir dhe historia botërore thotë se kurrë nuk ka qenë krahinë e Greqisë, por në Thesali, thënë shkurt: iliro-pellazge. Thesalia nuk e ka dhënë as atëherë kombin e vet. Në Eladë, ishte Ftia, pikërisht nën udhëheqjen e Peleut. Babai i Akilit, ka shkuar për të lypur një martesë për Akilin, dhe ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me Helladën, heladikun apo helandinikun, të cilat nuk i zë në gojë Homeri 29). Prandaj Elada ndodhet në Argun e pellazgëve, që përkon me të gjitha vetitë e saja iliro-pellazge.
Historia botërore e përmend nga tre rastet e veçanta dhe thotë se ajo bënte pjesë në Thesali, krahinë për të cilën pohon se “nuk ishte pjesë e Greqisë” 30). Elada nuk ka asgjë të përbashkët me “helladën”, përpos gënjeshtrave “greke”. E para, ka ekzistuar me plot të vërteta historike pellazgo-ilire; ndërsa e dyta, pra Hellada, alias Greqia, nuk është absolutisht ekzistuese, pra është jo-ekzistuaese, jo-historike, jo e vërtetë, thjesht është gënjeshtër e pa fund.
Populli shqiptar thotë: “kur falesh me grekun, numroji gishtat”! Ai, patjetër, njërin t`a vjedhë. Pra na “e vjedhin” tërë historinë tonë dhe qytetet, i shënojnë për të tyre, madje qindra vite më përpara se kanë ardhur këndej. Edhe emra tanë i vjedhin nga historia dhe i vedosin si emra të përveçëm në gjealogjitë e tyre familjare…
“Para luftës Trojane – thotë Tukitidi, sipas Sulejman Matos 31), i cili nuk e përmend se prej cilit burim e ka marrur këtë mendim, por është cituar prej Arif Matit, me disa ndyshime, në fjalinë e fundit: “Helada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Madje, mua më duket se ajo në tërësi nuk e mbante ende këtë emër”…
Euripidi na ka lënë këtë shënim, prapë thotë Sulejman Mato, pa e cekur veprën dhe as faqen prej kah e nxjerrë këtë mendim të komedianit të famshëm: “Kur Danai erdhi në Argos, banorët që më parë quheshim “pellazgë”, u quajtën Danaj” 32).
Nuk ishin aspak “helenë”, sepse ishin popullatë pas pellazgëve, të atyre që e vëjnë më vonë emrin e tyre “për etninë”, e që nuk kanë qenë të atillë, prej Dodonës, por që përpiqeshin që t`a injorojnë apo të marrin plot emërtime nga “veriu”, e t`ua kthejnë nëpër gënjeshtrat e shumta. T`i përulin e të flasin për ata me një përbuzje njerëzore për mënyren e jetesës, në tokë, sikur shqiptarët. T`i zgjerojnë teritoret edhe nëpër këto vise ku nuk kanë qenë, rreth e rrotull, madje, me shekuj, që përpara.
Me këtë rast po e themi ate të cilën askush nuk e ka thënë, se Psistrati për festën e Panathënieve, i kishte ftuar pellazgët të këndojnë këngët e Homerit, ku “para” është bërë “pana”, ndërsa “thenus” është “thënie”. Kjo festohej për Dodonën e cila parathoshte fatin e njerëzve. Psistrati nuk e mori “vesh” punën e parathënieve. E shkroi “parthenus” në “panathenus”, e cila do të thotë parathënie…
Më tutje, do të flasim edhe në vazhdimet e tjera…
1) Luigi Luca Cavalli-Sforza, „Gjenet, popujt dhe gjuha“, Besa, Tiranë 2012.
2) Henric L. Wuermeling, “Auf der Suche nach Europa/Zeitreise durch die Geschichte”, Langen Müller, München 2005, faqe 15.
3) Shikoni në librin e Sulejman Matos, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005; faqe 220, i cili, rallëherë kalon edhe në anën «greke» e quditërisht ndonjëherë i përzien edhe vitet. Por, ai ka shumë gjëra me vlerë të pasaçme…
4) I njëti autor, e njëjta vepër, përpara, faqe 201.
5) Luis Beonlew, “Greqia përpara grekëve”, Plejada, Tiranë, 2008, faqe 17.
6) I njëti autor, e njëjta vepër, faqe 20.
7) Shiko në fjalor të librit të Engjëll Sedaj, “Gjuha latine për të gjitha gjimnazet”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, faqe 240.
8) Vepra e cituar më pare e Luis Beonlew, faqe 25.
9) Elena Kocaqi, “Roli i pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”, Emal, Tiranë, 2009; “Shqipja-çelsi i gjuhëve indoevropiane”, Email, sipas të gjitha gjasave: Tiranë, pa vit botimi.
10) Sulejman Mato, „Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, botim i autorit, Tiranë 2015.
11) Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013.
12) Shpresa Musaj-Ömer, „Në gjurmët e pellazgjishtes“, Ymeraj, Fier 2008.
13) Langenscheidts-Taschenwörterbuch Englisch-Deutsch, Berlin-München-Wien-Zürich-New-York 1983, faqe 253.
14) I njëjti fjalor, faqe 639.
15) E njëta vepër; e njëta faqe.
16) Sulejman Mato, vepra e cituar, faqe 209.
17) E njëta vepër, faqe 215.
18) Arsim Spahiu, “Orakulli i Dodonës dhe Epirotët (sh. XX-II p.e.s.), Mitologjia dhe feja Epirote”, Vëllimi i I, Geer, Tiranë 2008, faqe 52.
19) Shikon librin e Sulejman Lokës, që e kemi cituar, faqe 106.
20) Straboni, Vepra VII.10, e cituar prej Sulejman Matos, në veprën që kemi cituar, faqe 110.
21) Nga vepra e Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010, faqe 14.
22) Sulejman Mato, vepra e cituar, faqe 116.
23) Shiko te e njëjta faqe, e njëjta vepër, faqe 110.
24) E njëjta vepër, faqe 112.
25) Fiqiret Barbullushi, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqet 157-159.
26) Shikoni në veprën e Aref Mathieut, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 23.
27) Shikoni më mire në veprën e përmendur të Aref Mathieut, faqe 15, ose artikujt e mi për këtë çështje.
28) Po ajo vepër, faqe 14 apo faqe 385.
29) Shikoni librin e Fiqiret Barbullushit, “Homeri-Historia-Racizmi”, Dita 2000, Tiranë 2011, faqe 121-122.
30) Po aty, vepra e cituar, faqe 122.
31) Vepra e Sulejman Matos, e cituar më parë, faqe 219.
32) Po aty, faqe 219-220, apo Arif Mati, vepra e cituar, faqe 14, për Tukitidin, nga vepra I, 3.

PËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR TË HARTUAR ALFABETE ORIGJINALE




E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Meqë asnjë nga alfabetet e gjuhëve të tjera nuk u përshtatej plotësisht fonemave shqipe, kjo bëri që t’i nxisë dijetarët e shkrimtarët tanë që të nisin përpjekjet për të hartuar alfabete origjinale. Më i hershmi deri tani, njihet alfabeti i Theodhor Haxhifilipit, ndryshe i Dhaskal Todrit.

Është Kongresi i Manastirit ai që krijoi alfabetin e gjuhës sonë me kritere shkencore në harmoni me tingujt e shqipes. Deri atëherë qarkullonin një mori alfabetesh. Buzuku, Budi e Bogdani, shkrimtarët tanë të hershëm, i shkruan librat e parë shqip me alfabetin e latinishtes, por me kombinime ose shenja diakritike që t’i afroheshin gjuhës së folur. Sot ata mund të lexohen vetëm me ndihmën e transkriptimeve, apo transliterimeve. Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe, i zbuluar deri më sot, gjendet i shkruar me shkronja latine.

Historiku i alfabeteve për shkrimin e shqipes është i pasur dhe i larmishëm. Më shpesh u përdorën germa latine, e cila qe gjuha e kulturës dhe e akteve administrative për një kohë relativisht të gjatë, por krahas tyre u përdorën edhe shkronjat greke, madje dhe arabe. Bejtexhinjtë i shkruan veprat e tyre me shkronja arabe, duke hasur vështirësi të ndryshme, mbasi alfabeti arab shkruan vetëm bashkëtingëlloret.

Në fund të shek. XVIII, Dhaskal Todhri krijoi një alfabet për nevojat e përkthimeve të ungjijve dhe për korrespodencën personale. Nuk qe fort i përdorshëm për shkak të njësive të shumta grafike, por gjithsesi qe krejt origjinal. Naum Panajot Haxhi Bredhi nga Vithkuqi, ose Naum Veqilharxhi, hartoi Abetaren e parë (1835) dhe krahas saj edhe alfabetin përkatës me 33 shkronja. Më pas e vazhdojnë tragën arbëreshët Gjergj Guxeta, Kamarda, Zef Serembja e De Rada. Ata problemin e tingujve shqip e zgjidhnin me kombinime dyshkronjëshe të alfabetit italian. Vaso Pasha, guvernatori i Libanit, veç poemit patetik të njohur “Shqypnisë,” hartoi edhe një alfabet për t’iu përgjigjur nevoja kulturore.

Vetëm 8 germa janë ndryshe nga alfabeti që kemi sot. Revista “Besa” e Kajros, (1904) përdori një alfabet, të afërt me alfabetin e tanishëm, ku ndryshojnë vetëm tre shkronja. Konica që botoi revistën “Albania” 1897, Bruksel, përdori alfabetin latin, me disa ndryshime për tingujt e shqipes. Revista “Albania” lexohet edhe sot pa vështirësi nga çdo njeri që di shqip.

Fundi i shek. XIX shënon zhvillimin e vrullshëm të alfabeteve. Në atë kohë qarkullonin disa alfabete, sikurse i Stambollit, që nga 1879, i Jezuitëve, i Shoqërisë Bashkimi dhe i Agimit, po në Shkodër. Përpjekje e projekte për një alfabet të veçantë që të shprehte saktësisht tingujt e gjuhës sonë, bëjnë edhe arbëreshët, arvanitasit, edhe shqiptarët e Zarës.

Kongresi i Manastirit qe finalja e një rruge të gjatë e të spërdredhur për miratimin e një alfabeti modern. Njëjësimi i alfabeteve qe bërë nevojë e ditës për hir të zhvillimit të kulturës dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare. Nisma erdhi nga gazeta “Kombi” e Manastirit dhe komisioni i ngritur për këtë qëllim u dërgoi ftesa gjithë personaliteteve që mendonte se ishin në gjendje të jepnin ndihmesë për çështjen në fjalë, kjo sigurisht ndikoi që Manastirit t’i takonte nderi të priste përfaqësuesit nga krahina të largëta dhe nga kolonitë shqiptare.

Autoritetet zyrtare më të larta të vendit, sikurse Valiu dhe Kajmekami, për fat të mirë ishin shqiptarë dhe ata morën pjesë në punimet, u takuan me delegatët e dhanë pritje për ta.

Shpallja e Kushtetutës, (Hyrietit) nga Turqit e Rinj në korrik të atij viti, i ndihmoi shqiptarët të sanksiononin të drejtat e tyre legjitime. Xhonturqit kishin nevojë për përkrahjen e shqiptarëve, prandaj në muajt e parë u treguan tolerues.
Punimet e Kongresit filluan më 1 nëntor dhe vazhduan deri më 9 nëntor me kalendarin e vjetër gregorian, të njohur si alla-turka, pra nga 14 deri më 22 nëntor. Qenë tetë ditë të gjata të ngjeshura me mbledhje e diskutime e po ashtu edhe tetë ditë feste për ngjarjen e madhe.

Para delegatëve shtrohej detyra të shqyrtonin tre alfabetet kryesore dhe prej tyre të hartohej alfabeti i ri. Rrugët qenë tre, pohon Gjerasim Qiriazi, nënkryetar i kongresit.
1) Nëse duhet të përshtatnin njërin nga tre alfabetet kryesore:
të “Stambollit” të “Bashkimit” dhe të “Agimit.”
2) Nëse duhet t’i kombinojnë të tria në një.
3) Nëse duhet t’i lënë mënjanë të tria dhe të adoptojnë një tjetër krejt të ri.

Diskutimet vazhduan gjatë për disa shkronja, me argumente pro e kundër. Së fundi u pa se qe e pamundur të shkriheshin në një dhe atëherë u vendos të mbahej alfabeti i Stambollit me disa ndryshime dhe krahas tij, të përdorej një tjetër me shkronja latine, si më praktik për shtypjen e librave dhe transmetimin e telegrameve me kodin Mors. Kjo zgjidhje kompromisi qe e domosdoshme që Kongresi të mos dështonte. U vendos të mbahej një kongres tjetër në Janinë pas dy vitesh për gjuhën e letërsinë e ndërkohë të shihej ecuria e alfabeteve të miratuar. Për shkak të Luftës Ballkanike, kongresi i paracaktuar në Janinë nuk u mbajt, po ndërkohë alfabeti latin u konfirmua gjerësisht, ndërsa ai i Stambollit u la mënjanë, u harrua.

Komisioni nuk e kopjoi në mënyrë mekanike alfabetin e Stambollit, po kreu disa thjeshtësime dhe pasurime përpara se t’ia paraqiste mbledhjes plenare të Kongresit. Luigj Gurakuqi qe ai që shpalosi para delegatëve germat e të dy alfabeteve te dërrasa e zezë që u vendos në krye të sallës.
Pranimi i dy alfabeteve, sado që qe një zgjidhje kompromisi, u bë që Kongresi të mos dështonte, prandaj dhe nuk ngjalli reagime.

Ndërkohë nuk mungonin as shembujt pararendës. Gjermanët, për shembull, prej kohësh përdorin dy alfabete, njërin latin e tjetrin gotik dhe askujt s’i shkon mendja të ankohet.
At Gjergj Fishta dhe Dom Ndre Mjeda, të dy shërbyes fetarë dhe dijetarë të shquar, mbajtën qëndrime të kundërta për sa i përket alfabetit. Shkaku qe se ata u përkisnin dy klubeve të ndryshme, At Gjergj Fishta qe i “Bashkimit” ndërsa Dom Ndre Mjeda i shoqërisë “Agimi”.

Prof. Shaban Demiri, autoritet në fushën gjuhësore, shkruan se Kongresi i Manastirit vlerësohet me të drejtë si ngjarje e rëndësishme në historinë e popullit tonë, sepse forcoi e çoi edhe më tej lëvizjen kombëtare. “Fryma e mirëkuptimit që karakterizoi delegatët e Kongresit pa dallim krahine dhe feje, dëshmon qartë se shqiptarët dinë t’i kapërcejnë dasitë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët, kur ngrihen mbi pikëpamjet e ngushta vetjake. E ky është mesazhi më kuptimplotë që na ka përcjellë Kongresi i Manastirit”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...