2011-01-02

Cikël nga Përparim Hysi:Mozaik me vargje

Kur të ka xhepi

Kur të ka xhepi, të gjithë të duan
Dhe budalla, po qe, të respektojnë
Dihet që veç paranë duan
Po t'u mbaruan, të abadonojnë

Kjo është provuar në jetë të jetës
-Ha mish, blimish!-bërtiti Nastradini
Është mallkim ta duash njerinë prej kuletës
Por, shpesh kështu ndodh.Do s'do Përparimi.


Ah, kjo heshtje!

Ah, kjo heshtje, kaq e gjatë që më la me veshët bigë
Seç m'u kthye në lëngatë; si sëmundje e keqe, e ligë
Pres me ditë e pres me javë; pres me muaj e me vite
Por sa do të pres, vallë? S'duroj dot, o mikja ime!

Dhe përgjigja kur të vij,unë do mbushem plot me gaz
Për aty me vrap do vij, kam aq mall sa gati plas.
Dhe pastaj nuk ka më bukur që të dy mbushur me mall
Të fitojmë kohën e humbur.ne që dreqi të na marrë...


Po...

Po e fitove bukën me djersën e ballit,
Po e ndjeve dhëmbjen e tjetrit si ta kesh vet,
Po i ndihe dikujt që vuan prej hallit
Ta dish që je Njeri. Je Njeri me të vërtetë.

Po ndënje në hije dhe rron e bën pallë,
Dhe Atdheu ka nevojë se është në rrezik
Nuk je më njeri, por je tamam: djall!
Më s'shtoj asnjë fjalë. Ndaj po vë pikë.


"Kontratë" me vdekjen

Mos hajde pa më lajmëruar!
Vdekje, a më dëgjon?!
Se ende jam duke shkruar
Të lutem shumë, përse nxiton?!

Le të bëjmë së bashku një "kontratë"
Dhe le të biemë, të lutem,në ujdi
Nuk them që ta shtysh mjaft gjatë
Por ja që nuk jam "gati" tani?!!!

Të sos unë "punët e mia"
Ç'kam shkruar, në libra t'i nxjerrë në dritë.
Pastaj të bëhet siç thotë Perëndia
Pastaj... më merr e më mos prit.


Përse shkruaj

Shkruaj për njerëzit dhe hallet e tyre
Që bota e keqe, të bëhet më e mirë
Shkruaj për botën e gëzuar të fëmijëve
Shkruaj për të shtypurit që të jenë të lirë.

Shkruaj kundër atyre që fitojnë pa djersë
Shkruaj kundër politikanëve cipëplasur
Shkruaj kundër të gjithëve që kanë "licencë"
Që si me magji, gdhihen të pasur.

Shkruaj dhe për të bukurën, për dashurinë
Se ndryshe, vallë a do isha poet?
Për dashurinë, me shkrime "vras" pleqërinë
Se pa dashuri, ç'vlerë do kishe,jetë?!...


Moment në spital

Hyri pacientja e bardhë si dëbora
Dhe mjekut i ra termometri nga dora
Këtë nuk e shpika, por e pashë me sy
Dhe si termometri u "thyemë" që të dy...


Gjak i shprishur

Veç dy fjalë e zënka e hidhur mori zjarr e u ndez flakë
Dhe me gulçe gjaku i shprishur zu të rrjedhë i shatërvantë.
Se u zbrazën plumba vrasës, erdhi vdekja e pështirë
Si në kohën e barbarëve; qe një kohë-egërsirë!!! *

Kë të qash? Vallë, veç të vrarin apo dorën aq të shpifur
As e mbaj hiç të qarin; zëmra-helm nga gjaku i shprishur.
Kush ka faj? Vallë, a e gjeni? Unë e di: veç politika.
Shih shejtani, hiqet shenjti! Pse s'u bie, o miq, pika?!!!

*aludohet për vitn 1997


Dhe thonë...

Dhe thonë që oqeani është i madh: pa fund e pa anë
Jo. Nuk jam dakord: a nuk i dal unë tej e matan
E madhe është dashuria. Kjo nuk ka as anë dhe as fund
Më kot mundohet njerëzia: ta masë, nuk mund...


E humbi si Xhaferri simiten

Unë e di pse Xhaferri e humbi simiten?
E humbi se pa Devolliten!!!
E pa dhe mëndjen krejt e humbi
Vazhdon që të bredh atje, buzë lumi...


Nuk besoj në asnjë klerik

Nuk besoj më në asnjë klerik
Të çdo besimi: nga janë e ku janë
Me jetën e tyre dolën shtiranikë
Shumë prej tyre krejt sharlatanë.

Në Zot besoj, sado që s'e kam parë
Sa herë i drejtohem, afër e ndjej
Shikoni ç'ka ndodhur... të dokumentuar
Klerikë që ta shpallin , fare të padenjë.


Ndarja me miken *

Atë ditë nuk e harroj; atë ditë që bashkë u ndamë
Unë qeshë si i pagojë; ti e ''tëra", bërë duman
Po ç'të them, o mikja ime; qe një ndarje dhe me lot
Ka ca gjëra, shpirtja ime, që të shpien në ndarje kot.

Dhe e shoh që më mungon, nuk harrohet bukë e vjetër
Zëmra zë dhe më rënkon, se nuk gjej si ti, një tjetër
Ndarja...a nuk është hata (kush e hoqi në kurriz)
Mu në shpirt kam Sahara, edhe jam vërtet në krizë

* 3 shtator 1961


Për pak... *
Letër për miqtë në Fier

Për pak desh ika, o miqtë e mi
Vdekja më fali...veç për pak
Në se këtu vdes, e kush e di?!
Për ju vdes me merak.

Se ju kam dashur me gjithë zemër
Malli për ju më mblodhi grusht
E, cilin nga ju të përmënd me emër?
Me secilin prej jush, jam lidhur ngusht.

Në iksha kështu, si sëpata pa bisht
Se vdekja tinëzare dy herë nuk të fal,
Mes gëzimeve tuaja jam përjetësisht
Bëmëni një zë dhe Përparimi u ngjallë.

*12 maj 2004


Kam djegur

Kam djegur letra dhe libra kam djegur
Përgjonte "Mesjeta" dhe shpatën mprehur
Do të thoni ju: - S'paske qenë trim?!
Por ishte një kohë, e gjitha përçmim.

Ku është Golgota; asgjë s' je, o Ferr!
Shpata tek koka. Tmerr qe, tmerr!
Sdo mend që u frika dhe gjoksin nuk rrah
Se mprehur qe thika; shkoje badjava.

Ndaj dogja letra; pa dogja dhe libra
E keqe si mesjeta; ajo kohë mbushur dimra.


Unë

Jam i butë si shelg lotues
Jam dhe si lis që s'pyes për dëborë.
Pra jam pak si një "rebus"
Që deshifrohem me zor.

Në jam si rrap që nuk pyes për erëra,
Kam një shpirt të brishtë si dafinë
Në se në shpirt flenë njëmijë pranvera,
Në dimër kthehem, po më shanë Shqipërinë.


Më tha mikja njëherë mua

Ja, njëherë, u "nervozua"
Mikja ime dhe më tha:
-Vdis njëherë, se do të dua
Vërtet "vdiqa"...prapë e dua....
Eh, ç'bela!!!!


Sa do më pëlqente

Sado më pëlqente që tani, në fund të vitit,
Vitin e ri ta bëja tek shtëpia e gjyshit.
Të gjyshit tim që kam patur nga nëna
Atje të isha. Ah, sa ma ka ënda!

Shtëpinë e ka në Skrapar, rrëzë Tëndës së Qypit
Atje të isha dhe nuk pyes hiç prej dimrit
E di tani rreth e përqark ka dëborë
Por ky peizazh i njohur sikur ma bën me dorë

E zë përlotem,se jam larg; shumë larg.
Prej mallit zë kotem, në shpirt kam plagë
Se tash jam i vjetër, më mbyt nostalgjia
Për festa kalmendesh, të shtohet dashuria.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...