kës |
Në Poloni do të gjykojnë shtetasin rus, i cili dyshohet për spiunazh në interes të Rusisë. Kundërzbulimi e arrestoi atë në shkurt të vitit të kaluar. Deri para pak kohësh ky informacion dihej vetëm nga autoritetet e larta të vendit, kurse tani është bërë publik në shtypin polak. Deri tani nuk është bërë e ditur ende se si quhet ky i dyshuar për spiunazh, kurse zhvillimi i hetimit të kësaj çështjeje, që konsiderohet si objekt sekreti i shkallës më së lartë, arriti të bëhej megjithatë pasuri shoqërore falë mjeteve të informimit masiv. Siç shkruan gazeta polake " Dziennik gazeta Prawna", i arrestuari jetonte legalisht prej më shumë se 10 vjetësh në Poloni, fliste shkëlqyeshëm polonisht si dhe kishte hapur biznesin e vet atje. Por kjo, sipas njoftimit të gazetës, shërbente vetëm si mburojë, maskim, sepse gjatë gjithë kësaj kohe ai gjoja ishte marrë me spiunazh në interes të Rusisë. Kundërzbulimi polak arriti në një konkluzion të tillë pasi i gjeti atij një pajisje për shifrim mesazhesh. Në të vërtetë, çfarëdo lloj pajisje kompjuterike bashkëkohore mund të blihet në çdo dyqan të specializuar, ku shiten pajisje elektronike. Ndërsa në qoftë se do të dëshirosh fort mund ta paraqesësh apo ta përcaktosh atë si pajisje të përdorshme për qëllime spiunazhi. Sipas informacionit të gazetës, i akuzuari ishte person klandestin tipik, domethënë i huaj pa status diplomatik, mbi ekzistencën e të cilit nuk ishin në djeni bile as përfaqësuesit e Ambasadës ruse në Varshavë. Përshkrimi me gjuhë të gjallë, të pasur e plot kolorit i skandalit të spiunazhit në mjetet e informimit masiv tani për tani nuk komentohet në kurrëfarë mënyrë nga autoritetet. Bashkë me këtë në shtyp informacionin në fjalë përpiqen ta komentojnë duke u referuar tek burime anonime. "Ne nuk mund të vazhdonim më të mbyllnim sytë ndaj veprimtarisë së këtij të huaji, i cili në mënyrë të vetëdijshme ushtronte veprimtari sabotuese, dëmtuese në vendit tonë", citon gazeta fjalët e një burimi anonim në qarqet qeveritare të Polonisë. Dhe përsëri të habit vetë ai fakt:në qoftë kishin dijeni përse atëherë i patën mbyllur sytë më parë. Prisnin koniukturën apo merreshin me trillimin e pretekstit. Publikimi që ka të bëjë me skandalin e spiunazhit që plasi me kalimin e një viti është realizuar në traditat më të mira të propagandës antiruse. Dhe, në tërësi, kjo histori ka më shumë kuptim, ngjyrim politik, se sa juridik, mendon Aleksandër Treshjev, Përfaqësues fuqiplotë i Dhomës Avokatore të Europës në Rusi. "Në përgjithësi, në këtë situatë me të vërtetë ka më shumë ngjyrim politik, se sa juridik. Sepse polakëve nuk u jepet dhe aq shpesh mundësia për të hetuar dhe konfirmuar me prova faktike ndonjë gjë. Ata janë mjeshtra të deklaratave politike, por jo të dialogut konstruktiv. Polakët nuk po mund të merren dot vesh bile edhe midis tyre. Në radhët e politikanë të lartë polakë po zhvillohet fare qartë një luftë e spikatur politike midis Presidentit, Kryeministrit, dhe gjithnjë e më shpesh ata përqendrojnë vemendjen ndaj fqinjëve të vet. Kjo bëhet me qëllim që të ndërmerren, gjoja, përpjekje për rregullimin e debate e divergjencave të veta të brendshme", u shpreh Aleksandër Treshev. Nuk është sekret për askënd, se në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve është përvijuar këto vitet e fundit një dinamikë pozitive. Fjalë bëhet, për shembull, mbi bashkëpunimin në lidhje me zgjidhjen e çështjeve të tilla neuralgjike për të dyja palët si qartësimi, sqarimi i rrethanave të pushkatimit të oficerëve polakë në Katyn gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Jo pak punë po bëhet edhe në sferën e bashkëpunimit ekonomik. Një "riformatim" i tillë pozitiv i marrëdhënieve nuk mund të shkaktojë tek të gjithë një reagim të njëjtë, të njëkuptimshëm. Prandaj nuk përjashtohet aspak mundësia e asaj, se mbllaçitja, zhvillimi mëtejshëm i temës me arrestimin e spiunit rus i leverdis shumë ndokujt nga establishmenti politik polak, të pakënaqur nga perspektiva e zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe prej partnerësh midis dy vendeve fqinje-Polonisë dhe Rusisë.