2011-01-06

Viti 2010 me suksese dhe mos suksese!


 Nga Dr. sci.Ilir Muahrremi 


Viti që lamë pas, ishte i pasuruar dhe i pushtuar me mjaftë aktivitete kulturore, duke u nisur nga sfera e teatrit e deri tek aktivitetet sportive që ishin tërheqëse dhe zbavitëse për artdashësit. Do doja të filloja t’i komentoja aktivitete teatrore të cilat më shumë ishin të vërshuara me shfaqje mysafire sesa ato vendore, dhe pikërisht kjo ka zgjuar edhe debat me drejtoreshën e teatrit Kombëtar e cila kritikohej për shkak numrit të vogël të shfaqjeve vendore. Edhe ato shfaqje të vockla vendore që u prezantuan, në vete nuk ngërthenin ndonjë vlerë artistike, por, si duket ,vullneti më shumë ishte të fitohet buxheti se të ndërtohet vlera. Andaj, ky reflektim është vërejtur dukshëm, dhe bindja e madhe për të fituar të holla ka bërë që ana profesionale regjisoriale dhe aktoreske të zbehët, sepse nëse regjisori ndërton një shfaqje për para, ose aktori luan për para, vlera e tij do bie në humnerë . Arti i aktrimit dhe i regjisë kërkon shpirt , sinqeritet, besueshmëri në atë që vepron dhe mendim kolektiv. E për fat të keq kjo ishte e mjegulluar. Shfaqja që mund të thuhet ka shënuar një numër të madh të vizitorëve është ajo: “Më pranë ” e autorit Patrick Marber dhe në regji të Kushtrim Koliqit që ka një temë paksa intime, individuale, në të cilën shumë njerëz valëvitën dhe asnjëherë nuk e shprehin publikisht, thjeshtë egoja fillon ta humb pushtetin nga Idi. Andaj, në plan të parë autori fokuson tradhtinë . Ndërsa, suksesi tjetër është shfaqja 60-minutëshe “Këmisha e gjakut” e regjisorit Bekim Lumi. Ajo nuk ishte një shfaqje e zakonshme dhe pikërisht ky ka qenë premtimi që kishte dhënë regjisori Lumi, kur kishte paralajmëruar shfaqjen. Premiera u dha në Muzeun Etnologjik me qëllim për t’i dhënë jetë dilemës, ankthit e tronditjes shekspiriane që akt kryesor ka gjakmarrjen në kodin zakonor shqiptar. Natën e parë vetëm njëzetë vetë kishin mundur ta shohin shfaqjen të cilët kanë paguar biletën prej një shume 100 euro. Pas shfaqjes ata kanë komentuar në superlativ punën 365 ditësh të regjisorit Lumi. Ndërsa, edhe Galeritë ishin të mbushura me artist të ndryshëm, dhe vlen të veçohet ekspozita e piktorit nga Gjilani Jetullah Haliti – Eti e cila u hap në Muzeun e Kosovës. Haliti është prezantuar me piktura, skulptura, grafika dhe fotografi. E veçanta dhe më e thella e artistit Eti është loja me ngjyra e cila i jep ritëm dhe trajtë formave. Poashtu Galeria e ministrisë së kulturës, kishte mjaftë aktivitete, dhe me superiorja është ekspozita e piktorit nga Durrësi Mehmet Baçit, e cila ka zgjuar kureshtje tek të pranishmit. Në piktura ai trajton më shumë portrete si pozitive, depresive dhe të hareshme. Ndërsa, Galeria e Arteve, kishte mjaftë risi. Ekspozita më tërheqëse ishte ajo kohën e fundit e artistit Adem Rusinovcit, e cila veçohej me një lojë në mes skulpturës, instilacioneve, ndriçimit, dhe përformansës, të gjitha të gërshetuara, puqen mirë më vlerën dhe të shpijnë në kulmin e magjisë artistike. Ndërkaq, edhe humanistja më e madhe botërore, u ringjall përmes punimeve te artistë ve kosovar. Ekspozita, dedikuar ikonës së njerëzimit Anjezë Gonxhe Bojaxhiut me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së humanistes, ka sjellë portrete të shumë artistëve. Edhe vitrina e librit ishte e mbushur me tituj të ndryshëm, po ashtu sfera e muzikës ishte e pasuruar me tinguj të ndryshëm estradesk. Lirisht mund të them që skena artistike ishte e ngulfatur me aktivitete të ndryshme që vetëm disa prej tyre posedonin vlerë artistike. E më e merituara në këtë aspekt është kinemaja kosovare, e cila para publikut shpalosi filmin më të përfolur vitet e fundit: “Gomarët e kufirit” me skenar të Jeton Nezirajt dhe në regji të Jeton Ahmetaj. Filmi u veçua për nga regjia e mirë , sinteza e fotografisë , kuadrot e thithura mirë , fotografia dhe loja e aktorëve. Ngjarja e filmit zhvillohet në vitin 1968 në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë . Në kohën e komunizmit në Jugosllavi dhe Shqipëri kufiri ishte nën kontrollin e hekurt të ushtrive të të dy vendeve. Pasi që në zonën kufitare ishte një burim uji i vetëm, fshatrat merrnin ujë aty sipas orarit të rregullt nga ushtria. Ky film edhe më tej fillon të shënon sukses, duke u prezantuar jashtë kufirit.
Andaj, si për fund, do theksoja se edhe pse buxheti gjithnjë mungon në mbështetje kulturore, artistët tonë me ambicie të lartë punojnë pa pushuar në shumë sfera kulturore. Por, është për çudi dhe për të keq se disa shfaqje as që e meritojnë ta shkelin pragun e Teatrit Kombëtar, ato fatkeqësisht arrijnë ta bindin ministrinë e kulturës, t’i ndaj fonde të majme duke e rrënuar çdo vlerë artistike. Dëshira ime, në vitin 2011 është që të ndahet buxheti për vlerat e duhura, mos t’i pesimizojë krijuesit e sinqertë , duke i mbështetur artistët në thonjëza që unë i identifikojë si dekadent. Të bëhet një ndarje më korrekte, në aspektin buxhetor, për teatrin, filmin, muzikën, librin, sportin etj… Përveç kësaj, një mbështetje të veçantë do kërkoja për menaxhimin dhe marketingun e institucioneve kulturore, sepse përmbledhjen e publikut, vetëm marketingu i shëndoshë arrin ta bënë për vete.


Dr i shkencave të arteve dramatike Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme të artit e përfundoi në Pejë. Ka diplomuar më 2004 në Fakultetin e Arteve Dramatike, drejtimi i aktrimit në klasën e profesorit Luan Daka. Prej asaj kohe ka qenë i angazhuar në shumë shfaqje teatrale si: “Sfida e madhe” e autorit prof.dr.Nebi Islami,“Nata e dymbëdhjetë” William Shekspeare“Duart e ndyta” e Zhan Pol Sartre, “Shkolla e grave” e Molierit, etj. Ndërsa, ka magjistruar dramaturgjinë. Drama me të cilën ka magjistruar Ilir Muharremi titullohet “Van Goghu Kosovar” . 
Ka doktoruar më 2010 me temën: “Ekspresionizmi, absurdi,ekzistencializmi dhe cmenduria: katër dramat shqiptare/shfaqjet”në Fakultetin filologjik “Kiril i Metodij” në Shkup. 
Punon si asistent në Fakultetin e edukimit në Prishtinë. 
Dr.sci. Ilir Muharremi ka punuar edhe si gazetar në gazetat ditore: “Koha ditore” dhe “Lajm Ekskluzive”, në rubrikën e kulturës.
Është autor i dy librave me poezi: “Djalli në qytetin tim” 1996“Dera e fundit e çmendurisë” 2003
Ky është libri i tretë i tij.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...