2011-01-08

Spiunazhi, tregti informacioni në nivel të lartë

Spiunazhi apo spiunimi përfshin marrjen e një informacioni që është i konsideruar sekret apo konfidencial pa lejen e poseduesit të këtij informacioni. Spiunazhi është një veprimtari klandestine, dhe një akt jo legjitim, që ka të bëjë me zotërimin e një informacioni në duar të paautorizuara. Spiunazhi është një “tregti informacioni” në nivel të lartë. Shumë organizata, kombëtare apo jo, udhëheqin operacione spiunazhi.




HISTORIA

Incidentet e spiunazhit janë të dokumentuara gjatë historisë. Shkrues të vjetër të strategjistëve ushtarakë të Kinës apo Indisë, të cillë si Sun Tzu dhe Chanakja përmbajnë informacione subversive. Studenti i Chanakjasë, Chandragupta Maurya, themeluesi i Perandorisë Maurya në Indi, është i njohur për vrasjet, spiunët dhe agjentët sekretë, të cilët janë përshkruar në librin e Chanakajasë, “Arthasastra”.
Egjyptianët e lashtë kishin të zhvilluar një sistem për përdorimin e inteligjencës, por dhe hebrenjtë gjithashtu kishin përdorur spiunë, si në historin e Rahabit. Spiunët kanë qenë të shumtë edhen perandoritë greke dhe romake. Gjatë viteve 1200 dhe 1300 mongolët ishin të lidhur fort me spiunazhin gjatë pushtimeve të tyre në Azi dhe Europë. Japonia feudale përdorte shpesh “ninja”, për të mbledhur informacion inteligjent.
Spiunët luanin një pjesë të rëndësishme në Anglinë e Elizabetan. Shumë metoda të spiunazhit modern janë vendosur asokohe. “Lufta e Ftohtë” përfshiu aktivitet intensiv spiunazhi midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj si dhe Bashkimit Sovjetik dhe Republikës së Kinës dhe aleatëve të tyre sidomos në sekretet e armëve bërthamore. Së fundi, agjencitë e spiunazhit kanë si target të tyre edhe tregtinë ilegale të drogës dhe veprimtaritë e atyre që konsiderohen terroristë.
Shërbime të ndryshme inteligjente vlerësojnë dhe koleksionojnë pa pushim teknikat e që përdorin kundërshtarët e tyre. Ish-Bashkimi Sovjetik, për shembull, preferonte burimet njerëzore rreth kërkimeve të burimeve të hapura, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara tentojnë vazhdimisht përparësinë e metodave teknologjike të tilla si SIGINT dhe IMINT. Oficerët e dy organizmave të shërbimit inteligjent të Bashkimit Sovjetik, si KGB ashtu dhe GRU, gjykoheshin nga numri i agjentëve që ara rekrutonin.
METODAT
Njëlloj si format e tjera të disiplinës së koleksionimit inteligjent, spiunazhi zakonisht përfshin aksesimin e vendit ku informacioni i dëshiruar është i ruajtur, apo aksesimin e njerëzve që e dinë informacionin e kërkuar. Gjithsesi, ka dhe përjashtime të rasteve të kontakteve fizike, të tilla si ato të përmendura në raporyin e Oslos, ku spiuni Robert Hansen nuk i kishte takuar kurrë personat të cilëve u kishte shitur informacion.
Shtetet e Bashkuara e përcaktojnë spiunazhin që ato përdorin si “Aktin e marrjes, shpërndarjes, transmetimit, komunikimit, apo marrjes së informacionit rreth mbrojtjes kombëtare, me një qëllim, apo arsye që besohet se informacioni mund të përdoret për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara apo në avantazh të çdo vendi të huaj”. Spiunazhi në Shtetet e Bashkuara është një dhunim i ligjeve dhe ndëshkohet nga Kodi i Drejtësisë Ushtarake.
Shtetet e Bashkuara, ashtu si shumica e kombeve, ndërmarrin spiunazh kundër vendet të tjera, nën kontrollin e Shërbimet Klandestin Ndërkombëtar. Spiunazhi është zakonisht pjesë e një përpjekjeje institucionale (zakonisht qeveritare apo spiunazh korporate) dhe në termat më të zakonshëm është i lidhur me spiunimin potencial të armiqve aktualë, kryesisht për qëllime ushtarake, por është i përfshirë edhe në spiunimin e korporatave, apo më thjesht e njohur si spiunazhi teknologjik.
SHIFRA
Kanadaja humbet çdo vit 12 miliardë dollarë për shkak të spiunazhit industrial. Vlerësohet se kompanitë gjermane humbasin çdo vit rreth 50 miliardë euro dhe 30 mijë vende punë për shkak të spiunazhit teknologjik. Shumë vende në mënyrë rutinë spiunojnë njëra-tjetrën, si armiqtë ashtu dhe aleatët e tyre, edhe pse kurrë nuk marrin përsipër të bëjnë ndonjë koment të rastit për këtë. Agjencitë kombëtare të spiunazhit mund të përdorin edhe kompani private për të siguruar informacione për llogari të tyre.
Ndërkohë që lajmet e medieve mund të flasin edhe për “satelitë spiunë”, apo gjëra të ngjashme, spiunazhi nuk është një sinonim i për të gjitha funksionet e inteligjencës. Është një formë specifike e burimeve njerëzore inteligjente (HUMINT- human intelligence).
Thyerja e kodeve (analizave e kripteve apo COMINT), fotografimi me anë të satelitëve apo avionëve (IMINT) dhe kërkimi i publikimeve të hapura, janë të gjitha disiplina të mbledhjes së të dhënave inteligjente, por askush nga ato nuk është spiunazh. Sumë aktivitet HUMINT, të tilla si pyetja e të burgosurve, raportet patrullave ushtarake dhe të diplomatëve nuk janë spiunazhe.
SPIUNI
Spiuni është një personi punësuar për të marrë e grumbulluar sekrete. Brenda Komunitetit të Inteligjenës së Shteteve të Bashkuara, “asset”, është një term i zakonshëm përdorimi. Një oficer, i cili mund të ketë një status diplomatik (me detyrë zyrtare apo jo zyrtare) mbështet dhe drejton koleksionimin njerëzor. “Cotouts” janë postierë që nuk e njohin agjentin apo oficerin e tyre drejtues, por që u transferojnë rregullisht mesazhe. Një shtëpi e sigurt është një vend refugjimi për spiunët.
Në netuorket e gjëra, organizimi mund të jetë kompleks, me shumë metoda për të shmangur zbulimin, përfshirë dhe sistemin e celulave klandestine. Shpesh lojtarët nuk janë takuar kurrë dhe ngadonjëherë janë të pavetëdijshëm që ata janë të përfshirë. Kjo shpesh referohet si “Efekti Tajson”, ku lojtarët të rëndësishëm janë “unaëare” për pjesëmarrjen e tyre.
Një spiun mund të jetë ose jo një shtetas i një vendi të caktuar si objektiv. Praktika më zakonshme është të rekrutosh një person tashmë të besuar dhe me akses të një informacion sensitive, por ka dhe raste kur një person mund të përpiqet të infiltrohet në një organizatë të përzgjedhur si target, me një identitet sintetik të përgatitur shumë mirë, të quajtur nj “legjendë” në tradecraft.
Këta agjentë mund të jenë “mole” (person që është rekrutuar përpara se të ketë akses në marrjen e sekreteve), defectors (të cilët janë të rekrutuar pasi ata kanë pasur akses të sekreteve dhe lënë vendin e tyre) apo detektor në vend (që kanë akses, por nuk largohen).
Përveçse se detyrës së thjeshtë të marrjes së informacionit, spiunët mund të përdoren për dizinformacione në organizatën ku ata janë “mbjellë”, duke dhënë raporte false në lidhje me lëvizjet ushtarake, apo aftësinë kompetitive të kompanisë për të sjellë një produkt në treg.
Për më tepër, falë taktikave me aftësi të nivelit të lartë që kërkohen për spiunazh, spiunëve mund tu jepen role të tjera, që kërkojnë gjithashtu infiltrime, të tilla si sabotazhi.
RREZIQET
Rreziqet e një spiunazhi janë të shumta. Një spiun që thyen ligjet e vendit ku ndodhet, mund të depërtohet, burgoset, madje dhe të ekzekutohet. Një spiun që thyhen ligjet e vendit të tij, mund të ekzekutohet për spiunazh, apo tradhti, apo edhe të ekzekutohet (siç ishte rasti i Rozenbergëve).
Për shembull, kur Aldrih Ejms u dha një dosier me listën e agjentëve të CIA-s në vendet e Bllokut Lindor te oficeri i KGB-së, që e trajtonte atë, KGB-ja shkatërroi shumë netuorkë, dhe të paktën dhjetë veta u ekzekutuan në mënyrë sekrete. Kur Ejms u arrestua nga FBI-ja, ai u dënua përjetësisht me burg, kontakti i tij, që kishte imunitet diplomatik, ishte deklaruar persona “non grata”

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...