"Në tri ditët e fundit ndaj spitalit u përplasën mbi treqind predha, është shkatërruar tërë potenciali transportues për bartjen e të plagosurve nga fronti në spital, u dëmtuan edhe disa salla operacioni. (…) Kroatët, jo vetëm ata në Kroaci, nuk guxojnë të bien në gjumë derisa 15 mijë njerëz dhe dy mijë fëmijë nuk nxirren nga ky ferr. Ky është një obligim i shenjtë, të cilin ua vë në shpirt ky qytet. Nga rrënojat e Vukovarit për të gjithë kroatët dhe të gjithë njerëzit që na dëgjojnë u lajmërua Sinisha Gllavasheviq“.
Nga Enver Robelli
"Në tri ditët e fundit ndaj spitalit u përplasën mbi treqind predha, është shkatërruar tërë potenciali transportues për bartjen e të plagosurve nga fronti në spital, u dëmtuan edhe disa salla operacioni. (…) Kroatët, jo vetëm ata në Kroaci, nuk guxojnë të bien në gjumë derisa 15 mijë njerëz dhe dy mijë fëmijë nuk nxirren nga ky ferr. Ky është një obligim i shenjtë, të cilin ua vë në shpirt ky qytet. Nga rrënojat e Vukovarit për të gjithë kroatët dhe të gjithë njerëzit që na dëgjojnë u lajmërua Sinisha Gllavasheviq".
Kjo copëz teksti është pjesë e një raporti nga Vukovari e gazetarit Sinisha Glavasheviq. Për ata njerëz që në vitet ‘90 e kanë dëgjuar shpesh radion kroate ky emër nuk është i panjohur. Me kronikat e tij nga Vukovari i rrethuar nga forcat serbe Glavasheviq u bë simbol i humanitetit, i profesionalizmit medial dhe i luftës kundër barbarisë. Më 18 nëntor 1991, në ditën kur forcat serbe e pushtuan përfundimisht Vukovarin, pas 87 ditësh rrethimi, raporti i fundit i Sinisha Gllaveshevqit përfundonte me këto fjalë: „…po ecim pranë kufomave, rrënojave, xhama të thyer gjithandej dhe po mbretëron një qetësi e frikshme… Shpresojmë që vuajtjes së Vukovarit i ka ardhur fundi“. Pas rënies së Vukovarit Glavasheviq u zhduk; më vonë trupi i tij u gjet gjatë zhgroposjes së viktimave të masakrës së Vukovarit. Rastësi apo jo: më 4 nëntor të këtij viti, në ditëlindjen e Sinisha Glavasheviqit, në vendin e krimit, në Vukovar, erdhi Boris Tadiqi, kryetari i Serbisë.
Shefi i derrave
Ardhja e tij ishte simbolike. Ai nga njëri breg i Danubit, i cili ndan Serbinë me Kroacinë, kaloi në bregun tjetër, në Vukovar. Anija me të cilën lundroi është dhuratë e Qeverisë së Holandës. 19 vjet pas shkatërrimi të Vukovarit Tadiq para memorialit të viktimave në Ovçara, e cila dikur ka qenë një kooperativë bujqësore, tha: „Jam këtu që të përulem para viktimave dhe t‘u shpreh atyre nderimet e mia. Jam këtu që edhe njëherë të shpreh kërkimfaljen time, keqardhjen dhe t’u mundësoj Serbisë dhe Kroacisë që të hapin një faqe të re të historisë“. (Në mesin e viktimave në Ovçara janë edhe disa shqiptarë). Reagimet në opinionin e të dy vendeve për këtë gjest të Tadiqit ishin kryesisht pozitive. Sigurisht që kërkimfalja e Tadiqit në Vukovar ka rëndësi të madhe për procesin e pajtimit në rajon. Ky qytet është simbol i dhembjes dhe i tmerrit të luftërave në Ballkan në vitet ‘90. Përveç vrasjes së qindra njerëzve gjatë rrethimit, forcat serbe, paramilitarët e kriminelit Arkan, ushtria jugosllave e dominuar nga serbët dhe serbët lokalë pas pushtimit të Vukovarit më 20 nëntor 1991 i nxorën nga bodrumet e spitalit mbi 200 veta (mjekë, infermiere, pacientë), i ngarkuan në kamionë, i sollën në një arë me misër dhe i ekzekutuan të gjithë. Masakra u organizua nga oficerë të ushtrisë së ashtuquajtur jugosllave dhe nga drejtori për rritjen e derrave, Slavko Dokmanoviq. Ky person pas pushtimit të Vukovarit u bë prefekt. Pesë vite më vonë, më 1996, ëndrra për Serbinë e Madhe nuk u bë realitet dhe Dokmanoviq përfundoi në një qeli të burgut të Tribunalit të Hagës. Këtu ai vari veten.
Me gjithë reagimin pozitiv të opinionit të dy vendeve – me përjashtim të protestave të partive e grupeve nacionaliste dhe patriotëve kujdestarë – duhet theksuar edhe anët problematike të mënyrës se si Tadiq kërkoi falje në Vukovar. Ai me asnjë fjalë nuk e përmendi se kush ka qenë agresori. U arsyetua se kjo është punë e historianëve. Thua se duhet shumë hulumtim për të zbuluar të vërtetën. Në vitin 1991 Serbia ka qenë në kulmin e dalldisë nacionaliste, qindra tanke dhe mjete të tjera lëvizëse luftarake u nisën nga Beogradi për të sulmuar Kroacinë. Qindra banorë të Beogradit e përcollën këtë kolonë me duartrokitje dhe duke i stolisur tanket me lule. Me këtë logjikë më vonë opinioni serb dhe ai malazez mbështeti edhe bombardimin e Dubrovnikut, madje njëri prej sulmuesve kishte thënë: „Do ta ndërtojmë një Dubrovnik edhe më të vjetër“. Duke refuzuar të përmend agresorin Boris Tadiq nuk e dënon në mënyrë eksplicite politikën pushtuese të Slobodan Milosheviqit. Kështu edhe kërkimfalja merr një kuptim me të pasinqertë. Këtë qasje të Tadiqit me të drejtë e kritikuan edhe disa komentatorë në Zagreb. Në Vukovar presidenti serb u prit nga kolegu i tij kroat Ivo Josipoviq, i cili është i vetmi lider rajonal që çështjen e pajtimit e shikon me sinqeritet të thellë, pa kalkulime politike. Këtë proces Josipoviq e sheh si të nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan si parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë rrugëtim të rëndësishëm Josipoviq po përpiqet ta përfitojë si partner Boris Tadiqin. Raportet mes dy presidentëve janë tepër të mira. Që të dy nuk janë të ngarkuar drejtpërdrejtë nga e kaluara. Kur ka filluar shkatërrimi i Jugosllavisë Ivo Josipoviq ka qenë profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb, ndërsa Boris Tadiq mësues gjimnazi në Beograd. Me këto biografi që të dy e kanë më lehtë të shikojnë përpara. Kjo është, gjithsesi, në të mirën e të dy vendeve. Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Kroacisë është gjithnjë e më i ngushtë.
Bashkë kundër krimit
Së pari në fushën e luftimit të krimit të organizuar. Kur në tetor të vitit 2008 në qendër të Zagrebit u vranë publicisti kroat Ivo Pukaniq dhe një bashkëpunëtor i tij autoritetet policore të të dy vendeve, me ndihmën e policisë së Bosnjës, arritën brenda pak ditësh të arrestonin të dyshuarit. Një ditë para se Tadiq të vinte në Vukovar – prapë rastësi apo jo? - vrasësit e Ivo Pukaniqit u dënuan me gjithsej 150 vjet burg. Ndonëse gjykata në Zagreb nuk arriti t’i zbulonte urdhërdhënësit e atentatit, së paku ia doli që t’i dënonte dorasit e drejtpërdrejtë. Një gjë e tillë u bë e mundshme vetëm falë kooperimit të ngushtë mes dy vendeve, të cilat kanë lidhur edhe marrëveshje për shkëmbim informatash. Në gusht të këtij viti Kroacia ekstradoi në Serbi një shtetas të saj (serb me shtetësi kroate dhe serbe), i cili akuzohet të jetë njëri prej atentatorëve ndaj kryeministrit Zoran Gjingjiq. Kjo ishte hera e parë që Kroacia ekstradoi një shtetas të saj. Dyshtetësia në Ballkan prej vitesh paraqet një problem të madh. Shumë keqbërës e shfrytëzojnë atë për t’i ikur drejtësisë në shtetet fqinje. Në të ardhmen një gjë e tillë nuk do jetë e mundshme. Kroacia, Serbia dhe Bosnja po punojnë së bashku dhe pritet të arrijnë marrëveshje për ekstradim. Nuk do të jetë e mundshme më që një kirurg nga Rijeka, i ndjekur për shkak të korrupsionit, të arratiset në Sarajevë dhe të jetoj atje i qetë, sepse ka shtetësi boshnjake.
Një arsye tjetër e afrimit kroato-serb është ekonomia. Në Serbi firmat kroate në 10 vitet e fundit kanë investuar mbi 500 milionë euro.
Me dhjetëra prodhime kroate shiten në Serbi. Mbi 200 ndërmarrje kroate janë aktive në këtë vend. Ndonëse mes Zagrebit dhe Beogradit ende nuk ka vijë ajrore, mjaft të rinj kroatë çdo fundjavë shkojnë në kryeqytetin serb. Këtë e mundëson një agjenci turistike nga Beogradi. Për 70 euro. Andej-këndej. Taksi vjen të merr te dera e shtëpisë në Zagreb dhe të sjellë ku të duash në Beograd. Një shërbim unik dhe i mirë. Taksisti qëllon të jetë ndonjëherë një mysliman nga Plava. E ndonjëherë udhëtimi në Beograd mund të jetë tepër i hareshëm, për shembull kur në taksi qëllon ndonjë zonjë mbi 60-vjeçare, e cila rrëfen se si dikur, në moshën 20-vjeçare (“kur kam qenë si Paris Hilton sot”), kishte shkuar në Amerikë, kishte bërë karrierë në biznesin e filmit, kishte njohur këtë apo atë yll të kinematografisë etj. Kështu, llaf pas llafi, befas shfaqet silueta e errët e Beogradit. Shumë të rinj kroatë e pëlqejnë jetën e natës në këtë qytet, i cili, siç thuhet, nuk bie kurrë në gjumë. Më shumë se kroatët në Beograd vijnë vetëm sllovenët – sidomos më 25 maj (për të nderuar Josip Broz Titon në Shtëpinë e Luleve), në korrik (për të kaluar disa net të çmendura mbi anijet e shndërruara në diskoteka mbi Savë) dhe në fund të dhjetorit (për të festuar Vitin e Ri).
Kufoma si referencë
Kështu, mes kujtimeve për Vukovarin, për krimet e luftës dhe dhembjen, futet edhe një shkëndijë e jetës së re dhe e zbavitjes në kapitullin e përgjakur të marrëdhënieve serbo-kroate. E kaluara e hidhur harrohet për disa çaste, për disa orë, më vonë rikthehet, sepse ajo e ka prekur secilin. Derisa një nënë e Vukovarit ende pret t’i gjenden eshtrat birit të saj që supozohet të jetë vrarë dhe groposur diku në Serbi, presidenti Tadiq para vizitës ua rikujtoi kroatëve se në kampin shfarosës të Jasenovcit ustashët (bashkëpunëtorët kroatë të Hitlerit) ia kishin vrarë gjyshin. Secili e ka nga një kufomë si referencë. Nga këtu nuk është larg gara me shifra: Kush ka vrarë më shumë? Të paktë janë ata që e shtrojnë një pyetje tjetër: Sa vrasës janë dënuar?