2016-11-26

Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë


NrEmriFotografiaSigla
1Ismail Qemali
Ismail Qemali.jpg
Ismail Kemal
2Nikollë Kaçorri
Dom Nikollë Kaçorri.jpg
Kaçorri
3Babë Dudë KarbunaraBab dud karbunara.jpgJ. Karbunara
4Elmaz BoçeElmaz Boce portret nga Arben Morina.jpgElmas Boçe
5Veli HarxhiVeli Harxhi portret nga Arben Morina.jpgVeli Harçi
6Qazim KokoshiQazim Kokoshi portret nga Arben Morina.jpgQazim Kokoshi
7Jani MingaJani Minga.jpgJ Minga
8Rexhep MitrovicaRexhepmitrovica.jpgRexhep
9Dhimitër Tutulani
Dhimitër Tutulani.jpg
Dh Tut
10Aristidh Ruçi
Aristidh Ruci..JPG
A Rruçi
11Abdi Toptani
Abdi Toptani.jpg
Abdi
12Abaz ÇelkupaAbas Celkupa portret nga Arben Morina.jpgAbbas Dilaver
13Mit’hat Frashëri
Mithat-Frashri---1880---1949.jpg
Midhat Frashëri
14Shefqet DajiuShefqet Dajiu.jpgShefqet Daji
15Zihni Abaz MustafarajZihni Abas Kanina portret nga Arben Morina.jpgZihni Abbas Kanina
16Xhelal KoprenckaXhelal Koprencka portret nga Arben Morina.jpgXhelal Ko
17Hajredin Cakrani
Hajredin Cakrani.jpg
Hajredin Cakrani
18Qemal KaraosmaniQemal Karaosmani.jpgQemal Elbasani
19Iliaz Vrioni
Iliaz Vrioni.jpg
Iljas Vrijon
20Salih Gjuka
SaliGjuka.jpg
Salih Gjuka
21Dhimitër Berati
Dhimitër Beratti.jpg
D Beratti
22Dhimitër MborjaDhimiter Mborja portret nga Arben Morina.jpgD Emanuel
23Dhimitër ZografiDhimitër Zografi.jpgDimitri Zografi
24Murat Toptani
Murat Toptani.JPG
Murad Toptani
25Pandeli CalePandeli Cale.jpgPandeli Cale
26Luigj Gurakuqi
LuigjG.jpg
Luz Gurakuqi
27Bedri PejaniBedri Pejani portret nga Arben Morina.jpgBedri Pejani
28Spiro IloSpiridon Ilo portret nga Arben Morina.jpgSpiro T. Ilo
29Thanas Floqi
Thanas Floqi.jpg
Thanas V. Floqi
30Qemal MullajQemal Mullaj portret nga Arben Morina.jpgQem Mullaj
31Lef Nosi
Lef Nosi 3.jpg
Lef Nosi
32Myrteza Aliu
Myrteza Ali Struga Dibra.jpg
Dr H Myrteza
33Nuri Sojliu
Nuri Sojliu.jpg
Nuri
34Mustafa Kruja
Mustafa Kruja.gif
Mustafa Asim Kruja
35Ferit VokopolaFerid Vokopola portret nga Arben Morina.jpgFerit Vokopola
36Nebi SefaNebi Sefa portret nga Arben Morina.jpgNebi Sefa Lushnja
37Ymer DeliallisiYmer Deliallisi portret nga Arben Morina.jpgYmer
38Vehbi AgolliVehbi Dibra portret nga Arben Morina.jpgVehbi
39Zyhdi OhriZyhdi Ohri portret nga Arben Morina.jpgZuhdi Ohria
40Xhemal DeliallisiXhemal Deliallisi portret nga Arben Morina.jpgXhemmalyyddin bej

28 NANDORI 1912 ASHT VETEM KY...

Nga Fritz RADOVANI:                                                                 

28  NANDORI  1912  ASHT  VETEM  KY...

28 NANDOR 1912 DEKLARATA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, u nënshkrue  në Mbledhjen e Parë të Kuvendit Kombëtar të Vlonës. Pjesa shqip u hartue nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali. U shkrue nga Shefqet Dajiu.
●(Foto Marubi – 1937) Kjo paraqitje e dokumentit asht një montim nga Lef Nosi me rastin e Ekspozitës së 1937, mbasi firmat nga Mustafa Kruja e poshtë, tek dokumenti origjinal i Deklaratës ishin në pjesën e mbrapme. Dokumenti asht i shkurtë, i shkruem me dorë, dhe i nënshkruem nga të gjithë Delegatët e Kuvendit.
PERMBAJTJA E DOKUMENTIT:  
"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme".
 Image result for festa e flamurit

VLONË, 28 NANDOR 1912...

●DELEGATËT E ASAMBLESË KOMBËTARE ISHIN NGA:
Berati, Çamëria, Delvina, Durrësi, Dibra, Elbasani, Gramsh-Tomorricë,Gjinokastra, Janina, Kosova, Gjakova, Plava-Gucija, Kruja, Lushnja, Mati, Ohri e Struga, Peqin, Përmeti, Pogradeci, Tepelena, Tirana, Skrapari, Shijaku, Shkodra e rrethueme nga malazezet, Vlona dhe Kolonia Shqiptare e Bukureshtit. 
●Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipnia u mblodhën në Kuvendin e Vlonës. Ismail Qemali (thonë) u kthye në Shqipni dhe në krye të një Asambleje Kombëtare shpalli Pavarësinë e Shqipnisë në qytetin e Vlonës më 28 nëntor 1912.
●Në të njëjtën kohë u krijue edhe një qeveri e përkohëshme.
●Nenkryetar i Qeverisë së Vlonës u zgjodh Don Nikoll Kaçorri...
●Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Shtetit Shqiptar të cunguem nga fqinjët dhe turqit pra, ju njoh “Pavarsia”.

Image result for nenshkruesit e pavaresise se shqiperise

***
●A janë të plota dhe të sakta këta dokumenta që botohen tashti?!
– Jo vetem nuk janë të plota, po as të sakta...
●Dominojnë mendsitë anadollake të maskueme nga fallsifikatorët sllavokomunistë.
Dominon “injoranca” per me mbulue qellimet antikombtare dhe pasunimin pa ligjë!
●Festa e 28 Nandorit fillon me Gjergj Kastriotin në Krujë me 1443 dhe jo, në 1912...
Pse nuk botohen materialet historike origjinale të periudhës së Pavarsisë?
Kush kerkoi “Pavarsi nen suazen turke”...?! E shka u tha Luigj Gurakuqi ?!
●Pse nuk fshihen perfundimisht fallsifikimet e bame në Historinë e Shqipnisë?
●A ka lidhje Pavarsia ynë me ngjarjet e Dedë Gjo’ Lulit dhe Memorandumin e Gerçës?
Asht fshi Historia e lavdishme e Maleve të Veriut, me i lëshue vendin Esad Toptanit.
●Hiqet nga zyret e nalta Gjergj Kastrioti, se “qeveria punon per me hy në suazen turke”!
Edhe Festat e Mëdha të Flamurit, perditë punohet me i njollosë me tradhëtarët!  
●Rinia Shqiptare thërriste: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!!”... Edhe “Rilindja”...
Do ta shihni neser dokumentin se ke kerkon me “Ringjallë”!!..

Melbourne, 27 Nandor 2016. 

LEKË TASI : SHENIME PER DESHMINE “PLUMBA NE FERR”



Sot një çerek shekulli nga viti 1991, kushdo që e ka për zemër çështjen thuajse të harruar të viktimave të komunizmit, e ndien veten të vetmuar. Ata që e bëjnë të tyren këtë kauzë duhet të luftojnë kundra mendimit që haptazi o heshtazi mbizotëron akoma se ata që u vranë nga partia paskan qënë me anën e gabuar, dhe jo se donin një Shqipëri normale; vazhdon pra të ketë fuqi teza se në1944 ka pasë çlirim, prandaj ata me ide tjetër duhej t‘i nënshtroheshin regjimit. Kjo nënkupton pasivitet ndaj dhunës, pra të mos luftosh për një shoqëri të lirë, sëpari për liri personale. Të shprehje mendim kundra padrejtësive gjat 45 viteve, të doje të largoheshe nga vendi, këto quheshin tradhti ndaj atdheut, quheshin organizim kundra-revolucionar, dhe dënoheshin me dhjetra vjet burgim. Si pasojë e mbetjes pa u prekur e kësaj teze (atë e shohim në tekste historie, në deklarata dhe në manifestime zyrtare ku nderohen ende figura drejtuese e brigada që ushtruan terror) zëri jonë si kategori sociale e politike mbetet i zbehtë, dhe fort pak i vihet veshi. Kështu shumë prej nesh detyrohen të rregullojnë gjendjen e tyre të sotme, pra t‘i vënë vizën vuajtjeve të kaluara, kujtimi i të cilave mbetet makth. Por lënia mënjanë e kësaj detyre do të thotë t‘i harrosh praktikisht mijërat e viktimave , të mos nderosh qëndresën antidiktaturë, dhe më e para e të gjithave, të pajtohesh me faktin që mijra burra e gra dergjen të groposur diku por nuk kanë ende një varr. Të merresh vetëm me të sotmen personale nënkupton që e kaluara e mbrapësht të jetë e vetmja histori zyrtare, përderisa trimat që i rezistuan me duar e thonj çelikut të organeve të diktaturës, nuk e kanë ende një përmendore ku të nderohen në rang kombëtar, dhe aq më pak konsideratën zyrtare si mbrojtësit e vetëm, të vërtetë, të demokracisë në atë periudhë errësire e tmerri. Kujtesa e shkurtër, grindjet e debatet për gjëra që u mungon kushti, themelor – dhënia e drejtësisë me zë të plotë atyre që u ësht mohuar për 70 vjet – e lënë vendin mbrapa, prandaj dhe zgjidhja e problemeve aktuale në një frymë të tillë, gjysmake, edhe në ardhtë, do të jetë me shumë difekte, pra në masë të madhe çimentim i padrejtësisë. Që një shoqëri të qeveriset me drejtësi, të ketë mirëqënie dhe dinjitet, duhet qytetari të angazhohet në vazhdimësi me atë që ndodh përreth tij, kjo ësht detyrë imperative veçanërisht për ish të përndjekurit. Mungesa e unitetit mes tyre, përjashtimi i tyre nga organet vendim-marrëse, mban në këmbë shumë nga padrejtësitë e kaluara. Historia e ka provuar në raste të panumurta që indiferenca të çon përsëri në rrugën e nënshtrimit dhe në një mbijetesë pa dinjitet. Në vitet e Luftës së Dytë, Blloshmët e Bërzeshtës si shtëpi me influencë në zonën nga do të kalonin komunistët në Veri, provuan të parët pabesinë e tyre. Brigadat me yll të kuq të lidhur me jugosllavët dhe të udhëzuar prej tyre, kur konsoliduan pozitat e tyre, prishën marrëveshjen për mos-vëllavrasje, dhe duke shtënë në dorë me dinakëri 17 pjesëtarë të çetës nacionaliste, ku përfshihej dhe Shefqet Blloshmi, i premtuan vëllait të tij, Hakiut, se nuk do t‘ a ekzekutonin nëse ai do të dorëzohej. Ata e shkelën fjalën, dhe në masakrën që bënë, ndër 17 të ekzekutuarit , 5 ishin Blloshmaj. Pastaj, brënda periudhës Mars 1944- Tetor 1945 u vranë edhe 6 antarë të tjerë të kësaj familjeje sëbashku me të afërt të tyre, pa gjyq e pa asnjë akuzë të bazuar. Partitë komuniste kudo në botë e kanë përdorur terrorin si hap të parë në çdo vend që shkelnin sëpari. Vrasjet masive ishin në strategjinë e tyre paraprake për të nënshtruar krahinat që zotëronin, le të mos ishin ato të rreshtuara me palën kundërshtare. Terrorin komunistët tanë e vazhduan si politikë të ditës më pas në tërë Veriun, me vrasje e dhunime, dhe e mbajtën si sistem pune edhe mbasi e nënshtruan vendin, në kushte paqeje dhe me kushtetutë të miratuar që “garantonte” liritë demokratike; ata pushkatuan e varën në litar deputetë të zgjedhur në listën e tyre, e bënë tradhtar brënda natës një figurë madhore që ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve – ky ishte morali politik i Frontit të tyre Demokratik e Nac. Çlirimtar… Ata kërkonin jo simpatinë e popullit , por nënshtrimin pa kushte të tij. Për çdo shenjë lirie, edhe elementare, që do të manifestonte dikush, ose për faktin që populli ushqente simpati për të, ndëshkimi do t`i jepej i skajshëm. Kësisoj edhe mbas luftës, shtëpi e parë e krahinës- familja e shquar Blloshmi, me origjinë nga heroi i famshëm kosovar Millosh Kopiliqi, trimi që në betejën e Fushë-Kosovës kishte vrarë sulltan Muratin I, pagoi një çmim të rëndë me ekzekutime të shumta, me burgime të gjata, vdekje në burg, internime të familjeve. Kjo barbari përfshiu siç dihet edhe dy djem të rinj, poetë të talentuar, kushërinjtë Vilson Blloshmin e Genc Lekën, që i ekzekutuan me akuza të shtirura tridhjet e ca vjet mbasi diktatori e kishte vendosur sundimin e tij absolut, dhe nuk e kishte të nevojshëm terrorin. Në një faqe të librit që i jepet sot lexuesit, Bedri Blloshmi, i mbijetuari i kësaj familjeje të madhe, përshkruan me një dhimbje që të sëmbon në zemër shkretimin e fisit tij, dhe e konkretizon atë tek dykatshja e madhe e banuar dikur nga njëzet frymë, sot e mbyllur dhe e rrënuar… Por rasti i Blloshmëve, siç del nga dokumentat që ka gjetur e botuar Bedriu në pesë librat e tij, ilustron edhe poshtrimin e skajshëm të krahinës nga klika e Tiranës, imponimin brutal të qendrës mbi organet lokale, hetues, operativë, prokurorë ,gjykatës, policë, dëshmitarë të emëruar, pra heqja e çdo pavarësie atyre që ligjërisht duhej t‘i shërbenin qytetarit por në fakt e tradhtuan me fund atë, disa bile me gatishmëri servile; vënien e inteligjencës në shërbim të falsitetit më trashaman, për tu dhënë gjyqeve të montuara një lustër legaliteti me anë ekspertizash tërësisht në shkelje të ligjit e të intelektit; u mobilizua pra kushdo që i binte në mend partisë, për të dëshmuar veç në dëm të të pafajshmëve të akuzuar. Në këtë ferr siç e quan me të drejtë autori, këta specialistë iu kërrusën me hir e me pahir diktatit të klikës kriminale së Tiranës dhe partiakëve të rrethit, dhe bashkëpunuan me paligjësinë dhe krimin shtetëror. Qëllimi ishte që krahina, dikur me anën e Blloshmëve, ta merrte edhe një sinjal tjetër, edhe pse të kotë, për të qëndruar urtë. U realizua pra ky komplot kundër dy të pafajshmëve me bashkëpunimin e dhjetra personave, që të mpiksej dëshmia se poezitë e tyre paraqisnin rrezikshmëri deri për dënim kapital. Ky fakt e jep qart dekadencën morale të asaj epoke, të cilën poeti Vilson Blloshmi e simbolizoi me finesë artisitke në poezinë e tij “Saharaja”, një metaforë e denjë të na përfaqësonte në një antologji evropiane, nëse do të krijohej, të rezistencës antikomuniste. Por nuk po shohim akoma asnjë shënjë të reformimit të dëshëruar në këtë drejtim, në mënyrë që t‘i njihet merita edhe krijimeve të poetëve disidentë, të vetmet që e japin fytyrën e vërtetë të vendit në ata 45 vjet, kur e vërtëta paguhej me gjak. .. Rekomandimi i KE për denoncimin e krimeve nuk po gjen ende zbatim. Ndaj Bedriu vazhdon i palodhur të merret në kohë të plotë me të kaluarën, ta gërmojë në arkiva e në popull, të intervistojë këdo që e përjetoi, si viktimë apo si persekutor, ai i gjurmon ata kudo , u del përpara dhe e gjen mënyrën për t‘i bërë të flasin.Qëllimi i tij i vetëm është t‘ia tregojë publikut me dokumenta provat e turpshme të asaj gjëme ; ai udhëton kudo ku mund të ketë shenja të ekzekutimeve të fshehta, u bën thirrje edhe atyre që zbrazën plumba mbi të dënuarit pa faj, që të tregojnë pak ndjenjë njerzore duke bashkëpunuar me të dhe me familjarët në gjetjen e eshtrave, normë elementare e shqiptarit, e përmbysur nga klika kriminale që mbushi territorin me varreza të maskuara. Ai vazhdon betejën e tij duke lënë mënjanë edhe hallet e veta, sepse gjëma që punoi sigurimi dhe veglat e tij mbi popullin e paarmatosur e të pafajshëm, në asnjë mënyrë nuk duhet lënë në harresë, sado të mprehta qofshin problemet aktuale. Detyra kryesore e shoqërisë është ndaj të rënëve, ndaj herojve që u ndeshën fizikisht me dhunën, po edhe ndaj atyre që u përpoqën të hiqnin qafe zgjedhën duke u arratisur, janë këto dëshmitë më të vlefshme që nderojnë Shqipërinë. Librat e mëparshëm të autorit, “Fabrikimi i Vdekjes”,”Rrëfime nga ferri komunist”,”Revolta e Qaf` Barit”, “Revolta e Spaçit”, vijon me librin që i jepet sot lexuesit, “Plumba në Ferr”, i cili ka si subjekt 16 raste të këtyre dy kampeve. Janë shembuj rezistence në kushte vështirësie të skajshme, dhe përmbysin versionin që e mban akoma si të vlefshëm shumkush, e që e paraqet të riun e burgosur si të dënuar për shkelje të ligjeve; këta libra e nxjerrin politikën e brendshme të regjimit në tërë egërsinë e tij: një taksë angarie e paprerë, mizore dhe tërësisht arbirtrare mbi popullin, përderisa shkelës i normave kushtetuese ishte organi që burgoste dhe jo qytetari që burgosej; dhe kjo taksë gjaku kishte nisur në pjesë të madhe qysh në luftën partizane, të paraqitur si popullore, por që ish një dhunë mbi popullin që kulminoi me të ashtuquajturin çlirim, të “festuar” qysh ditët e para krahas paradave, me qindra ekzekutime. E provojnë ngjashmëria e praktikës tyre vrasëse në të dy rastet: fshatarët e pushkatuar gjatë luftës, që po u zbulohen varrezat kohët e fundit, dhe mijrat e tjerë të vrarë më vonë gjatë sundimit- ndër dhjetra mijrat e dënuar, të ridënuar në një sfilitje pa fund, ose të eliminuar me plumb nëpër tela ose larg tyre. Por një tipar tjetër i ballafaqimit real diktaturë-popull ësht përqasja morale mes të dënuarve dhe rojeve. Epërsia e të parëve megjithë represionin e egër del sheshit në disa raste, raste që do mbeteshin të panjohura po të mos i regjistronin e botonin B.Blloshmi dhe të tjerë vuajtës-dëshmitarë okularë, me shkrimet e tyre për jetën në burgje e kampe. Kontrasti: trimëri e të paarmatosurve dhe vrapi i të armatosurve për të shpëtuar kokën. Kjo ka ndodhur në Qaf‘ Bar, (siç del në librin e Blloshmit “Revolta e Qaf Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990”, ku në thirrjen për ndihmë të një të burgosuri që po e masakronin rojet, Sokol Sokoli e Tom Ndoja (të pushkatuar më vonë dhe burrit të ndershëm që dha shpirt nën tortura Sandër Sokoli , me tetë të tjerë (të ridënuar) u sulën si vetëtima me grushta e shkelma në ndihmë të tij. Ky ështe rasti kulmor i një rezistence me episode të shumta nëpër hetuesi, gjyqe, burgje e kampe, dhe vlen për të shprehur se edhe nën kërcënimin e sigurt të plumbit, forca morale e malsorit reagoi në çast thirrjes “në dorën tuaj burra !”. Ajo sfidë vdekjes së sigurt ësht lënë në heshtje nga retorika burracake e filmave të shtirura dhe revistave të MPB që i shisnin publikut “heroizma” të sigurimsave gjoja në bashkëpunim me popullin, por që në fakt ka qënë terror i të armatosurve gjer në dhëmbë mbi një popullsi të terrorizuar por kurrë të nënshtruar. Kjo hap çështjen e publikimit të të vërtetave në çdo rrethanë të arqipelagut tonë, sepse nuk janë të vetme këto ndodhi kulminante të Qaf Barit, apo ajo e Hajri Pashajt dhe shokëve të tij Dervish Bejko, Pal Zefi dhe më të riut Skënder Daja në Spaç, ku u ngrit e u valvit flamuri pa yllin komunist e më parë revoltat e Postribës dhe e Malësis së Veriut, po edhe mbrojtja burrnore (shembull ajo e Muzafer Pipës) kundra dënimeve të “porositura” të të pandehurve në gjyqe, mes tyre edhe klerikë, të akuzuar për futje armësh në kishë (!) dhe i mijra kulakëve, për fajin e vetëm pse ishin të aftë të prodhonin për vete… Pra rezistenca ka qënë e përhapur, dhe një kapitull i panjohur e saj ësht ai i strehuesve e familjarëve që i kanë mbështetur të arratisurit duke rrezikuar veten përballë teknikave çnjerzore të Sigurimit. Teknika diabolike, që në aleancë me raskapitjen gjatë dhjetvjeçarëve, shpjegon edhe rastet pse i riu i mplakur brënda hekurave humbte sensin e realitetit, dhe hynte në dialog absurd me mundonjësin e vet gjoja shtet, me sharje o arsyetime e sugjerime tërësisht të pafrytshme, që pa tjetër do pasoheshin nga dënime të pamëshirshme prej pushtetit shtazarak. Autori i trajton këto raste me dhimbshuri ndaj këtyre kolegëve të vuajtjes, sepse e ka njohur vetë ndryrjen e gjatë në hekura, dhe i mirëkupton alienimet psiqike që vepronin mbi ata fatkeqë. Studimi dhe vlerësimi i rezistencës antikomuniste janë detyra të patjetërsueshme nëse duam të jemi shoqëri me një shkallë vlerash prej vendi të qytetëruar ; ato ndihmojn edhe të tjerat, detyrat praktike në zgjidhje të problemeve; përndryshe as ndërgjegja e shqiptarëve, as konsiderata e botës mbi shtetin e shoqërinë tonë, nuk do t‘i quajë zgjidhje ato që bëhen mbi një themel të padrejtë. Bedri Blloshmi në çdo libër që ka botuar, qëllim kryesor ka publikimin e çdo padrejtësie, dhe prandaj ai i përgjigjet me ndihmë konkrete familjeve që prej dekadash janë në kërkim të vendit ku dergjen të dashurit e tyre. Kohën, forcën fizike dhe tërë vëmendjen, ai ia përkushton pikërisht zhbërjes së asaj gjëme, sa të jetë e mundur, duke u kthyer njerëzve normalitetin e zakoneve dhe të respektit për të vdekurit.



Ai nxjerr në dritën e diellit atë që komunizmi e fshihte në terrin e natës, ofron përpjekjen e tij, mundin, njohuritë, cilitdo që i ësht mohuar e drejta më e shenjtë, kontakti, i mbrami i të mbramëve, me familjarin e tij të zhdukur, e
drejta për të derdhur lot mbi varrin e tij. Në krahun e kundërt, kemi ngurtësinë e shkaktarëve të kësaj tragjedie historike, të rehatuar si veteranë, por të pazbutur edhe sot mbas gjysëm shekulli. Por nuk do të fshihet kaq lehtë gjëma e tyre, duke detyruar njerzit të heqin dorë nga një e drejtë elementare, e drejta për të varrosur njerzit e tyre. Kjo nuk është çështje e së djeshmes, është e së sotmes, me reflekse në të ardhmen. Ata si funksionarë të shtetit, kishin për detyrë të zbatonin ligjin, dhe e shkelën me të dyja këmbët. Dhe jo vetëm e shkelën, por disa e praktikonin repersionin me egërsinë më të madhe, me kënaqësi sadike. Sot ata janë të padënuar ende, as moralisht, bile ndërkohë , duke i qëndruar porosis së vjetër u është shtuar titulli i “nderuar”. Në librin e ri që sheh dritën e botimit sot, Bedriu paraqet rastin e 16 të dënuarve, pjesa dërrmuese fare të rinj, që nisën pa asnjë faj jetën e burgut, të dënuar me akuza të rreme dhe të ridënuar gjatë vuajtjes me afate të gjata. Ata tentuan si të mundnin ta kundërshtonin atë jetë prej ferri ku i hodhën, tentuan të arratiseshin ose folën apo shkruan kundra regjimit, u ngritën në revoltë. Përfunduan të dënuar me plumb në kokë vetëm se kundërshtonin padrejtësinë flagrante, dhe se deshën të ishin të lirë. Natyrisht nuk mund të shtrohet se kishte një rend kushtetues, në të cilin ata mund të apeloheshin. Nuk njihet një rast i vetëm që të jetë digjuar rekursi i të dënuarit. Disa u vrarë me breshëri nga karakolli pa bërë asnjë orvatje ikjeje, brënda telave, ose u zunë nën shkëmb, dhe në vend tu jepej ndihma, u prenë me sopatë. Kjo është historia e vërtetë e Shqipërisë në ato katër dekada e gjysëm dhe e tillë siç ish do të zbulohet herët a von, me të gjitha hollësirat, falë kontributit të dëshmive, ndër të cilat një vend kryesor zë ajo e Bedri Blloshmit. Rrugë tjetër s‘ ka. Prandaj situata sot paraqitet si një ballafaqim kryesisht moral: nga njera anë qëndron detyra për tu dhënë drejtësi këtyre burrave të lirë në shpirt, qoftë mbas vdekjes, atje ku janë në Panteonin e vërtetë shqiptar, nga ana tjetër establishment akademik që e lë mënjanë këtë detyrë duke i mbajtur fajtorë ose shkelës të ligjit këta heronj e dëshmorë , dhe dënimet i quan të nevojshme “për kohën”,, po ashtu dhe cilsimet “i nderuar” që gëzojnë persekutorët e tyre, dhe hero kombëtar të parin e tyre. Detyra jonë përkundrazi, për ta përmbysur këtë pozicion tërësisht fals, detyrë sa morale dhe civile, ka filluar të zbatohet nga këshilla bashkiakë që u japin rrugëve emrat e atyre që rezistuan; ajo shprehet po ashtu nga njerës me kujtesë të pagjumë si Bedri Blloshmi e mjaft të tjerë, që kundra indiferencës –sëmundje e jonë kronike – botojnë libra-dëshmi, dokumenta të dhunës së pararendësve së konformistëve të sotëm. Këto dy manifestime, tabelat emërtuese të rrugëve dhe dokumentimi i paligjësise në libra, arrijnë të detyrojnë autoritetin shtetëror t‘i nderojë me diploma nderi viktimat më të shquara eminente të palës tonë, burra e gra që e donin Shqipërinë rezistuese ndaj fatit robërues që iu dha për kaq dekada. Të tre këto fakte mund të jenë fillimi i procesit që na bën të pranishëm me meritë në lëmin ndërkombëtar. Kundërshtimi i paligjësisë, kusht i domosdoshëm i këtij procesi mbetet detyrë e pazgjidhur, sepse paligjësia i ka rrenjët te pajtimi mendor i elitës akademike me rendin e kaluar, të konsideruar “çlirim” edhe zyrtarisht , ajo bezdiset kur preket sadopak ky term i pavërtetë. Pasojë indirekte, psikopatologjike, e kësaj mbeturine janë dhe krimet mes nesh ende sot, që e ndalojnë shoqërinë të gjejë rrugën e ligjëshmërisë dhe të rimëkëmbjes. Për të shëruar poshtërimin historik që pësuam, është e domosdoshme ndershmëria mendore me faktet dhe dhimbshuria njerzore për ata që u torturuan shnjerzisht dhe u mbaruan me sadizëm sistematik në ato kampe e burgje skëterre. Lufta me dhëmbë shtrënguar që bën autori i këtij libri për ta ndryshuar gjendjen, vjen nga forca e qëndresës të cilën shumë të tjerë e kanë zbutur; dhe nuk ësht vetëm nga dhimbja për familjarët e shokët bashkëvuajtës që ai i shkruan këto kujtime, ajo del jashtë kësaj sfere, dhe bëhet e vetmja politikë, e aftë dhe e denjë të ndërtojë një rend të ri, që t‘i shërbejë vërtet ligjit dhe dinjitetit shtetëror. Pa rivendosje të drejtësisë edhe për të kaluarat, nuk mund të ketë shoqëri dhe shtet të shëndetshëm sot e në të ardhmen.

Nga Leke Tasi

Në polemikat e kohëve të fundit, përvec anës politike (akuza ndaj nacionalistëve si kolaboracionistë, duke heshtur sulmet që u bëheshin menjëherë mbas akordit dypalësh të arritur në Gusht 1943), të bien në sy edhe sulme ndaj fesë e fetarëve (politiko-negative ose miklueso-nënvleftesuese). Argumenti teorik i tyre ësht se filozofia prin, kurse feja ësht në hava, por duhet respektuar në kushtet e reja; kurse argumenti denigrues: përfolja e figurave kulmore si miqsore me pushtuesin. Të dy këto fushata mendojm se e kanë shkakun te pritshmëria për një hyrje të Shqipërisë në gji të Perëndimit me anë të vendosjes së shtetit ligjor, gjë që do të sjellë shkëputjen përfundimtare nga tranzicioni ku kuadri ish komunist nën petka demokrate në dy krahët e spektrit abuzonte me pushtetin duke u pasuruar pa farë gajle. Propaganda pro – LNCl synon të rivendosë unitetin (consensus), pra jo rinovim, gjithshka brënda grupit tonë! Se mos rivlerësimi i krahut të kundërt (klerikë e politikanë të anatemuar dhe të ekzekutuar),do të sillte shvlerësimin e kategoris që trashëgoi pushtetin në 90. Zhurma që bëhet rreth këtyre temave koincidon edhe me joshjet lindore që po marrin një virulencë të re. Në shkrimin e parë folëm për temën e parë ( kolaboracionistë e filokomunistë), këtu po trajtojmë filosofinë dhe fenë. Nuk ësht se filosofia nuk mund ta trajtojë fenë, e kanë bërë shumë mendimtarë sëjashtmi dhe së brëndëshmi saj, ithtarë të saj dhe kundërshtarë të saj, në Mesjetë dhe në kohët moderne, por po të nisesh nga themelet e secilës, filosofi dhe fe, ato janë krejt heterogjene: filosofia ka thelb të sajn mendimin, feja besimin, (e famshmja ‘mos heto por beso’). Feja ndikon mjaft në masat - ndjenja e rrezikut, mendimi i vdekjes, nevoja e vetvetishme për mirësi, i çon ato tek nevoja për t`iu drejtuar me lutje fuqisë së mbinatyrshme, Zotit Krijues dhe administrues i botës, kurse filosofia nuk ndikon direkt tek ato, sepse askush nga masa s` lexon libra filosofie, por ndikon vetëm indirekt. Shembull, fryma e iluminizmit francez (dhe më von evolucionistët darëëëëëëëëëëëëëëëinianë), duke kaluar nga fusha e kërkimit shkencor në atë të filosofis e shvleftësuan fenë në opinionin e kulturuar. Një klasë intelektualësh të rinj, revolucionarët francezë (më të egrit e tyre - Jakobinët) shndërruan gati vetvetiu pakënaqësinë popullore ndaj mbretit dhe klerit të lartë në armiqësi të verbër ndaj vetë shtetit dhe kishës; aristokracia dhe kleri pësoi një valë terrori prej dhjetra mija ekzekutimesh . Monarkia u rëzua dhe bashkë me masakrimin e aristokracis dhe klerit të lartë e të mesëm, u suprimimuan shumë institucione mirëbërëse të kishës (azile pleqsh, jetimësh etj) pa menduar me se ta zëvendësonin këtë rrafshim institucional dhe humanitar. Një Asamble e terrorizuar vetë, dhe Enti Suprem i Arsyeshëm i emruar në krye të fesë së re, ishin provat se sa të shkëputur nga realiteti (nga masat popullore) qenë krerët revolucionarë, dhe ç` tallje i ra në mendje rendit të ri për të zhdukur mijëvjeçarët tue u mbështetur gjoja tek Arsya. I përshtatet kësaj papjekurie bërtitëse vargjet e Ali Asllanit : “Frëng ku vete, ku po vete Frëng o frëng që s`je në vete” Rendi i barazuar me terror, demonstroi boshllëkun e tij tek vrasja mes tyre e protagonistëve të së njejtës mendje, dhe pa proces të mirëfilltë – mos të harrojmë se Feja e quan Djallin njeri-vrasës; si mos t`i kuptojnë atëhere masat besimtare si vepër të tij këto gjëma?. Përfitoi Bonaparti për të vendosur regjimin e tij personal. Po ky terror u përsërit në Paris më 1871 dhe pastaj Rusi më 1917 : Urrejtja dhe zilia vepruan posI në Francë si faktorë historikë ( a mos ndofta Enti suprem i Arsyeshëm ësht ziliqar?..), por të vrarët në Rusi qenë me miliona, u instalua një ekonomi e kontrolluar krejt shterpe me rezultat miliona vdekje nga uria, dhe fenë e zëvendsoi Ateizmi zyrtar (pa Arsye fare në këtë rast) gjë që s`ngjiste fare te populli rus prej natyre besimtar, me rezultat manifestimin e hipokrizisë si sistem bazë jete dhe superstructure (Realizmi Socialist që lëvdon gjënë e përbashkët në një popull me barkun bosh, ose martesa civile solemno-qesharake para nëpunsit të gjendjes civile etj). Por në Rusi periudha e marrëzisë vrasëse mbajti shumë më gjatë, për t`iu kthyer mbas 70 vjetësh ekonomis së tregut në baza shumë më ilegale nga ç` u bë në Francë (ku ekonomia ndërroi natyrshëm nga feudal-kapitaliste në thjesht kapitaliste ),dhe te Kisha më me nostalgji. Franca mbajti edhe më pas një karakter illuminist dhe antiklerikal, thjesht për shkak të qefit që ka për debat, veçse ky pozicion mohues ka përballë tij atje një pol fetar të fuqishëm. Kurse në Rusi, komunizmi ka lënë pas më të thellë rrënimin e shoqërisë, me pasoja më tepër të natyrës kriminale, mbasi ndër të tjera, krerët e tij tiranë-burokratë mbas kolapsit të sistemit, nuk mund të krahasohen me Bonapartin, krijues të një shkolle teknologjike moderne dhe te Kodit solid napoleonian në Drejtësi. Përkundrazi Orthodoksia me rezervat e saj të mëdha në shpirtin dhe kulturën ruse vazhdoi të kishte dhe rifitoi një vend të padikutueshëm në shoqëri , por hekatomba në kler dhe harlisja e krimit gati legal ia vështirëson shumë punën. Në këto kushte, del edhe më e qartë pse Feja është krejt e ndryshme, e pabashkëmatshme me filosofinë. Nuk diskuton, por vetëm pohon. Denigruesit e saj nuk kuptojnë se të falësh ekzekutuesin ësht një lloj force që s`mund t`i bësh ballë, qëndron dhe vepron përmbi dhe e pavarur nga koha.Të vësh përmbi shpresën dhe besimin Dashurinë, do të thotë, të zhdukësh qysh tani mëdyshjen ekzistenciale, pra një forcë që i zbut problemet (jo thjesht se i transferon në të ardhmen, por se ndikon direkt në të sotmen duke ndërgjegjësuar njeriun për efemeritetin e lakmive e për pasojë të konflikteve) kurse problemet janë buka e filosofisë. Kërkon t`i zgjidhë, por ka përballë natyrën njerzore, të ciën nuk e ndryshon dot, mbasi nuk ka mjetet e duhura.Kurse të jetuarit me besim , edhe nëse nuk arrin zbutjen e grindjeve, i përballon paqësisht dhe pa kërkuar shpërblim ( forca e madhe e shembullit!). Pra e tija ësht një dinamikë shumë prodhuese , e kundërta e zgjidhjes me racionalitet të ftohtë (mënyra filosofike) që shpjegon dhe propozon reforma, por pa prekur unin , i cili e percepton zgjidhjen më tepër te tjetri, pra duke zgjatur qarkun vicioz. Veç kësaj, edhe një aspect tjetër kontrastues i të dyjave: shpresa nga njera anë (karakteristike për fenë) që krijon siguri dhe shpirtmadhësi, dhe nevoja për njohje (karakteriste për filosofinë) që i kërkon zgjidhje të vështirësive këtu ku jemi, gjë shumë e vlefshme, por edhe me urgjencë për qëllimet personale. Shohim që feja, ashtu si edhe arti, të bëhen prodhimtarë pikërisht mes vështirësive jetsore, madje vuajtjeve, kurse filosofia që kërkon zgjidhjet e saj tek arsya dhe e shumta e gjen tek drejtësia dhe tek ekuilibri i interesave, në fakt nuk sjell fort përparim, madje degë të saj eksperimentojn gabimin. Përparimi real qëndron tek ajo pabarazi që i lëviz gjërat drejt harmonisë e integrimit, prerogativa të fesë, jo të spekulimit arsyetues. Për të kuptuar padobinë e debatit filosofik, besimtarëve u vlen thënia e Krishtit “Të falënderoj a At, që ua zbulove të thjeshtëve dhe ua fsheve të mençurve”, ose “ Do t`i turpëroj të diturit e kësaj bote”. Tani, mendjet më kureshtare s`mund të durojnë pa e praktikuar filosofinë, sidomos ata shkencëtarë që kapërcejn kollaj murin e tyre, për të hyrë në kaosin jashtë tij, pra e nisin shpjegimin nga mesi, jo nga kreu ( si Laplace Me Bonapartin). Vec kësaj serioziteti kërkon të mbahet parasysh si gur paragoni qëndrimi i Atij që thëniet e tij të thjeshta i mbështeti me shembullin e vet deri në vetflijim. Shumë të pakët prej filosofëve kanë demonstruar këtë koherence mësim-shembull, dhe rendimentet e dy rasteve as krahasohen. Nuk duhen arsyetime pra, por duhet mirësi, solidaritet , dashuri në çdo rast, dhe mënjëherë! Ky ësht momenti kur bota po kalon pasojat e stërhollimit të së keqes prej stërhollimeve filosofike, si e si të kënaqen dëshirat e njerzve, të grupeve sociale, të shteteve, të blloqeve, pra ekuilibër egoismash, dhe ende pak gjeste ndihme për të papajisurit. Megjithatë gremina mes kontinenteve do të ishte edhe më e madhe nga ç`ësht, po të mos ishin përpjekjet e një pakice tërë kohërat, të organizuar posaçërsht për të ndihmuar, plus mirësia spontane në raste të panumurta që ndodhin përdit dhe kudo, aq sa të con të mendosh se Dashuria (jo materiale) ësht në themel të botës materiale, dhe fati i saj varet nga ajo. Këto gjeste mirësie kanë vlerë se nuk janë të natyrës perspektive,”largpamëse”( për të mbrojtur indirekt veten për refleks) por spontane, thjesht për empati. Prandaj Europa e Bashkuar, qoftë edhe e paqëndrueshme siç ësht, duhet ruajtur e fuqizuar. Ajo i krijoi problemet vetë dikur falë pjesës së saj grabitëse, dhe tani po kthehet e i a gjen remedin krizës ndërkontinentale kryesisht me anë të shtresës së vet të varfër, që vazhdon të votojë pro mirëpritjes së të varfërve të ardhur. Kur të pushojnë ta bëjnë këtë, do jemi në rrezik, do jetë shenjë se masat po arsyetojnë në kohë, filosofojnë, pra kanë hyrë në rrugë pa krye. Nëse mirësia e tyre ka burimin te besimi në Zot, dhe voluntarizmi ekzistues ësht një nga provat, dhe ai duhet zgjeruar në maksimum, atëhere historiografia që e shihte me dyshim fenë, (duke ia tepëruar fajet të shkaktuara prej përbërësve njerzorë të saj), dhe ngrinte lart filosofinë ( nënkupto iluminizmin materialist - shkaktar indirekt dhe i pjesshëm por këmbëngulës i dy shekujve më tragjikë) , do ta kthente opinionin në favor të saj. Islami gjithashtu, i ndodhur aktualisht në konflikte te brëndshme, e ka po të njejtën rrugë: të marrë prej Librave të tij normativë, pjesën themelore që afirmon mirësinë, mëshirën , solidaritetin, dhe ta aplikojë sëpari brënda popujve myslimanë (rezervë e pashfrytzuarende si duhet), kurse pjesën që trajton ndëshkimet e të pabesëve , sot e degjeneruar në veprime absurde, ta konsiderojë si një gjë historike, duke quajtur si themelore dhe eskluzive porosinë :”Në besim nuk ka dhunë” . Në këtë mënyrë, me një veprim të përbashkët, shumë kontraste mes feve, të acaruara nga fanatizmat, gjejnë zgjidhje , dhe kjo zgjidhje nuk do t`i detyrohet thuajse aspak debateve filozofike, por frymës që sundon besimtarin e vërtetë kudo në botë,dhe që ësht në pjesë të madhe i pashkolluar: fryma miqësore dhe e gatshme me e mirëkuptue të ndryshmin.

Profeti dhe testamenti

Image result for agron tufa

Shkruan: Agron TUFA

Ibrahim Rrugova, një ndër mitet e pakta shqiptare pa asnjë ngarkesë negative, u largua përgjithmonë, siç besojmë ne të gjithë – për në Përjetësi. Ai u largua në momentin kur i duhej më shumë se kurrë Kosovës dhe kauzës shqiptare në Ballkan.

Image result for rugova adem jashari

Është i hidhur madje edhe vetë rregulli gjuhësor që na detyron të flasim për të me folje të kohës së shkuar, folje të cilat na ndërmendin ne vdektarëve se jemi të pafuqishëm mbi “veprën e pandreqshme të vdekjes”.

image


Nuk e di (dhe pak rëndësi ka) se ç‘përfaqësoi qenia e tij në botën tragjike shqiptare: – domosdoshmëri historike? (sipas gjuhës së filozofisë materialiste); vullnesën hyjnore (“i dërguari i Zotit për Kosovën”, sipas Mero Bazes) apo “ndërhyrjen e Zotit” në histori (sipas Baton Haxhiut).

Related image

Por trajektorja e tij e qetë politike për 16 vjet në sfondin e përndezur të gjenocidit serb mbi Kosovën, kthjelltësia e tij apostolike në situatat makabre dhe sidomos filozofia largpamëse – krejtësisht profetike – na kthejnë edhe një herë në meditimet mbi madhështinë e ndikimit të individit në histori.

Related image

Të zotërosh kthjelltësinë dhe durimin, të ngrihesh mbi pasionet, klithmat e gjakut dhe dhimbjet e përmasave apokaliptike të popullit tënd që po masakrohet njësoj si në kasaphanat e mëdha, me të cilat është e tejngopur historia e njerëzimit dhe, për më tepër, të mos e braktisësh asnjëherë besimin, se liria i ka parashikuar edhe këto rrugë të flijimit masiv – kjo do të thotë të jesh i pajisur me veti jashtënjerëzore, të kesh atributet e hyjnisë brenda njësisë njerëzore.

Ja pse merr vlerë konkrete metafora e Mero Bazes për Rugovën “I dërguari i Zotit për Kosovën”. Sepse tek Rugova u gërshetuan në një mënyrë dhe ekuilibër mbinjerëzor, të gjitha dëshirat dhe pengjet shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës. Vetë Rugova ishte njeriu që e përktheu dhe e finalizoi gjithë kaosin e vuajtjeve kosovare, gjithë lëngatën dhe protestën instinktive të shqiptarëve në gjuhë e gjeste të thjeshta, të qarta, të sinqerta.





Hyrja e Rrugovës në politikë, efekti dhe toni i qetë i ligjërimit të tij profetik te shqiptarët e Kosovës, të ndërmend fjalët e çuditshme me të cilat iu drejtua Papa Gjon Pali II turmës së besimtarëve në sheshin e Vatikanit: “Tutus tuus! (Mos kini frikë!)”. E gjithë veprimtaria e tij, edhe në momentet e kasaphanës së 1999-ës, ndikoi në ngjalljen e besimit dhe, në të vërtetë, ai diti ta mbajë gjallë këtë besim reciprok deri ditën kur mbylli sytë.

Shqiptarët e Kosovës kishin nevojë për fli, kishin nevojë për të vrarët e tyre, kishin nevojë për mitet e tyre dhe, natyrisht, kishin nevojë për një mit qendror që t’u shërbejë si gur themeli për ngrehinën e shtetësisë dhe identitetit kombëtar. Ibrahim Rrugova ishte i zgjedhuri për ta mbajtur peshën e kësaj vepre mesianike.
Image result for rugova dhe papa
Nëse i referohemi një analogjie të misioneve profetike, Rugova ishte Moisiu profetik i kosovarëve, duke i udhëhequr ata përmes sprovash të vështira të mbijetesës deri sa i nxori nga shkretëtira e gjenocidit nacionalist serb.

Por largpamësia e Rugovës, përveç përmbushjes së misionit mesianik në historinë e kosovarëve, ka një rëndësi thelbësore në emancipimin e madh vizionar që i dha kulturës shqiptare në tërësi me veprën e tij voluminoze kritike dhe studimore.

Image result for rugova dhe papa

Vepra e tij që u prezantua para botës shkencore –filologjike me rastin e Panairit Kombëtar të Tiranës në nëntor 2005, përveç vëllimeve me të ashtuquajturën “kritikë klasifikuese” të zhanreve, kahjeve e rrjedhave letrare në krijimtarinë e shkrimtarëve shqiptarë, përfshinte, të paktën 3 vepra përcaktuese në modelet e mëvonshme të kritikës letrare në Kosovë e Shqipëri: “Strategjia e (mos)kuptimit”, “Refuzimi estetik”, “Kozmogonia e Bogdanit”.

Related image

Kritiku dhe Filologu Ibrahim Rrugova, ithtar dhe recepient i hollë i strukturalizmit dhe poststrukturalizmit francez, – disertant i njërit prej perëndive të kritikës strukturale e poststrukturale franceze, Rolan Bartit – solli në letrat shqipe për herë të parë një metodologji tjetër studimore, larg modeleve socrealiste.

Image result for rugova dhe papa

Kundrimi i produktit letrar si shkencë, pa sensibilitetin dhe romantikën demode nacionalkomuniste, hapi një seri të begatë hulumtimesh mbi autorët shqiptarë të traditës dhe modernitetit. Rugova qe pionieri i parë që solli në shkencën e studimeve kritike qasje themelore, principiale, duke vënë një vijë ndarëse dhe duke shënuar divorcin nga ideologjia në veprën letrare.

Related image

Roli emancipues i Rugovës qëndron jo vetëm në qasjen strategjike ndaj veprës letrare-artistike si formacion, më së pari letrar, gjuhësor e stilistikor, por Rrugova solli në procedetë e kritikës sonë moderne një instrumentar terminologjie, nocionesh e konceptesh, të afta të organizojnë lëndën letrare sipas principesh artistike, në një kohë kur qasjet ideologjike e sociologjizmi vulgar po shpinin në një keqkuptim të madh midis anës estetike dhe banalitetit interpretativ.

Image result for rugova i donte femijte

Veprat e Rugovës qenë fatpërcaktuese për shumë studiues e filologë më të rinj, në thelb dishepuj të metodës së Rugovës, duke krijuar një seri studimore ku plekseshin metodat strukturale me ato hermeneutike.

Related image

Bazë e këtyre modeleve u bënë veprat e Rugovës “Strategjia e (mos)kuptimit”, “Refuzimi estetik”, “Vepra e Bogdanit” etj., që patën një ndikim vendimtar në përvijimin e shkencave filologjike, kryesisht në Prishtinë. Mjaftojmë të përmendim bashkëmendimtarët dhe pasuesit e Rrugovës në këtë drejtim si Mensur Raifi, Rexhep Ismajli, Gani Bobi, Sabri Hamiti – deri tek më të rinjtë – Basri Çapriqi, Milazim Krasniqi, Abdulla Konushevci, Kujtim Shala etj..

Related image

Duke zhvilluar në kulturën shqiptare strategjinë e kundrimit të së bukurës si kategori estetike, distancën e pastër me veprën, të pamanipuluar nga ideologjia nacional-komuniste dhe sociologjizmi vulgar, Rugova përgatiti me veprat dhe shkollën e tij një lexues të thellë e aktiv, i cili të kërkojë në artin letrar jo utilitarizmin dhe marrëdhënien e përkohshme koniukturale, por vlerat e përjetshme të së bukurës që trashëgohen dhe u transmetohen brezave si testament që përcakton konstitucionin shpirtëror, estetik dhe etik.

Image result for rugova dhe papa

Pa një konstitucion të tillë, nuk formohen elitat dhe vetëdija kombëtare e inteligjencies, jashtë dogmatizmave dhe klisheve ideologjike dhe rrjedhimisht, pa përgatitjen e kësaj vetëdije, nuk do ta kishim vetëdijësimin e elitës kulturore e politike të inteligjencies kosovare sot. Si për njërën, ashtu edhe për tjetrën, Rrugova është Ati dhe pagëzuesi.

Image result for rugova i donte femijte

Ai është mësuesi dhe profeti që e përgatiti popullin e vet për t’ia kthyer civilizimit europian – aty ku i ka rrënjët Kosova dhe gjithë shqiptarët. Ky është dhe testamenti i Rrugovës: ai pret të lexohet qartë. Çdo keqlexim, është devijim fatal nga kauza e profetit.