2011/01/04

Peticion gjithëkombëtar kundër raportit të Dik Martit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë paralajmëruar se nga data 5 janar do të organizojnë peticion gjithëkombëtar kundër fyerjeve për kombin shqiptar, që ka bërë me raportin e tij Dik Marti. Peticioni në fjalë do t'i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në fakt ditën e mërkurë në të gjitha trojet shqiptare, si në Shqipëri e Kosovë, mandej Kosovë Lindore e Maqedoni, do të fillojë nënshkrimi i Peticionit kundër raportit të Dik Martit.
Peticioni organizohet nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dhe ka hasur në përkrahje të spektrit politik shqiptar, organizatave studentore dhe shoqërisë civile anekënd trojeve shqiptare.
Në tekstin e arsyetimit të Peticionit thuhet:
Ne, qytetarët e indinjuar, e nënshkruajmë këtë Peticion si reagim ndaj Raportit të z. Dik Marti, me te cilin ai tenton të njollosë kombin, vendin dhe luftën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi nga regjimi pushtues e totalitar i Serbisë, e zhvilluar në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.
Reagojmë fuqishëm ndaj tendencave që populli ynë të paraqitet si ushtrues i krimeve, të denigrohen vlerat tona kombëtare e morale dhe te zhvleftësohet lufta jonë e drejte dhe në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.
Reagimi ynë është edhe angazhim që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të mos e miratojë një raport të tillë që cenon rendë imazhin tonë para botës demokratike, por edhe rolin e vet Asamblesë Parlamentare.
Ky peticion është shprehje demokratike e mospajtimit tonë dhe indinjatës ndaj deklaruesve të tillë që kanë për qëllim shtrembërimin e të vërtetës e të historisë së popullit tonë dhe ndaj nxitësve e shkaktarëve të luftërave në rajon dhe në Kosovë.
Populli dhe vendi ynë ka qenë çdo herë në anën e drejtë, i ka ndihmuar drejtësisë dhe ka punuar për drejtësinë, tek ne dhe në botë.
Lufta e drejtë e UÇK-së e mbështetur nga NATO-ja dhe bota demokratike, ka bërë që të triumfojë e drejta, liria dhe demokracia në Kosovë e rajon, dhe këto përpjekje do të cilësohen përherë si vlera sublime për kombet e lira e demokratike të botes.

No comments:

Post a Comment

E SHKRUAN ME GJAK HISTORINË E DARDANISË FENIKSAT E LIRISË :ISMET QORRAJ,AGIM KUKLECI,MUJË MEHMETAJ,DHE SALI HADËRGJONAJ NGA DECANI

          Kërko brenda në imazh                    Shkruan: Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi , PHD.  Në historinë më të re të Kosovës përmenden...