2011-01-03
Vështrim i librit të autorës Rajmonda Maleçka: "Hasi mes lufts dhe lirisë".
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Autorja shpjegon se për vite ka mbledhur materiale te ndryshme nëpër zonën e Hasit dhe ka biseduar me njerëz që janë gjallë. Ka mbledhur informacione nga më interesantet, qe dëshmojnë për lashtesinë e kesaj treve dhe te banorëve të saj për besën shqiptare që kanë këta njerëz,për qëndresën e heroizmin e tyre nëpër shekuj, e në të njejtën kohë pjesëmarrja dhe organizimi i tyre në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të qenit e tyre autoktonë. Libri gjithashtu pasqyron ekonomine, zhvillimin e zones, popullsine, figurat e shquara, momentet e veshtira historike dhe konfliktet me fqinjet agresorë jugosllavo – serbë. Një libër që dëshmon historinë më të re mbarëkombëtare të karaktereve e personazheve të luftës çlirimtare, që bëri një hap përpara të këtij shekulli, në trajtimin më të ri të jetës shqiptare të kësaj kohe që përshkon nga elemente të shumta realiste. Realiteti i përfshirë në rrëfimet e këtij libri historik; “Hasi mes luftës dhe lirisë”, të autores Rajmonda Maleçka, ruajnë shumë elemente që realisht kanë ndodhur gjatë luftës së UÇK-së, nga vitet 1991 – 1999, ngjarje këto të përmbledhura në zonat e Hasit të administruara nga shteti amë Shqipëri dhe zona tjetër e Hasit të ndarë dhunshëm nga marrëveshja e Shën Stefani dhe kongresi i Berlinit 1878, e të administruar nga njerka e pushtuesja Jugosllavi.
Shqiptaret e mbetur nën rregjimin antipopullor serbo-jugosllavë ishin të privuar nga të drejtat më elementare kombëtare e njerëzore, ku një pjesë e këtij populli shpëtoi nga çkombëtarizimi dhe shpërngulja nga trojet e veta. Autorja e këtij libri mes të tjerash shprehet: “Në gati një shekull shqiptarët patën kaq shumë ditë morti, saqë në çdo ditë të 100 vjetëve të fundit, përmbi njëmilion shqiptarë të vrarë përshkak të luftës etnike, I bie që çdo ditë të ketë mbi 25 shqiptar të vrarë. E kësaj i thonë ditë morti, ditë gjame, ditë tragjedie dhe vdekje…”. Nga ky sundim i egër e gjakatar serbo-maqedono-malazezo-jugosllavë. Por që në këto kushte të jetës dhe marrëdhënieve të përgjithshme të zhvillimit shoqëror, nuk ka munguar përpjekja e luftës për liri dhe bashkim kombëtar shqiptar.
Kur flasim për luftën çlirimtare,nuk duhet harruar se populli shqiptar ende nuk e ka kurorëzuar suksesin e vet të plotë. Sepse ende nuk janë të çliruara të gjitha trojet shqiptare si ato në Luginën e Preshevës, ato të Plavës e Gucisë, Ulqini, Sangjaku, Gjysma e trojeve shqiptare të mbetura nën Maqedoni dhe Çamëria e mbetur nën Greqi. Prandaj luftërat e gjertanishme çlirimtare janë suksese dhe dëshmi se në të ardhmën shqiptari do të ecën me hapa të sigurt për të krijuar vepren e madhe më vlerë të përhershme bashkimin kombëtar.
Ndër temat që e kanë preokupuar më së shumti autorën Rajmonda është padyshim ajo e luftës së UÇK-së dhe popullit shqiptar në përgjithësi e në veçanti ajo në zonat e ndara të Hasit. Jemi dëshmitarë së madhështia e luftës çlirimtare nga pushtuesi serb, mbetet tema më e preferuar e autorës së këtij libri dokumentar e historik,trajtesa në temën e luftës së UÇK-së, është përfshirja në tërë gjerësinë mbi ngjarjet dukuritë, pasojat e vetë luftës, për ta ndryshuar rrjedhën e historisë më të re. Nuk duhet harruar se lufta për liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur.
Libri hapet me shkrimin "Për krahinën e Hasit”, nga ish komandanti i UÇK-së Azem Syla, një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit të kësaj lufte, kjo figure e pastër kombëtare, kjo figure e gjallë jetësore është kyçi themelor i jetëshkrimit të heroizmave të Jasharëve nga Prekazi i përflakur, të heroizmave të Haradinajve nga Dukagjini i trimave të luftës çlirimtare, nga heroizmi i Zahir Pajazitit me bashkëluftëtarët e tij anekand trojeve shqiptare, nga heroizmi i Mujë Krasniqit, i Fehmi e Xhevë Lladrovcit, nga heroizmi i trimave luftëtarë të lirisë nga Zonat, Drenicë, Dukagjin, Pashtrik, Nerodime, Llapë, Shalë e Bajgorës dhe Karadak. Azemi tregon se në Hasë filloi lufta frontale, në kuadër të operacionit ”SHIGJETA”, që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, planifikoi dhe realizoi fitorën kundër okupatorit serb. ky material jetësor, që ka marrur autorja nga intervistues të ndryshëm të luftës, siç është ajo e gjeneral Rexhep Selimit, Komandantit të ZOD, Ramush Haradinajt, gjeneral Gjeladin Gashit (Plakut), Oficerëve të Ushtrisë Shqiptare, Sokol Poga, Shaban Braha, general / Dr.Kudusi Lame, kolonel Hysen Ymeri, një prej ushtarakëve që stërviti legjendarin Adem Jashari dhe Zahir Pajazitin, komandanti i njohur Fatmir Limaj, komandanti i brigades 128 të UÇK-së nga ZOP, Ruzhdi Saramati, i cili me luftëtarët trima të kësaj brigade theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit dhe vulosi fitoren Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj ata të drejtorisë politike të UÇK-së, Xhavit Hliti e Hashim Thaçi, e shumë figura tjera të këtij libri, mund të vërtetohen edhe nga literatura historike dhe publicistike.
Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte, të cilat bukur i përshkruan autorja e librit ”Hasi mes luftës dhe lirisë”, që lane gjurmë të veçanta faktografike të një realiteti jetësor, të figurave të këtij libri vlerash, që para nesh na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi, greku, malazezi e maqedoni, deri në kohën kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Ku nëpër këto ngjarje kaloi dhe vetë autorja e këtij libri Rajmonda, e cila më vërtetësi trajtoi epokën e lavdishme të UÇK-së me Hasin dhe hasjanet luftëtarë të lirisë.
Mjeshtria e realizimit të këtij libri autrën e radhit edhe vetë në këto ngjarje të rëndësishme të historisë. Vetë titulli i librit që ka zgjedhur autorja është mjaft i goditur, kur kemi parasysh mënyrën e përcjelljës së ngjarjeve të një lufte të pastër çlirimtare si rrëfyese e ngjarjeve të Hasit të administruar nga nëna Shqipëri dhe Hasit të administruar nga njerka Jugosllavi, ku autorja nëpërmjet shkrimit ka përcjellë kronologjikisht ngjarjet besnikërisht dhe i ka kushtuar kujdes të duhur veprimeve të protagonistëve të këtij libri dhe formimit të vetëdijes së tyre gjatë viteve të luftës çlirimtare. Ky është libri i njëmdhjetë i Rajmondës dhe ka gjithsej 837 faqe, botoi shtëpia Botuese “Weso”Tiranë 2010. I redaktuar nga Dëfrim Cani. Libri lexohet me andje përshkak faktografisë dhe vlerës historike që ka dhe e bënë të veçantë e kuptimplote se të paharruara janë bëmat heroike e të rënëve për liri. janë po ato ëndrra të bukura që protagonistët e këtij libri thurrën në ditët e vështira të luftës për një të ardhme më të ndritur për mbarë popullin shqiptar.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...