2011-01-06

Trafikimi i femrave gjatë periudhës së tranzicionit në Kosovë



Shkruan: Majlinda BELEGU

Trafikimi i qenieve njerëzore është problem jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjitha vendet e botës, sidomos shqetësim rreth këtij problemi kanë vendet të cilat janë në tranzicion si dhe shtetet në zhvillim ekonomik. Në arenën ndërkombëtare është punuar shumë lidhur me parandalimin por edhe prangosjen e trafikantëve të ndryshëm. Por shkenca juridike në Kosovë ka bërë shumë pak lidhur me problemin në fjalë. Prandaj, unë e shoh të arsyeshme që ky punim të kontribuoj sado pak, së paku në parandalimin e ndoshta edhe luftimin e trafikimit të femrave në Kosovë.
Nëse trafikimi i femrave në Kosovë është dukuri e cila është rritur në periudhën e tranzicionit, atëherë ardhja e misioneve ndërkombëtare (UNMIK-ut, KFOR-it si dhe OJQ-ve të ndryshme) në Kosovë, ka ndikuar në rritjen e këtij lloji të kriminalitetit. Sa më i madh numri i kërkesës edhe oferta është më e madhe.
Në Kosovë pas luftës vetëm numri i ushtarëve të KFOR-it (36.000) ka qenë i madh e lëre më numri i misionarëve të tjerë. Kjo, ka çuar edhe deri te rritja enorme e këtij fenomeni negativ që ka depërtuar në shoqërinë tonë.
Trafikimi i femrave paraqet një brengosje serioze e cila çdo ditë e më tepër po rritet. Gjatë viteve të fundit është rritur shumë numri i femrave të trafikuara në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.
Gjatë punimit të kësaj teme e kam parë të arsyeshme që institucionet tona të angazhohen më shumë rreth kësaj patologjie e cila dita ditës po acarohet. Para luftës në Kosovë trafikimi ka qenë fare pak, ose të mos themi aspak i shprehur, ndërkaq me përfundimin e luftës, Kosova jo vetëm që dikur ishte vend transiti, por, tani sipas disa statistikave të disa agjencive prestigjioze Kosova është vend origjine i trafikimit të femrave.
Objektivat e punimit
Objekti kryesor i këtij punimi, nëse trafikimi i femrave në Kosovë, në periudhën e pas luftës është rritur, atëherë ardhja e misioneve ndërkombëtare në Kosovë ka ndikuar dukshëm në rritjen e trafikimit të femrave.
Profili i femrave të trafikuara
Sipas resodentëve shumica janë nga vendet e lindjes por ka raste ku viktimat janë edhe nga Kosova),
Pikat e hyrjes së viktimave të trafikimit në Kosovë
Nga përgjigjjet e respodentëve viktimat vendkalimin kryesor e kanë nga ana Veriore e Kosovës por një pjesë e viktimave hyn edhe nga pikat tjera kufitare të Kosovës, bile edhe përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.
Metodat e rekrutimit të viktimave të trafikuara në Kosovë
Shumica e respodentëve metodat kryesore të rekrutimit i parasheh që janë: propozimet e rrejshme për martesë, puna e rrejshme, po disa prej tyre trafikimin e bëjnë me vetdëshirë.
Transportimi i viktimave në Kosovë
Përdorin metoda të ndryshme të transportimit, me dokumente false e dokumente valide pastaj disa transportohen me vetura, kontejnerë, autobus etj.
Shkaqet kryesore që ndikojnë në trafikimin e femrave në Kosovë si dhe masat që duhen ndërmarr nga organet antitrafikim, për parandalimin e trafikimit të femrave në Kosovë.
Qëllimet e punimit
Arsyeja kryesore e trajtimit të kësaj teme, në radhë të parë është studimi analitik i çështjes trafikim, si dukuri negative në botë e në veçanti në Kosovën e pas luftës, dukuri që pothuajse ka lulëzuar. Por për të pasur një pasqyrë më komplete në shtruarjen e kësaj teme, kam menduar të jepet edhe një vështrim, mbi trafikimin e qenieve të gjalla në përgjithësi e sidomos trafikimi i femrave në botë dhe në vendin tonë, si dhe masat të cilat ndërmerren për parandalimin e kësaj dukurie negative.
Mendoj se në literaturën tonë juridike në Kosovë kanë munguar studimet shkencore në këtë lëmi. Pikërisht për këtë çështje, konsideroj se studimi i një teme të tillë është në dobi dhe interes shoqëror.
Kufizimet
Meqenëse morali dhe traditat e popullit tonë janë të atilla që kjo temë gjithmonë ka qenë tabu në vendin tonë, kam pasur shumë vështirësi rreth intervistimit të popullatës lidhur me këtë dukuri patogjene në shoqërinë tonë. Shumica e respodentëve kanë refuzuar të përgjigjen lidhur me temën, bile ka pas edhe respodentë nga radha e respodentëve zyrtarë e policë që punojnë në sektorin përkatës që kanë refuzuar të japin statistika bile edhe të përgjigjen në pyetjet e mia.
1. Metodologjia
Kërkimet për këtë hulumtim janë bërë gjatë periudhës dy mujore prej muajit dhjetor deri në muajin shkurt. Gjatë hulumtimit janë përdorur një varg burimesh për mbledhjen e dhënave të nevojshme për studim gjithëpërfshirës për të mundësuar një analizë të hollësishme të situatës. Në këto burime hyjnë:
Një hulumtim i bërë në disa familje, të cilat janë familje të viktimave të trafikuara.
Pjesa kuantitative e punimit është bërë në dy sondazhe një me popullsinë e përgjithshme dhe një me vajzat e reja të moshës prej 14-18 vajzat prej 18- 25 si dhe atyre 25 -30. Intervistat janë përfshirë ballë për ballë me shqiptar të Kosovës, serb dhe me minoritete tjera jo serbe në Kosovë. Sondazhi i vajzave të reja përfshin 30 intervista ballë për ballë të cilat janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në rrugët e qytetit të Pejës dhe Prishtinës.
Mbi 20 intervista me “informuesit kryesorë’ (IK) me zyrtarë të prokurorisë, gjyqtarë të gjykatave, specialistë mjek, policë, psikologë, gazetarë hulumtues dhe me udhëheqës të bashkësisë.
Analiza e raporteve të medieve (kosovare dhe ndërkombëtare)
Analiza të raporteve të UNMIK-ut për trafikimin
Analiza e të dhënave zyrtare ekonomike, mjekësore dhe penale të siguruara, si dhe aktgjykime ose në mënyrë të drejtpërdrejtë nga institucionet përkatëse ose nga burimet publike.
Një shqyrtim referues i dokumenteve përkatëse akademike dhe kërkimore(ndërkombëtare dhe vendore) të publikuara në vitet e fundit rreth trafikimit të qenieve të gjalla.
1. Çfarë është Trafikimit Njerëzor? Rekrutimi, transportimi, transferimi, mbajtja ose marrja e personave, me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës ose formave të tjera me detyrim, të rrëmbimit, të mashtrimit, të abuzimit të pushtetit apo të pozitës së dobësisë apo të dhënies ose marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, për qëllim të shfrytëzimit[1] . Shfrytëzimi do të përfshijë, në minimum, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve ose formave të tjera të eksploatimit seksual, punën e detyruar ose shërbimet, skllavëria ose praktika të ngjashme me skllavëri, robëri ose heqjen e organeve trupore.
1.2 Elementet e trafikimit njerëzor
Në bazë të përkufizimit të dhënë në Protokollin e Trafikimit të Personave, është e qartë se trafikimi i personave ka tre elemente përbërëse e ato janë:
1.3 Akti ( Çfarë është bërë)
Rekrutimi,
transportimi,
transferimi,
mbrojtje ose
pranimin e personave
1.4. Mjetet (Si është bërë)
Mjetet me të cilat bëhet trafikimi numërohen këto:
Kërcënimit ose përdorimit të forcës
shtrëngimit
rrëmbimit
mashtrimit
abuzim të pushtetit apo të ndjeshmërisë, ose
dhënia e pagesave ose përfitimeve për një person në kontrollin e viktimës
1. 5 Qëllimi (Pse kjo është bërë)
Për qëllim të shfrytëzimit, e cila përfshin shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve, shfrytëzimit seksual, punën e detyruar, skllavëria ose praktika të ngjashme dhe heqjen e organeve.
Për të konstatuar nëse një rrethanë të caktuar përbën trafikimin e personave, e konsiderojnë përkufizimin e trafikimit në Protokollin e Trafikimit të Personave dhe elementet përbërës të veprës, siç përcaktohet nga legjislacioni përkatës vendor.
Kriminalizimi i trafikimit njerëzor përmbante përkufizimin në nenin 3 të Protokollit të Trafikimit të Personave ka për qëllim të sigurojë konsistencë dhe konsensus rreth botës mbi fenomenin e trafikimit të personave. Neni 5, pra kërkon në kryerjen e detyrave të përcaktuara në nenin 3 të kriminalizuar në legjislacionin e brendshëm. Legjislacioni në familje nuk ka nevojë të ndjekë gjuhën e Protokollit të Trafikimit të Personave saktësisht, por duhet që të përshtatet në përputhje me sistemet e brendshme ligjore për t’i dhënë efekt të koncepteve që përmbahen në Protokoll. Përveç kriminalizimit të trafikimit, Protokolli për Trafikimin e Personave kërkon kriminalizimin dhe përpjekjet për të kryer një vepër penale të trafikimit. Pjesëmarrja si bashkëpunëtor në këtë vepër,
organizimi ose drejtimin e të tjerëve për të kryer trafikimin. Legjislacioni kombëtar duhet të miratojë një përkufizim të gjerë të trafikimit të përcaktuara në protokoll. Përkufizimi legjislativ duhet të jetë dinamik dhe fleksibil në mënyrë që të fuqizojë kuadrin legjislativ për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive trafikimit :
Ndodh edhe përtej kufijve dhe brenda vendit (jo vetëm ndër-kufitare)
Është për një sërë qëllimesh shfrytëzimi (jo vetëm seksuale)
Viktimizon fëmijët, gratë dhe burrat (Jo vetëm femrat, apo të rriturit, por edhe burra dhe fëmijë)
Merr vendin me apo pa përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar.
2. Shtetet Evropiane ku zhvillohet Trafikimi i Femrave

Armenia
Azerbajxhani
Belarusia
Gjeorgjia
Kazakistani
Kirgizstani
Moldavia,
Russia
Taxhikistani
Turkmenistani
Ukraina
Uzbekistani
Shqipëria
Austria
Belgjika
Bosnja dhe
Hercegovina
Bullgaria
Kroacia
Qipro
Çekia
Danimarka
Estonia
Finlanda
Franca
Gjermania
Greqia
Hungaria
Islanda
Irlanda
Italia
Latvia
Lituania
Luksemburgu
Malta
Mali i Zi
Holanda
Norvegjia
Polonia
Portugalia
Rumania
Serbia
Kosova
Sllovakia
Sllovenia
Spanja
Suedia
Zvicra
Maqedonia
Turqia
Mbretëria e Bashkuar
3. Trafikimi i qenieve njerëzore në botë
Një Raporti Global mbi Trafikimin e Personave nisur sot nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) jep informacion të ri për një krim që na turpëron të gjithë.
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga 155 vende, ai ofron vlerësim të parë global të fushës së trafikimit të qenieve njerëzore dhe atë që është bërë për të luftuar atë. Ajo përfshin: një vështrim i modeleve të trafikimit; hapa ligjore të ndërmarra në përgjigje, dhe vend-informacion specifik mbi rastet e raportuara të trafikimit të personave, viktimat, dhe prokurorët.
Në fillimin e Raportit në Nju Jork, Drejtor ekzekutiv i UNODC, Antonio Maria Kosta tha se “shumë qeveri janë ende në mohim. Nuk është lënë pas dore edhe kur është fjala për raportim ose mbi, ose ndjekjen e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore”. Ai vuri në dukje faktin se ndërsa numri i dënimeve për trafikimin njerëzor është në rritje, dy nga çdo pesë vendeve që mbulohen nga UNODC. Raporti nuk ishte regjistruar një padi të vetme.
Shfrytëzimi Sipas Raportit, forma më e zakonshme e trafikimit të qenieve njerëzore (79%) është seksuale. Viktima të shfrytëzimit seksual janë kryesisht gra dhe vajza. Çuditërisht, në 30% të vendeve që paraqiti informacion mbi gjininë e trafikantëve, gratë përbëjnë përqindje më të madhe të trafikantëve. Në disa pjesë të botës, gratë që përbëjnë trafikun e femrave është normë. Forma e dytë më e zakonshme e trafikimit të qenieve njerëzore është për punë të detyruar (18%), megjithëse kjo mund të jetë një shtrembërim për shkak të punës së detyruar shpesh është më pak e zbuluar dhe raportuar se ajo trafikimit për shfrytëzim seksual. Në mbarë botën, pothuajse 20% të të gjitha viktimave të trafikimit janë fëmijë. Megjithatë, në disa pjesë të Afrikës dhe rajon Mekong, fëmijët janë shumicë (deri në 100% në disa pjesë të Afrikës Perëndimore).
Edhe pse duket se me trafikim nënkuptojmë njerëzit që lëvizin nëpër kontinente, më shfrytëzimit merr vend të ngushtë në shtëpi. Të dhënat tregojnë se brenda-trafikimet rajonale dhe vendore janë forma kryesore e trafikimit të personave[2].
4. Protokolli i Kombeve të Bashkuara për Trafikimin e Personave
Marrëveshja e shquar ndërkombëtare në këtë fushë – hyri në fuqi në vitin 2003.
Raporti i hulumtimit lidhur me zbatueshmërinë e këtij protokolli tregon se në vitet e fundit numri i shteteve anëtare që seriozisht zbatojnë Protokollin është më shumë se i dyfishuar (54-125 nga 155 Shtetet që e kanë ratifikuar). Megjithatë, ka ende shumë vende që u mungojnë instrumentet e nevojshme ligjore apo politike për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
4.1 Prostitucioni/ Ndërmjetësimi në prostitucion
Prostitucioni mund të përkufizohet si:
Akti vullnetar i dhënies së shërbimeve seksuale në shkëmbim të parave ose përfitimeve të tjera materiale; një person që kryen aktet e tilla si burim primar ose plotësues të të ardhurave zakonisht përkufizohet si prostitutë.
Edhe pse ushtrimi i prostitucionit stigmatizohet shumë në shoqëri, mënyrat sipas së cilës prostitucioni trajtohet nga autoritet shtetërore dallon në mënyrë të dukshme nga një shtet në tjetrin. Disa shtete këtë e llogarisin si kundërvajtje ndërsa viktimat e zëna ose më mirë të themi prostitutat të cilat identifikohen si prostituta vullnetare duhet të ballafaqohen me masa ndëshkuese që shkojnë prej dënimit me gjobë deri në burgim ose në rast se ato janë shtetase të huaja ato depërtohen jashtë shtetit. Në shtetin tonë kjo dukuri përbën vepër penale. Sistemet e ndryshme ligjore në shtetet e ndryshme ndalojnë rreptësisht edhe shitjen shërbimeve seksuale, por edhe blerjen e tyre[3].
Ndoshta është e dobishme të theksohet se pa marrë parasysh debatin rreth legjitimitetit të prostitucionit si formë e punës, nuk mund të mohohet që gratë dhe fëmijët janë trafikuar në të gjithë botën për qëllime të shfrytëzimit seksual; pra, kërkesa për shërbime seksuale duhet të merret në konsideratë kur diskutohet për çështjet e trafikimit njerëzor.
Përkufizimi i trafikimit duhet të përfshijë të gjitha punët e seksit komercial, pa marrë parasysh faktin nëse ka ra dakord personi përfshirë në to. Ato janë në favor të këtij qëndrimi theksojnë se prostitucioni sipas natyrës është shfrytëzues, sepse madje edhe kur duket se prostitucioni është konsensual, zgjedhjet e femrave të përfshira në të kanë qenë produkt i varfërisë apo keqtrajtimit; në linjën e këtij arsyetimi çështja e pëlqimit duhet të jetë irelevante.
Është e nevojshme që të bëjmë dallimin ndërmjet asaj që quhet prostitucion vullnetar dhe trafikimit, duke argumentuar se ngatërrimi i këtyre dyjave mund të çojë vetëm në prostitucionin e fshehtë, duke e bërë prostitucionin edhe më të margjinalizuar, dhe se liria e zgjedhjes, përfshirë edhe zgjedhjen për tu angazhuar në prostitucion, duhet të respektohet.
Protokolli i drejtohet prostitucionit vetëm në kontestin, ose si manifestim të trafikimit të personave me qëllim shfrytëzimit seksual; brenda këtij kuadri, siç e kemi analizuar edhe më parë, çështja e dhënies së pëlqimit në angazhimin në prostitucion është vërtetë irelevante sepse pëlqimi për kryerjen apo pjesëmarrjen në aktivitetet e tilla duhet që të jetë arritur me mjete të përshtatshme[4].
1. Trafikimi i Qenieve Njerëzore sipas Kodit Penal të Kosovës
Trafikimi në të gjitha vendet e botës është i ndaluar, edhe Kodi Penal, i Kosovës trafikimin me qenie të gjalla e inkriminon si vepër penale
Trafikimin me njerëz Kodi Penal të Kosovës e gjejmë në kapitullin e XIV me emërtim Veprat penale Kundër të Drejtës Ndërkombëtare, në nenin 139 të këtij Kodi.
Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me burgim prej 2 deri ne 12 vjet burgim[5].
Shprehja ”trafikim me njerëzit” do të thotë rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të mjeteve të kërcënimit ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të detyrimit, rrëmbimit, falsifikimit, mashtrimit, apo keqpërdorimit të pushtetit apo të pozitës ose të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies a marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit, që ka kontroll mbi personin tjetër me qëllim të shfrytëzimit [6].
2 . Transicioni në Kosovë
Periudha e transicionit e gjeti Kosovën në një pozitë të vështirë, nën okupimin e Serbisë. Në këtë kohë Serbia vendosi kontrollin e saj absolut në të gjitha fushat e jetës, që karakterizohej nga synimi i pushtetit totalitar për të zhdukur çdo gjë shqiptare në Kosovë, përfshirë edhe shfarosjen fizike. Fluksi i migrimit të popullsisë jashtë Kosovës imponohej nga kushtet e rënda ekonomike, sociale e politike që mbretëronin në vend. Pas trazirave të shumta që ndodhen në Kosovë shumica e të rinjve shqiptar të Kosovës kanë braktisur vendin, kulmi u arrit gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1999 kur u zhvendosen 1,4 milion njerëz . Historikisht ky është rast unikal, asnjëherë në botë nuk ka ndodhur që një popull brenda kohës disa mujore ta braktis vendin e vet për një kohë kaq të shkurtër.
Kur flasim për trafikimin në Kosovë në kushtet e transicionit, ku gjendja ndryshon për 180 shkallë, e shoh të nevojshme të citohet një autor anglez i cili thotë: ”prostitucioni ekziston në çdo shoqëri dhe ai shtohet aq sa kërkohet”.
Kështu gjatë dekadës së viteve 90 migrimi i madh i popullsisë dhe kriza ekonomike që qe njëri ndër shkaktarët e migrimit të popullsisë shqiptare nga trojet e veta bëri që shumica e djemve të dalin jashtë shtetit por shikuar sipas statistikave kjo kohë ka pasur nivel të ultë të trafikimit të femrave në Kosovë. Edhe ato pak femra që janë trafikuar ku shumica prej tyre punonin në Hotelin Grand në Prishtinë kanë dal jashtë shtetit.
Në disa raste femrat në Kosovë kanë qenë edhe kryesuese të familjeve për shkak të mungesës afatgjate të burrave ( në një publikim të UNMIK-ut Kosova sipas statistikës thuhet se 13 % e familjeve kosovare kryesohen nga femrat). Sidomos jeta deficitare seksuale, si pasojë e ndarjes së çifteve bashkëshortore kushtëzon që femrat në disa raste të merren edhe me trafikim, andaj nuk është për tu habitur pse disa kosovare gjatë kësaj periudhe kanë devijuar dhe janë katandisur në prostitucion[7].
3. Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë
Qysh nga fillimi i vitit 2006 janë evidentuar rreth 41 raste të trafikimit ende të pazgjidhura para gjykatave[8].
TABELA 1. rastet e trafikimit në procedurë
Siç po shihet Prishtina paraprinë me numrin më të madh të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore për të vazhduar më pas me Prizrenin i cili ka 8 raste në shqyrtim gjyqësor, Mitrovica dhe Gjilani si vende kufitare kanë numër të vogël në krahasim me vendet tjera e numri i çështjeve gjyqësore sipas hulumtimit në këto dy komuna është nga 5 secili. Peja paraqet numrin më të vogël të rasteve pra vetëm 1, që do të thotë se ka pasur ngecje gjatë hetimeve ose organet kompetente kanë qenë të paangazhuar, më mirë të themi neglizhent rreth kësaj dukurie. Lidhur me parandalimin e trafikimit nuk janë zënë trafikantët e as të viktimat gjatë trafikimeve nga organet kompetente.
Nga të dhënat shihet se vetëm 41 raste të trafikimit të femrave janë në procedurë gjyqësore çka për mua është numër absurd sepse sipas intervistave të bëra kam vërtetuar se shumica e respodentëve janë deklaruar se numri i trafikimit të femrave në të gjitha komunat e Kosovës është shumë më i madh.
Shumica e personave të trafikuar janë femra. Shumë persona të trafikuar kanë frikë të raportojnë shfrytëzimin të cilin janë duke e përjetuar tek autoritetet dhe madje mund edhe ta fshehin nga frika e arrestimit, burgimit dhe/ose depërtimit. Nga kjo shihet se institucionet e Kosovës të cilat janë kompetente për parandalimin e kësaj dukurie janë duke punuar fare pak ose shumë pak lidhur me parandalimin e kësaj sëmundje e cila po kaplon kombin tonë.
Varfëria dhe jo stabiliteti i vazhdueshëm rezultojnë që shteti post konfliktuoz të bëhet edhe vend i origjinës dhe pikë transiti për njerëzit e trafikuar. Refugjatët, të vejat nga lufta, personat e zhvendosur dhe bonjakët apo fëmijët e ndarë janë posaçërisht në pozitë të dobët.
Efektet e konfliktit, në një mjedis post konfliktuoz dhe në një shtet në tranzicion politik që kanë karakterizuar Evropën Jug-Lindore dhe Lindore gjatë dekadës së fundit, kanë rezultuar në turbullira të rëndësishme politike, sociale dhe kulturore. Këto ndryshime duket se kanë përkeqësuar marrëdhëniet tashmë të pabarabarta të pushtetit midis burrave dhe grave me rritjen e varfërisë, papunësisë së lartë në përgjithësi dhe në mesin e grave në veçanti. Diskriminimi ekonomik dhe profesional i shoqërisë kundër grave është një faktor kryesor në trafikimin e gjerë të femrave nga këto vende.
Në Kosovë 98% të të gjitha viktimave të trafikuara janë nga Evropa Jug-Lindore dhe Lindore. Shumica e grave kanë hyrë në Kosovë përmes Serbisë. Në qytetet e Beogradit dhe në qytetet tjera në tregjet e Serbisë janë organizuar për të akomoduar shitjen e grave dhe vajzave për blerësit potencial nga Kosova. Shumë gra të raportuara që kanë qenë të rrahura dhe përdhunuara atje si pjesë e procesit për nënshtrim. Kërcënimet janë bërë kundër familjeve të tyre në shtëpi, për të kontrolluar ata. Çmimi i një gruaje të re është diku nga 75.00-250.00 €[9]. “Pronari”, atëherë e konsideron këtë borxhin e saj ndaj atij. Pronari mund të furnizoj me veshje të përshtatshme për rolin e saj, e ajo është e detyruar që me forcën e saj për klientët e shërbimit të cilët paguajnë mesatarisht € 75 për orë. Në shumicën e rasteve, viktimat nuk janë paguar, jetojnë në kushte të papastra, dhe janë mbajtur në dietë shumë të varfër. Ato gjithashtu shpesh janë përcjell ose burgosur për të parandaluar profesionin e tyre ose për të shpëtuar. Brenda këtij grupi të organizuar të trafikantëve, fajtorë janë dy shqiptarë dhe serbë të cilët bashkëpunojnë edhe në këtë lloj aktiviteti [10] penal.
4. Profili i viktimave të trafikimit në Kosovë
Moldavia dhe Rumania sigurojë shumicën e viktimave të trafikuara që vijnë në Kosovë. Respodentët nga Policia tregojnë se viktimat që i përkasin trafikimit janë me kombësi të ndryshme[11]:
TABELA 2. Kombësia e femrave viktima të trafikuara në Kosovë
Shumica e viktimave të trafikuara flasin vetëm gjuhën e tyre amtare. Mosha mesatare e viktimave të trafikimit në Kosovë sillet rreth këtyre parametrave:
Mosha mesatare e te trafikuarave Përqindja %
Prej 14-17 12
Prej 18-24 59
Prej 25-30 22
Mbi 30 7
TABELA 3. Mosha mesatare e femrave viktima të trafikimit në Kosovë
Shumica e femrave të trafikuara janë në moshë të re pra rreth të moshës 24 vjeç, kjo tregon që shumica e tyre janë pa shkollë të lartë, por brengosëse është fakti se te viktimat i hasim edhe të miturat çka paraqet edhe trafikim të fëmijëve për shfrytëzim seksual. Çka, institucionet e Kosovës kanë bërë fare pak ose të themi asgjë për parandalimin e trafikimit të fëmijëve. Mbi moshën 30 vjeç na paraqiten fare pak sepse njeriu tashmë ka arritur edhe pjekurinë mirëpo manipulimi me njeriun në këtë moshë është më i vështirë.
5. Metodat e rekrutimit të viktimave
Procesi i rekrutimit të vajzave për prostitucion dallon varësisht nga vendi i trafikimit. Viktimës potenciale zakonisht i ofrohet punë si dado, pastruese ose fejesë a martesë. Kjo paraqitet pothuajse në të gjitha rastet e intervistuara nga respodentët. Procesi i rekrutimit të prostitutës fillon me dhunime rrahje kufizim të lirisë marrëdhënie seksuale me shumë klientë për një kohë të shkurtër etj[12]. Në të shumtën e rasteve vajzat e shitura dhunohen, dhe kjo shënon fillimin e thyerjes së dinjitetit njerëzor të viktimës . Një vajzë të re nga Rahoveci e kishin dhunuar 6 veta[13]. Karakteristikë tipike e rekrutimit të vajzave shqiptare fillon me propozim martese. Një formë e tillë e rekrutimit po bëhet në Kosovë, shumica e vajzave të reja janë trafikuar edhe nga të dashurit e tyre, vajza të cilat kanë qenë të mitura. Kur janë pyetur nga ana e policisë prindërit e tyre se ku janë ato, ata janë përgjigjur se vajzat ndodhen me të dashurit duke shëtitur[14].
Metodat e rekrutimit të viktimave janë të ndryshme dhe varen nga modus operandi i kriminelëve dhe organizatat e tyre. Në Kosovë, viktimat që janë zbuluar nëpër kontrolle bare (68%) ose që kanë shpëtuar nga pronarët tyre (32%) kanë dhënë informacionin policisë mbi rrethanat që shpien drejt viktimizimit të tyre.
Bazuar në këtë informacion, metodat e mëposhtme e rekrutimit janë [15]:
TABELA 4. Metodat e rekrutimit të femrave viktima ne Kosovë
Në shumë raste, trafikanti apo rekrutuesi ishte i njohur për viktimën dhe në disa raste ka qenë një anëtar i familjes së viktimës. Çka për mendimin tim paraqet një dukuri shumë shqetësuese sepse rritet numri i viktimave shqiptare. Trafikantët kërkojnë për të shfrytëzuar dëshirën për një jetë më të mirë dhe për këtë qëllim të përqendrohet mbi gratë dhe fëmijët, të cilët po kërkojnë për mundësi të reja jashtë vendit për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe sociale në shtëpi.
Një numër i vogël i grave janë plotësisht të vetëdijshme se ato emigrojnë për të punuar si prostituta. Megjithatë, ato nuk kanë dijeni për shkallën në të cilën ato do të jenë të detyruara në borxhe, do të jenë të frikësuara, shfrytëzuara dhe kontrolluara[16].
Të gjitha vajzat e intervistuara që kanë qenë të ekploatuara seksualisht. Disa nga to kanë punuar në lokale ku shërbehet ushqimi (klube nate, restorante).Zakonisht, ato kanë punuar si kameriere përgjatë ditës ndërsa natën kanë punuar si prostituta, duke pranuar klientët. Ato përveçse janë eksploatuar seksualisht, vajzat nuk janë paguar për punën e tyre. Disa kanë punuar për bukë dhe cigare. Shumica kanë qenë të detyruara të japin shërbime seksuale po disa kanë qenë vullnetare për të bërë para. Edhe pse është vështirë të konkludohet për shkak të numrit të vogël të intervistave të kryera, duket se vajzat më të vjetra dhe femrat janë marrë me prostitucion vullnetarisht, ndërkaq vajzat e reja janë detyruar me dhunë.
6. Klientët e Prostitutave në Kosovë
Ekzistimi i klientëve përcakton krijimin e kërkesës së industrisë së seksit, për furnizimin e së cilës nevojitet të “importohen” vajza të reja për tregje në vende të caktuar. Pas luftës në Kosovë janë stacionuar rreth 36.000 ushtarë të KFOR-it , Personeli i Administratës Ndërkombëtare, Policia e UNMIK-ut dhe Përfaqësuesit e OJQ-ve të ndryshme.
Prostitucioni më së shumti ka klientë të moshës mesatare (sipas respodenteve të intervistuara), djem të pambaruar, biznesmenë, ushtarë, marinarë, punëtorë sezonal, shofer të kamionëve etj. Në kategori të veçantë hyjnë personat me të meta psikofizike të cilët, për shkak të hendikepit të tyre, nuk mund të vendosin lidhje dhe marrëdhënie normale me femra të tjera, prandaj te prostitutat e gjejnë veten[17].
7. Metodat e transportimit deri në Kosovë
Trafikantët përdorin shumëllojshmëri të metodave për të sjellë viktimat nga vendi i tyre i rekrutimit në Kosovë. Ata përdorin metoda nga më të ndryshmet duke shfrytëzuar mjete të ndryshme transporti, si dhe falsifikime të ndryshme të dokumenteve. Por, shihet se organet doganore ose më mirë të themi konkretisht policia kufitare fare pak ka punuar dhe vazhdon të punoj fare pak lidhur me parandalimin e transportit të viktimave të trafikimit.
Statistikat e Metodave që përdorin trafikantët për rekrutim të viktimave të trafikimit janë:
Metodat e transportit Përqindja (%)
Kontrabandë me automjete, trena këmbë, kontejner 73
Me dokumente te falsifikuara, të vjedhura 11
Me pasaporta 16
TABELA 5. Statistika të metodave të transportit
8. Pikat e hyrjes në Kosovë
Sipas hulumtimit nga përgjigjet e dhëna nga respodentët e intervistuar e sidomos organet kompetente pikat kryesore të hyrjes në Kosovë për trafikimin e femrave janë: Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Pra, vendet kufitare me çka konstatohet se Policia kufitare nuk është shumë e përkushtuar në parandalimin e kësaj dukurie dhe prangosjen e autorëve të këtij krimi.
Vendi Përqindja ( %)
Serbia 62
Maqedonia 22
Mali i Zi 5
Shqipëria 5
Nga ajri 6
TABELA 6. Statistika të pikave të hyrjes së femrave të trafikuara në Kosovë
9. Si dhe pse ndodh trafikimi?
Njerëzit trafikohen në mënyra të ndryshme. Shumica prej tyre “rekrutohen” përmes premtimit për punë të mirë, dhe vetëm pastaj e marrin vesh se ata u kanë “borxh” trafikantëve të tyre dhe prandaj janë të obliguar të punojnë për pagë të vogël apo edhe pa pagë farë. Gratë dhe vajzat e trafikuara rekrutohen shpesh për të punuar në sektorë shërbimi dhe të pritjes, mirëpo i përfundojnë udhëtimet e tyre në prostitucion të dhunshëm, të zëna në kurth nga frika, “borxhi”, varësia nga droga apo dhuna. Në situata konflikti dhe post konflikti, burrat, gratë dhe veçanërisht fëmijët janë në pozitë të dobët për tu rrëmbyer për qëllime trafikimi (Rasti i Kosovës).
Trafikimi me qenie njerëzore është shumë i përhapur në Kosovë dhe grupet më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat e reja, të cilat jetojnë në viset rurale, në gjendje të rëndë sociale, që kanë nivel të ultë të arsimimit dhe që janë të painformuara për këtë çështje. Nga të dhënat e intervistave që kemi bërë me vajzat e rrezikuara, 14-18 vjeç, del se 62 për qind e këtyre vajzave mendojnë se nuk janë të rrezikuara nga trafikimi. Kjo është një e dhënë, e cila na tregon se informimi i vajzave të reja nuk është në nivelin e duhur.
Ndryshe, kjo dukuri në rritje e sipër ka prekur edhe vajzat dhe gratë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, kategori kjo që llogaritet me nivelin më të ultë të arsimimit në Kosovë. Ky problem e ka nxitur organizatën joqeveritare “Prosperiteti” në Gjakovë, që të zhvillojë trajnime vetëdijesuese, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.
Ardijana Haxhibeqiri, organizata Prosperiteti në Gjakovë, thotë se ekzistojnë statistika që rreziku nga trafikimi me qenie njerëzore e ka prekur edhe këtë komunitet.
“Duke parë rrezikun pas vitit 2003-2005, trafikimi me qenie njerëzore është mjaft në rritje. Kështu që është marrë një iniciativë, sidomos të punohet me disa grupe të vajzave dhe grave që kanë një shtresë më të ultë të arsimit, po ashtu edhe kushteve ekonomike e kështu më radhë. Grupet benificuese të këtij projekti janë grupet minoritare, rome, ashkali dhe egjiptase”[18],
Ky projekt, përmes ligjëratave, ka për qëllim sensibilizimin e femrave të këtij komuniteti ndaj rreziqeve të trafikimit, thotë Haxhibeqiri. Ajo thotë se shumë vajza nga ky komunitet nuk kanë njohuri për trafikimin e qenieve njerëzore, kështu që, sipas saj, këto vajza mund të jenë viktima të mundshme të trafikimit.
“Gjatë trajnimeve , gjatë ligjërimeve, grupet e grave, shumica prej tyre, nuk e kanë ditur se çka është trafikimi apo me çka lidhet trafikimi. Kështu që atyre, me këtë rast, u ofrohet njohuri për këtë dukuri, e cila është mjaft në rritje dhe ato thjesht mund të mbrohen apo mund të dinë kush janë ata persona, të cilët mund t’i trafikojnë këto vajza apo gra”.[19]
Sipas zëdhënësit në Policinë e Kosovës, thotë se përveç vajzave shqiptare, në mesin e viktimave të identifikuara ka edhe vajza të komuniteteve tjera[20].
rom,
ashkali
egjiptas.
Prej vitit 2001 ku në Kosovë mbahen statistika për Trafikimin, Policia e Kosovës ka vërejtur se përpos femrave shqiptare që janë trafikuar në trafikim janë përfshirë edhe komunitete tjera që jetojnë në Kosovë duke filluar nga komuniteti serb, rom ashkali etj. Sipas organizatave që merren me mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, që janë intervistuar nga ana ime numri i viktimave është rritur dukshëm që shfrytëzohen për qëllime seksuale. Sipas organizatave të intervistuara, prej vitit 2001 e deri më tani, janë identifikuar afër 600 viktima, e shumica prej tyre femra.
Për dallim nga vitet e mëparshme, kur vendi ynë ka qenë vend transit dhe në trafikim janë përfshirë vetëm femra nga Moldavia, Rusia, Bjellorusia e vendet e lindjes, që nga viti 2005, Kosova është shndërruar në vend origjine dhe destinacioni për trafikim të qenieve njerëzore, kështu që është rritur dukshëm numri i viktimave kosovare dhe është zvogëluar numri i viktimave të huaja. Sipas të gjitha intervistave rreth 70% e respodentëve tregojnë se kjo paraqet masë brengosëse për vendin tonë. Sepse tani Kosova po paraqitet si vend origjine i trafikimit, institucionet tona fare pak ose aspak nuk po bëjnë për parandalimin e kësaj dukurie.
10. Institucionet e Kosovës të përkushtuara kundër trafikimit
Institucionet e Kosovës janë të vendosura që të luftojnë trafikimin me qenieve njerëzore në Kosovë dhe kjo do të arrihet duke mbështetur dhe mbrojtur personat e trafikuar, por edhe duke bërë ndjekjen penale të personave që marrin pjesë në aktivitetet e trafikimit.
Kjo fushatë është përgatitur nga zyra për qeverisje të mirë në kuadër të kryeministrisë, Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe është mbështetur nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID[21].
“Qeveria dhe institucionet e Kosovës në një partneritet strategjik me shoqërinë civile dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencionet ndërkombëtare është përkushtuar të rritë rolin udhëheqës në parandalimin dhe luftimin e këtij krimi, që njëkohësisht paraqet shkelje të të drejtës themelore të njeriut.”
Habit Hajredini, nga zyra për qeverisje të mirë tha se duke parë që tashmë Kosova është bërë vend origjine dhe trafikimi i brendshëm është raportuar në rritje gjatë viteve të fundit, kjo fushatë do të ndihmojë në kërkimin e keqpërdoruesve që shfrytëzojnë viktimat e trafikimit.
“Prandaj ne vendosëm që si grup, në shënjestër të fushatës sonë, të jenë klientët dhe klientët potencialë, të cilët shfrytëzojnë shërbimet e viktimave të trafikimit, në mënyrë që të kontribuojnë për të forcuar reagimin dhe dënuar biznesin kriminal, si dhe për ta vënë në pah dukjen e dhunës së ushtruar kundrejt të drejtave themelore të njeriut.”
Zoti Hajredini tha se sipas dispozitave ligjore të aplikuara për krimin e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë, klientët të cilët i shfrytëzojnë këto shërbime mund të dënohen me nga tre muaj deri në pesë vjet heqje lirie, ( çka për mua nuk do të ishte e udhës, sipas mendimit tim po të përdorej një strategji ku klientët të cilët i frekuentojnë këto vende të stimuloheshin me një shpërblim po qëse do të lajmëronin viktimën e trafikimit e përmes viktimës do të gjendej edhe zinxhiri i krimit) ndërkaq kur viktima e trafikimit është nën moshën 18 vjeç, dënimi mund të zgjatë edhe dhjetë vjet[22].
Enriko Ponziani nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, tha se trafikantët i mashtrojnë viktimat duke u premtuar kryesisht një jetë më të mirë.
“Gjendja politike, stagnimi ekonomik, pabarazia gjinore dhe mundësitë e kufizuara të emigrimit, sidomos për grupet e njerëzve të zhgënjyer, bëjnë që ata të kërkojnë rrugë të vështirë për ikjen nga shtëpitë e tyre,” tha zoti Ponziani[23].
Sipas USAID-it, statistikat e trafikimit tregojnë për një gjendje alarmuese. Trafikimi me qënie njerëzore, sidomos me vajza dhe gra, ka kaluar në çështje ndërkombëtare.
“Tani numri i femrave kosovare të trafikuara është i barabartë me numrin e femrave që trafikohen nga jashtë, gjë që deri me tani nuk ishte kështu “.
Duke u bazuar në intervistimin e respodentëve mosha e viktimave të trafikimit në Kosovë sillet deri në 30 vjeç.
11. Trafikimi i femrave në Kosovë gjatë Periudhës 2003-2004
Edhe gjatë kësaj periudhe trafikimi i femrave ka shënuar rritje të madhe në të gjitha qendrat e Kosovës. Gjatë asaj periudhe trafikimi i femrave kontrollohej nga një departament i veçantë i Policisë së UNMIK-ut që quhej Njësia e Trafikimit dhe Prostitucionit (TPIU). Kjo njësi ka përdorur një metodë duke përdorur monitorimin e viktimave potenciale të trafikimit të shtyrë në prostitucion. TPIU ka përcjell gra me shtetësi të huaja që punonin në Kosovë. Kjo njësi ka regjistruar edhe statistika lidhur me këtë çështje duke marrë informacione nga KFOR-i, patrullat e Policisë Kufitare ku prej tyre 1 261 emra janë shënuar në TPIU[24].


Statistikat e TPIU nga Janar 2003 deri Prill 2004.
PrishtinaGjilaniPrizrenPejaMitrovicaTotal
Persona të regjistruar127750214131391261
Viktima te asistuar20311514383
Raste trafikimi12212512575
Prostitucion40296645
Kontrolle3014009149232152753
TABELA 7. STATISTIKAT E TPIU
Në fund të vitit 2003 ekzistojnë këto statistika lidhur me rastet e hetuara[25]
RajoniHetimet ë përfunduara
Prishtina7
Gjilani3
Prizreni36
Peja4
Mitrovica7
Gjithsejtë57
TABELA 8. Arrestimet e TPIU në vitin 2003 për Trafikimin e femrave
Gjatë vitit 2003 janë bërë këto arrestime nga TPIU. Ato janë të kategorizuara në llojin e arrestimeve[26].
Llojet e  Aktakuzavenumra
Prostitucion33
Posedim i dokumenteve të falsifikuara6
Prostitucioni me dhunë19
Prostitucioni i dobët, mjerë,11
Gjithsejtë69
TABELA 9. Llojet dhe numri a aktakuzave për trafikim të femrave
12. Shkaqet që ndikojnë në trafikimin e njerëzve
Personat e trafikuar kanë nivel të ulët të arsimimit dhe janë nga familjet kosovare që jetojnë në gjendje të rëndë sociale. Nga kjo kam ardhur në përfundim që gjendja e rëndë sociale dhe mos arsimimi  ka ndihmuar në rritjen trafikimit të viktimave kosovare në Republikën tonë.
Si faktor i cili ndikon edhe në rritjen e numrit të trafikimit është edhe migrimi, në këtë drejtim  posaçërisht theksohet problemi i papunësisë, mosadaptimi në mjedisin e ri, suksesi i dobët në shkollë, konfliktet në familje, ikja nga familja, rënia morale e familjes, nxitja dhe shtytja e femrave të mitura dhe të reja nga ana e prindërve ose personave të tjerë të rritur. Kjo veçmas ka të bëjë me të ashtuquajturin prostitucion të femrave të mitura dhe të reja[27].
12 . 1. Varfëria
Kriza ekonomike po reflektohet në një mënyrë shumë të ashpër. Po ndikon në rritjen e numrit të prostitutave. Kjo kategori shikon këtë si rrugë kryesore për mbijetesë. Shumë nga përdoruesit e drogave, në pamundësi për të gjetur të ardhura për të marrë drogë, ofrojnë shërbim seksi. Nga intervistat e respodentëve del se 27 për qind e femrave janë bërë viktima të trafikimit, për arsye të kushteve të vështira ekonomike dhe, 30 për qind e tyre kanë rënë pre e trafikimit në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
Situata ekonomikePërqindja
Kushtet e vështira ekonomike27
Një e ardhme më e mirë30
TABELA 10. Statistika të situatës ekonomike që ndikon në trafikim të femrave
12. 2. Arsimimi
Nëse të dhënat e studimeve apo raporteve të mëparshme, të përgatitura nga organizma të ndryshëm qeveritarë e joqeveritarë, tregojnë se niveli i ulët arsimor i viktimave është një ndër faktorët më të rëndësishëm që krijon rritje të cenueshmërisë nga dukuria e të rënit pre e trafikimit. Por shqetësuese është edhe trafikimi i cili bëhet nga të afërmit i cili ritet nga viti në vit.  Sipas hulumtimit, pra, intervistave të zhvilluara me femra që kanë qenë viktimë e trafikimit, femrat të cilat kanë të kryer shkollë të lartë janë më pak të përfshira në këtë dukuri por ka raste të cilat janë evidentuar. Edhe klientë të cilët janë të rregullt në këto bare janë klientët të cilët kanë nivel të ultë të arsimimit si dhe shumica e tyre qëndrojnë mirë ekonomikisht.
Niveli  i arsimimit te te trafikuarave
Me shkolle fillore½ e femrave të trafikuara
Me shkolle te mesme18  %
Me universitetKa raste
Te rrëmbyera me dhunë4 %
Trafikim nga të afërmit58  %
TABELA 11. Statistika të nivelit arsimor të të trafikuarave
Sipas një përqindje të respodentëve në paraqitjen e trafikimit ndikojnë edhe vetitë individuale të personave, të cilët merren me trafikim si p.sh. psikoza dhe çrregullime tjera mentale. Zakonisht theksohet se këta persona janë inferiorë, ndërsa arsimimi dhe inteligjenca e tyre është nën nivelin mesatar, ka raste shumë të rralla ku respodentët mohojnë se ka femra të trafikuara me inteligjencë të lartë dhe ngritje arsimore në një shkallë të konsideruar. Faktorë tjetër që ndikon në shtimin e numrit të femrave të trafikuara është edhe shtimi i numrit të të papunëve në vendin tonë.
1. Masat për parandalimin e trafikimit të njerëzve
1.1 Roli i parandalimit të trafikimit/prostitucionit
Togfjalëshi “lufta kundër trafikut të njerëzve” parakupton orvatje të organizuara dhe sistematike për kufizimin, parandalimin, frenimin dhe shmangien e dukurisë së tregtimit të njerëzve për qëllime të prostitucionit[28].
Nga të gjitha vendet e botës kërkohet ta përfaqësojnë dhe të punojnë në mënyrë konsekuente drejt sendërtimit të qëllimeve të platformës së veprimit të OKB-së[29] për mënjanimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave. Shtetet duhet të jenë të gatshme dhe të vendosura për të bërë më shumë përpjekje dhe për të dhënë më shumë mjete sidomos për parandalimin e dukurisë së tregimit të njerëzve dhe të prostitucionit.
Nocioni parandalim në këtë vështrim përfshinë:
  • Edukimin dhe vetëdijesimin e njerëzve në shkolla, në vendet e punës dhe nëpërmjet medies;
  • Zbatimin e efektshëm të ligjeve që sanksionojnë trafikimin dhe shfrytëzuesit  e prostitucionit me qëllim që të luftohet dhe të shkatërrohet rrjeti i krimit të organizuar
  • Njohjen dhe analizimit e shkaqeve thelbësore të kësaj dukurie, masave të përhershme dhe të mundësive reale për ngritjen, arsimimin dhe punësimin e femrave.
Pothuajse të gjitha aksionet e deritashme kundër trafikimit kanë qenë sporadike dhe paliative, që do të thotë se janë ndërmarrë vetëm pasi ka ndodhur shitblerja dhe shfrytëzimi seksual i grave dhe vajzave .
Angazhimi aktiv për parandalimin dhe pengimin e shfaqjes së dukurisë ka munguar, e pikësynimi kryesor është që në të gjitha vendet të ndërmerren dhe të zhvillohen plane dhe masa afatgjate në drejtim të aktiviteteve parandaluese[30].
  1. 1. 2. Parandalimi i trafikimit
Kuptimi i përgjithshëm i termit parandalimin shtrihet në tri nivele:
  1. 1. Parandalimi parësor
  2. 2. Parandalimi dytësor
  3. 3. Parandalimi terciar
1.2.1 Parandalimi parësor
Ky parim synon gjërat ti frenojë dhe ti parandalojë para se të ndodhin. Për shembull, nëse duam ta ruajmë shëndetin e fëmijëve, duhet t’i imunizojmë masivisht prej sëmundjeve të caktuara[31].
1.2.2 Parandalimi dytësor
Nënkupton kufizimin e murit të rasteve që ndodhin. Po ta marrim përsëri shembullin e sëmundjeve të fëmijëve atëherë kjo përfshinë këshillat që fëmijët të mbahen brenda në shtëpi kur janë të molepsur dhe t’u jepet ushqim i përshtatshëm për rritjen e imunitetit, aftësisë mbrojtëse të organizimit. Kështu do të duhej të veprohej edhe me trafikimin.
1.2.3 Parandalimi terciar
Ka të bëjë me kufizimin e numrit të rasteve dhe efektin e dëmshëm të tyre. Në shembullin tonë kjo përfshinë kujdesin mjekësor për fëmijët e sëmurë, këshillat për përkujdesje më të mirë dhe ndihmën për rehabilitimin ose kufizimin e pasojave.
Duke menduar për kundëtrafikimin në këtë kontekst, parandalimi primar do të përfshijë trajnimin e ofertës dhe të kërkesës të femrave që gjinden në industrinë e seksit.
Parandalimi sekondar do të përfshijë intervenimin në grupet që janë në rrezik më të madh, si femrat e reja në zonat fshatare, gratë e paarsimuara dhe ato që duan të emigrojnë.
Parandalimin terciar përfshinë zbatimin e përpiktë të ligjit, rehabilitimit e viktimave dhe strategjitë që parandalojnë ritregtimin /viktimizimin e femrave të trafikuara. Në qoftë se faza terciare pëson disfatë, recidivizmi i femrave në industrinë e seksit është i pashmangshëm.
2. Rrjeti i parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore
Prania e ndjeshme e tregtimit të njerëzve për shfrytëzim seksual në të gjitha meridianët e botës dhe e shkaqeve qenësore që mundësojnë dhe favorizojnë këtë dukuri, imponon nevojën e domosdoshme që të krijohen koalicione kombëtare dhe ndërkombëtare për veprim të organizuar dhe të koordinuar  kundër trafikimit të njerëzve dhe prostitucionit të dhunshëm[32].
Rrjeti i parandalimit të trafikimit duhet të organizohet në të gjitha nivelet: lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe në shkallë qeverish dhe të jetë i qëndrueshëm e i efektshëm në punë. Sa më i madh të jetë bashkëpunimi në mes vendeve rajonale transportimi i viktimave do të ishte shumë më i vështirë. Po ashtu edhe në nivel ndërkombëtar të gjithë trafikantët duhet të ndiqen nga Interpoli dhe Evropoli duke u ekstraduar në vendin ku kërkohen, sepse trafikimi është i dëmshëm për gjithë botën sepse nuk vepron vetëm brenda një shteti por trafikantët janë të lidhur në mënyrë zinxhirore në mes veti.
3. Nevojat specifike të femrave të trafikuara
Femrat që janë identifikuar si viktima të trafikimit kanë nevoja specifike. Më të ngutshme ose absolute është nevoja e sigurisë personale (mbrojtja nga trafikantët) pastaj sigurimi i ndonjë forme të banimit të sigurt. Po qëse femra e trafikuar kthehet nga vendi i origjinës pa ju siguruar kushtet minimale të jetës  është shumë e rrezikshme që ajo të ritrafikohet. Sepse ajo në një mënyrë është e detyruar të trafikohet sepse gjendja e saj ekonomike e ka imponuar trafikimin e saj. Viktimës duhet ti ofrohet një pagë mujore, ti sigurohet  vendqëndrimi ose vendbanimi në mënyrë që ajo të ketë mjete për jetesë për vete dhe familjen për tu mos u kthyer zanatit të saj të vjetër.
Shumica e viktimave kanë përjetuar edhe trauma të rënda, përfshirë këtu edhe dhunimet, sulmet fizike dhe detyrimin për të kryer shërbime seksuale me shumë meshkuj[33].
Viktimat duhet të këshillohen tu ofrohet përkrahje që ato të rehabilitohen dhe të tejkalohen problemet eventuale shëndetësore. Viktimat nuk janë në gjendje të mirë psikike, mendore emocionale besa edhe fizike për të përballuar riintegrimin.
Përfundimi
Kohëve të fundit po vij deri te termat e reja, trafikimi i femrave nuk është dukuri e re në shoqërinë tonë. Trafikimi i femrave është prezent qysh në kohën e Perandorisë Romake e sidomos në mesjetë për të vazhduar më vonë me një zhvillim të hovshëm deri në shek XIX., shekulli XX karakterizohet me zbulime të mëdha si dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërshtetërore ka ndikuar në ndërrimin e rrugëve të trafikimit si dhe metodës së trafikimit. Shumica e viktimave të trafikimit kanë prejardhje nga vendet e lindjes dhe disa vende tjera më të varfra numri i të cilave shkon duke u rritur çdo ditë si dhe rritja e zinxhirit të kriminalitetit.
Kur është fjala për trafikimin e femrave rëndësi e veçantë i është kushtuar  rritjes së numrit të femrave të trafikuara në Kosovë në periudhën e pasluftës, përkatësisë së tyre shtetërore pastaj mënyrës së trafikimit të tyre, mosha e tyre, përkatësia etnike, nëse janë kosovarë, si dhe  vendet nga të cilat transportohen. Si masë shqetësuese për këtë hulumtim është se viktimat e trafikuara shumica e tyre rekrutohen nga anëtarët e familjes.
Shumica e viktimave të trafikuara janë të mashtruara nga trafikantët për një jetë luksoze pa probleme e varfëria paraqet një faktor i cili ndikon në rritjen e trafikimit. Meqenëse shumica e femrave janë me shkollim fillor shumica e tyre nuk kanë aftësi të gjinden në qytete të mëdha prandaj ato bëhen edhe të varura nga trafikantët e tyre. Për mua është shumë shqetësuese se numri i viktimave të trafikimit në vitet e para të tranzicionit ka qenë shumë më i vogël, në fillim viktimat kanë qenë me prejardhje nga vendet tjera përderisa sipas respodentëve tani numri i viktimave vendore është në rritje.
Trafikimi i femrave është shumë më i përshtatshëm sesa trafikimi me mjete narkotike dhe armë, sepse ato po ti shesësh nuk i ke më, ndërkaq femrat e trafikuara nuk shpenzohen ato janë prapë aty, i shet disa herë. Kur trafikon me femra, trafikon edhe me drogë edhe me armë sepse ato e bëjnë trafikimin edhe të drogës edhe armëve. Shumica e respodentëve janë përgjigjur se organet kompetente antitrafikim ose organet gjyqësore fare pak ose aspak nuk kanë bërë në këtë drejtim, nga kjo shihet edhe nga disa statistika të procedurave gjyqësore të cilat janë nxjerr nga Gjykatat e Kosovës. Numri më i madh i viktimave të trafikimit sipas hulumtimit vij nga Moldavia për të vazhduar më pas nga Ukrainaset e edhe Bullgaret.  Por, situata e vështirë e pasluftës ka ndikuar që edhe numri i kosovareve të cilat trafikohen brenda për brenda Kosovës të rritet.
Shumica e viktimave vendhyrjen në Kosovë e kanë nga kufiri Verior i Kosovës    (Serbia) për të vazhduar më pas me Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë si dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Edhe Kodi Penal, i Kosovës  në kapitullin XIV e sanksionon trafikimin e qenieve njerëzore.
Është diçka relevante të themi se institucionet e Kosovës kanë bërë fare pak në këtë drejtim lidhur me parandalimin e kësaj dukurie, edhe pse gjithmonë janë deklaruar se janë duke punuar në atë drejtim. Për mua qenësore është parandalimi sepse kjo degë e kriminalitetit vërtet ka lulëzuar vitet e fundit, sidomos në kohën e pas luftës kur është rritur prania e ndërkombëtarëve në Kosovë. Vallë numri i ndërkombëtarëve ka ndikuar edhe në rritjen e kësaj dukurie? Sipas statistikave dhe përgjigjeve të respodentëve, po, sepse është rritur  kërkesa, kur kërkesa është më e madhe edhe ofertat rriten. Institucionet tona duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim, ato gjithashtu duhet të angazhohen dhe të bëjnë të pamundurën  në zënien e viktimave bile edhe trafikantëve. Sidomos organet kufitare duhet të jenë azhure gjatë kontrolleve kufitare. Organet e ndjekjes edhe pse janë pak më të angazhuar në këtë drejtim kur çështja vije në procedurë gjyqësore ato kalojnë me dënime të vogla ose disa edhe prej tyre në mungesë provash lihen të lirë, për të vazhduar gjithmonë me fjalinë e tyre të famshme hetimet vazhdojnë, zero tolerancë ndaj trafikimit, ndal trafikimi i qenieve njerëzore e kështu me radhë.

[1] Neni 3, paragrafi (a) i Protokollit për Parandalimin, Suprimimin Dënimin e Trafikimit të Personave
[2] www.unodc.org dt 1.02.2010.
[3] Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), “Njohuri themelore kundër trafikimit të qenieve njerëzore’’, Prishtine: Janar 2007.
[4] Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), “Njohuri themelore kundër trafikimit të qenieve njerëzore’’, Prishtine: Janar 2007.
[5] Kodi Penal, i Kosovës, (16 Prill 2004, Gazeta Zyrtare), neni 139, paragrafi , fq 62.
[6] Po aty, neni 139, paragarfi 8, nënparagrafi 1.
[7]Bisedë me prof. Arif Biringjiku, psikiatër në klinikën Neuropsikiatrike të Fakultetit të mjekësisë, Prishtinë.
[8] Të dhëna të marra nga gjykatat e Kosovës, intervistimi përmes intervistës ballë për ballë i kryetarëve të gjykatave komunale e të qarkut nga autorja e punimit.Sipas kësaj ka dal edhe një raport i OSBE-së, se gjykatat fare pak punojnë në drejtimin e parandalimit të trafikimit të femrave.
[9] Policia e UNMIK-ut, Raporti Vjetor për Trafikimin e Femrave, Prishtinë: Policia e UNMIK-ut, Raport i Fundvitit 2001.
[10] Policia eUNMIK-ut, Raporti Vjetor për Trafikimin e Femrave, Prishtinë: Policia e UNMIK-ut, Raport i Fundvitit 2000.
[11] Prezantim nga Robert Pedlow, Zv / Komisioneri (Krimi) Policia e UNMIK-ut në konferencën mbi krimin e organizuar dhe trafikimin, Wilton Park në Londër, nëntor 2003.
[12] Raport i IOM-it zyra në Pejë.
[13] Ky rast i është raportuar policisë me 6 shtator 2002 në Prizren, vajza është e mitur, 14 vjeç.
[14] Rast i stacionit të Policisë në Pejë (intervista me polic).
[15] Policia eUNMIK-ut, Raporti Vjetor për Trafikimin e Femrave, Prishtinë: Policia e UNMIK-ut, Raport i Fundvitit 2000.
[16] Prezantim nga Robert Pedlow, Zv / Komisioneri (Krimi) Policia e UNMIK-ut në konferencën mbi krimin e organizuar dhe trafikimin, Wilton Park në Londër, nëntor 2003.
[17] Projekti, Prostitucia vo Makedonia, Skopje, 1996, fq 46.
[18] Të dhëna të marra nga Organizta joqeveritare Prosperiteti në Gjakovë Ardiana Haxhibeqiri.
[19] Potencon Adriana Haxhibeqiri, Organizta Joqeveritare Prosperiteti në Gjakovë.
[20] Radio Evropa e Lirë, intervistë me Veton Elshanin, Zëdhënës i policisë së Kosovës, 26.09.2005.
[21] Nadie Ahmeti, Programet – Aktuale, “Institucionet e Kosovës të përkushtuara për luftimin e trafikimit të njerëzve, Dt. 26.09,2005. www.europa e lirë.org.
[22] Kodi Penal, i Kosovës, neni 139.
[23] Nadie Ahmeti, Programet – Aktuale, “Institucionet e Kosovës të përkushtuara për luftimin e trafikimit të njerëzve, Dt. 26.09,2005. www.europa e lirë.org.
[24] Policia eUNMIK-ut, Njësia Internacionale për AntiTrafikim të Personave, Hulumtim i Paul Hume për Trafikimin e Qenieve të Gjalla në Kosovë, TPIU HQ. Prishtinë.
[25]Policia eUNMIK-ut, Raporti Vjetor për Trafikimin e Femrave. Prishtinë: Policia e UNMIK-ut. Raporti i fundvitit 2003.
[26] Policia eUNMIK-ut, Raporti Vjetor për Trafikimin e Femrave. Prishtinë: Policia e UNMIK-ut. Raporti i fundvitit 2003.
[27] R.agip Halili, “Kriminologjia”, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë: 2000, fq 275.
[28] Selvete Gerxhaliu , “Trafikimi dhe prostitucioni i femrave”, Prishtinë, 2003.
[29] Platforma e KB e miratuar në, Vjenë 1993.
[30] Brussels Declaration on Preventing and Combating Trafficing in Human Beings, Global Challenges for the 21 Century, 18- 20 September 2002, Brussels, Belgium.
[31] Selvete Gerxhaliu.,” Trafikimi dhe prostitucioni i femrave”, Prishtinë, 2003, fq 171.
[32] Selvete Gerxhaliu, “Trafikimi dhe prostitucioni i femrave”, Prishtinë, 2003, fq 173.
[33] Selvete Gerxhaliu, .’’ Trafikimi dhe prostitucioni i femrave’’, Prishtinë, 2003, fq177.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...