2011-01-08

Spiunazhi rus në Evropën lindore

Në vazhdim të luftës së spiunazhit midis Moskës dhe Uashingtonit kohët e fundit është hapur fjala për një spiun rus i cili për një kohë të gjatë ishte punonjës i kompanisë Microsoft. Sipas gazetës Uashington Post nuk ka ndonjë informacion të detajuar në lidhje me këtë spiun rus edhe pse ai për 9 muaj qëndroi në Siatel për llogari të kësaj kompanie. Ky spiun që quhet Aleksander Kortnikof tashmë është ndjekur nga Amerika. Personi në fjalë edhe pse u përpoq të qëndronte në Amerikë duke mos e pranuar akuzën nuk arriti dot të paraqes argumente të forta. Ai kishte si qëllim të hapte në Amerikë një dyqan softesh. Ende nuk dihet arsyeja e saktë e përjashtimit të tij sepse ai nuk dispononte ndonjë informacion të ndjeshëm.


Spiunazhi rus nën rrobat e punonjësit të Microsoft-id


Shefi i zyrës ushtarake të presidentit, përfaqësuesi i Çekisë në NATO dhe zëvendësshefi i kabinetit të presidentit, kanë dhënë dorëheqje pasi një spiun rus kishte kontaktuar me zyrat e tyre, duke shënuar kështu rrezikun më të madh për sigurinë e ushtrisë çeke.

Agjenti, një çek me emrin Robert Rachardzo, i cili kishte punuar si psikolog për shërbimin korrektues, është zhdukur vitin e kaluar dhe supozohej se gjendej në Rusi. Ky agjent i zbulimit ushtarak ishte shoqëruar me një majore ushtarake, e cila kishte punuar si shefe kabineti për të tre gjeneralët.

Karel Randak, ish-udhëheqës i shërbimit çek të zbulimit, thotë se zhvillimet e fundit konfirmojnë atë çfarë janë duke bërë rusët në Republikën Çeke.

Spiunazhi rus në Evropën lindore
“Jam i sigurt se këtë e bëjnë kudo, në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Amerikën e Jugut. Nuk jam i befasuar dhe nuk mendoj se Republika Çeke bën përjashtim”, thotë zoti Randak.

Ende nuk është e qartë se çfarë informacionesh ka arritur të mbledhë agjenti rus, por rasti i tij është dëshmia e fundit mbi përpjekjet e Rusisë për të shtuar praninë e spiunazhit në Çeki.

Sipas zbulimit çek, së paku një e treta e komunitetit diplomatik të Rusisë në Pragë, së paku 60 persona, janë duke bërë spiunazh, kryesisht në fushën e energjisë.

Eksperti për çështje ushtarake në Moskë, Aleksander Golts, thotë se qeveria e Rusisë mbështetet fuqishëm në informacionet që grumbullon nëpërmjet spiunazhit. Ai thotë se kjo formë e të vepruarit pasqyron mendësinë e liderëve, posaçërisht të kryeministrit Vladimir Putin, ish-oficer i KGB-së.

“Në pikëpamjet e Vladimir Putinit, asgjë që thuhet në opinion, s’mund të jetë e vërtetë. E vërteta fshihet dhe mund të zbulohet vetëm me mjete të posaçme”, thotë zoti Golts.


Për të, nuk është aspak befasues fakti se spiunazhi i Rusisë është i përqendruar në vendet e reja anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Ai thekson se ish-vendet e bllokut sovjetik, siç është Çekia, të cilat kanë tash lidhshmëri me dokumente nga organizatat perëndimore ndërkombëtare, janë shënjestra të natyrshme për spiunazhin e Rusisë.

Jaroslav Plesl, gazetar çek, ka hetuar ndikimin rus në Republikën Çeke dhe thotë se Moska ende e sheh këtë republikë si pjesë të kufirit midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit.

Megjithatë, ai vlerëson se forma e vjetër e spiunazhit që mbështetej vetëm në shërbimet e zbulimit është vetëm një nga përpjekjet e shumta të Moskës për të shtrirë ndikimin në Republikën Çeke.

Zoti Plesl është i mendimit se kompanitë e kontrolluara nga shteti dhe ato të ndikuara nga Rusia kanë qenë aktive në lobim për interesat e Rusisë, veçanërisht në sektorin e energjisë.

“Ato kanë qenë shumë aktive në themelimin e bizneseve dhe krijimin e lidhjeve ekonomike midis biznesmenëve rusë dhe çekë, por edhe politikanëve. Këto praktika mund të konsiderohen si shumë moderne”, thekson zoti Plesl.

Sidoqoftë, përzgjedhja e një qeverie të re këtë vit në Çeki, mund ta prapësojë valën në rritje të ndikimit rus në këtë vend. Kryeministri i qendrës së djathtë, Petr Necas, duket të jetë më serioz në betejën e tij për të mposhtur ndikimin e Moskës.

Gazetari Plesl thotë se derisa Necas të jetë në pushtet, do të ketë gjithnjë e më shumë raste që do të zbulohen në opinion mbi ndikimin e Rusisë në Çeki. Dhe, kjo nënkupton se do të zbulohen më shumë spiunë rusë.


Media amerikane kohë më parë identifikuen  identitetin e 12 personave të akuzuar si agjentë që punonin për Rusinë në Shtetet e Bashkuara. Agjentët e fshehtë dolën  para gjykatës në Nju Jork, Boston dhe Virxhinia, pranë Uashingtonit.
Ata dyshohet se përpiqeshin të siguronin informacione mbi armët bërthamore amerikane, mbi politikën e jashtme dhe aspekte të tjera, ndërkohë që punonin dhe jetonin pa bujë në Shtetet e Bashkuara. Prokurorët e Shteteve të Bashkuara thanë se njëri nga të dyshuarit në "rastin e spiunëve rusë", ka pranuar të ketë qenë agjent i Rusisë. Gjykatësi ka shtyrë vendimin për lirimin me pagesë të të dyshuarit, i cili operonte me identitet të rrejshëm si Juan Lazaro. Gjykata Federale i ka ofruar liri me kusht bashkëshortes së tij, Vicky Pelaez, e cila është shtetase amerikane. Pelaez, me profesion gazetare, duhet të paguajë 250 mijë dollarë për lirimin e saj me kusht. Sipas gjykatësit, ajo nuk ishte e aftësuar si spiune. Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për lirim me kusht të çiftit tjetër Richard dhe Cynthia Murphy Ndërkaq, i dyshuari i 11-të është zhdukur të mërkurën, pasi që Qiproja e liroi me pagesë. Ministri qipriot i Drejtësisë, Lucas Luca, tha sot se i dyshuari mund të ketë braktisur vendin. Qëllimi i spiunëve rusë ishte depërtimi në rrethet e politikbërësve amerikanë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...