2011-01-08

Spiunja "H.21"

Femra me e famshme ne historine e spiunazhit, por njekohesisht dhe me jokompetentja per kete pune ka qene Mata Hari. Arritjet e saj me teper kane te bejne me dhomen e saj te gjumit dhe karrieren ne skene, sesa me boten sekrete te spiunazhit dhe kunderzbulimit. Krijese e fantazise dhe e imagjinates se vet,Mata Hari ishte nje femer me ambicie per lluks dhe jete te shthurur, gje qe e coi ate ne monopatet e rrezikshme aventureske te spiunazhit dhe me ne fund para skuadres franceze te pushkatimit ne 15 tetor 1917.

Enigmatikja Mata Hari, e cila u godit nga plumbat e ekzekutuesve te saj ate mengjes te tetorit 1917,ishte shume larg karakterit te vajzes hollandeze te lindur ne 7 gusht 1876 ne Leenvarden,Hollande me emrin Margaret Gertrude Zele. Prinderit e saj, Adam Zele dhe Antje Van der Mojlen ishin te pasur. I ati kishte nje fabrike kapelesh dhe se bashku me te emen gjithe kujdesin dhe vemendjen e kishin tek vajza e tyre e vetme. E ema vdiq kur ajo ishte 14 vjece dhe pas kesaj i ati e dergoi ate ne nje shkolle murgeshash.

Kur mbaroi shkollen ne moshen 18 vjecare, Margareta u njoh brenda disa javesh me nje oficer hollandez, kapitenin Rudolf MekLod, nje burre rreth te dyzetave, xhaxhai i te cilit ishte admiral dhe qe vizitonte shpesh Hagen dhe oborrin mbreteror ku bisedonte me Mbretereshen Vilhelmina. Cifti u martua ne 1895 dhe u nis per ne Java te Indonezise ( atehere koloni hollandeze), ku MekLodi kryente sherbimin ushtarak. Ate ndertuan nje shtepi ne Banjoe-Biroe, nje koloni ne Indite Perendimore me klime te nxehte dhe me lageshtire.

Imazhi i saj per te shoqin si i pashem dhe i dashur me te u vanit shpejt. Ai pinte vazhdimisht, nderkohe qe e shoqja luftonte me merzitjen e izolimit, punet e shtepise si dhe nje shtatzani te veshtire. Me keq akoma, MekLod kishte shume te dashura nga popullata indigjene, duke i sjelle ato ne cdo ore te dites ne shtepi. Kur Margareta lindi djalin e saj Norman MekLod ne 30 janar 1896, i shoqi , sipas te thenave te saj ne letrat e gjyqit per divorc, ishte ne dhomen ngjitur duke bere seks me nje vajze indigjene. Femija vdiq disa dite me vone , i helmuar pa dashje nga nje sherbetor i pakujdesshem

Me pas MekLodi i propozoi Margaretes qe ajo dhe ai te benin nje loje te peshtire. Ai do te rregullonte nepermjet nje ndermjetesi te dyte qe pronare te pasur plantacionesh nga Java dhe Sumatra te vizitonin te shoqen. Nderkohe qe vizitori dhe e shoqja do te ishin duke bere seks, MekLodi do te hynte befasisht ne dhome dike luajtur pjesen si bashkeshort i nxehur. Atehere qe te dy do tu benin shantazh viktimave te tyre , duke u kerkuar shuma te medha parash

Ne procesin e divorcit, Margareta tha se ajo ishte mese naive dhe e manipuluar lehtesisht nga i shoqi. "Im shoq zgjidhte burra te pasur dhe objekte te lehta per tu bere shantazh" do te shkruante ajo ne kerkesen e saj per ndarje. "Nje zoteri ishte admirues i syve te mi dhe une e lashe te shkonte me mua si me kishin thene....Ne kete menyre une mora disa mijera gilde."

Gjyqi ia dha asaj kujdestarine e vajzes se saj te vogel si dhe nje shume parash nga pasuria e MekLodit. Duke e lene femijen e saj ne nje nga te afermit e saj, ajo i shpenzoi te gjitha parate qe kishte marre nga divorci ne mesime vallezimi. Ajo arriti te mesoje vallezimet ekzotike ne Java, duke shtuar dhe levizje te reja qe vinin ne pah bukurite e saj fizike. Per te pasur akoma me teper zhdervjellesi trupore ajo bente dhe mesime akrobatike.

Ne tetor 1903 ajo ishte gati per te joshur boten me vallezimet mistike te Shives dhe udhetoi ne Paris per te filluar karrieren e saj. Por ambiciet e saj nuk dolen ashtu sic e priste. Askush nuk e mori ne pune. Bukuroshja me kembe te gjate, sidoqofte gjeti pune si striper ne nje nga klubet e dores se fundit te Parisit.

Gjate 1904, per me te shumten e kohes ajo punonte me shume si prostitute neper trotuaret e Parisit,duke u sherbyer deri 10-12 meshkuj ne dite ne nje bordello te lire te Parisit. Aty mori nje semundje seksuale e cila u diagnostikua nga Dr.Bizar.(ironikisht , ky doktor do te jete dhe mentori i saj ne burgut Sent Lazer kur ajo priste skuadren e pushkatimit).

U kthye ne Hollande ne 1905.Duke kerkuar borxh nga ate aferm dhe te njohur ajo mundi te mbidhte nje shume te konsiderueshme parash. U kthye ne Paris me nje garderobe te re dhe u vendos ne nje suite te shtrenjte te hotelit Lluksos "Krijon"

Ajo nuk ishte me Margaret Gertrude Zelle. Emri i saj tanime ishte Mata Hari, nje emer skenik qe ajo kishte krijuar dhe qe do te thoshte "Syte e mengjesit" ose "Femija e agimit" sipas qejfit qe do te donte Margareta. Duke u hequr si nje antaret e nje grupi qe vizitonin mbretin, Mata Hari thirri ne suiten e saj pronarin e nje klubi nate, Emil Gyimene.

Gyime shkoi me teper nga kurioziteti, sepse korieri i kishte thene se "kercimtarja me ekzotike ne bote donte ta takonte".Ai u mireprit nga bukuroshja brune me syte gjysem te mbyllur dhe me kembet e gjata qe te ndillte ndjenjes per seks me cdo levizje te trupit te saj. I mahnitur nga kjo femer, ndoshta femra me e sofistikuar dhe me e bukur qe ai kishte pare, ai ra ne dashuri me te.Ai e prezantoi Mata Harin tek shoqeria e larte pariziane, i ofroi pune si kercimtarja kryesore ne klubin e tij dhe u be i dashuri i saj. Auditori dhe kritike e ndryshem se shpejti do ti faleshin kercimit te saj ekzotik.

Kudo qe ajo dilte ne skene, gjendej me pas e rrethuar nga turma pasanikesh qe e lusnin tu bente favore seksuale ne shkembim te shumave te medha te parave. Kur ajo doli ne skene ne Kazinon e Parisit , "Olimpia" si dhe ne Foli Berzhe, u desh nderhyrja e policise qe te shperndante turmen e mbledhur per ta pare. Ajo atehere u quajt nga parizianet si "kercimtarja e kuqe", nga vellot e shumta te kuqe qe kishte kur kercente Vallen e Dashurise, Vallen e Mekatit dhe Vallen e Vdekjes.
Mata Hari
Pas dy vjetesh , Mata Hari u largua nga Parisi per te shkuar ne nje turne ne kryeqytetet e Evropes. Ajo vizitoi Londren, Vienen, Romen, Berlinin. Fama dhe fati i saj gjendeshin ne zenith. Per te gjithe meshkujt ne Evrope, Mata Hari u be simboli i seksit dhe i seksualitetit femeror.Ajo u thirr ne Berlin per te kercyer ne privat vetem per trashegimtarin e fronit, Princin Vilhelm ne Berlin. Princi dhe kercimtarja paten nje lidhje te shkurter te pasionuar, gjate se ciles Vilhelmi i dha Mata Harit diamande dhe smeralde me nje vlere rreth 100 000 dollaresh.

Kur perandori Vilhelm mori vesh per lidhjen e te birit me kercimtaren, princi Vilhelm e nxori ate ne publik. Ne nje rast kercimtarja e famshme ishte ne krah te princit gjate nje parakalimi te trupave perandorake ne Berlin. Ne 1907 ai e shoqeroi Mata Harin ne dhomat e oficereve te tij ku e urdheroi te kercente lakuriq para njerezve te tij. Pas disa kohesh ajo iu merzit dhe ai ia pasoi kunatit te tij te ardhshem, Dukes se Brunsuikut, i cili pas disa muajsh ia pasoi shefit te policise se Berlinit, Traugot fon Jagov.

Jagovi ishte nje burre i shendoshe dhe pa floke. Me vone ai do te behej adjutanti i kolonelit Maugnam Valter Nikollai, shef i sherbimit sekret gjerman ( Nachrichtendienst) gjate LIB. Megjithese Jagovi nuk mund ta perballonte dot jeten ekstravagante te saj,dashuria e tij per Mata Harin ishte dhe do te ngelte dicka e vecante.Shoqerimi me Jagovin, sic do te shofim me poshte, do ti kushtonte Mata Harit, jeten. Megjithese merrte shuma konstante nga Jagovi, ajo perseri vazhdoi lidhjet e saj dhe jeten e shthurur me diplomate dhe aristokrate evropiane.

Rreth vitit 1912, Mata Hari ishte tanime dhe balerine e shkelqyer. Duke u ushtruar me ore te tera me vullnet dhe me ambicie, por te mbushura me dhimbje fizike, ajo arriti te behej nje balerine e shkelqyer.

Ajo pati suksese te medha ne Operen dhe Baletin e Parisit si dhe ne shfaqje te ndryshme baleti ne Madrid, Vjene dhe Berlin. Ne 1912 ajo dha shfaqje ne Skala te Milanos duke ekzekutuar nje pjese nga baleti klasik me muzike te Bahut dhe te Gambrinit, shfaqje me te cilen ajo fshiu cdo dyshim te kritikeve me te rrepte te baletit ne lidhje me mundesite e saj te kercimit.

Si cdo kush ne profesionin e saj ajo kishte nje liber personal me shenime ku lavderohej dhe ngrihej ne qiell ajo dhe shfaqjet e saj. Por ne ndryshim nga kercimtaret e tjere, ajo kishte dhe nje liber te dyte me letra nga qindra admirues te saj , njerezit me te fuqishem ne Evrope, letra te cilat ishin te gjitha komprometuese. Pa dyshim, keto letra, se bashku me letrat nga pergjigjet e saj ( ajo kishte mbajtur nje kopje per cdo leter qe kishte derguar) ishin dicka si garanci. Kjo korrespondence fare lehte mund te kthehej ne nje shantazh.

Viti 1912 ishte vendimtar per Mata Harin. Ajo jo vetem qe pati sukseset me te medha te karrieres se saj si artiste ne kete vit, por vendosi dhe merrej me dicka tjeter me aventureske dhe me te rrezikshme. Vendosi te behej spiune. Se si iu fut monopateve te erreta te spiunazhit, eshte akoma e panjohur akoma dhe sot. Mjeshtrat e spiunazhit ne Evrope do te perpiqeshin me vone ti minimizonin aftesite dhe vepren e saj. Anglezet talleshin me moskompetencen e saj, gjermanet e quajten si joefektive. Vetem francezet e quajten aq shkaterruese , sa me vone do ta barazonin Mata Harin me gjithe ushtrine gjermane.

Frymezuesi i kesaj karriere te re do te ishte Jagovi. Gjithmone besnik ne dashurine e tij per te, ai e ftoi ate ne nje dhome private te nje restoranti te Berlinit ne 1912. Atehere Jagovi ishte bere nje nga mjeshtrat e spiunazhit ushtarak gjerman. Ushtria gjermane po pergatitej ne ate kohe te zhvillonte lufte kunder Frances dhe Anglise.

Jagovi nuk e solli muhabetin rreth e rrotull, por i tha menjehere qe ajo ta perdorte buduarin e saj si nje burim te hollash, por njekohesisht duhet te nxirrte dhe informacionesi fitim. Ai i tha se do ti jepte nje liste me emra personash te cilet do ta paguanin Harin shume shtrenjte plus 151 dollare nga xhepi i tij. Ai i tha se kuota do te ishte 30 mije marka ne nate plus 151 dollare dhe se ajo duhet te merrte sekrete shteteore, politike dhe ushtarake nga keta te dashur.

Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman "H.21", ku prefiksi H sic u mesua me vone nga kunderzbulimi aleat qendronte per spiunet e rekrutuar para gushtit 1914, kur filloi LIB.Jagovi e rregulloi qe ajo te merrte pjese ne te gjitha mbremjet diplomatike dhe pritjet ne Evropen Qendrore dhe Perendimore, si dhe ne Afriken e Veriut. Ne ambasadat gjermane te Amsterdamit, Parisit, Madridit, Vjenes, Kajros,kercimtarja u njoh dhe arriti te fuste ne krevatin e saj diplomate te larte dhe ushtarake madhore, te cilet perzienin te folmen e dhomes se gjumit me infromacione per levizjet e trupave, sasite e municionit qe kishin, operacionet e spiunazhit, manovrat detare, anijet luftarake , armet e reja te artilerise etj. Te gjitha keto Mata Hari ose "H.21" ia raportonte sa hap e mbyll syte me detaje Jagovit.

Kur filloi lufta ne 1914, Mata Hari ishte nje spiune me pervoje per Gjermanine, nje vend te cilin ajo e adoptoi per atdhe, atdhe i cili e kishte bere ate ne menyre sekrete qytetare te tij.Atehere Jagovi e urdheroi qe te shkonte ne France duke kaluar nga Hollanda. Por kur arriti ne kufirin franko-hollandez, ku ishte i mbyllur dhe askush nuk lejohej te kalonte pa pasur nje leje speciale.

Pa pritur shume, spiunia shkoi ne konsullaten franceze ne Amsterdam duke insistuar ti jepej nje leje per te kaluar ne France. "Shtepia ime eshte ne Neji, miqte e mi jane atje, Karriera ime eshte ne France", u tha ajo zyrtareve. Me pas ajo i tregoi letrat dhe korrespondencen qe kishte me zyrtare dhe oficere te larte franceze.Konsulli pranoi ti bente lejen speciale. Gjate kohes qe ajo priste ti dilte leja, ajo u njoh dhe pati marredhenie seksuale me tregtarin me te pasur te Hollandes, nga i cili ajo mori vesh numrin dhe datat e vaporeve me ushqime qe iknin nga Hollanda ne Angli , si dhe datat e kthimit te tyre ne France.Menjehere Mata Hari ia kaloi kete informacion majorit Shpreht, te zbulimit gjerman ne Amsterdam, i cili ia dergoi Jagovit.

Agjentet e kunderzbulimit francez e vezhgonin nga afer kercimtaren kur ajo shkonte per darka , ne suiten e hotelit te saj me zyrtare te larte te Ministrise se jashtme. Por keta zyrtare ishin shume te rendesishem qe te merreshin ne pyetje nga agjente te thjeshte dhe aq me teper qe asgje nuk i shtynte te dyshonin se Mata Hari ishte spiune. Korrespondeca e saj ishte inspektuar disa here dhe asgje komprometuese nuk ishte gjetur. Ate qe hetuesit nuk dinin ishte se te dashurit e saj e kishin informuar per furnizimet e ushtrise franceze, per pozicionin e trupave, madje dhe deri ku trajnoheshin rekrutet e rinj.

Ky informacion, i dergohej Jagovit nga spiunia ne Gjermani nepermjet valixheve diplomatike te vendeve neutrale, ne bashkepunim me diplomatet e ambasadave te ketyre vendeve. Kur agjentet e kunderzbulimit francez ishin gati te mbyllnin dosjen per Mata Harin,ata gjeten evidenca per te vertetuar dyshimet qe kishin tek kercimtarja. Zhyl Kambo, shefi i departamentit te Ministrise se jashtme dhe mik i ngushte i Mata Harit, rregulloi qe Mata Hari te merrte nje lejekalimi speciale per te shkuar afer fshatit Vitel, afer vijes se frontit.

Megjithese ata e vezhguan ate per rreth 7 muaj nate e dite, asgje qe mund te ngjallte dyshimin kunder saj nuk kishte. Te gjitha raportimet kishin te benin se si ajo, Mata Hari, punonte si infermiere e palodhur duke kuruar ushtaraket e plagosur. Informacionet me te shumta ia jepnin oficeret, te cilet i thonin asaj cdo gje rreth ofensives se madhe franceze qe do te behej ne ate sektor, ne ate qe me vone do te quhej beteja e Somes.

Jagovi e morii kete informacion nga Mata Hari kur ajo u kthye ne Paris. Nje ushtri e madhe gjermane ishte ne pritje te sulmit francez, arriti ta thyeje ate, duke u shkaktuar francezeve mbi 200 mije te vrare.

Kapiteni Zhorzh Ladu, i kunderzbulimit francez,atehere provoi ta bente spiunen te pranonte rolin e saj. Duke e ftuar ne zyren e tij ai e akuzoi direkt se ajo ishte agjente gjermane:"Madam", i tha Laduja me ton te rrepte, "ju jeni nen dyshimin e te gjithe forcave aleate se jeni spiune. Do te deportoheni dhe do te ktheheni ne Hollande ku keni lindur".

Mata Hari e dinte qe deportimi do te thoshte fundin e karrieres se saj si agjente gjermane. Ajo iu pergjigj oficerit francez me nje oferte per te spiunuar per Francen."Une mund te jem shume e dobishme" premtoi Mata Hari."Une kam te dhena per ceshtjes ushtarake gjermane" .Pastaj ajo kerkoi ta dergonin ne shtabin gjerman. "Une do te marr cdo sekret qe zbulimi francez do te deshiroje"

Duke kujtuar se po tregohej e zgjuar, Mata Hari beri nje gabim fatal.Ndonese kishte mohuar per nje kohe te gjate se ajo mund te dinte dicka rreth spiunazhit, per te mos u deportuar ajo ofroi te punesohej si spiune profesioniste. Laduja beri sikur e besoi dhe i kerkoi qe Mata Hari te bente gjithcka per "Francen e dashur". Ai ra dakort qe ajo te spiunonte gjermanet, por jo ne Stene ku ajo propozoi fillimisht.

Laduja e urdheroi kercimtaren te shkonte ne Brukselin e pushtuar nga gjermanet. Atehere atij i erdhi nje raport nga zbulimi britanik qe i thoshte se nje nga agjentet e tij ishte kapur dhe vrare ne Bruksel. Agjenti , shtonin anglezet, ishte tradhetuar nga nje femer qe i ngjante pershkrimit fizik te Mata Harit.Tanime , i bindur qe Mata Hari punonte per gjermanet, urdheroi qe ajo te arrestohej ne momentin qe do te kthehej ne France.Gjermanet, nga ana e tyre nuk ishin me te interesuar per Mata Harin. Ajo kishte humbur bukurine dhe seksualitetin e saj. Trupi i saj ishte trashur dhe fytyra i ishte mbushur me rrudha. Cdo gje rreth saj dukej serioze, duke perfshire dhe qendrimin e saj dhe personalitetin e saj.

Gjithashtu , gjermanet e kishin marre vesh se spiunia e tyre ishte identifikuar muaj me pare. Ishte shume e rrezikshme qe ta perdorje tani me efektivitet. Duke pare se nuk ishte me "bukuroshja spiune ideale", Mata Hari shkoi tek shtete te tjera te huaja per tu pfruar sherbimet e saj. Por ata e kthyen pas. Duke u rikthyer tek gjermanet ne Madrid, spiunia kerkoi te pogohej per sherbimet qe kishte bere dhe ti jepej nje mision tjeter. I nervozuar kapiteni fon Kalle kontaktoi Jagovin ne Berlin.

Jagovi e kishte te qarte dhe e kishte pranuar faktin qe Mata Hari do te perdorej si mish per top. Ai i dergoi nje telegram ambasades gjermane ne Madrid, qe agjenti "H.21" te kthehej ne france nepermjet nje legate neutrale dhe ti paguheshin 15 peseta. Zbulimi francez e kapi kete telegram dhe e identifikoi agjentin "H.21" si Mata Harin. Agjentet franceze u vune ne kerkim te rezidences se saj dhe e gjeten ne hotelin "Plaza Athenee" ne avenyne Monten. Ajo kishte me vete cekun qe ishte paguar, por nuk e kishte thyer ate dhe ta kthente ne te holla.

Ne mengjesin e 13 shkurtit 1917, komisioneri Priole, i shoqeruar nga sekretati i tij dhe dy xhandare, ia behu ne suiten e Mata Harit, duke e gjetur ate ne krevat duke ngrene mengjes. Prioleja e urdheroi te vishej. Nderkohe qe ajo vishej pa thene asnje fjale, suita e saj u kontrollua dhe ceku per 15 peseta u gjet. Spiunia vec nuk e prishi gjakun. Kur po dilte nga dhoma ajo i ofroi nje tufe me lule Priolese se shtangur nga habia.

Mata Hari u cua ne burgun fortese te Fobaurg Sent Deni ku u mbajt ne nje qeli te veshur me pambuk qe te mos kryente vetevrasje.Francezet donin dhe prisnin te nxirrnin ndonji informacion nga ajo, perpara se ta eliminonin. Ajo qendroi e heshtur ne qeline e saj derisa u nxorr para nje gjyqi ushtarak ne 24-25 korrik 1917. Aq sekret u mbajt gjyqi, saqe roje me ushtare ishin vendosur rreth e rrotull nderteses me urdhra te prere te qellonin pa hezitim mbi cdo njeri qe afrohej me teper se 10 hapa.

Koloneli Mogam Zempru i Gardes Republikane ishte kryetari i gjyqit, ndersa majori Andre Morne ishte Prokurori. Gjithashtu pjesemarres ishte dhe majori Masar i zyres se dyte te ushtrise. Mata Hari u mbrojt nga nje avokat shume i zoti, Eduard Klyneja, aq i devotshem dhe entuziast me ceshtjen saqe u be menjehere mbrojtesi i saj.

Koloneli Zempru e akuzoi Mata Harin se kishte qene qe ne fillim agjente gjermane,i pershkroi se si ishte rekrutuar nga Jagovi dhe gjithe veprimtarine e saj. Ai i pershkroi me hollesi se si ishte paguar 30 mije marka gjermane per cdo mision te saj. Mata Hari mohoi gjate gjithe kohes qe ishte paguar per te dhene informata gjermaneve. Ajo deklaroi se parate ishin pagese per "netet e dashurise" qe kishte ofruar dhe asgje me teper. Atehere koloneli i tregoi telegramin e kapur nga francezet si dhe cekun e 15 mijeve pesetave qe shkruhej ne telegram ti paguheshin agjentit "H.21". E gjendur para faktesh te pamohueshme, Mata Hari me syte qe i hapeshin dhe i mbylleshin nga frika dhe me trupin qe i dridhej tha se kjo nuk ishte e vertete dhe iu lut trupit gjykues ta besonin.

Trupi gjykues mori vendim brenda 30 minutash. Atehere Mata Hari u urdherua te ngrihej ne kembe dhe te degjonte vendimin. Kryetari i gjyqit deklaroi me nje ze pa emocione se ajo ishte gjendur fajtore per spiunazh kunder Frances. Me pas ai shtoi:"Margaret Gertrude Zele- je e denuar me vdekje!"

E shtangur, kercimtarja e famshme kundershtoi:"Nuk eshte e mundur, nuk eshte e mundur".
Nje dite para dates se ekzekuimit ajo qendroi konfidente dhe pothuajse buzeqeshte.

Ate dite, prane saj ishin dhe nje murgeshe dhe dr.Bizar, ne te njejten qeli me te. Murgesha ishte instruktuar qe te kujdesej per te nga afer dhe te mos ta linte ate te vriste veten para se te ekzekutohej.Per ti ngritur moralin , murgesha i tha Mata Harit:" Na trego sa bukur kercen." Spiunia u ngrit ne krevatin e vogel duke buzeqeshur, zgjidhi rroben e saj dhe filloi te kercente ngadale brenda ne qeli.

Ne oren 4 te mengjesit, komandanti i toges se pushkatimit, Zhylien, erdhi ne qeline e saj. Pasi i kerkoi murgeshes ta zgjonte Mata Harin, priti me durim derisa ajo veshi pallton e saj me te ngrohte, duke biseduar me te. Gruaja e denuar me vdekje i tha:"Eshte ftohte. Fjeta kaq mire.Po te ishte ndonji dite tjeter, nuk do te kisha falur qe me zgjove kaq heret. Pse e keni kete zakon ti ekzekutoni njerezit ne te gdhire? Ne Indi eshte e kunderta. Te ekzekutojne ne mbremje. Po te ishte keshtu do te preferoja te shkoja ne Vinsene ( vendi i ekzekutimit) pas nje dreke te mire.Me jep pak corapet. Dua gjithmone te jem e veshur mire."

Pasi pudrosi fytyren, spiunia ia beri me koke Zhylienit duke i thene:"Zoteri. Jam gati!"

Ajo u shoqerua ne Vinsene nga Zhylieni, dr.Bizar dhe murgesha, te gjithe bashke te hipur ne nje kamion. Atje arriten ne 5:40 ku ate e prisnin 12 ushtare te zgjedhur nga regjimenti i Zhuaves. Dr.Bizari i ofroi asaj nje gote konjak, te cilin e rrekelleu menjehere.Pasi ngriti fustanin e gjate, me kujdes ajo zbriti nga kamioni dhe eci me kembet e veta drejt vendit ku do te pushkatohej.Nje oficer ofroi ti lidhte syte , por ajo refuzoi. Kur ai kerkoi ti lidhte trupin pas shtylles se pushkatimit, ajo e shtyu me nje buzeqeshje e cila vazhdoi derisa 12 ushtaret qe qendronin 10 metra larg trupit te saj qelluan.Kur Mata Hari ra ne toke e goditur, nje oficer u afrua dhe me nje pistolete e qelloi ne koke mbrapa veshit.Ishte goditja tradicionale "coup de grace".

Askush erdhi ta kerkonte trupin e saj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...