Në vitin 1946, Ministrisë së Shtypit dhe Propagandës i sugjerohej mosbotimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Varianti që propozohej, ndryshe nga i botimi i parë i Kanunit të vitit 1933, ishte i pajisur me shënime të disa autorëve reaksionarë. Kolë Jakova bën "ekspertizën"
Shkruan:Elsa Demo

Për botën albanologjike viti 2009 shënon edhe përvjetorin e tetëdhjetë të vdekjes së At Shtjefën Gjeçovit (1874-1929), frati rilindas i urdhrit të Asizit të varfër, i cili u vra në Zym të Hasit, Kosovë.
Mbledhës "prej gojës së popullit" dhe kodifikues i Kanunit të Lekë Dukagjinit, prej vitit 1908 e deri në fund të jetës, ai nuk mësoi kurrë se ç'fat do të kishte kjo vepër e tij dhe ajo e mijërave faqeve që la në dorëshkrim.
U botua pjesërisht në "Hylli i Dritës", dhe më 1933 botohet për herë të parë e plotë e drejta kanunore e shqiptarëve të malsisë së.
Veriut të cilën ai e kishte rrahur me pëllëmbë duke shërbyer si famullitar e mësues, por edhe për shkak të kërkimeve për shkencat albanologjike, ku kontribuoi në veçanti në arkeologji, etnografi, histori.
Por cili do të ishte fati i veprës, si do të lexohej ajo nga të sapoardhurit në pushtet nga vjeshta e 44-ës?
"Kanuni i Lekë Dukagjinit në këtë kohë kur pushteti i ynë përparimtar po zbaton ligjët e reja dhe reformat e mëdha demokratike, ndryhen një vështrim t'errtë, sepse divulgimi i mundshëm i këtij Kanuni ndër masat malësore, ende në terrin e injorancës dhe sidomos ende n'infloencën e klerit, bjen ndesh me atë çka predikon lufta e jonë.
Kjo do të thojë me u kthye për së mbrapshti, në ligjët e doket primitive që kaq shekuj e kanë mbajtë n'errësinë popullin; don të thojë me mbrojtë jetën patriarkale të malësive ku nuk mund të zhvillohet breznia e re, don të thojë me mbrojtë hakmarrjen, që për sot ka vështrimin djallzuer, me strehu t'arratisunit kriminelë lufte që populli i lufton".
Ky vlerësim vjen nga përgjegjësi i Seksionit të Shtypit e Propagandës, Kolë Jakova.
Letra e arkivuar në Arkivin Qendror Shtetëror që mban datën 29 janar 1946 dhe që i drejtohet Ministrisë së Shtypit e Propagandës dhe K. P, ministri e Qeverisë Demokratike të Shqipënis, del nga qyteti i Shkodrës, nga Komiteti Ekzekutiv i Këshilli N. Ç të prefekturës së Shkodrës, pikërisht nga qyteti ku ndodhej Kuvendi i Etënve Françeskanë.
Kuvendi kishte kërkuar leje për ribotimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit, me të drejtë, kishin kaluar 12 vjet nga botimi i parë. Këtë herë propozohej që vepra të pajisej me një "parathanje të shtueme që i pari nuk e ka".
Pasi ka shqyrtuar propozimin e Kuvendit dhe të vëllimit të paraqitur për ribotim, Kolë Jakova arrin në disa përfundime që vetëm e dërrmojnë Kanunin dhe sigurisht janë një notë negative për mosdhënien e lejes për ribotim.
"Në pregatitje të botimit të dytë A. Benedikt Dema, mbasi tregon rëndësinë në këtë kohë të këtij botimi, e mbyll kështu artikullin e vet: "Kush nuk e njef këtë "Kanu", jo vetëm se nuk e kupton Shqiptarin, por edhe nuk ka me dijtë kurr me drejtue dhe sundue".
Dhe pas kësaj vjen komenti i Jakovës: "Siç shihet këtu bahet aluzion për një kthim mbrapa."
Ky vëllim i paraqitur për ribotim në vitin 1946 me sa dihet, nuk është botuar kurrë. Në vitet e mëvonshme Kanuni do të botohej nga Instituti i Kulturës Popullore nën titullin "E drejta zakonore".
Në vitet shtatëdhjetë Kanuni i Lekës lexohej si "një përmbledhje rregullash të së drejtës zakonore të popullit shqiptar, i cili disa shekuj, duke zbatuar nenet e tij, qeverisi veten."
Por e veçanta e këtij varianti që flasim, ku natyrisht ajo që nuk ndryshonte ishte Kanuni i plotë, me të gjitha pjesët dhe nenet e kodifikuara nga Gjeçovi, janë shënimet e disa albanologëve, njohës të Kanunit dhe veprës së Gjeçovit. Janë:
"Shënime rreth kodifikimit" shkruar nga Dr. Emid Tedeskini, gjyqtar, i cili bën një koment nga pikëpamja juridike; "Burimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit", një studim i albanologut të njohur Dr. Franc Nopça, anëtar i Akademisë Hungareze të Shkencave.
Për shënimin që shoqëron ribotimin, i shkruar nga P. Bernardin Palaj me titullin "Kanuni i maleve" Kolë Jakova bën këtë koment:
"P. Bernardin Palaj ban aluzione të ndryshme, shenjojmë se ky shkrimtar asht qenë në shërbim të okupatorit Italian që në ditët e para.
Ky mbasi mbron ligjët e doket primitive kombëtare dhe që nuk duhet t'i lajmë mbas dore, vend motto e parime që bijnë ndesh me luftën e popullit për çlirimin nga zgjedha e errsinës dhe e shtypjes.
"Besë e fe e gjuhë e Kanu kurrë mos me i lëshue: A ka gja ma të burrnueshëm për njeri, se sa me e pa tatën, që mbet pa djalë, tue dhanë besë, po, deri tue e përbujtë gjaksin, që i ra në dorë mu në shtëpi të vet?".
Pastaj Jakova përmend se në radhën e shënimeve hyrëse dhe komentuese të Kanunit, vjen artikulli i P. Gj. Fishtës i cili gjindet edhe në botimin e parë. "Edhe këtu mendime t'errta", tërheq vëmendjen shefi i Seksionit të Botimeve.
"P. sh, kështu thuhet në një vend: Kështu edhe na tue pasë këto arësye e kritera para sysh, Kanunin e Lekë Dukagjinit mund ta sjellim në një kod civil, që t'i përshtatet shumë ma tepër (!) shpirtit të popullit tonë e nevojave të vendit se çdo kod tjetër i kopjuem prej kombeve të huaja."
Është i qartë leximi nënçmues që i bën mes rreshtave Jakova analizave të autorëve që përfaqësojnë kryesisht klerin katolik.
Dihet që libri i parë i Kanunit është "Kisha", ku ndër të tjera, aty shkruhet: "Kisha s'ep pagesa as del n'ushtri, as u qet buken djemve të Bajrakut, as shkon angari nder punë të famullis.
Veç se kur famullia don me ba ndo'i punë per me mbajtë a per me shtue pasunin e kujris së vendit, në të cilin kisha të ket pjesë, kjo, atëherë, asht në detyrë me la pare, me qitë buken e me que puntorin në punë, mbas mndyert qi famullia t'i a u ketë da të gjithve për tym." Dhe më tej:
"Kisha shpatë e konop s'ka. Kush dhunon Kishën, dhunon Famullinë."
Kjo frymë për klerin në Kanun nuk ka gjë të përbashkët me atë "infloencë të klerit" të cilit, siç shkruan Jakova, pushteti përparimtar i pati shpallur luftë, "lufta e jonë" e quan ai.
Vetëm në vitet nëntëdhjetë "Kanuni i Lekë Dukagjinit" u ribotua sipas botimit të vitit 1933 shtypur në Shkodër.