Qe nga koha e Revolucionit bolshevik te 1917, nje seksion i tere i sherbimeve sekrete sovjetike ka qene pergjegjes per kerkimin, rrembimin, shantazhet ose vrasjet e cdo kujt qe kundershtonte regjimin komunist, ne vecanti ruse qe dezertonin ne Perendim ose ruse qe jetonin jashte BRSS. Gjithashtu jo-ruse qe ishin ne pergjithesi konkurrente me sovjetiket kane qene gjithashtu viktima te aksioneve te kryera nga SMERSH, emri i te cilit vjen nga inicialet e "Smert Shpionam" (Vdekje spiuneve). Ky slogan ka qene thene nga Josif Visarionovic Stalin dhe pasqyronte karakterin e tij vrases.
SMERSH eshte aktualisht Divizioni i IX-te i KGB-se, i cili eshte i perkushtuar Terrorit dhe Diversionit, udhehequr dhe i perbere nga komuniste fanatike vrases. Teknikat e vrasjeve te tij jane shume te sofistikuara po aq sa ato ne novelat e krijuesit te 007- Jan Flemingut, madje ne shume raste ia kalojne. Ne ndryshim me personazhet e Flemingut, viktimat e SMERSH-it kane qene persona reale.Megjithese titulli "SMERSH" pushoi se perdoruri qe ne 1948 nga KGB-ja,organizata vazhdon te ekzistoje.
Organizata fillimisht u krijua ne pese seksione te ndryshme,sipas detyrave qe kishte:
1) Seksioni i pare funksiononte brenda Ushtrise se Kuqe, per te diktuar ushtare dhe oficere disidente dhe per ti ekzekutuar ata.
2) Seksioni i dyte i SMERSH-it mbidhte informacion dhe ne kohe lufte ishte pergjegjes per kalimin e agjenteve te tij ne prapavijat e armikut.
3) Seksioni i trete ishte pergjegjes per vleresimin dhe filtrimin e informatave si dhe per dhenien e urdhrave.
4) Seksioni i katert hetonte te pandehurit apo te dyshuarit dhe kishte autorizimin te bente arrestime.
5) Seksioni i peste perbehej nga tre persona gjyqtare, zakonisht oficere madhore sovjetike dhe kishte kompetenca per te gjykuar dhe per te dhene vendime, te cilat ishin gjithmone te formes se prere pa te drejte apeli.Te gjitha denimet nga ky "gjyq" ishin perfundimtare dhe ekzekutoheshin menjehere.
SMERSH(sot thirret "Departamenti i V-te i Drejtorise Qendrore te KGB-se dhe eshte i fshehur ne departamentin e sigurimit te ushtrise, i quajtur CUKR) eshte pergjegjes per vrasjet e pameshirshme dhe te paskrupullta te dhjetra mijera personave ne 8 dekadat e fundit. Shume lidere te shteteve te ndryshme te botes kane qene ruajtur nga SMERSH-i dhe agjentet e tij ne Konferencen e Teheranit. Ndonese e dinin ekzistencen e nje organizate te tille, ajo u be e njohur ne publik pas dezertimit ne Gjermanine Perendimore te kapitenit te KGB Nikolia Kholkhov ne 1954. Vete Kholkhovi ishte agjent i SMERSH-it i derguar te vrase Georgi Okolovic me urdher direkt te kryeministrit sovjetik te atehershem, Nikita Sergejevic Hrushovit. Okolovic ishte nje kundershtar i bezdisur per sovjetiket si lideri i nje organizate emigrantesh ruse(NTS) ne Frankurt te Gjermanise.
Kholkhovi, nje vrases me eksperience, kishte marre trajnim special per kete mision ne vecanti. Ai duhej te vriste Okolovicin me nje mini pistolete qe ne vend te fishekeve perdorte bilje te vogla te mbushura me helm. Vrasesi nderroi mendjen ne momentin e fundit dhe ne vend te kryente misionin, u dorezua tek CIA, duke ekspozuar SMERSH-in si organizate dhe veprimtarine e tij ne Evropen Perendimore. Shume agjente te SMERSH u arrestuan pas dezertimit te tij.
Pas dezertimit te Kholkhovit, me vone dhe dy agjente te tjere te SMERSH-it, Peter Deriabin dhe Bogdan Stashinski dezertuan dhe ata. Te dy keta vrases ishin te pajisur me arme te sofistikuara.Stashinski ishte pajisur me nje tub ( ne forme stilolapsi) qe leshonte acid koroziv.
Nje nga agjentet aktive te oreve te para te SMERSH-it ne Perendim ka qene dhe Xhorxh Mink, lindur ne Filadelfia te SHBA. Ne fillim te viteve '20 ai punonte si shofer taksie, ne 1926 u be antar i Partise Komuniste te SHBA(PKSHBA)dhe me pas organizator ne sindikaten e dokereve te portit, sindikate qe kishte lidhje direkte me Josif Stalinin. Ne 1927 ai dergonte raporte dhe informacione direkt ne Moske. Qendra e thirri ate ne 1928, te vizitonte Mosken me qellim te kalonte trajnimin per tu bere agjent i SMERSH-it, ndersa nje vit me vone ai kreu vrasjen e pare per llogari te SMERSH-it ne Evrope.
Ne 1931, Minku gjendej ne Berlin ku takoi nje gazetar, te cilin me vone do ta pershkruante si "nje burre te shkurter, me fizik te forte, te ri, me nje goje te vogel te shemtuar, sy grijeshil dhe dhembe te parregullt". Behej fjala per Hans Visenger, nje spiun i cili ishte kontrollori dhe nderlidhesi i tre agjenteve te GPU-se qe punonin ne linjen Hamburg-Amerike dhe qe i kishte ekspozuar ata tek autoritetet gjermane.Visengeri u urdherua te kthehej ne Moske, por refuzoi. Misioni i Minkut ishte qe ta asgjesonte.
Ne 22 maj 1932, Minku se bashku me Hugo marks, nje tjeter vrases-agjent te SMERSH-it, gjeten vendqendrimin e Visengerit dhe e qelluan me arme duke e vrare ne apartamentin e tij ne Muehlenshtrasse ne Berlin. Vrasja eshte cilesuar ne dosjet e policise berlineze akoma dhe sot e kesaj dite si e pazgjidhur. Minku arriti qe te shpetonte dhe sipas raporteve te KGB-se vrau me pas rreth 6-7 persona te tjere deri ne 1935, kur fati i tij mbaroi. Ai se bashku me nje vrases tjeter amerikan te KGB-se u arrestuan ne Kopenhagen dhe u akuzuan per spiunazh. Meqe faktet ishin te pamjaftueshme, ai beri vetem 18 muaj burg per ngacmimin dhe shqetesimin e nje biznesmeni rus qe ishte arratisur nga BRSS.
Minku u lirua ne 1936 dhe u kthye ne Moske, ku eshte pare ne shoqerine e Xhuliet Stjuart Pojnx, njeres prej lidereve komuniste amerikane, e cila u zhduk nje vit me pas. Sipas Karlo Treskas, nje antikomunisti dhe antifashisti te vendosur, njekohesisht botues gazete ne Nju Jork, Pojnx u urdherua te vritet pasi ajo e denoncoi hapur Stalinin dhe komunizmin. Xhorxh Mink, u tha Treska miqve te vet,ishte kontakti dhe kontrollori i saj me KGB-ne dhe ai rregulloi nje takim te ngutur me te ne Central Park. Pasi udhetuan se bashku ne veri te shtetit te Nju-Jorkut,ai e mbyti ate me duart e tija, ndersa trupin e saj e varrosi ne nje pyll, afer pronave te presidentit amerikan Franklin Ruzvelt, ne Dutchess County. ( Treska u vra dhe ai ne 1943 duke ecur i vetem ne nje rruge te Nju-Jorkut.Vrasesi i tij u identifikua me vone si bosi mafioz, Karmajn "Cigar" Galante, qe pranoi misionin e SMERSH-it per te ekzekutuar Tresken kundrejt nje pagese prej 50 mije dollaresh).
Me pas Minku shkoi ne Barcelone, Spanje, ku nen aliasin Alfred Herc ai u fut ne brigaden anarkiste e cila ne ate kohe luftonte perkrah demokrateve ne luftes civile spanjolle. Qellimi ishte qe ai te afrohej me profesor Kamilo Bernerin, nje anarkist te njohur per antistalinizmin e tij, i cili me deklarata e tij publike kunder diktatorit sovjetik, kishte ndjellur zemerimin e Stalinit. Stalini urdheroi shefin e vet te KGB-se ( NKVD e quajtur ne ate kohe) qe ti komunikonte Minkut urdhrin per ekzekutimin e Bernerit. Menjehere pas komunikimit te urdhrit, shefi i KGB-se dha shpirt me shkume ne goje, i helmuar me urdher te Stalinit.Berneri dhe ndihmesi i tij u gjeten te vrare me arme zjarri, ndersa trupave te tyre i mungonin krahet dhe kembet.Disa ore me vone, Minku, alias Herc, u zhduk nga listat e brigades anarkiste.
Gjate viteve '30, agjente te SMERSH-it si i pakontrolluari Oto Katc, vertiteshin ne Evropen Perendimore duke kerkuar komuniste te penduar. Ata gjeten dhe vrane Ignas Rajsin, nje nga shefat e KGB-se ne France, i cili kishte denoncuar Stalinin per krimet e tij te paskrupullta gjate periudhes se quajtur "Terrori i Madh". Shoku i ngushte i Rajsit,Valter Krivicki, i pari oficer madhor i GPU-se qe dezertoi ne Perendim dhe qe deshmoi per vrazhdesine e SMERSH-it, u gjend dhe ai i vrare ne dhomen e tij te hotelit te Uashington te SHBA.
Vrasja me e famshme e SMERSH-it ka qene ajo e Leon Trockit, njerit prej lidereve te Revolucionit te Tetorit se bashku me Leninin. Trocki ishte debuar dhe internuar nga Rusia ( Stalini fillimisht nuk guxoi ta ekzekutonte sepse Trocki gezonte nje popullaritet te madh, por me vone iu be fiksim asgjesimi i tij) ne vitin 1929 dhe vazhdonte te kryente me zell te madh nje fushate politike kunder diktatorit. Stalini urdheroi vrasjen e Trockit.
Trocki ishte vendosur ne 1937 ne Meksike. Nje vit me pare, agjentet e SMERSH-it prane djalit te tij, e kishin vrare ate dhe kishin zhdukur nje pjese te arkivit te Trockit ne France.Ne 1940, me Trockin jetonte dhe e shoqja, Natalia dhe te dy ishin vendosur ne nje vile ne periferine Kojoakan te kryeqytetit meksikan. Vila e tij ishte shnderruar ne nje fortese te vertete. Pervec 10 policeve te armatosur meksikane qe ruanin vilen ore e minute, Trocki kishte afer tij dhe nje grup trockistesh besnike, qe perbenin truprojen e tij personale. Rreth e rrotull viles se rrethuar me mure te larta,ishin vendosur dhe kulla vezhgimi ku roje te armatosura veshtronin ambientin brenda dhe jashte viles me dylbi gjithe kohes.Megjithate, Trocki e dinte se ishte vetem pune kohe derisa agjentet e SMERSH-it ta gjenin.Pak kohe me pare, pervec te birit dhe nje nga perfaqesuesit e tij personale ne Paris,Rudolf Klementi, ishte gjetur dhe ekzekutuar nga vrasesit e SMERSH-it.
Ne 24 maj 1940, njezet persona te armatosur rende me mitroloza dhe me granata, nen komanden e David Alfaro Sikejros, sulmuan vilen e te internuarit, por Trocki dhe familja e tij shpetuan vetem me disa plage te lehta. Sikejros, u fsheh per disa kohe, me pas ne 1942 u lejua te ikte nga Meksika.Ai shkoi ne Kili ku jetoi me pas gjithe pjesen e jetes se tij dhe u pershkrua nga zyrtaret lokale si"nje element i pakontrollueshem gjysem i cmendur".
Haime Merkader, nga ana tjeter, ishte nje agjent i SMERSHit qe mendonte dhe llogariste cdo levizje te tij me gjakftohtesi dhe me llogjike. Per gati nje vit, Haime Ramon Mercader del Rio Hernandez, duke perdorur aliasin Frank Xhekson, vezhgonte nga afer Trockin, duke fituar besimin e miqve te te internuarit. Ai ishte i biri i nje tregtari spanjoll dhe i nje komunisteje kubaneze. Merkaderi kishte luftuar dhe ai ne luften e Spanjes perkrah brigadave te ushtrise republikane nga ku ishte rekrutuar ne SMERSH nga Leonid Eitigon, nje rekrutues i KGB/SMERSH-it, i cili pervec te tjerave ishte dhe njeri prej dashnoreve te shumte te te emes.Duke perdorur identitetin e nje gazetari francez, me emrin Zhak Mornar, Merkaderi mori pjese ne Konferencen e IV-rt Internacionale Trockiste ne Paris.
Ne Paris ai krijoi lidhje intime me Silvia Agelof, nje punetore sociale amerikane, motra e se ciles kishte qene per disa kohe sekretare e Trockit.Kur Agelof donte te kthehej ne SHBA, ajo e mori Merkaderin me vete.Ne ate kohe Merkaderi udhetoi per ne SHBA me nje pashaporte kanadeze me emrin e Frank Xhekson, pashaporte te cilen e perdori per tu futur dhe ne Meksike, ku nepermjet Agelofit u prezantua me Trockin.
Ai i mbajti kontaktet me Trockin duke e vizituar ate shpesh miqesisht ne vilen ne Kojoakan.Pas disa kohesh, ai i tha Trockit se kishte pergatitur nje artikull per ne gazete, te shkruar sipas filozofise politike te Trockit dhe i kerkoi atij ti hidhte nje sy per ti dhene opinionin e tij. Trocki pranoi dhe mbylli takim me te ne 20 gusht 1940. Merkaderi shkoi ne vilen e Trockit ate dite dhe pervec doreshkrimit, ai kishte te fshehur ne menget e xhaketes nje bize te gjate 35 cm, nje sepate te vogel alpine si dhe nje pistolete.
Trocki e priti me ngrohtesi Merkaderin , mori doreshkrimin dhe u ul ne zyren e tij per ta lexuar. Pasi shfletoi disa faqe dhe vuri re se ai ishte shume konfuz dhe pa kuptim ai ngriti koken per te pyetur te ftuarin e tij. Ne moment, Merkaderi u hodh nga karrikja ku ishte i ulur, nxori bizen dhe ia nguli ne koke, duke i care kafken.Por goditja nuk solli vdekjen e menjehershme.I rrezuar ne dysheme, Trocki bertiti nga dhimbja, gje qe solli menjehere ne dhome dy truprojet amerikane te tij,Xhozef Hansenin dhe Xhejk Kuperin. Hanseni dhe Kuperi e mberthyen Merkaderin, e vune poshte dhe filluan ta godisnin pa meshire derisa ai humbi ndjenjat. Ata ne fakt donin ta vrisnin ne vend, por Trocki i pergjakur u kerkoi mos ta vrisnin duke u thene:" Ai ka nje histori per te na treguar".
I cuar ne spital menjehere, Trocki jetoi dhe per 24 ore te tjera, pastaj dha shpirt. Merkaderi u arrestua, por i arrestuar ai tha se e vrau Trockin per te sjelle ne vend nderin e te dashures se tij. Sipas deponimit te tij, Trocki kishte krijuar lidhje seksuale me Silvia Agelofin. Agelof kundershtoi me force deponimin e tij dhe deshmoi se nuk kishte pasur ndonji kontakt seksual me Trockin, as ky i fundit kishte tentuar dicka te tille.Agelof e denoncoi Merkaderin ne gjyq si vrases te SMERSH-it. Pervec kesaj, konfuzion solli dhe ceshtja e identitetit te Merkaderit, i cili ne gjyq deklaroi se ishte Zhak Mornar dhe si i tille ai u denua dhe u gjet fajtor ne 17 prill 1943 per vrasjen e Trockit. U dergua ne burgun Huarez te Meksiko Sitit.
Pas 17 vjetesh si i burgosur me sjellje shembullore, Merkaderi u lirua, ne 6 maj 1960. fiilimisht ai shkoi ne Prage ku punoi disa kohe si gazetar, ndersa me pas shkoi te Moske, ku u dekorua me "Urdhrin e Bashkimit Sovjetik". Ky ishte nje pranim i hapur nga ana e Kremlinit i sherbimit politik qe Merkaderi i kishte bere BRSS duke vrare Trockin. Disa kohe me pas Merkaderi shkoi afer Kastros ne Kuba, ku edhe vdiq ne 1978,duke perdorur akoma emrin Zhak Mornar.
Shpesh ne shtetet e huaja, SMERSH-i do te perdorte kriminele profesioniste dhe vrases profesioniste per te kryer rrembimet dhe vrasjet duke i paguar shuma te medha parash per sherbimet e tyre.Duke punesuar kriminele karrieriste, rrembimet dhe asgjesimet dukeshin ne aparence krime ordinere, jo grushte politike, duke hequr ne kete menyre dyshimet nga sovjetiket dhe duke ua hedhur keqberesve profesionale. Nje nga keto ceshtje te kesaj natyre ishte dhe vrasja e Karlo Treskes, per te cilen gangsteri amerikan Karmajn Galante u pagua me nje shume te majme.
E njejta taktike u perdor dhe ne ceshtjen e dr.Valter Linzes, nje avokati te shquar gjermano-perendimor i cili ishte president i SHoqates se Juristeve te Lire Gjermane.Nen drejtimin e Linzes, Shoqata kishte ekspozuar krimet e renda te sovjetikeve nen ligjshmerine komuniste, kishte ofruar ndihme per viktimat kunder arbitraritetit te arrestimeve te KGB-se, gjyqeve sekrete, burgimeve per arsye false ose internimit ne kampet e punes. Reputacioni i Linzes si antikomunist i vendosur ishte aq i madh, saqe SMERSH-i mori urdhra ta rrembente ate dhe ta sillte ne Berlinin Lindor, ku ai mund te mbahej pergjithmone per te ndaluar demet e tjera politike qe i shkaktonte komunisteve.
Per kete rast, SMERSH-i perdori 4 kriminele me fame, te gjithe te burgosur me afate te gjata denimi ne Gjermanine Lindore: Harri Lidtke, 22 vjec, i burgosur per grabitje me arme dhe dhune; Herbert Novak,27 vjec,i burgosur i perjetshem per vrasje;Jozef Dehnert,22 vjec , vjedhes; dhe Ervin Knishpel, 27 vjec, i burgosur per me teper se 18 krime serioze.
Ne 7 korrik 1952, Lidtke shkoi nga Berlini Lindor ne ate Perendimor, ku mori nje taksi, shoferi i te ciles ishte Vilhelm Voiziske. Ai i tha shoferit ta conte ne Zenefelderplatz, ne Berlinin Lindor. Duke ditur se taksistet e Berlinit Perendimor hezitonin te shkonin ne sektorin sovjetik, ai e joshi ate duke i ofruar nje bakshish prej 20 markash. Pasi kaluan postobllokun dhe kaluan ne Berlin Lindor, Lidtke i vuri afer shoferit nje kuti me 10 paketa cigare amerikane tek sedilja e pasagjerit ( vete rrinte mbrapa). Voiziskja e falenderoi per bakshishin. Kur taksia arriti ne Zenefelderplatz, police gjermano-lindore rrethuan makinen dhe i nxorren te dy jashte saj, ndersa nje nga oficeret bertiti:"Ju pra qenkeni ata kontrabandistet e cigareve amerikane!"
Voiziske u dergua ne zyrat qendrore te policise gjermano-lindore ku e futen ne nje qeli ne bodrumet e saj, por nuk e moren ne pyetje.Sic doli me vone,Lidtkja e perdori taksine vetem e vetem per ti marre asaj targat e Berlinit Perendimor, te cilat i vendosi ne nje makine tjeter per te mos patur veshtiresi per te kaluar postoblloqet ne Berlinin Perendimor, te nesermen ne mengjes, ne 8 korrik 1952. Ne makine ishin Lidtke, Novak, Knishpel dhe Dehnert. Qe te katert shkuan me makine deri tek rezidenca e dr.Linzes, qe jetonte ne sektorin amerikan te Berlinit Perendimor, ne 12a Gerihtshtrase ne periferine Lihterfelde.
Linze, nje person shume i perpikte ne orarin e tij, doli nga apartamenti i tij ne 7.30 te mengjesit dhe filloi te ecte drejt zyres se tij, duke tymosur i qete llullen . Kur kaloi afer makines, Lidtke dhe Dehnerti dolen jashte dhe ky i dyti iu afrua Linzes me nje cigare te pandezur. Ai i kerkoi doktorit nje shkrepse. Ndersa Linze futi duart ne xhepa per te gjetur shkrepsen, Lidtkja i doli nga pas dhe e goditi me forca ne koke me nje shkop gome.
Por Linze sic duket ishte me i forte nga c'e prisnin dhe u rezistoi, duke i shtyre rrembyesit. Atehere Lidtke e zuri nga mesi, Dehnertii mbante kembet bashke dhe te dy e ngriten per ta futur ne ndenjesen e pasme te makines.Doktori u perpoq me te gjitha forcat te rezistonte, derisa Novaku nxori nje pistolete dhe e qelloi Linzen ne kembe. Linze u rrezua ne sediljen e pasme,ndersa Lidtke dhe Dehnert i hypen persiper per mos ta lene te levizte.
Knishpel , i cili ishte ne timon, i dha makines aq shpejtesi, saqe nuk pa qe kembet e Linzes ishin jashte deres se pasme te makines. Ndersa makina ecte shpejt neper Drakenshtrase, nje furgon i nje qytetari qe kishte pare gjithe skenen u vu ne ndjekje te saj.Me pas ne ndjekje do te shtohej dhe nje makine e policise gjermano-perendimore.Duke pare se po ndiqeshin, rrembyesit hodhen nga dritaret e makines gozhda katerkokeshe, duke shpresuar se do tu shpoheshin gomat dhe do te ndalonin. Ndjekesit arriten tu shmangeshin gozhdave dhe ti afroheshin makines se rrembyesve,por turmat e kembesoreve qe nxitonin te shkonin ne punet e mengjesit, ngadalesuan shpejtesine e ndjekesve, nga frika mos shtypnin ndonji kembesor. Knishpel arriti te manovroje mes turmes se njerezve dhe pasi u fut ne nje rrugice arriti ti shpetoje ndjekjes. Me pas makina u zhduk ne Berlinin Lindor.
Taksisti, Voiziskja,u nxorr nga qelia pas disa oresh. Nje zyrtar gjermano-lindor i kerkoi atij falje duke i thene qe e gjitha ishte nje "keqkuptim". Targat e taksise ishin rikthyer dhe vendosur mbrapsht dhe ajo iu kthye Voiziskes, i cili u la i lire. Pasi u kthye ne Berlinin Perendimor, Voiziske lajmeroi autoritetet gjermane per eksperiencen e cuditshme qe pati. CIA dhe shefi i BND ( sherbimit sekret te Gjermanise Perendimore) Rajnhard Gehlen, nuk e paten te veshtire te bashkonin pjeset qe te kuptonin metoden me te cilen SMERSh-i kishte rrembyer dr.Linzen.
Shtypi perendimor denoncoi rrembimin ashiqar dhe zyrtaret amerikane bene nota proteste ndaj sovjetikeve. Por ruset thane se nuk dinin gje rreth dr.Linzes dhe rrembimit te tij. Zyrtaret perendimore vazhduan kerkesat per kthimin e Linzes per 8 vjet rrjesht, derisa ne qershor 1960, Kryqi i Kuq rus detyrimisht informoi Kryqin e Kuq gjermano-perendimor se "Valter Linze vdiq ne nje kamp pune rus ne 14 dhjetor 1953."
Ne rastin e Vladimir Poremskit, nje lideri te NTS dhe kundershtar te terbuar te komunisteve, nje kontrbandist i vertete nga Berlini Lindor,Volfgang Vildpret, u perdor nga SMERSH-i per misionin vrases. Ne diten e Krishtlindjeve te 1954,Vildpreti u duk ne porten e apartamentit te Poremskit ne Frankfurt. Ne nje dore kishte nje fotografi e prere nga nje gazete te viktimes se tij, ne tjetren mbante pistoleten Valter Parabelum-38 te drejtuar nga Poremski i shtangur.
Por vrasesi i SMERSH-it nuk qelloi. Duke futur armen ne xhep, ai tha:"Me kane derguar per te te vrare, por une nuk u kam besim atyre[kontrolloreve te SMERSH-it].Ne se te vras ty, ata do te me dergojne me pas te vras dike tjeter. Dhe nje dite do te me arrestoje policia dhe do me fusi brenda me nje deng te madh markash per te shpenzuar atje". Poremski e ndihmoi vrasesin e penduar qe te dezertonte ne Perendim me nje emer fals. "Keshtu pra nuk me vrau" thoshte me vone Poremski. "Me pelqen Vildpreti dhe e vizitoj here pas here...Ne fakt i shkova dhe ne dasem".
SMERSH ngeli i forte , megjithese shume nga vrasesit e tij preferonin me mire te dezertonin ne Perendim se sa te kryenin krimet monstruoze qe i ngarkonin. Por qe tu jepnin vrasesve te tyre me teper shanse per te shpetuar dhe mos te identifikoheshin nga policia apo viktimat SMERSH-i zhvilloi nje sere armesh dhe teknika vrasese te reja. Nje viktime e ketyre armeve te reja ishte dhe Horst Shvirkman, nje teknik shume i qualifikuar gjermano-perendimor qe punonte ne ambasaden e RFGJ-se ne Moske. Shvirkman ishte eksperti i zbulimit te mikrofonave pergjues qe KGB kishte instaluar ne cdo ambasade te huaj ne Moske. Kur ai gjente nje mikrofon pergjues ai e ngarkonte ate me rryme elektrike te tensionit te larte, duke i bere pergjuesit te KGB-se te pesonin nje shok te forte elektrik qe u kalonte neper veshe.
Akoma me teper u inatosen ekspertet sovjetike te pergjimit me Shvirkmanin, kur ai u zbuloi nje aparat te sofistikuar elektronik pergjimi te instaluar ne dhomen e kodimit te mesazheve te ambasades gjermano-perendimore. Nepermjet ketij aparati, KGB-ja arrinte te kapte mesazhet dhe radiogramet e ambasades para se ato te arrinin te shtypeshin ne aparatin e shifrimit ( para se te kodoheshin). Duke i krahasuar mesazhe e koduara me ato te pakoduara, KGB-ja mund te gjente kodin e kriptografimit.Gjetja e ketij aparati nga Shvirkmani i nxehu aq keq shefat e KGB-se saqe vendosen ta hiqnin qafe me lezet. Gjermano-perendimori u godit ne kofshe nga dikush, gjoja si padashje, nderkohe qe ishte mes nje grupi turistesh duke vizituar manastirin e Zagorskut jashte Moskes ne 1964. Tekniku i goditur qe bertiste nga dhimbjet, u dergua menjehere ne ambasaden amerikane ne Moske, ku e priste nje klinike e kompletuar shume mire. Aty doktoret moren vesh se Shvirkmani ishte injektuar me gazin mustard te perzier me nitrogjen. Pasi u kurua gjate nje periudhe shume te dhimbshme per te, viktima e SMERSH-it u sherua dhe i shpetoi vdekjes.
Georgi Markov, i cili pesoi te njejtin trajtim nga SMERSH-i , nuk qe me aq fat sa SHvirkman. Duke qene nje gazetar i shquar bullgar qe jetonte ne internim ne Evrope, Markovi i denoncoi sovjetiket, madje hapur fare ne emisionet e BBC dhe te Radios "Evropa e Lire" ku ai punonte. Ai pershkruante ne detaje se si regjimi komunist ne Bullgari dhe kudo praktikonte terrorin dhe vrasjet.Bullgaria ishte nje nga kombet me regjimin me shtypes nga te gjitha shtetet nen dominimin sovjetik.Komunistet bullgate nuk ngurronin aspak te perdornin agjentet e SMERSH-it jashte Moskes per te realizuar qellimet e tyre.
Me kerkese te sherbimit sekret bullgar,SMERSH-i tentoi pa sukses te vriste Boris Korxhak, nje polak qe jetonte ne Virxhina te SHBA dhe qe dyshohej se ishte agjent i dyfishte duke punuar dhe per CIA-n. Vladimir Kostov, nje bullgar qe jetonte i veteinternuar ne Paris, u gjet dhe u tentua te vritej nga SMERSH, por dhe ai arriti te mbijetoje. Dy bullgare te tjere qe kishin dezertuar, nje teknik raketash dhe nje botues gazetash, u asgjesuan nga operativet e SMERSH-it ne Vjene.
Korxhaku u godit ne kurriz me nje mjet te mprehte nga nje kalimtar i paindentifikuar. Ai pati ethe te forta, temperature te larte dhe ishte ne gjendje deliri per 3 dite, derisa u sherua. Ne shtator 1978, Georgi Markov ishte duke pritur autobusin urban prane Ures se Vaterlose ne Londer.Nga mesi i turmes qe priste nje njeri drejtoi nje ombrelle dhe e preku ne pulpe te kembes. Pasi i kerkoi falje , per cfare dukej se ishte nje aksident, ai u largua dhe humbi mes turmes. Disa ore me pas, Markovi ishte ne krevatin e vdekjes. Ombrella kishte pasur nje maje te mprehte platinumi, nga ku kur e kishte prekut, i panjohuri e kishte injektuar me ricin, nje lloj helmi qe behet nga vaji i kastorit. Brenda disa oresh, Markovi paraqiti temperature te larte dhe vdiq nga pushimi i zemres.
SMERSH-i besohet se ka zhvilluar armen me te sofistikuar me perdorimin e ricines. Helmi eshte aq i fuqishem dhe i padallueshem, saqe krijon bllokimin e barkushes se zemres, nje situate mjeket qe nuk dine gje, thjesht mund ta atribuojne ne nje infrakt zemre.Megjithese thuhet se sot SMERSH-i ka pushuari se ekzistuari pas renies se komunizmit ne Rusi, agjensia vrasese perseri ekziston.......
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...