2020-03-30

Matrapazët në pushtet ...

Thirrjet  e Presidentit të Mitrovicës zt. Agim Bahtirit , për vëlla-vrasje dhe për kryengritje kundër shumicës parlamentare janë të rrezikshme, shkojnë kundër kulturës politike dhe vlerave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj që kanë luftuar me dekada për një vend që është demokratik, i lirë dhe që respekton vullnetin e lirë dhe fjalën e lirë të të gjithëvë. 

Sovrani  do të mbështesë shumicën në Kuvendin e Kosovës që kërkon një zgjidhje që siguron stabilitet, unitet dhe respekt të vullnetit të qytetarëve të Kosovës për të ruajtur aleancat strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët kryesorë evropianë të Kosovës.

2020-03-29

Letër mikut,Fritz Radovani në Melburnin e largët !

I dashur im vëlla Fritz Radovani !

Koha e murtajës së Zezë kineze ndofta po shkon në amshim.Në Kosovën tonë të trazuar kanë dalë nga strofulla e komunizmit edhe ca çakej që unë po i quajë Covit-19.

Ata e rrëzuan Qeverinë Kurti.U bashkuan çakejt shqiptar më ata serb dhe e rrëzuan Qeverinë më të pa korruptuar në botë Qeverinë e mikut tim Albin Kurti.

Dje ua përcjella edhe një shkrim të Akademikut tonë të mirënjohur Prof.Dr.Hakif Bajramit, që po ta përcjelli edhe një herë sot.

https://floripress.blogspot.com/2020/03/akademik-prof-dr-hakifbajrami-phd.html

Të njoftojë sa për dijeni që edhe Libri  im "Leksikon enciklopedik" ka dalur nga shtypi që 5 ditë, por ai është në kafaz tek shtypshkonja !

Derisa të kalojë kjo Murtajë e zezë që e ka katandisur botën nuk mund ta nxjerri nga burgu pandemik .

Aty jeni edhe ju i prezentuar zt.Fritz Radovani.Poashtu ka dalë edhe  libri  tjetër para 10 ditëve  me titull "Diademë letrare 4".

Aty e keni edhe parathënien tënde që e kam botuar në faqët e para të librit .

Është ky një libër modest beletristikë  që pas vdekjës time, ndofta do t'ju hyjë në punë gjeneratave të reja ,që të njihën më historinë e Atdheut të katandisur me Corona virus të shumë ngjyrave ...

Unë jamë i vetë izoluar me familje prej kësaj zezone pandemike...

...Shpresojë që i gjithë njerëzim të shpëtojë nga kjo Murtajë biologjike .

Dhashtë Hyji që Covidët e Kosovës në zgjedhjët e reja që dosido  duhët  të pasojnë , që  të zgjohën nga letargjia shekullore dhe të mos bashkonën me" Listën Serpska"! Me ata që na vranë e shanë tash e 100 vjetë. 

Dhe  Zoti , e di mirë që këta Covid kosovar të mos kenë vend asë në sketerrë.

Miqësht dhe vëllazërisht të përshendes!

Më respekt!

Flori Bruqi

Në Prishtinë,29 mars 2020.

DIBRAN FYLLI : MASAKRA E IRZNIQIT DHE BELEGUT (29-30.03.1999)


Fotografia e Dibran Fylli

Nxjerrë nga libri i Dibran Fyllit  :  “Tokë e mbjellë me varre”-Krimet serbe në Kosovë 1998/1999 

Fotografia e Dibran Fylli

Në marsin e vitit 1999, në kohën kur sapo kishte filluar fushata e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, makineria policore, ushtarake dhe njësitet paralimitare serbe kishin intensifikuar dhunën, terrorin dhe po përdornin të gjitha mjetet më çnjerëzore mbi popullatën civile shqiptare, duke vrarë e masakruar pa mëshirë njerëz të pafajshëm në të gjitha anët e Kosovës. Më 29 dhe 30 mars 1999, Belegu u pushtua nga njësitet paramilitare serbe, që vranë në prag të shtëpisë para familjarëve Nezir e Naim Vishajn, si dhe mësuesin nga Irzniqi, Daut Aliçkajn, më pastaj popullatën civile i mblodhën në një shtëpi, në qendër të fshatit, duke i keqtrajtuar e kërcënuar se do të vriteshin. 

Fotografia e Dibran Fylli

Në mëngjesin e 30 marsit 1999, forcat serbe, duke rrahur e keqtrajtuar gra, fëmijë e pleq, i kishin deportuar me forcë drejt Shqipërisë, ndërsa burrat, e mbase disa ende pa mbushur të tetëmbëdhjetat, i ndalën aty për t'i pushkatuar më vonë të gjithë. Më 29 mars 1999, njësitet e njëjta të forcave serbe, para se të hynin në Beleg, kishin vrarë këta persona në fshatin Irzniq të Deçanit.

Të ekzekutuarit në Irzniq:

1. Himë Dervish Dervishaj (?-1999),
2. Tahir Dervish Dervishaj (?-1999),
4. Hajdin Dervishaj (1927-1999),
5. Zeqë Isuf Dervishaj (1933-1999),
6. Shkurte Dervishaj (1955-1999),
7. Hajdar Smajl Daci (1941-1999) dhe
8. Tahir Smajl Daci (1936-1999).

Në Masakrën e Belegut janë vrarë 44 persona.Edhe pse, ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK-u, pastaj edhe EULEX-i ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejtë, të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsitë e bëra të kufomave të krimit, megjithatë ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Të ekzekutuarit në Beleg:

1. Ali Haxhi Kadriaj (1942-1999)
2. Daut Murat Aliçkaj (1949-1999)
3. Hysni Curr Binakaj (1943-1999)
4. Jetmir Arif Mazrekaj (1980-1999), 
(kufoma është hedhur në bunar),
5. Naim Daut Vishaj (1964-1999),
6. Nezir Ibish Vishaj (1934-1999),
7. Gëzim Selmon Vishaj (1966-1999),
8. Qazim Osë Hulaj (1944-1999)
9. Shaban Haxhi Kadriaj (1926-1999)
10. Shaqë Curr Binakaj (1951-1999)
11. Sadri Adem Zukaj (1930-1999), 
(është hedhur në bunar), si dhe
12. Shefqet Curr Belegu (1945),

(Të gjithë të lartëshënuarit janë identifikuar).

Personat e ekzekutuar-të zhdukur nga Belegu:

1. Faton Hasan Vishaj (1982-1999),
2. Fatmir Halil Vishaj (1966-1999),
3. Malë Isuf Vishaj (1936-1999),
4. Mujë Isuf Vishaj (1946-1999),
5. Zenel Ukë Vishaj (1928-1999),
6. Sadri Hajdar Vishaj (1970-1999),
7. Hasan Sahit Mazrekaj (1982-1999),
8. Ali Avdyl Mazrekaj (1923-1999),
9. Arif Haxhi Mazrekaj (1960-1999),
10. Hajdar Hamëz Mazrekaj (1934-1999),
11. Sahit Bekë Mazrekaj (1932-1999),
12. Sundim Sahit Mazrekaj (1979-1999),
13. Afrim Lush Hadergjonaj (1967-1999),
14. Bashkim Lush Hadergjonaj (1970-1999),
15. Muhamet Bajram Hadergjonaj (1963-1999),
16. Xhevdet Bajram Hadergjonaj (1969-1999),
17. Beqir Idriz Dervishaj (1953-1999),
18. Brahim Adem Zukaj (1926-1999),
19. Hamid Dervish Zukaj (1942-1999),
20. Hazir Himë Zukaj (1939-1999),
21. Haxhi Shaban Kadriaj (1971-1999),
22. Isa Tahir Tolaj (1961-1999),
23. Mehmet(Halil Tolaj (1966-1999),
24. Misin Hajdin Tolaj (1942-1999),
25. Naim Hysen Tolaj (1960-1999),
26. Nekë Halil Binakaj (1926-1999),
27. Zymer Miftar Binakaj (1946-1999),
28. Ragip Osmon Morina (1938-1999),
29. Ramë Shaban Kilaj (1941-1999),
30. Rexhep Lum Neziraj (1938-1999),
31. Smajl Ramë Ukëhaxhaj (1948-1999),
32. Shaban Ramë Nitaj (1928-1999),
33. Tafë Bekë Dinaj (1934-1999).

Ata që e mbijetuan këtë masakër, në dëshmitë e tyre dhënë Tribunalit të Hagës, ICG, KMDLNJ-së etj., kanë dhënë emrat e kriminelëve që kanë marrë pjesë në Masakrën e Belegut.
Fotografia e Dibran Fylli
Prishtinë-Açarevë,Beleg  mars 2020



2020-03-28

Sëmundjet pandemike që gati eshfarosën njerëzimin në botë




Koronavirusi ka vrarë më shumë se 21 mijë persona në gjithë botën deri më tani, ndërkohë që pandemia është në kulmin e saj në Europë.



Virusi me qendër në Wuhan po bën kërdinë në Europë, ku vendi më i goditur është Italia, ndjekur nga Spanja.

Koronavirusi është një shqetësim serioz, sepse bartësit mund të infektojnë një numër të madh njerëzish para se të mësojnë se janë infektuar.

Por gjatë historisë ka pasur shumë sëmundje që kanë rrezikuar të zhdukin popullsinë.

Më poshtë po ju tregojmë disa nga pandemitë e tmerrshme të së kaluarës, disa prej të cilave kanë kërcënuar të gjitha kontinentet.












Koronavirusi dhe teoritë e konspiracionit, çfarë duhet të dini


Nga Yoanzhong Huang

Frika është ajo që po përhapet më shpejt se virusi. Fabrikat janë mbyllur. Rrugët janë bllokuar. Fshatra të tëra janë izoluar. Qytete janë kthyer në karantinë. Përhapja e COVID-19 është kriza më e rëndë sociopolitike me të cilën liderët kinezë janë përballur që nga protesta e Tiananmen e vitit 1989.

 Kriza i ka kaluar kufijtë e Kinës. Përhapja e virusit përtej kufijve – dhe reagimi në panik ndaj kësaj përhapjeje – do të ketë efekte të thella në ekonominë globale, politikën, sigurinë dhe qeverisjen.


Ky virus lë shumë të panjohura. Ende nuk kemi një ide të qartë për transmetueshmërinë dhe virulencën e tij. Ne nuk kemi një ide të qartë për periudhën e inkubacionit, e cila mund të zgjasë deri në 24 ditë. Ne gjithashtu nuk e dimë se sa është mundësia që të prekurit t’i infektojnë të tjerët përpara se t’u shfaqen simptomat për vete dhe pse disa raste befas bëhen të rënda. Ne gjithashtu nuk e kuptojmë pse disa pacientë rezultuan pozitivë për herë të dytë edhe pasi në dukje ishin shëruar.

Thashethemet nxisin frikën dhe pasigurinë. Brenda disa javësh nga shfaqja e patogjenit, mediat sociale u mbushën me hipotezat se virusi ishte një armë biologjike – ose virus që kishte dalë nga një laborator në Vuhan ose një i tillë amerikan. Ndërsa thashetheme të tilla nuk janë të besueshme, duke pasur parasysh që as Shtetet e Bashkuara dhe as Kina nuk kanë motiv për të zhvilluar armë biologjike, ato janë të vështira për t’u shpërndarë, sepse zyrtarët ushtarakë nga të dy palët ende i shohin me dyshim motivet e njëri-tjetrit në krijimin e programeve të biosigurisë. Dobësitë në rregulloret e biosigurisë në Kinës u lënë vend më shumë thashethemeve për besueshmëri. Dhe mungesa e besimit midis dy kombeve – siç dëshmohet nga refuzimi fillestar i Kinës për të lejuar ekspertë të sëmundjes amerikane të vizitojnë Vuhanin – po minon përpjekjet për të përmirësuar përhapjen globale të virusit.

Teoria

Që nga fillimi i shpërthimit, publiku u informua se sëmundja nisi me ekspozimin e njeriut ndaj një virusi që e kishte origjinën te kafshët e egra. Por misteri se shfaqja e virusit krijoi terren për spekulime, dhe shumë shpejt, burime të ndryshme në internet filluan të çojnë përpara pretendimin se virusi ishte inxhinierizuar gjenetikisht. Një studiom i pabotuar, i hartuar nga shkencëtarët indianë, sugjeron se sekuenca e proteinave të virusit përfshinte elemente të virusit HIV, virus që shkakton SIDA. Edhe pseshumë shpejt, autorët e tërhoqën vullnetarisht studimin, kjo mori vëmendjen e faqeve të internetit si Zero Hedge, i cili pretendoi se Covid2019 ishte “farkëtuar” nga shkencëtarët kinezë. Duke folur në Fox News, Tom Cotton, senatori republikan nga Arkansasi, sugjeroi që nuk mund të përjashtohej mundësia që virusi ta kishte origjinën në një laborator në Vuhan që përdoret për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm.

Zero Hedge është ndaluar në Twitter, por mediat sociale kineze gëlojnë nga hamendësimet se virusi është krijuar nga Shtetet e Bashkuara si agjent i luftës biologjike kundër Kinës. Një teori konspirative e shpërndarë gjerësisht sugjeron se ushtarët amerikanë që morën pjesë në Lojërat Botërore Ushtarake 2019 në Vuhan qëllimisht e shpërndanë virusin në Tregun e Ushqimeve të Detit në Hunan. Duke pretenduar se “po vjen një lloj i ri i luftës biologjike”, një gjeneral në pension i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit bëri thirrje për ndërtimin e një force të përhershme biombrojtëse në Kinë.

Përhapja e koronavirusit në Kinë nuk është rasti i parë që përflitet si sulm me armë biologjike. Gjatë epidemisë SARS 2002–3, një shkencëtar rus pretendoi se virusi ishte një përzierje e fruthit dhe shytave që mund të bëhen vetëm në laborator. Shumë kinezë e morën këtë nocion dhe spekuluan se SARS ishte një armë gjenetike e zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara, që i kishte ata në shënjestër. Gazeta “China Youth Daily” lidhi një studim gjenetik të Institutit Kombëtar të Studimit Gjenetik në Kinë me programin gjenetik të SHBA. Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, një ekspert i Kinës sugjeroi që virusi ishte i lidhur me programin e armëve biologjike të Kinës. Megjithatë SARS nuk ishte aspak një armë gjenetike. Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nga 166 pacientë të raportuar me SARS në Shtetet e Bashkuara në 2003, 58 për qind ishin të bardhë dhe 32 për qind ishin aziatikë.

Historia

Sa janë gjasat që SHBA-të ose Kina të kenë zhvilluar armë biologjike vdekjeprurëse me qëllimin për t’i përdorur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të zhvilluan të tilla, por ato nuk u përdorën kurrë. Kjo sepse atyre nuk mund t’u besohej në fushën e betejës: nuk kishin efekt të menjëhershëm, mund të preknin edhe forcat amerikane, ishin të ndjeshme ndaj mjediseve dhe kushteve meteorologjike të ndryshme dhe mund të kontaminonin zonën për një kohë më të gjatë sesa ishte e nevojshme. Por pavarësisht kësaj, sHBA akumuloi armë biologjike në epokën pas luftës.

Në vitin 1969, SHBA u tërhoq nga programi i luftës biologjike dhe luajti një rol kyç në negociatat e suksesshme në nivel ndërkombëtar, që u finalizuan me Konventëm e Armëve Biologjike. Ky traktat ndalon zhvillimin, prodhimin dhe akumulimin e agjentëve biologjikë dhe sistemet e posaçme për qëllime armiqësore.

Në raport me Amerikën, Kina hyri më vonë në këtë lojë. Ajo kishte qenë në rolin e pritësit në luftën bakteriologjike nga ana e ushtrisë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si rezultat, Kina e ndjeu të domosdoshme të ndërtonte fabrika posaçërisht për mbrojtjen nga lufta biologjike. Në gusht 1951, kryeministri Zhou Enlai ngriti Akademinë Ushtarake të Shkencave Mjekësore për të kryer kërkime në këtë fushë.

Duke ditur që Kina nuk ka pasur armë bërthamore deri në mesin e viteve ’60, ka një bazë për të menduar se ka zhvilluar armë biologjike si mundësi për t’u kundërprëgjigjur në rast nevoje. Por që prej vitit 1982, Kina ka pasur një arsenal bërthamor. Dy vjet më vonë, Kina u anëtarësua në Konventën e Armëve Biologjike. Koha ka treguar se Kina, ashtu si Shtetet e Bashkuara, i kanë parë armët bërthamore si më të besueshme në rast se lindte nevoja për të parandaluar rreziqe.

Mesi i viteve 1980 solli një ndryshim në axhendën kombëtare të Kinës drejt zhvillimit ekonomik. Financimi për kërkimet në fushën e mbrojtjes nga armët biologjike u zvogëlua dhe ata filluan të zhvillojnë më shumë produkte për qëllime civile dhe jo ushtarake. AMMS u bë diçka analoge me Institutin Ushtarak të Kërkimeve Mjekësore për Sëmundjet Infektive. Ajo zhvilloi një ilaç pan-antimalarie të quajtur benflumentol dhe e pantentoi në më shumë se 50 vende. Gjatë shpërthimit të virusit Ebola në 2014, AMMS bashkëpunoi me kompanitë farmaceutike kineze për të zhvilluar dy ilaçe për trajtimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

Mosbesim dhe keqkuptime

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë të dyja pjesë e traktatit BËC, por ato ende e shikojnë njëra-tjetrën me dyshim. Në të shkuarën është aluduar nga qeveritë amerikane se Kina ka vijuar të mbajë “një aftësi fyese luftarake biologjike bazuar në teknologjinë e zhvilluar para pranimit të saj në BËC.” Sipas një ish-zyrtari nga Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së, deri në vitet 1990, Kina kishte zhvilluar një shumëllojshmëri mikroorganizmash që shkaktojnë infeksione dhe toksina dhe për t’i kthyer në armë kishte mjete si raketat e llojeve të ndryshme. Edhe pse këto raporte dhe akuza nuk janë vërtetuar asnjëherë, botimet zyrtare kineze sugjerojnë aktivitete kërkimore të qëndrueshme dhe të organizuara që lidhen me luftën biologjike. Burime zyrtare raportuan se në vitet 1990, shkencëtarët kinezë përdorën disa zona si terren në të cilin kultivohet me shpejtësi bruceloza (tradicionalisht i konsideruar si agjent biologjik i përshtatshëm për përdorim ushtarak).

Shumë njerëz në Kinë gjithashtu i perceptojnë Shtetet e Bashkuara si një kërcënim potencial për luftë biologjike. Pas shpërthimit të SARS 2002–2013, disa ekspertë ushtarakë kinezë folën për një skenar të armiqve që spërkatnin viruse të panjohura të ngjashme me SARS në Pekin gjatë sulmeve ajrore. Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kishin zhvilluar lloje të antraksit rezistent ndaj antibiotikëve, një ekspert i njohur kinez i mjekësisë ushtarake la të kuptohej se Uashingtoni kishte e kishte kthyer në armë SARS-in dhe virusin e gripit të shpendëve. Në vitin 2001, administrata e Presidentit George W.Bush refuzoi një protokoll të propozuar për Konventën e Armëve Biologjike me arsyetimin se ai nuk ishte i mjaftueshëm në qëllimet e tij. Ky refuzim i bindi disa ekspertë kinezë se Shtetet e Bashkuara ishin rikthyer te dëshira për të zhvilluar armë biologjike. Në vitin 2007, studiuesit ushtarakë kinezë publikuan një artikull duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “përdorimin e teknologjive të reja për të zhvilluar agjentë të rinj të armëve biologjike” dhe duke pretenduar se ishte “jashtëzakonisht e mundshme” që sporet e antraksit në sulmet e kryera në 2001 në zyrat e senatorëve demokratë erdhën nga laboratorët e ushtrisë amerikane. Dyshime të tilla mund të shpjegojnë pse qeveria kineze më vonë shtrëngoi rregullat mbi të huajt që përdorin materialin gjenetik njerëzor dhe e bënë më të vështirë kalimin e materialit jashtë vendit.

Mosbesimi dhe keqkuptimet e ndërsjella janë emblema e çdo dileme që ka të bëjë me sigurinë, në të cilën veprimet e ndërmarra nga një shtet për të përmirësuar sigurinë e saj çojnë në reagime nga pala tjetër, e cila e bën gjendjen e mëparshme më pak të sigurt. Më keq, programet e mbrojtjes nga armët biologjike janë kaq të errëta, dhe provokojnë një antipati të tillë morale, saqë inkurajojnë supozime të frikshme: kur një shtet dyshohet se po krijon armë biologjike, rivalët e tij ka të ngjarë të kërkojnë t’i kenë ato gjithashtu. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe zhvilluan armë biologjike sepse menduan se Gjermania e Hitlerit do t’i zhvillonte ato (gjë që në fakt nuk ndodhi).

Është e vështirë të thuhet nëse një sëmundje është shfaqur vetë apo është shkaktuar qëllimisht, sepse shumë agjentë biologjikë janë në natyrë. Në kontekstin e marrëdhënieve bilaterale të tensionuara, një shpërthim i natyrshëm epidemie, i shkaktuar nga një patogjen i panjohur, mund të merret lehtësisht si sulm me armë biologjike. Historiani Alfred Crosby vë në dukje se pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 dyshohej se ishte nisur nga agjentët gjermanë. Në vitin 2004, qeveria indiane akuzoi “pakistanezët keqdashës” për kryerjen e “terrorizmit xhihadis” islamik duke përhapur qëllimisht HIV-in në Kashmir. Kur H5N1 (“gripi i shpendëve”) u bë një shqetësim i madh në të gjithë botën në vitin 2008, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë në Indonezi, Siti Supari, akuzoi Shtetet e Bashkuara për përdorimin e mostrave të virusit për të zhvilluar armë biologjike dhe pezulloi funksionimin e një njësie të kërkimit mjekësor të marinës amerikane në Xhakartë.

Në kohën kur marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë pëkeqësuar, hamendësimet për origjinën armiqësore të COVID-19 kanë minuar përpjekjet globale për të trajtuar përhapjen e patogjenit. Për javë të tëra, Kina injoroi ofertat e ndihmës nga Qendra e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sipas një postimi të publikuar në një faqe interneti të lidhur me “Jiefang Daily” (gazeta zyrtare e Komitetit të Shangait të Partisë Komuniste të Kinës), “disa ekspertë të CDC-së amerikane “mund të jenë në një mision ushtarak për të “spiunuar aftësinë e kërkimit virologjik të Kinës”. Dy ekspertë amerikanë më në fund u bashkuan me delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetit në Kinë në shkurt, por vizita në terren e delegacionit nuk përfshinte Institutin e Virologjisë Vuhan – në të vërtetë, Vuhan, epiqendra e shpërthimit, fillimisht nuk ishte as në itinerarin e grupit.

Pretendimi se koronavirusi është një armë biologjike nuk është vetëm i dëmshëm, por edhe i pambështetur shkencërisht. Shkencëtarët kanë theksuar se mutacionet në virus janë “plotësisht në përputhje me evolucionin natyror”. Sipas “The Lancet”, shkencëtarët nga shumë vende kanë konkluduar në mënyrë të qartë se koronavirusi e ka origjinën nga kafshët.

Ish- ministri Prof.Dr. Dritan Shehu: Nuk po ndiqen kontaktet, testime duhet të bëhen në çdo laborator


Ish-ministri i Shëndetësisë,Prof.Dr. Tritan Shehu,anesteziolog , ngriti shqetësimin se në Shqipëri nuk po ndiqen kontaktet nga personat e infektuar. 

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Shehu tha se po testohen vetëm njerëzit që kanë shenja dhe jo të tjerët.

Tritan Shehu: Testimi i popullsisë duhet bërë në dy elementë. Testimi i parë duhet bërë për të ndjekur kontaktet. Pra nëse supozojmë se X është kontaminuar, ne ndjekim kontaktet e tij që ka pasur në 10 ditëshin e fundit. Këtu mund të jenë qindra indivdë që duhen ndjekur dhe testuar. Kjo është e detyrueshme, që fatkeqësisht tek ne nuk po realizohet. Ne kemi hequr dorë edhe nga ndjekja e kontakteve. Ne gjurmojmë rastet që kanë shenja klinike, jo rastet që nuk kanë shenja klinike. Po të shikosh parametrat tonë të testimit, është shumë e lartë përqindja e pozitivitetit, gjë që nuk është e mirë. Qënia kaq e lartë e pozitivitetit në testime tregon që ti ke testuar që në fillim njerëz që ke dyshuar, nuk ke zgjeruar harkun e atyre që ke testuar për të shkuar tek personat e kontaktit dhe për të dalë më pas tek kërkimi horizontal i popullsisë që është gjëja e mirë ku duhet të dalim ne. Pra fakti që na dalin shumë tampona pozitivë nuk është pozitive. Bën që kërkimi bëhet vetëm duke u nisur nga indikacionet klinike. Kjo është e vonshme, jo e mjaftueshme dhe nuk të çon në suksesin e identifikimit të sa më shumë rasteve të reja, në izolimin e tyre, në mjekimin e tyre dhe në ndalimin e përhapjes.

Tritan Shehu tha se për testime duhen shfrytëzuar edhe laboratorë të tjerë në vend, për të përdorur edhe metoda të tjera, sic është edhe ajo e imunokromatografisë.

Tritan Shehu: Nuk mund të bëhet testimi i popullsisë shqiptare vetëm në një laborator në Tiranë, apo edhe me një tjetër në QSUT. Kjo është krejtësisht iluzive, e pamjaftueshme dhe jashtë standardeve. Shqipëria duhet të shfrytëzojë shumë laboratorë në gjithë territorin e saj. Duhet ti shfrytëzojë me testin klasik të tamponeve, por duke i ftuar sa më shpejt edhe testimet e shpejta. Sot si testime të shpejta kemi imunokromatografinë, që është një metodë që po përdoret me sukses në shumë vende. Kjo mund të përdoret në gjithë laboratorët që ka Shqipëria sot, publike apo private sepse nuk kërkon pajisje të vecanta. Ka një kosto shumë të lira. Po përgatiten edhe metoda të tjera, sic është Eliza apo sic janë disa metoda ultra të shpejta që nuk kanë dalë akoma. Por ne të shfrytëzojmë këto metoda që janë.

Vladimiri është i shëruari më i fundit nga COVID-19, ai shprehet shumë mirënjohës ndaj stafit mjekësor për kujdesin në 20 ditët e qëndrimit të spitali I Infektivit.

Pas 20 ditësh shërohet nga koronavirusi, shqiptari: Ka qenë një luftë fizike dhe psikologjike
Shefja e Infektivit, Nadaja Çomo poston një video me një pacient të shëruar nga koronavirusi.

Vladimiri është i shëruari më i fundit nga COVID-19, ai shprehet shumë mirënjohës ndaj stafit mjekësor për kujdesin në 20 ditët e qëndrimit të spitali i Infektivit.

“Pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht falenderoj jashtë mase stafin mjekësor me në krye shefe Najadën, mjekët për kujdesin madhështor, infermierët, sanitarët që vinin na pastronin dhomat, jam shumë I kënaqur për kujdesinqë ka treguar stafi I infektivit, ma kanë bërë shumë të lehtë sepse ka qenë një luftë e fortë fizike dhe psikologjike, pa këta nuk do t’ia kisha dalë kaq mirë, faleminderit”, ka thënë Vladimiri i shëruari nga COVID-19.