2011-01-02

Serialet kosovare, veç për ekzistencë financiare të aktorëve

Aktorja dhe këngëtarja kosovare Edona Reshitaj punon edhe si organizatore dasmash e synetish. Pos tyre ajo ka moderuar mbrëmje dhe ka kënduar së bashku me bendin e saj. Këto thotë se i bën gjatë “pauzave artistike” të muajve të verës.
Serialet kosovare, veç për ekzistencë financiare të aktorëve


















Aktorja dhe këngëtarja kosovare Edona Reshitaj punon edhe si organizatore dasmash e synetish. Pos tyre ajo ka moderuar mbrëmje dhe ka kënduar së bashku me bendin e saj. Këto thotë se i bën gjatë “pauzave artistike” të muajve të verës.

“Sikur të mos ishin këto aktivitete që unë i bëj, nuk do të kishte të ardhura për mua. Gjatë sezonit jam në teatër dhe në shfaqje televizive e seriale. Mirëpo me përfundimin e serialit merrem edhe me organizime të ndryshme të ahengjeve glamuroze, dhe kjo është njëra prej punëve më të leverdishme për mua”, thotë Reshitaj.

Mirëpo gjatë sezonit për të seriali “SpitaliKS” është burimi kryesor i të ardhurave financiare.

“Në shfaqje teatrore honorarët janë të vogla dhe burimi kryesor i të ardhurave të mia është roli im në serial”, ka shtuar ajo.

Fatin e Reshitajt e kanë edhe jo pak aktorë kosovarë për të cilët rolet në teatër e film s’bëjnë punë për të siguruar mjete financiare.
Një episod në serialet vendëse arrin deri në 300 euro, që është e barabartë me dy paga mujore si aktor i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Roli i Dajës në serialin “Familja Moderne” është edhe burimi kryesor i të ardhurave edhe për aktorin me 20 vjet karrierë në botën e aktrimit, Luan Jaha.

“Po bëhen më shumë se tetë vjet e burimi kryesor i të ardhurave të mia është ky serial. Sa për teatër dhe film nuk do të kishin mjaftuar”, ka thënë Jaha, i cili më me dëshirë luan në teatër sesa në shfaqje televizive dhe filma. Për Jahën shuma e parave që një aktor i merr në teatër është qesharake, ndërsa projektet filmike me buxhet të madh janë shumë të rralla.

“Disa projekte filmike mund të ofrojnë për një rol edhe 3 mijë euro, mirëpo ka edhe projekte të cilët kanë në përbërje aktorë, të cilët sa kanë filluar karrierën dhe mund të figurojnë si aktorë”, ka thënë Jaha.

Edhe roli i Okit në serialin “Kafeneja jonë” është burimi kryesor i të ardhurave për aktorin Fatmir Spahiu.

“Realisht kohëve të fundit nuk jam angazhuar në Teatrin Kombëtar. Mund të them që sikur të isha i varur nga teatri, mjetet do të ishin të pamjaftueshme. Prandaj edhe roli im në serial është burim kryesor i të ardhurave të mia”, ka thënë Spahiu, sipas të cilit situata ekonomike e ka bërë që shumë aktorë të zgjedhin shfaqjet televizive përpara atyre në teatër.

“Përkundrazi, teatri është ai që të mbushë shpirtërisht. Por kjo shoqëri nuk ka interesim që ai art të jetë i zhvilluar”, ka shtuar Spahiu.

Por për aktorin Çun Lajçi, vetëm me art nuk mund të mbijetojë.
“Në teatër për një muaj merr aq sa merr për një episod në një serial vendës. Mirëpo në këto seriale ka vend për një grup aktorësh”, ka thënë Lajçi. Për të angazhimi në rolet filmike janë të ardhurat e tjera ndërsa rolet në teatër janë në vendin e tretë për nga të ardhurat e tij nga aktrimi.

Edhe për aktoren Yllka Gashi burimi kryesor i të ardhurave tash nëntë vjet është seriali “Familja moderne”.

“Ky rol ka qenë burimi kryesor i të ardhurave të mia materiale dhe vazhdon të jetë, mirëpo është plotësuar vazhdimisht edhe nga angazhimet në teatër dhe reklama televizive”, ka thënë Gashi.
Mirëpo jo vetëm paraja ka shumë rëndësi në botën e aktrimit për Gashin.

“Në profesionin tonë ka rëndësi edhe satisfaksioni shpirtëror, mirëpo kjo shpesh nëse është e vetme mund të mos mjaftojë”, ka shtuar ajo.
Për Donat Qosjen edhe nëse një aktor punon pa ndërprerje, nuk mund të sigurojë më shumë të ardhura sesa mesatarja e të jetuarit në Kosovë. Për të seriali “Kafeneja jonë” për pesë vjet ka qenë burimi kryesor i të ardhurave në profesionin e aktorit.

“Nuk më kanë munguar të ardhurat në teatër e më pak në film, dhe aty për aty ndonjë reklamë”, ka thënë Qosja. Për kolegia e tij, Xhejlane Godanci, burimi kryesor është Teatri Kombëtar.

“Janë 152 euro që i marr në muaj. Edhe në ‘Dodonë’ punoj me honorar. Filma nuk më ka rënë të luaj shumë, prandaj këto janë”, ka thënë Godanci, sipas së cilës të ardhurat nga seriali ku ajo luan nuk llogariten si të hyra pasi nuk janë të përhershme.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...