2023-04-30
Zvicra merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit
2023-04-29
Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa(1923-1979)
Biblioteka Kombëtare, në 100-vjetorin e lindjes së personalitetit të letrave shqipe, Jakov Xoxa, çeli sot ekspozitën “100-vjetori i lindjes i shkrimtarit Jakov Xoxa”, me pjesëmarrjen e mbesës së shkrimtarit, Ajola Xoxa, ambasadorit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Skënder Durmishi, personalitete të kulturës, akademikë, studiues, shkrimtarë, botues, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, si dhe të ftuar të tjerë.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, duke vlerësuar kontributin e vyer të shkrimtarit në letërsinë shqipe theksoi se “kjo ekspozitë synon të ndërtojë rrugëtimin e krijimtarisë së Jakov Xoxës nga poezia e tij e parë, në moshën 19-vjeçare, në gazetën “Tomori”, veprat e tij të plota e deri në studimet më të fundit mbi veprën e tij”.
Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh në rrjetet sociale se, vepra e Jakov Xoxës nuk duhet lënë harresë, por i duhet përcjellë brezit të ri.
“Shumë kanë shkruar për Veriun, të tjerë për Jugun, shumë për Tiranën e Korçën, ndërsa Jakov Xoxa me romanin “Lumi i vdekur”, përjetësoi myzeqarët e butë e mikpritës, duke shtuar galerinë e karaktereve në letërsinë shqipe. Jakov Xoxa gdhendi një vepër epope për dashurinë për njeriun, për dashurinë për jetën”, shkroi ministrja Margariti.
Ekspozita e hapur në Bibliotekën Kombëtare do të qëndrojë e hapur për të gjithëvizitorët deri më 30 maj 2023.
Rreth dy javë më parë u njohëm rastësisht me një shkrim të Mevlan Shanaj në lidhje me 100 vjetorin e lindjes së Jakov Xoxës dhe aktivitetet që do të zhvillohen me këtë rast, ku në qendër të tyre do të jetë romani “Lumi i Vdekur”.
Libri me titull “Fëmijët Shqiptarë në Kosovë – Viktima të Gjenocidit Shtetëror të Serbisë” i autorëve Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana, iu shtua koleksionit për Kosovën në Bibliotekën e Kongresit në Uashington.
Sipas autorëve, botimi i ri sjell dëshmi mbi vrasjet nga forcat serbe të 1432 fëmijëve shqiptarë në Kosovë, në periudhën 1981-1999.
Gjetjet e librit tregojnë se mbi 14 për qind e numrit të përgjithshëm të viktimave të luftës së fundit në Kosovë ishin fëmijë.
Viktima të luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, ishin edhe shumë fëmijë.
Kjo është tema që trajton libri i ri i autorëve Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi, me titull “Fëmijët Shqiptarë në Kosovë – Viktima të Gjenocidit Shtetëror të Serbisë”.
Botimi sjell dëshmi se gjatë luftës së fundit forcat serbe vranë 1392 fëmijë, ndërsa 40 të tjerë u vranë në periudhën 1981-1997.
“Është një libër që të lë pa frymë, të lë pa koment, sepse argumenton katërcipërisht gjenocidin serb mbi shqiptarët në përgjithësi, e mbi fëmijët në veçanti. //1432 fëmijë janë dhimbja më e madhe e njerëzimit do të thoja, jo vetëm për shqiptarët, sepse çdo fëmijë që vritet në botë është dhimbje për mbarë njerëzimin”, thotë për Zërin e Amerikës Dr. Nusret Pllana, autor i librit.
Veprimtari shqiptaro-amerikan, Agim Aliçkaj, po ndihmon përpjekjet e zotit Pllana për ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar që mizoritë e forcave serbe ndaj popullit shqiptar të mos harrohen.
“Serbia të ekspozohet sa më shumë për këto krime. Mos të lejohet që të shitet si një shtet demokratik apo përparimtar, por le ta ketë vendin që e meriton në bankën e të akuzuarve”, thotë zoti Aliçkaj.
Të mërkurën ky libër iu bashkua koleksionit të botimeve për Kosovën në Bilbiotekën e Kongresit, në Uashington të Shteteve të Bashkuara.
Shqiptaro-amerikania Nevila Pahumi, specialiste për Kosovën dhe Shqipërinë në sektorin evropian të bilbiotekës, tha se vepra si kjo janë vlerë e shtuar për kërkuesit e huaj.
“Zakonisht njerëzit që vijnë tek ne, në të shumtën e rasteve janë akademikë, por jo vetëm. Meqenëse ndodhemi në Uashington dhe këtu ka universitete të shumta përreth, kemi edhe studentë e studente të reja, jo vetëm shqiptarë por edhe ata që interesohen për studimet shqiptare. Interesimi i studiuesit amerikan mbi Kosovën dhe luftën e Kosovës nuk shuhet. Me kalimin e kohës bëhet më i madh”, tha zonja Pahumi.
Materialet për Kosovën në Bibliotekën e Kongresit u përkasin katër periudhave, asaj të Perandorisë Osmane, të periudhës së shtetit jugosllav, të luftës dhe të shtetndërtimit.
Githsej bilbioteka ka 4 mijë libra, 61 revista, 82 harta, 71 fotografi, 25 filma, 32 audio-inçizime dhe 396 faqe interneti.
Pothuajse 90 për qind e materialeve për Kosovën në Bibliotekën e Kongresit i përkasin luftës së fundit.
Kjo përqindje e lartë sipas zotit Pllana është thirrje për drejtësi.
“Serbia të sillet kaq e papërgjegjshme, kaq e pandërgjegjshme, le që nuk e ka denoncuar asnjërin prej këtyre kriminelëve, sado që ne i kemi emrat dhe mbiemrat e tyre, emrat e ekzekutorëve, lirisht mund t’ju them se për shqiptarët edhe më tutje ka mbaruar së funksionuari e ashtuquajtura drejtësi ndërkombëtare, sepse kriminelët vazhdojnë të shëtisin të lirë”, tha zoti Pllana.
Aktivisti Aliçkaj thotë se propaganda serbe duhet të luftohet me lobim në Uashington.
Ai është pjesë e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste që për dekada me radhë është angazhuar për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Çështja jonë është aq e drejtë, saqë me 5 ose 2 për qind të parave që i shpenzon Serbia ne mund të arrijmë rezultate trefish më të mëdha. Por ata janë shumë të angazhuar dhe kanë shfrytëzuar këtë periudhën e vakuumit, që ne jemi tërhequr pak. Janë shumë agresiv në Uashington”, thotë zoti Aliçkaj.
Autori Pllana bën thirrje për më shumë mbështetje nga institucionet në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat sipas tij nuk po bëjnë mjaftueshëm që këto krime të mos harrohen.
“Asnjë shtatore, asnjë përmendore, asnjë obelisk. Këtë nuk do ta bënte asnjë racë në botë. Për fat të keq del se ne shqiptarët i kem tri defekte të mëdha, harresën e kujtesës historike, bajraktarizmin dhe servilizmin ndaj të huajve”, thotë zoti Pllana.
Autori Pllana dhe veprimtari shqiptaro-amerikan Aliçkaj këtë javë po zhvillojnë një turne në Amerikë për të paraqitur librin e ri para publikut shqiptaro-amerikan.
Bunkeri i Prishtinës ushton nga tingujt e muzikës
Një nga strehimoret nëntokësore në Prishtinë, e paraparë të strehojë popullatën nga rreziqet, është shndërruar në një çerdhe të muzikës alternative. Një tjetër nga këta bunkerë të ndërtuar dekada më parë, është nikoqir i pauzave të punëtorëve komunalë që përkujdesen për parqet.
Murale shumëngjyrëshe mbulojnë shkallët e betonuara që të zbresin drejt një strehe nëntokësore në Lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Hapësira prej mbi 200 metrash katrorë, e ndërtuar dekada më parë, është dizajnuar për strehimin e popullatës, në rast të fatkeqësive natyrore apo ndonjë rreziku tjetër.
E rrethuar nga qetësia e lagjes, kjo hapësirë përbrenda ka gjallëri e muzikë.
“Defy them” është një organizatë të rinjsh, që merret me zhvillim të kulturës e muzikës alternative. Dhe, me lejen e Komunës së Prishtinës, ajo e ka shndërruar këtë strehimore në një qendër arti e muzike, tash e një vit.
Bendet e zhanreve rok, punk e metal incizojnë këngët e tyre brenda kësaj hapësire, e disa të tjerë i janë bashkuar shkollës së muzikës që ka themeluar kjo organizatë, pikërisht aty.
“Përderisa këto hapësira kanë mundësi të shfrytëzohen për aktivitete që janë në dobi të komunitetit, pse jo? Komuniteti na ka pranuar shumë mirë, plot fëmijë të lagjes vijnë në shkollën e muzikës”, thotë Lira Blakaj, drejtoreshë e organizatës.
Organizatës i është dashur të bëjë disa intervenime për nevojat e veta në hapësirën e strehimores, e cila ka ventilim dhe dalje të ndryshme emergjente.
Në rast rreziku, thotë Blakaj, hapësira mund të shfrytëzohet lehtësisht për qëllimin e saj primar - strehimin e popullatës.
Aktualisht, shton Blakaj, ka edhe plane për të realizuar koncerte të ndryshme me bendet që incizojnë muzikën brenda kësaj hapësire.
Projektet e organizatës përfshijnë edhe rritjen e bashkëpunimit ndëretnik përmes artit e muzikës.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, në Kosovë gjenden pesë strehimore nëntokësore - të gjitha në Prishtinë.
Data e saktë e ndërtimit të tyre nuk dihet, por, sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, ato janë ndërtuar rreth viteve '80.
Sot, dy prej tyre janë totalisht jashtë funksionit dhe vështirë të qasshme, dy shfrytëzohen nga organizatat joqeveritare, e një tjetër nga disa punëtorë të një ndërmarrjeje komunale.
“Tri janë që mund të shfrytëzohen në rast nevoje, shpresojmë që asnjëherë nuk do të ketë nevojë”, thotë Bashkim Fushtica, drejtor për siguri në Komunën e Prishtinës.
Edhe ato që janë të rinovuara, sipas komunës, kanë vetëm kushtet elementare që janë ajrosja, uji e rryma.
“Edhe pse janë në gjendje të përdoren, nuk kemi pajisje brenda, nuk kemi shtretër, nuk i kemi ato gjërat që janë elementare për shfrytëzim”, thotë Fushtica.
Pak kilometra larg “Bregut të Diellit” shtrihet parku i madh i Ulpianës, nën gjelbërimin e të cilit gjendet një bunker prej afro 400 metrash katrorë.
Tash e dhjetë vjet, brenda kësaj strehimoreje kanë bërë konak punëtorë të ndërmarrjes komunale “Hortikultura”, që kujdesen për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit.
“E shfrytëzojmë për të lënë gardërobën, për t’i lënë mjetet e punës, për të ngrënë…”, tregon Beqir Lahi, i cili punon në këtë ndërmarrje tash e 16 vjet.
Hapësirën për të ngrënë e për t’u socializuar në kohë pauze, punëtorët e kanë mbushur edhe me mobilje që banorët e lagjes kanë dashur t’i heqin nga përdorimi.
Tani e disa javë, sipas punëtorëve, në strehimore kanë pasur probleme me furnizim me rrymë dhe ujë, por po bëjnë zgjidhje alternative për ta bërë atë sa më të rehatshme.
TË FUNDIT
Regjimenti i Parë (R1K) i Forcave Tokësore, ka përfunduar me sukses ushtrimi fushor(UF) “IRON WOLF” në zonën ushtarake të trajnimit në Babaj i Bokës.
Përmes një njoftimi për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi i aftësisë së R1K për të zbarkuar, kryer operacione konvencionale luftarake ditën dhe natën, dhe ri-zbarkuar me vet qëndrueshmëri logjistike.
“Për të parë nga afër realizimin e ushtrimit pjesëtarët e regjimentit janë nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral brigade Stephan Osborn, të cilët nga udhëheqësit e regjimentit janë njoftuar për ushtrimin, përgatitjen profesionale dhe disiplinën e treguar nga ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, në të gjitha fazat e përgatitjes dhe ekzekutimit të ushtrimit”, thuhet në njoftim.
FSK ka përmbyllur garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2023”
Ceremonia e përmbylljes së garës ndërkombëtare tradicionale “Ushtari më i mirë 2023” u mbajt të premten në kazermën e FSK-së `Skënderbeu` në Ferizaj.
Në një njoftim për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), thuhet se gara “Ushtari më i mirë 2023” është realizuar nga data 24-28.2023, me pjesëmarrjen e ekipeve partnere, FSK-së dhe vendeve të rajonit.
“Sot në ceremoninë përmbyllëse janë shpallur rezultatet e kësaj gare ku me këtë rast, OR3 Armend Neziri është shpallur ushtari më i mirë 2023 nga FSK-ja për vitin 2023 dhe pas tij u radhitën OR2 Sead Veseli dhe OR2 Arsim Jashari. Ndërsa, nënoficeri nga Kroacia OR4 Marijan Jelic, u shpall ushtari më i mirë ndërkombëtar, i përcjellë nga OR4 Marin Volarevic dhe OR4 Eugen Zoric gjithashtu nga Kroacia”, thuhet në njoftim.
Tutje vazhdon njoftimi se në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëas, gjeneral brigade Stephan Osborn, zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, Kolonel Skender Hoxha, oficer e nënoficerë të FSK-së, dhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe të regjionit.
Në falën e tij gjeneral Dreshaj të pranishmit i përshëndeti në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari duke falënderuar secilin nga pjesëmarrësit në garën e ushtarit më të mirë 2023.
Me këtë rast gjeneral Dreshaj theksoi rëndësinë e garës dhe bashkëpunimit rajonal, aktivitetet e përbashkëta, konkurrenca në garën e ushtarit më të mirë, do të na forcoi dhe përgatit për integrimet në NATO.
“Sot dhe të ardhmen situata e sigurisë po bëhet më komplekse, prandaj e vetmja rrugë për të u përballur me këtë është të trajnohemi, ushtrojmë , edukohemi dhe të kuptojmë më mirë njëri tjetrin”, tha Dreshaj.
Kjo garë është organizuar nga Rreshter majorët e Komandave të FSK-së, me këtë rast Rreshter majori i FSK-së Bedri Zuka, theksoi se kanë pasur një javë të gjatë dhe me shumë aktivitetet , dhe se sot u shpallën rezultatet e kësaj gare, me kënaqësi ishim së bashku, njohëm njëri tjetrin dhe shpresoj se do shihemi në gara tjera për të treguar shkathtësitë dhe përgatitjet e Forcës tonë.
Në garën “Ushtari më i mirë 2023” morën pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Kanadaja, Jordania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA).
Pjesëmarrësit garuan në disiplinat si: testi fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.
Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit në këtë garë dëshmon shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm.
Mundësitë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës deri në fund të këtij viti, janë mjaft të mëdha.
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...