Pazari i Derexhikut dhe udhëtim në Krujën e viteve 1900. Kështu vazhdojnë ende ta quajnë krutanët e hershëm pazarin karakteristik të qytetit të tyre. Historia e pazarit është po aq e vjetër sa edhe luftërat e Skënderbeut.
Nga Rezarta Delisula
Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, të cilat nisnin nga hyrja e kalasë së sotme dhe deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht dhe zejet e vendosura në pazar. Pazari i Krujës u mor nën kujdesin e qeverisë në vitin 1961, ndërsa më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij. Me kartolinat e koleksionistit Nikolla Xharo ne këtë herë udhëtojmë në Krujë, ku përmes viteve të ndryshme, që nga 1900 shohim evoluimin e qytetit hero të vendit.
Histori
Qyteti i Krujës ndodhet rreth 32 kilometra larg Tiranës dhe shtrihet në shpatet malore, që mbajnë të njëjtin emër. Emri i qytetit Hero rrjedh nga fjala Krue, që do të thotë burim dhe sot burimet natyrale në Krujë janë të shumta. Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se në Krujë ka qenë një vendbanim ilir, që në shekullin III para erës sonë. Fshati Zgërdhesh, që ndodhet rreth 4 kilometra larg Krujës, mendohet të ketë qenë "Albanopolisi" i përmendur nga gjeografi dhe astronomi nga Aleksandria, Ptolemeu, në shekullin II të erës sonë. Përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 879, si qendër peshkopate. Kruja ka qenë epiqendra e parë e shtetit të parë feudal shqiptar, "Principata e Arbrit", rreth vitit 1190-1198, duke pasur në krye Progronin dhe më pas djemtë e tij, Gjinin (1198-1206) dhe Dhimitrin (1206-1216). Arrin lulëzimin në shekullin XIII-XIV. Në gjysmën e shekullit XIV është kryeqendra e Topiajve, me tregtari dhe zejtari të zhvilluar, duke bërë që pranë kështjellës të ngrihen lagjet më të vjetra. Tanush Topia zgjeroi pronat e tij dhe krijoi një principatë të madhe, deri në momentin kur ky i fundit vritet nga Roberti, mbreti i Napolit, ndërsa vendin e tij e zë i biri, Karl Topia. Osmanët e pushtojnë për herë të parë më 1396 dhe për herë të dytë më 1415, ndërsa i vënë emrin "e ri" Krujës, "Akçe Isar" (Kulla e Bardhë). Më 1430, shpërtheu një kryengritje e organizuar nga Gjon Kastrioti. Me kthimin në atdhe të Skënderbeut (1405-1468), më 28 nëntor 1443, Kruja bëhet qendra e epopesë shqiptare të shekullit XV, duke bërë që të dështojnë rresht tre rrethimet e Krujës (1450,1466,1467). Kalaja e Krujës merret vetëm më 16 Qershor 1478, 10 vjet pas vdekjes së Skënderbeut nga Sulltan Mehmeti II. Tërmeti i vitit 1617 që ra në Krujë, dëmtoi dhe më pas rrëzoi disa prej strukturave të gurta të qytetit të lashtë, duke përfshirë edhe pjesë të fortesës. Sërish më 1832, ajo bie pre e shkatërrimeve përgjatë shtypjes së kryengritjeve shqiptare nga osmanët. Disa rregullime që iu bënë fortifikimit përgjatë shekullit XIX nuk mundën t'i kthenin shkëlqimin e dikurshëm. Gjatë shek. XVIII-XIX qyteti pati një gjallërim ekonomik dhe mori trajtën karakteristike të kullave krutane, ndërsa në gjysmën e dytë të shek. XIX, ajo ka një zhvillim të ri lidhur me kthimin në një qendër të mirëfilltë qytetare. Në kohën e Zogut qyteti pati një ulje të popullsisë së Krujës. Nga 4800 banorë që kishte më 1930 zbriti në 4500 me 1938. Në vitin 1968 Kruja mori titullin Qytet Hero.
Vizitat
Të njohur me historinë e personit, që për shumë vjet u bëri qëndresë osmanëve, shumë turistë të huaj janë kuriozë të vizitojnë qytetin e Skënderbeut. Muzeu Historik, Etnografik, vendet e shenjta, rrënojat e kalasë së hershme janë ato që mund të gjesh në Krujë, duke mos harruar pazarin e vjetër, që ka ecur paralelisht me zhvillimin e qytetit. Kështjella e Krujës mendohet të jetë ndërtuar gjatë shekujve V dhe VI të erës sonë. Ajo u ndërtua mbi themelet e rrënojave të një banese ilire të shekullit të tretë para erës sonë. Emri i Kështjellës së Krujës përmendet në një dokument kishtar të vitit 879 të erës sonë, kohë në të cilën Kështjella konsiderohej një qendër e rëndësishme fetare.
Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës është i vendosur përballë Muzeut Kombëtar. Muzeu është një ndërtesë e shekullit të 18-të, e cila ka qenë shtëpia e Kapllan pashë Toptanit. çdo gjë është ruajtur si dikur, banjë turke, pikturat orenditë... Qyteti ka pësuar ndryshime të shumta gjatë viteve, ndërsa lagjja autentike mbahet ajo e Pazarit. Kruja është zgjeruar është shtuar dhe lëvizjet demografike të viteve '90 sigurisht që përfshinë edhe qytetin hero. Ndërtesat e reja kanë nisur të gëlojnë në qytet, ndërsa ajo që i mungon kryeqytetit të Shqipërisë ndodhet në këtë zonë. Tipike e pazareve të vjetër në Ballkan, e shtruar me kalldrëm, me dyqane që i ngjiten njëra-tjetrës të mbuluara me tjegulla e të ndërtuara kryesisht me dru, rruga e vetme që të çon drejt Kalasë ka mbetur si dikur. Kjo është një histori shumë e shkurtër e qytetit hero, qytetit të Skënderbeut, që bën kurioz thuajse të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri.
* BANJE TURKE
Në muzeun Etnografik të Krujës ndodhet e vetmja banjë turke e mbetur qysh nga kohët e shkuara. E ndodhur në pronën e Kapllan pashë Toptanit, familje e njohur dhe e pasur krutane, banjë turke është një ndër reliket më të hershme të muzeut. Shtëpia është një ndërtesë dykatëshe, ku në katin e parë ndodhen ambientet e punishteve ose kantinat, ndërsa në katin e dytë, dhomat e banimit.
* UDHETARET
Pazari historik i Krujës është përshkruar dhe nga udhëtari austriak, Von Han, në shekullin e XIX-të, kohë kur ai vizitoi Shqipërinë. "E vendosur në një rrugë të ngushtë që të çon drejt kështjellës dhe në të dy anët me dyqane. Me një atmosferë aq të lashtë të duket se nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga koha e Skënderbeut…", shkruan Han në përshtypjet e tij.
Burimi i Qafë-Shtamës ose i "Nanës Mbretneshë"
Burimi i Qafë-Shtamës është një ndër burimet më të njohura në Shqipëri, që ndryshe quhej burimi i Nanës Mbretneshë. Familja e mbretit Zog pinte nga uji i Qafë-Shtamës dhe kjo ishte arsyeja që ky burim mori emrin e nënës së mbretit Zog. Të moshuarit në këtë zonë tregojnë se një bot uji vinte dhe merrte ujë nga burimi një herë në javë dhe ky ujë i shkonte familjes mbretërore. Në këtë kartolinë paraqitet pikërisht ky burim në vitet e mbretërisë, ndërsa tani pllaka e burimit është amortizuar tërësisht. Kruja është vendi i burimeve natyrore të ujit dhe ky është edhe shkaku që qyteti ka marrë këtë emër.
* 1959 VITI
Në vitin 1959 ngrihet në Krujë monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Heroit Kombëtar, i cili i dha namin e mirë qytetit. Pak vite më vonë më 1968 Kruja merr nga shteti i asaj kohe emërtimin Qytet-Hero.
* 1982 VITI
Në vitin 1982 pas një pune disavjeçare u inaugurua muzeu "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" dhe u shpallën monumente kulturëë 7 shtëpi karakteristike krutane, të cilat u morën nën mbrojtjen e shtetit dhe vazhdojnë ende të jenë të tilla.
Skënderbeu në pullat e mbretit Zog
Gjergj Kastrioti është simboli i Krujës dhe krutanëve. Në kartolinat e vjetra të mbledhura nga koleksionisti Nikolla Xharo janë edhe pullat me Skënderbeun, që i takojnë periudhës shqiptare të monarkisë. I lindur në Krujë, heroi ynë kombëtar për disa vjet jetoi në Turqi për t'u rikthyer në Shqipëri me rolin e prijësit luftarak kundër osmanëve. Vjet u përkujtua 600-vjetori i Skënderbeut, por jo në përmasat që i takonin Heroit Kombëtar. Nga turqit ai u quajt Iskander Bej, që do të thotë Lordi Aleksandër. Sulltan Murati II i dha atij titullin VALI, që e bëri guvernator të Përgjithshëm të disa provincave të Shqipërisë Qendrore.
Besëlidhja e Lezhës mbahet si arritja më e madhe e prijësit, i cili arriti të bashkonte principatat shqiptare. Skënderbeu arriti t'i bënte qëndresë pushtimit osman, i cili ndodhi vetëm pas vdekjes së tij më 1480. Fama e Heroit tonë ishte aq e madhe dhe pas vdekjes, saqë Volteri mendonte se Perandoria Bizantine mund të kishte mbijetuar po të kishte pasur një prijës si Skënderbeu. Poeti francez i shekullit XVI, Ronsard, shkroi një poemë për të dhe të njëjtën gjë bëri edhe poeti amerikan i shekullit të XIX, Longfelloë frymëzuar nga karriera e tij luftarake.