2011-01-04

Heroi i popullit,Kolonel, Tahir Zemaj, mbetet emblemë e një strategu ushtarak

Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova.Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 4 janar homazhe për Tahir Zemajn
Bashkëluftëtarë të Brigadave 131, 133 dhe 134 dhe qytetar të shumtë, në nderim të kolonel, Tahir Zemaj, kanë bërë nderime para varrit të tij, me rastin e shtatë vjetorin të vrasjes, së bashku më të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, që ishin vrarë në Pejë, nga persona, deri më tash të panjohur.


Sipas bashkëluftëtarëve të tij, Kolonel Tahiri, ishte intelektual dhe strateg i luftës, siç i ka hije një oficeri ushtarak, me të gjitha virtytet. Njëri ndër bashkëluftëtarët më të afërt të tij, Ismet Ibishi, ka thënë se, Tahir Zemaj, mbetet emblemë e një ushtaraku, me të gjitha virtytet që duhet të ketë një oficer shqiptar, aftësitë intelektuale dhe ushtarake.

“Tahiri ishte strateg, urtar dhe i përpiktë në vendimet e marra”, ka vlerësuar Ibishi, për të cilën, s’ka fjalë që të përshkruan ish-komandantin e tij, për respektimin e hierarkisë institucionale dhe zbatimin e vendimeve të marra nga këto institucione.

“Institucionet e drejtësisë, kanë dështuar në zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e kryesve të veprës kriminale, siç kanë dështuar, edhe në shumë raste të tjera”, ka nënvizuar, Ismet Ibishi.
Fadil Hadërxhonaj, po ashtu njëri nga bashkëluftëtarët e tij, duke fol për figurën e Tahir Zemaj, ka thënë se, Tahiri kishte, urtësinë dhe mençurinë, sinqeritetin, i afërm për koleget dhe shumë i dashur për ushtarët, këto që e bënin, njëri të madh.

“Ai kishte përgatitjen psiko-fizike, profesionale, të përmasave të një oficeri të çmuar, që kishte çdo herë para vetës, doktrinën ushtarake të NATO-s”, ka vlerësuar Hadërxhonaj, i cili ka treguar për afërsinë e tij me koleg, ushtar, por edhe vendosmërinë e një komandanti, në momentet e vendimmarrjes.

“Çdo herë konsultohej me koleg, por, në momentet e vendimmarrjes, ishte shumë i vendosur”, ka treguar Fadil Hadërxhonaj.

Tahir Zemaj, ishte person që mbolli farën e tolerancës dhe dashurisë mes njerëzve, jo të vëlla vrasjes, që dallon nga të tjerët që donin të mbjellin urrejtjen vëllazërore, ka treguar edhe Skënder Rexhahmetaj, që, sikurse, Ibishi, Hadërxhonaj, ishte njëri ndër bashkëluftëtarët e Kolonelit, Zemaj.

Ai ka kujtuar thënien e tij, “Unë nuk kam plumba për shqiptarë dhe civilë”, çka më këtë, ka treguar profesionalizmin e lartë dhe parandalimin e luftës vëllavrasëse, por, dhe zbatimin e ligjeve të luftës sipas konventës ndërkombëtare.

KUSH ËSHTË HEROI,KOLONEL TAHIR ZEMAJ?





Tahir Rexhep Zemaj lindi më 28 dhjetor 1951 në Strellc të Epërm, Deçan , Kosovë. Shqiptar i angazhuar gjate luftes se UÇK-se ne Kosovë.
Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare nga babë Rexhepi dhe nënë Nuria Osdautaj-Zemaj , ka katër vëllëzër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij-Rexhepit, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim.Tahir Rexhep  Zemaj përmend dëshirën e babës së tij(Rexhep Zemaj) që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake. Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike.

Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur.
Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore.

Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar.

Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë.
Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës. Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera.

Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate.
Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë.

Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”.

Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë. Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës.

Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » !

Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.

FLORI BRUQI

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...