2011-01-08

Nju Jork Taims: NATO, kujdes nga spiunazhi rus në Shqipëri e Kroaci

Nervozizëm në NATO pas zbulimit të një spiuni në Estoni. Janë nxjerrë tërë korrespondencat e Estonisë me aleatët. Në vendet lindore gjallërohet rrjeti i KGB
Shqipëria dhe Kroacia, por edhe Gjeorgjia e Ukraina që do të pranohen në NATO do të jenë në vëmendje të shërbimeve të inteligjencës perëndimore për shkak të lidhjeve të vjetra të spiunazhit rus që ekzistojnë në këto vende. NATO ka zbuluar se një funksionar i lartë i shërbimeve sekrete në Estoni shiste informacionet tek rusët, përfshirë këtu gjithë korrespondencë n me vendet aleate. Estonia ka pasur lidhje të ngushta dhe ka pasur në patronazh ushtrinë shqiptare në fazën e partnershipit A3 me NATO-n, kështu që edhe shkresat sekrete mes dy shtabeve, duhet të jenë dërguar te shërbimi i zbulimit rus. Shqipëria ka një përparësi, se u shkëput nga Rusia në vitin 1960, por lidhjet ruse në Shqipëri kanë mbetur. Kjo ëstë vërtetuar edhe nga gjyqet për spiunazh të zhvilluara në vitet e mëvonshme, por edhe nga zhvillimet pas vitit '90, kur supozohet se shërbimet sekrete ruse janë aktive me anë të agjentëve influentë dhe të konservuar në nivele të larta të shtetit. Një parashikim mbi aktivizimin e shërbimeve sekrete ruse dhe të mafias ruse në Shqipëri dhe Ballkan është bërë edhe nga Raporti i fundit i CIA-s, publikuar pjesërisht. Ky raport global që bënte parashikime globale për 25 vjetët e ardhshme dorëzua presidentit të sapozgjedhur Barak Obama.


Talin, Estonia/ Pasi një shtet i pavarur doli pas 47 vjet sundimi sovjetik, një zyrtar policie gazmor dhe i përpiktë i quajtur Herman Simm u gradua herë pas here. Në 2001 ai zuri një post që kënaqte tërheqjen e tij për sekretet. Si shef i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare, detyra e tij ishte të siguronte komunikimin e informacioneve sekrete ndërmjet Estonisë dhe aleatëve të saj.
Prokurorët thonë se ata e kanë kuptuar pse ai ishte aq shumë i interesuar për sekretet. Ata besojnë se ai i kalonte informacionin një agjenti të zbulimit për Shërbimin E Jashtëm Inteligjent Rus. Kontakti është identifikuar në dokumente si “Jesus” dhe ka mundësi të jetë një shtetas portugez, tha Oëe Ladva, avokati mbrojtës i Herman Simm.
Megjithëse autoritetet nuk janë prononcuar për faktin se kur ka filluar spiunimi, Simm ishte në detyrë gjatë një periudhë kritike, prej 2001 deri në 2006, kohë në të cilën Estonia u bë pjesëtare e NATO-s dhe irritimi i Moskës ndaj aleancës ushtarake perëndimore arriti në një pikë armiqësore. Ai u arrestua në Shtator për dyshim për tradhëti.
Kjo çështje e ka mpirë NATO-n ndërkohë që ajo përgatitet të integrojë vendë të tjera lindore, dikur nën kthetrat e shërbimeve të sigurisë Sovietike. Është një goditje e rëndë për Estoninë, e cila e ka sfiduar Rusinë me anë të një aspekti të centralizuar të identitetit politik. Dhe nëpër tërë rajonin, kjo ka ngritur frikën se rrjetet e spiunazhit rus mund të mbijetojnë, në një gjendje të përgjumur, dhe në nivelet më të larta të qeverisë.
“Çështja e Simm është një shenjë serioze e situatës në botën e sotme,” tha Jaanus Rahumagi, kryetar i komisionit parlamentar estonez për shërbimet e sigurisë. “Ndërkohë që e tërë Evropa Perëndimore i kishte sytë nga Lindja e Mesme dhe Azia, Rusia po ndërtonte sistemin e saj efektiv në Europë.”
Aleksei Pavlov, një zëdhënës i Kremlinit, përgënjeshtroi nocionin se Rusia po mbështet spiunazhin dhe tha se z.Simm “nuk kish patur asnjë lloj lidhje me asnjë agjenci qeveritare ruse.” Ai shtoi se punët e brendshme, përfshirë terrorizmin, janë prioritet i Rusisë për momentin.
“Nuk është rasti ku ne duhet të aktivizojmë rrjetin tonë ndërkombëtar.” tha ai.
Simm po bashkëpunon me autoritet estoneze dhe ka ofruar informacione të rëndësishme mbi spiunazhin modern rus, tha z.Ruhamagi. Përsa i përket kontaktit të tij, ai tha, “aleanca ka kontroll të plotë mbi këtë person, dhe nuk mund të jap më shumë informacione se kaq.”
Gjatë muajve të fundit, z.Simm i është nënshtruar pyetjeve, - pa prezencën e një avokati, kjo me dëshirën e tij ,- rreth personave me të cilët ishte takuar, tha z.Ladva. Ai tha se klienti i tij nuk do të bëjë komente mbi akuzat, por duke u nisur nga njohuritë e tij për z.Simm, “është shumë e vështirë të besohet se ai do komplotonte në këtë mënyrë për të dëmtuar Estoninë.”
Qëllimi i dëmtimit të NATO-s dhe vendeve pjesëtare të saj nuk është i qartë. Një skuadër hetuesish e NATO-s po punon në Talin, në përpjekje për të përcaktuar se çfarë informacionesh z.Simm ka shkëmbyer me Rusinë, tha Andres Kahar, një zëdhënës i forcave të sigurisë në Estoni.
Gazeta gjermane Der Spiegel raportoi këtë muaj se z.Simm i shiste sekrete gjithashtu dhe shërbimit inteligjent të jashtëm gjerman BND, duke e informuar mbi spunazhin rus në Balltik.
z. Kahar tha se z.Simm kishte akses në kanale kritike informacioni, përfshirë planet për qendrën e mbrojtjes me bazë në Estoni, identitetin e agjentëve te huaj dhe estonez dhe detaje mbi planet për sistemin mbrojtës raketor në Poloni dhe Republikën Çeke.
James Appathurai, zëdhënësi i NATO-s, nuk do të spekullonte mbi shtrirjen e dëmit. Kjo çështje ngre pika të qarta për aleancën, e cila së fundmi mirëpriti Rumaninë dhe Bullgarinë, dhe po përgatitet të pranojë Shqipërinë dhe Kroacinë dhe rrjedhimisht do të pranojë Ukrainën dhe Gjeorgjinë, megjithë kundërshtimet ruse.
Estonia është parë si veçanërisht e kujdesshme, tha Olga Oliker, një analiste sigurimesh për RAND Corporation, aq shumë sa në 1990 qeveria përbëhej nga persona rreth 30 vjeç, të cilët krijuan vende pune në vend që të rrezikonin dhe të pranonin zyrtarë me lidhje sovietike.
“Implikimi më interesant është se çdo të thotë për të gjithë vendet post-sovietike, - gjithashtu dhe për Rusinë, - që ata mendojnë se janë të sigurt se kujt duhet t’i besojnë?” tha Oliker.Z.Ruhamagi tha se kjo çështje do të jetë fillimi i një kohe të re, më efektive në sigurinë Estoneze.
“Nëse Rusia la këtu lidhjet e vjetra të KGB, ata të gjithë e dinë se do të rimerren, për shkak të Simm” tha ai. “Hija pas çështjes Simm është shumë e madhe.”
Një njeri i pëlqyer, - i llojit që nuk harron kurrë ti sjellë lule një gruaje në zyrë kur ajo ka ditëlindjen- z.Simm ishte mes atyre pak zyrtarëve që i mbijetuan trazirave estoneze drejt pavarësisë. I diplomuar në akademinë policore sovietike në Moskë, ai ishte rreth të 40 kur Estonia u nda nga Bashkimi Sovietik, dukshëm më i vjetër se pjesa më e madhe e zyrtarëve të tjerë.
Disa e shihnin atë si një patriot për shkak të një ndodhie në të shkuarën e tij. Më 15 maj 1990, kur një turmë pro sovietike u përpoq të merrte nën kontroll parlamentin, Simm u plagos ndërkohë që përpiqej të mbronte ndërtesën.
Pas një kohe të shkurtër si shef i forcave policore estoneze, z.Simm u transferua në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 2001 ai u emërua drejtor i Autoritet për Sigurinë Kombëtare.
Ai njihej si një njeri strikt për rregullat, shumë serioz kur zbulonte se ndonjë dokument kish humbur. Ai i thonte kolegëve në mënyrë të vazhdueshme se ndiqej ose përgjohej.
Në 2006, Jurgen Ligi, ministër i mbrojtjes në atë kohë, e hoqi nga drejtimi i Autoritetit për Sigurinë Kombëtare, dhe e mbajti si këshilltar. Z.Ligi tha se ai e mori këtë vendim pasi ai kishte dyshime mbi karakterin, profilin dhe mundësinë e z.Simm megjithëse jo për besueshmërinë.
Jaak Aaviksoo, ministri aktual i mbrojtjes, tha se ai beson se z.Simm i shkaktoi dëme të konsiderueshme Estonisë. Ai tha se hetimi vigoroz që çoi në arrestimin e z.Simm duhet të rrisë kredibilitetin ndërkombëtar për Estoninë.
Akoma, tha ai, nocioni i një tradhtari të brendshëm është i dhimbshëm për shumë prej të cilëve punuan përkrah z.Simm. “Kontrolli mbi shokun psikologjik është vetëm një pjesë e problemit,” tha z.Aaviksoo. “Rivendosja e atmosferës normale të punës është një ushtrim serioz.”

Nga : Z.Ruf Draga

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...