Nga Prof. dr. Aleksandar Stipçeviç
Udhёpёrshkruesit kroatё nёpёr Shqipëri (6)
Pёrveç kёsaj Zmajeviç ka dhёnё informacione tё sakta tё jetёs shoqёrore dhe ekonomike tё shqiptarёve nё ato kohra tё vёshtira.
Nuk ka shumё shkrime nga ajo kohё, nё tё cilat ka aq informacione precize dhe tё sigurta mbi veriun e Shqipёrisё, dhe nёse Zmajeviç nuk i ka pёrshkuar viset shqiptare si udhёpёrshkrues, por si vizitor apostolik, raportet e tij i kanё tё gjitha karakteristikat e njё udhёpёrshkrimi, tё atij udhёpёrshkrimi tё shkruar nga njeriu qё e njihte pёr mrekulli situatёn politike, kulturore dhe madje edhe atё ushtarake nё Shqipёrinё turke.
Albertini ka qenё shumё i arsimuar, ka shkruar poezi dhe poezi tё rastit, por i ka shkruar, dhe sipas Milja Brlekut dhe ka botuar veprat “Descriptio ecclesiastica unversae Albaniae” dhe Constitutiones synodales Dioecesis Scodrensis”, tё cilat, me sa e dimё, nuk janё ruajtur. Prej vetё titujve shihet qartё se ato kanё qenё vepra me pёrmbajtje kishtare, mirёpo vepra e parё e tij (“Descriptio...”), pa dyshim pёrmbante tё dhёna mbi gjendjen e kishave nё argjipeshkvinё e Shkodrёs, gjatё kohёs tё sundimit turk.
Karakteristikat e udhëpërshkrimit
Pёr krejt atё çfarё ka ndodhur nё Shqipёri gjatё sundimit turk, kanё qenё goxha tё interesuara Fuqitё e Mёdha nё Perёndim, posaçёrisht Venediku dhe pёr kёtё arsye ai pati zhvilluar njё veprimtari goxha aktive tё drejtuar kundёr turqve. Nё ato aktivitete qenё pёrfshirё edhe kroatёt, posaçёrisht kotorasit dhe dubrovnikasit, tё cilёt mё sё miri se kushdo tjetёr nё Evropё njihnin botёn turke. Kёtu arrijmё deri te grupi i fundit i shkrimeve, tё cilat nuk mund tё konsiderohen si udhёpёrshkrime, por qё pёrmbajnё shumё elemente tё literaturёs udhpёrshkruese.
Historiani italian Paolo Preto ka shkruar njё libёr voluminoz mbi aktivitetet e spiunazhit dhe kundёrspiunazhit mljetas, nё tё cilin kishte konstatuar se Dubrovniku ka qenё derё e Orientit pёr tё krishterё dhe derё e Perёndimit pёr turq.
Dubrovnikasit dhe kroatёt e tjerё nga qytetet bregdetare tё jugut tё Kroacisё shpeshherё kanё udhёtuar nё misione diplomatike, si tregtarё, si marinarё etj., drejt Levantit dhe patjetёr ёshtё dashur tё ndaleshin nёpёr portet shqiptare. Dhe kёsisoj kanё pasur rast tё njohin vende nёn okupimin turk. Pёrpos kёsaj, kanё njoftuar personalisht edhe pashallarёt turq dhe autoritetet e tjera civile dhe ushtarake. Pёr kёtё arsye kroatёt nё sytё e mljetasve dhe tё tjerёve nё Perёndim gёzonin famё si njohёs tё mirё tё tokave shqiptare. Kёtё fakt mё sё miri e shfrytёzuan mljetasit, tё cilёt me ryshfete ose duke shfrytёzuar dinakёrinё e tyre, por edhe fuqinё politike dhe ekonomike, angazhonin individë pёr tё mbledhur tё dhёna ushtarake dhe informata tjera nё pronat turke.
Të dhëna për Sanxhakun e Shkodrës
Kёtu nuk mund t’i pёrmendim tё gjithё kroatёt qё janё marrё me spiunazh dhe qё dёrgonin raporte tё fshehta nё Venedik dhe Dubrovnik mbi situatёn nё Shqipёri, mirёpo vёmendja jonё pёrqendrohet nё raportin qё kishte shkruar Marijan Bolica, anёtar i familjes sё njohur kotorase. Nё vitin 1614, ai kishte hartuar njё udhёpёrshkrim tё rёndёsishёm, nё tё vёrtetё njё raport spiunazhi, ku kishte dhёnё informacione tё vlefshme mbi Shkodrёn dhe sanxhakun e Shkodrёs.
Marijan Bolica kishte studiuar drejtёsinё nё Padovё, ku kishte doktoruar nё tё dy tё drejtat, ndёrsa mё pas njё kohё kishte kryer detyra tё rёndёsishme nё Kotor. Si shtetas mljetas, kishte qёndruar nё Shkodёr, atёbotё nёn sundimin turk, dhe i njihte goxha mirё rrethanat nё sanxhakun e Shkodrёs. Pas kthimit nga udhёtimi, kishte shkruar njё raport tё hollёsishёm me titull “Relatione et descritione del sangiacato di Scuttari, dove si ha piena contezza della cittŕ et siti, loro villagi, case et laboratori, riti, costumi, havere et armi di quei popoli, et quanto di considerabile mińutamente si contenga in quel ducato: fatta da Mariano Bolizza nobile di Cattaro”. Nga vetё titulli ёshtё e qartё qё Bolica ka shkruar, jo vetёm pёr sistemin administrativ tё sanxhakut tё Shkodrёs, por nё mёnyrё tё hollёsishme ka pёrshkruar, sipas fjalёve tё Shime Ljubiçit, tё gjitha vendet qё pёrbёnin njё komunё, zyrtarёt e tyre veç e veç, numrin e shtёpive dhe banorёve, sa prej tyre janё tё aftё pёr armё, profesionin e tyre, mirёqenien, religjionin etj.
Raportet e porositura
I pёrshkruan lumenjtё, malet, rrugёt etj. Posaçёrisht janё interesante pёrshkrimet e tij mbi peshkimin dhe gjuetinё nё liqenin e Shkodrёs dhe rreth tij dhe lumenjve tё tij.
Sh. Ljubiç sjell nё po tё njёjtin numёr tё revistёs “Starina” edhe tekstin e njё raporti mё tё hershёm nga viti 1570, i cili gjendet nё Arkivin e HAZU (AASHK). Sipas njё shёnimi nё tё, Ljubiç konkludon se atё e ka shkruar Antun Bisanti. Dorёshkrimi mban titullin “Relazione dell’Albania e sue cittá, fiumi, monti, luoghi, piani, confini etc. Fatta l’anno 1570.” Autori i kёtij raporti e njeh mirё Shqipёrinё dhe shkruan mbi Lezhёn, Shkodrёn, Durrёsin, Krujёn, Vlorёn dhe Ulqinin.
Nё arkivin shtetёror tё Mljetit (Archivio di Stato di Venezia), Ljubiç ka gjetur edhe njё pёrshkrim tё shkurtёr tё Shqipёrisё nga shekulli i XVI.
Ky dorёshkrim i fundit ёshtё i njёjtё me raportin qё kishte shkruar Marijan Bolica, dhe qё tё dy kanё mbaruar nё duart e mljetasve. Kjo nuk ёshtё gjё e rastit, ngaq` ёshtё e qartё se kanё qenё tё porositur dhe tё paguar nga mljetasit.
Të dhёna tё tjera mbi Shqipёrinё dhe shqiptarёt
Historiani i sipёrmendur italian, Paolo Preto, pёrmend pikёrisht familjen prestigjioze dhe tё pasur Bolica nga Kotori si faktor tё rёndёsishёm nё aktivitetet e spiunazhit tё mljetasve kundёr autoriteteve turke. Me kёtё punё nuk ёshtё marrё vetёm Marijani, por edhe anёtarёt tjerё tё familjes - Benedikti, Franjo, Vicko dhe tё tjerёt, pёr tё cilёt Preto thotё se kanё qenё udhёheqёs tё vёrtetё tё shёrbimit sekret mljetas nё Dalmaci.
Raporte tё fshehta pёr mljetasit, por edhe pёr Republikёn e Dubrovnikut shkruajnё edhe shumё diplomatё tё tjerё dhe spiunё profesionist, por, pavarёsisht qёllimit tё atyre raporteve, nё to gjejmё pёrshkrime interesante gjeografike, hidrografike, etnografike dhe tё dhёna tё tjera mbi Shqipёrinё dhe shqiptarёt. Deri mё tash janё botuar disa raporte tё tilla, prej tё cilёve nxjerrim tё dhёna shumё interesante; pёr shumёçka janё shumё mё interesante sesa ato qё i gjejmё nё udhёpёrshkrimet qё autorёt i kanё shkruar pёr t’i botuar.
E përktheu nga kroatishtja z. Xhafer Syla