Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni tha se do t’i shfrytëzojë të gjitha kanalet diplomatike që t’i bëjë trysni Serbisë që t’i zbulojë vendndodhjet e varrezave masive dhe ta zbardhë njëherë e përgjithmonë fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë
.“Është minimumi që Qeveria e Serbisë, qoftë edhe në kuadër të asaj që është përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë Hyseni.
Sipas shefit të diplomacisë kosovare, është vështirë që të besohet se një veprim kriminal që është bërë nën sponsorimin e Qeverisë së Beogradit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të mos dihet për vendëndodhjen e këtyre varrezave masive.
“Ne insistojmë që Beogradi të mos e përdor çështjen e të pagjeturve si një mjet lufte diplomatike kundër Kosovës. Por, kjo, të vihet në rrafshin humanitarë dhe të shihet si çështje humanitare e Kosovës”, ka thënë Hyseni.
Ministri Hyseni tha se edhe nëse do të ketë bisedime teknike me Beogradin, çështja e të zhdukurve duhet të jetë një ndër temat e para që duhej të bisedohej në këto takime.
Minisioni i BE-së, EULEX-i përmes një komunikatë për shtyp thekson se ky mision i jep prioritet të lartë çështjes së krimeve të luftës – veçanërisht gjetjes së mbetjeve mortore të personave që janë ende të pagjetur nga konflikti i vitit 1998-99 dhe pas tij.
Ç’thonë hetuesit e Eulex-it?
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, thotë se po pret konfirmimin për zbulimin e një varri masiv në rajonin e Rashkës në jug të Serbisë.
Një zëdhënës i EULEX-it, Nick Hawton, i tha BBC-së se, nëse konfirmohet se ky është varr masiv, atëherë ky do të jetë një zbulim i rëndësishëm.
Ai tha se njësitë hetuese të misionit kanë mbajtur kontakte për një kohë të gjatë me autoritetet serbe për vendndodhjen e mundshme të këtij varri masiv në Serbi.
Autoritetet në Serbi kanë deklaruar se kanë informacion për një varr masiv që thuhet se mund të ketë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të viteve 90 në Kosovë.
Autoritetet në Prishtinë thonë se kanë qenë në dijeni të varrit masiv, por kanë akuzuar Beogradin zyrtar se nuk ka kërkuar vendndodhjen e saktë në Rashkë.
Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zëdhënësin e EULEX-it, Nick Hawton dhe fillimisht i kërkoi të sqaronte se për çfarë bëhet fjalë?
Nick Hawton: EULEX-i i jep përparësi të veçantë çështjes së krimeve të luftës, në veçanti në përcaktimin e vendndodhjes së kufomave të individëve që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga konflikti i vitit 1998-1999 dhe pas tij. Ne kemi punuar rreth këtij rasti të veçantë për një kohë, ne kemi ofruar informacione për vendndodhjen e mundshme të varrit masiv në rajonin e Rashkës. Por ne ende po presim konfirmimin nëse kjo varrezë është zbuluar.
EULEX-i ka dy departamente që hetojnë vendndodhjen e varreve masive dhe hetojnë gjithashtu rrethanat që i rrethojnë ato. Ato janë zyra e personave të zhdukur dhe të mjekësisë ligjore dhe njësia e EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës. Të dyja këto organizata kanë qenë në kontakt me autoritetet serbe për vendndodhjen e kësaj varreze. EULEX-i beson se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm me Serbinë, por edhe me aktorët e tjerë rajonalë, është jetik për zgjidhjen e këtyre çështjeve që prek aq shumë njerëz nga të gjitha komunitetet e ndryshme. Nuk mund të japim më shumë hollësi në këtë kohë deri sa të mos konfirmohet vendndodhja e varrezës masive dhe me qëllim të mbrojtjes së hetimeve.
BBC: Por për sa kufoma bëhet fjalë?
BBC: Por për sa kufoma bëhet fjalë?
Nick Hawton: Ne nuk mund të konfirmojnë ende se varreza masive është zbuluar. Hetimet rreth kësaj do të bëhen së shpejti. Nëse konfirmohet se kjo është një varrezë masive atëherë do të mund të jetë një zbulim i rëndësishëm.
BBC: Ju thoni se keni bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e Beogradit. Por për sa kohë jeni duke hetuar këtë rast?
Nick Hawton: Ajo që mund të them tani është se të gjitha njësitë tona që punojnë në fushën e varreve masive dhe personave të zhdukur kanë kontaktuar me autoritetet serbe për një periudhë të mirë kohore.
BBC: Ka ende ndonjë tjetër vendndodhje të varrezave masive që ju dyshoni të jetë diku?
BBC: Ka ende ndonjë tjetër vendndodhje të varrezave masive që ju dyshoni të jetë diku?
Nick Hawton: EULEX-i me departamentet e tij të ndryshme po vazhdon të mbajë kontakte jo vetëm me autoritetet serbe, por edhe me autoritetet gjithandej, në kërkimin e vazhdueshëm për të gjetur çfarëdo varreze tjetër të mbetur, ose të varrezave të atyre që janë vrarë gjatë konfliktit ose menjëherë pas tij.
BBC: Pra ju shihni tani një bashkëpunim nga të dyja palët edhe Prishtina edhe Beogradi rreth personave të zhdukur dhe varreve masive?
Nick Hawton: Unë mund të flas për punën e EULEX-it, dhe ai vazhdon të mbajë lidhje me autoritetet gjithandej rajonit me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi që vazhdon të prekë komunitetet e ndryshme. Njerëzit ende po vuajnë duke mos e ditur se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre për më shumë se dhjetë vjet. EULEX-i beson se është përparësi për të provuar që të zgjidhë këto çështje dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe të bisedojmë me secilin që mund të ndihmojë në këtë çështje.
EULEX-i ka dhënë informacione për varrin masiv në Rashkë
Lexoni: kosova.albemigrant.com/ ?p=9585
“Ne, ka kohë që kemi qenë duke punuar konkretisht në këtë rast. Ne i kemi ofruar informacionet dhe të dhënat operative lidhur me një lokacion të mundshëm të një varreze masive në rajonin e Rashkës. Por, ne jemi duke e pritur ende konfirmimin nëse është gjetur me të vërtetë vendndodhja e këtij lokacioni”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.,
Rrobat e shqiptarëve të gjetura nëpër varrezat masive në Serbi
EULEX-i bënë të ditur ser i ka dy departamente kryesore që janë të angazhuara në kërkimin e lokacioneve të varrezave masive dhe në hetimin e rrethanave lidhur me to. Ato janë: Zyra për Personat e Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) dhe Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Luftës.
“Të dy këto organizata kanë bashkëpunuar me autoritetet serbe lidhur me vendndodhjen e këtij lokacioni. EULEX-i beson se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm me Serbinë, por edhe me palët tjera rajonale, është shumë i rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e këtyre çështjeve të cilat rëndojnë mbi një numër të madh të njerëzve nga të gjitha komunitetet e ndryshme. Ne nuk mund të japim më shumë informacione tani derisa të konfirmohet nëse në këtë lokacion ndodhet varreza masive – si dhe për t’i mbrojtur hetimet”, njofton EULEX-i.
“Të dy këto organizata kanë bashkëpunuar me autoritetet serbe lidhur me vendndodhjen e këtij lokacioni. EULEX-i beson se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm me Serbinë, por edhe me palët tjera rajonale, është shumë i rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e këtyre çështjeve të cilat rëndojnë mbi një numër të madh të njerëzve nga të gjitha komunitetet e ndryshme. Ne nuk mund të japim më shumë informacione tani derisa të konfirmohet nëse në këtë lokacion ndodhet varreza masive – si dhe për t’i mbrojtur hetimet”, njofton EULEX-i.
Varreza në Rudnicë të Serbisë është po ajo që ishte hapur më 2007
Varreza e zbuluar në Rudnicë, afër Rashkës (Serbi), ku dyshohet se gjenden trupat e pajetë të rreth 250 shqiptarëve, është e njëjta me atë që ishte hapur në 2007 dhe për të cilën autoritete e Beogradit kishin deklaruar se është boshe. Atë kohë institucionet e Kosovë patën dyshuar se Beogradi kishte bërë lojë duke hapur disa metra larg vendit të dyshuar. Sidoqoftë, Qeveria ende nuk ka asnjë informim zyrtarë për gjetjen e kësaj varreze.
Zëvendëskryeministri, Ramë Manaj, ka thënë se pranimi i kësaj varreze e dëshmon atë që Serbia ka informacionet për secilin shqiptarë që është zhdukur në Kosovë.
Manaj mendon se pranimi se në atë lokacion ndodhet varreza masive është rezultat i trysnisë së BE-së dhe EULEX-it dhe sipas tij kjo i kontribuon Serbisë për afrim më BE-në. Sipas fjalëve të tij, pala kosovare ka pasur informacion se atje janë të varrosur 250 deri 400 njerëz. Zëvendëskryeministri, Manaj, ka rikujtuar se pala kosovare ka njohuri edhe për një varr tjetër masiv afër Medvegjës, por hulumtimi dhe zbulimi i tij është çështje ekskluzive e shteti serb.
Lajmi për varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës është bërë i ditur nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë. Ndërkohë, Misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, ka pohuar të ketë ndihmuar në gjetjen e lokacionit ku pretendohet se ka varrezë masive, pa e konfirmuar një gjë të tillë për shkak të hetimeve.
Shefi i delegacionit kosovar për të pagjeturit,Akademik prof.dr.sci. Pajazit Nushi ka thënë se pret që në dy-tri javët e ardhshme të fillojë nxjerrja e mbetjeve mortore nga varreza masive afër Rashkës . por, ai ka shprehur dyshimin lidhur me informatën se në atë varrezë masive gjenden mbetjet e vetëm 250 personave.
Lajmi për varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës është bërë i ditur nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë. Ndërkohë, Misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, ka pohuar të ketë ndihmuar në gjetjen e lokacionit ku pretendohet se ka varrezë masive, pa e konfirmuar një gjë të tillë për shkak të hetimeve.
Shefi i delegacionit kosovar për të pagjeturit,Akademik prof.dr.sci. Pajazit Nushi ka thënë se pret që në dy-tri javët e ardhshme të fillojë nxjerrja e mbetjeve mortore nga varreza masive afër Rashkës . por, ai ka shprehur dyshimin lidhur me informatën se në atë varrezë masive gjenden mbetjet e vetëm 250 personave.
“Nuk jemi të sigurt se aty gjenden trupat vetëm të 250 personave, si e kanë njoftuar opinionin institucionet në Beograd, sepse derisa të mos gjendet edhe ashti i fundit i të vrarit, nuk mund të japim informacione të tilla”, tha Nushi.
Në anën tjetër, udhëheqësi i pjesës serbe të Grupit punues për të pagjeturit, Veljko Odalloviq i tha agjencisë Beta se sot në Prishtinë janë këmbyer informata në mënyrë që “mbarë procesit t’i hyhet me sa më shumë saktësi”,
Pala kosovare ka shprehur gatishmërinë që t’i përgjigjet kërkesave të Beogradit që në Serbi të paraqiten dëshmitarët, të cilët janë në gjendje të japin të gjitha detalet lidhur me lokacionin e varrezës masive.
Në takimin e sotëm, përfaqësuesit e të dy palëve janë marrë vesh që të vëzhgojnë hapjen e varrezës masive dhe nxjerrjen e mbetjeve mortore nga varreza afër Rashkës.
************
Prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç deklaroi se varreza është zbuluar me ndihmën e Misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, dhe se së shpejti do të fillojnë veprimet për nxjerrjen e kufomave.
Prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç deklaroi se në afërsi të qytetit Rashka në jug të Serbisë është zbuluar një varrezë masive ku supozohet se gjenden trupat e pajetë të afërsisht 250 shqiptarëve të Kosovës. Në deklaratën e tij të bërë më 10 maj 2010 Vukçeviç njoftoi se varreza është zbuluar me ndihmën e Misionit të BE-së në Kosovë, EULEX-it dhe se së shpejti do të nisin veprimet për nxjerrjen e kufomave. Prokurori bëri të ditur se Serbia nuk mundohet ti shmanget faqeve të errëta të të kaluarës, ndërsa shtoi se Beogradi është i gatshëm që të nxjerrë para drejtësisë të gjithë autorët e krimeve.
Koncepti “spastrim etnik” filloi të përdoret gjerësisht në arenën ndërkombëtare me luftërat e viteve 90-të në territorin e ish-Jugosllavisë. Në luftërat e zhvilluara me ëndrrën e themelimit të “Shteteve të mëdha” në rajon u kryen krime të ndryshme kundër njerëzimit. Si pasojë e kësaj problemi i refugjatëve në vendet e Ballkanit vazhdon madje edhe në ditët e sotme, ndërsa vazhdohet me hapjen e varrezave masive.
Lufta e Kosovës në vitin 1999 shkaktoi një valë të re emigracioni. Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, (UNHCR), në vitin 1999 afërsisht 900 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan me dhunë për në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ndërsa numri i të vrarëve gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë sipas një vlerësimi i tejkalon të 10-mijët. Në ditët e sotme 1 mijë e 400 shqiptarë dhe 450 serbë rezultojnë të humbur. Vazhdojnë punimet mbi përcaktimin e identitetit të 420 trupave të pajetë.
Sipas Kryetares së Fondacionit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiç, në rreth 20 zona të Kosovës janë kryer krime lufte. Ndërsa një pjesë e trupave të pajetë të shqiptarëve të vrarë në Kosovë janë transportuar në Serbi nga ana e policëve dhe ushtarëve serbë. Pa dyshim se me transportimin e kufomave në këtë mënyrë në Serbi ish-udhëheqja e Sllobodan Millosheviçit mundohej të fshihte gjurmët e krimeve të luftës. Për më tepër Millosheviçi, i cili gjykohej në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në seancën e parë të gjykimit të mbajtur në korrik të vitit 2001 tha se përgjegjës për vrasjen e civilëve në Kosovë është NATO-ja. Ndërsa varrezat masive të gjetura në Serbi nxorën në pah të vërtetën se udhëheqja e Millosheviçit ka kryer vrasje me dorën e shtetit.
Varreza e re masive e gjetur në afërsi të qytetit Rashka të Serbisë është varreza e gjashtë e publikuar nga Serbia pas ndërrimit të regjimit në Beograd në vitin 2000. Tri nga këto janë gjetur në Serbi dhe tri të tjera në Kosovë. Më e madhja prej këtyre 6 varrezave masive ishte ajo në afërsi të Beogradit, nga ku janë nxjerrë afërsisht 700 kufoma të shqiptarëve të Kosovës.
Lexoni:www.sa-kra.ch/…/ polemika%20shqip.jpg
Sipas të dhënave që zënë vend në burimet e medias ata që janë munduar ti fshehin gjurmët e varrit të fundit masiv të gjetur në qytetin e Rashkës, mbi një pjesë të saj ndërtuan një godinë publike dhe pjesën tjetër e mbuluan me beton. Krimet e luftës në Serbi nuk janë munduar të mbulohen vetëm me këtë dhe metoda të tilla. Dihet që gjatë ndryshimit politik në vend shërbimi i inteligjencës së Serbisë ka asgjësuar një numër të madh të dokumenteve. Për këto arsye, varrezat e hapura masive mbajnë dëshmi të rëndësishme edhe nga pikëpamja e vendosjes se drejtësisë në vend, edhe në aspektin se ato u lënë gjeneratave të reja të historianëve dokumente të rëndësishme në lidhje me të kaluarën. Pa dyshim se nxjerrja e të humburve nga varrezat masive ndihmon në lehtësimin qoftë edhe pjesërisht të dhimbjes së familjeve të cilëve u është marrë nga duart lumturia.
Varreza e fundit masive e gjetur në Serbi do të rikujtojë edhe njëherë se çfarë është përjetuar në luftën e Kosovës në vitin 1999. Së bashku me hapjen e kësaj varreze masive populli i Serbisë do të ketë edhe njëherë rastin të kuptojnë se Serbia në vitin 1999 nuk është bombarduar pa arsye nga ana e NATO-s, se Kosova nuk është shkëputur me dhunë nga Serbia dhe se Kosova nuk shpalli pavarësinë nga Serbia për arsye arbitrare. Ata që duan t’u besojnë të vërtetave do të kenë rastin të shohin edhe njëherë se në Kosovë janë shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe se forcat e armatosura serbe kanë përdorur forcë joproporcionale ndaj popullit të Kosovës. Pa dyshim se nga varreza e re masive do të mund të ndikohen edhe një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nga e cila pritet që nga fundi i këtij viti të publikojë një mendim juridik në lidhje me përputhshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës me legjislacionin ndërkombëtar.
***********
Dr.Arsim Gërxhaliu: Në Republikën e Serbisë ka ende varreza masive
Masakra e Reçakut, e Likoshanit dhe e Qirezit, e Prekazit, e Izbicës, e Abrisë, e Poklekut, e Suharekës, e Mejes, e Rogovës, e Celinës, e Krushës së Madhe e të Vogël, e Lubeniqit, e Makocit, e Fushë Kosovës, e qytetit të Gjakovës, e Qyshkut, e Studimes së Vushtrrisë, e Çabrës, e burgut të Dubravës – lista është shumë e gjatë. Kujtimet janë ende të hidhura dhe të rënda, sidomos për faktin se ende mungojnë përgjigjet e plota dhe përfundimtare.
Arsim Gërxhaliu është drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe adresa ku shpesh janë drejtuar familjarët për përgjigjen rreth fatit të më të dashurve. Ai thotë se procesi i identifikimit kërkon kohë dhe nuk mund të përmbyllet shpejtë. Për momentin në morgun e institutit të Mjekësisë Ligjore gjenden mbi 400 mostra të personave të zhdukur që janë sjell nga Bajina Bashta dhe Batajnica, ka raportuar RTK.
“Kjo do të ishte një kthim për ta pyetur Komisionin Qeveritar të Serbisë se a janë pastruar varrezat mirë. Për shembull, është rasti i kamionit frigorifer ku thuhet se kur janë hapur dyert, uji i ka marrë disa kufoma dhe, sipas disa informatave, thuhet se Komuna e Perucacit i ka varrosur, bëhet fjalë për tetë persona”, thotë Gërxhaliu.
Gerxhaliu thotë se ka të identifikuar edhe 425 mbetje mortore, të cilat gjenden në morg, por, familjarët refuzojnë t’i marrin kufomat.
“Po, ka të identifikuar. Në ndërkohë, ne kemi dërguar edhe pjesët më të vogla, por, rritje në identifikime nuk ka. Por, është një problem tjetër, se kemi grumbullimin e 150 personave që janë identifikuar, por, familjarët refuzojnë t’i marrin. Në aspektin psikologjik, unë i kuptoj, sepse, shpersa është e fundit që mundesh familjarëve me u’a marrë”, është shprehur Gërxhaliu.
Kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave nga Gjakova”, Nysrete Kumnova, thotë se megjithë punën e bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, nënat janë të pakënaqura me procesin e identifikimit. Ndërsa, sa i përket mosmarrjes së mbetjeve mortore, të cilat tashmë janë identifikuar dhe ende mbahen në morg, Kumnova thotë se nënat e të zhdukurve, me procesin e identifikimit, nuk janë të kënaqura aspak.
Mirëpo, për të zgjidhur plotësisht këtë çështje, është e domosdoshme që të ketë gatishmëri të Serbisë për të bashkëpunuar. Por, sa është e pranishme kjo gatishmëri?
“Sipas informatave, kur kam qenë në Komision për dialog, Serbia ka thënë në një farë forme se, nuk ka më varreza në Serbi. Por, unë, personalisht dhe profesionalisht nuk besoj. E aq më tepër kur ka informata për vendodhjen e varrezave masive në Medvegjë”, ka thënë Gërxhaliu.
Një ekip AD-HOC, me 29 prill, do të shkojë në Medvegje për të kontrolluar vendin ku supozohet se ka varrezë masive bëri të ditur Gërxhaliu.
Pas luftës në Kosovë, kanë rezultuar 5.650 persona të zhdukur. Që nga ajo kohë e deri më tani janë identifikuar 3.800 persona, pra mbi 90 përqind të rasteve. Por, edhe 1.863 persona ende janë të pagjetur. Ndërkaq, tash në morgun e institutit për mjekësi ligjore gjenden mbi 400 mbetje mortore.
Vendbanimet shqiptare ku u kryen masakrat – 2
?