2011-01-06

“Vrasje dhe dëshmi”, një libër me dëshmi të shumta për vrasjet në Anamoravë




Libri “Vrasje dhe dëshmi” i autorit Musa Sabedini paraqet një argument më shumë për gjenocidin dhe dhunën e serbëve ushtruar vite me radhë ndaj popullit shqiptar të Kosovës. 

Kështu është thënë të premten me rastin e promovimit të këtij libri në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, i cili përmban dëshmi të dhunës dhe keqtrajtimeve që ka përjetuar populli i Anamoravës gjatë luftës së vitit 1999.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, ka theksuar se në rrethinën e Gjilanit është ushtruar dhunë dhe gjenocid nga forcat serbe.

Ndërkaq Fejzullah Berisha këtë libër e quajti si rast për nevojat e aspekteve juridike pasi që dëshmitarët kanë përmendur dhe emra të paramilitarëve serbë, të cilët kanë marrë pjesë në krime.

“Vrasje dhe dëshmi është një argument kundër harresës, si dhe bartës i ndërgjegjes gazetare pasi që gazetaria kërkon vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç saj”, ka thënë avokati Shemsedin Pirri.

image
 Kosova me institucionet e saja hetuese me apo pavetëdije ka lënë anash dëshmitarët e gjallë të këtyre ngjarjeve, duke aluduar në sulmin e botës se “Kosova nuk ka dëshmi”.




Në fund, autori tha se libri ka synim që t`i prezantojë të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve, sepse edhe dëshmitarët një ditë do të plaken, do t’i harrojnë ngjarjet dhe do të vdesin një ditë. “Aty ku nuk dëgjohen viktimat, aty nuk ka as shtet ligjor, aty nuk ka përfillje të të drejtave të njeriut”, ka thënë Sabedini. 

image


Mbi 200 emra  të serbëve të dyshuar për vrasje 


Autori i librit ka shfrytëzuar shumë materiale interesante që flasin për tragjeditë e vitit 1999. Me deklarata të drejtpërdrejta dhe dëshmi rrëqethëse, autori synon ta sensibilizojë edhe njëherë shoqërinë kosovare, në veçanti organet hetuese, që të mos harrojë atë që ka ndodhur në Anamorave e Kosovë. “Çdo vrasje në Kosovë mund të argumentohet  e dëshmohet, por si shoqëri kemi dështuar për t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata serbë të dyshuar për krime lufte”, ka shtuar Sabedini. Në libër, gjithashtu, janë botuar edhe mbi 200 emra të serbëve të dyshuar, të cilët në mënyrë të organizuar dhe me paramendim kanë marrë pjesë në vrasjet e qytetarëve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti. “Nga të gjitha dëshmitë e drejtpërdrejta nga terreni dhe të argumentuara nga dëshmitarët e gjallë, familjarë të viktimave, persona aktivë gjatë luftës, del se vrasjet janë kryer me paramendim dhe me një program kohor të organizuar e të dirigjuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe”, ka thënë Sabedini.
*************

Doli nga shtypi libri “Vrasje dhe dëshmi”,i gazetarit dhe publicistit Musa Sabedini, në të cilin libër, në mënyrë të detajuar janë përfshirë vrasjet dhe persekutimet e qytetarëve të pafajshëm gjatë luftës së fundit të vitit 1999, në Gjilan, Kamenicë e Viti.

Libri është i detajizuar dhe me dëshmi plotësuese dhe përfshinë masakrat e Llashticës, Zhegrës, Llovcës, Zhegovcit, Lladovës, Bresalcit, Lubishtë, Gjylekar, Slaltinë, Verban, Debëllde, Kopernicë etj. Libri “Vrasje dhe dëshmi”, është botuar nën përkujdesjen e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

Recensenti prof. dr.Pajazit Nushi e ka quajtur ktë libër një dokumentar argumentues. Sipas tij, libri “Vrasje dhe dëshmi”i Musa Sabedinit, flet edhe për djegiet e kufomave, përdhunimet, humbje të gjurmëve, zhdukje të njerëzve, persekutime të organizuara të veprimtarëve etj.

Nushi ka thënë se libri ka karakter dëshmues, meqë dëshmitë janë të ngritura mbi bazën argumentuese të vrasjeve e masakrave të perceptuara nga të pranishmit-dëshmitarët.

“Duke shënuar datat dhe vendet e vrasjeve autori ka kryer objektivizmin hapësinor dhe kohor të këtyre ngjarjeve trishtuese në Anamoravë. Në këtë pikëpamje përmbajtja e librit ka përmasë objektive dhe të rëndësishme për nevoja historike,sociologjike dhe juridike” ka thënë Nushi.

Ndërsa, vet autori Musa Sabedini, ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale "2lonline", se ibri “Vrasje dhe dëshmi”, ka synim që t`i prezantojë të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve sepse edhe dëshmitarët një ditë do të plaken, do të harrojnë ngjarjet dhe do të vdesin një ditë.

“Aty ku nuk dëgjohen viktimat, aty nuk ka as shtet ligjor, aty nuk ka përfillje të të drejtave të njeriut” ka thënë Sabedini.

Ai thotë të ketë shfrytëzuar shumë materiale interesante që flasin për tragjeditë e vitit 1999. P oashtu me deklarata të drejtpërdrejta dhe dëshmi rrëqethëse, Sabedini ka synuar ta sensibilizojë edhe njëherë shoqërinë kosovare dhe në veçanti organet hetuese që mos të harrojnë atë që ka ndodhur në Anamorave e Kosovë.

“Çdo vrasje në Kosovë mundë të argumentohet e dëshmohet, por si shoqëri kemi dështuar për të vënë para drejtësisë të gjithë ata serb të dyshuar për krime lufte” ka thënë Sabedini.

Sipas tij, bazuar në të gjitha dëshmitë e drejtpërdrejta nga tereni dhe të argumentuara nga dëshmitarët e gjallë, familjarë të viktimave, persona aktiv gjatë luftës, del se vrasjet janë kryer me paramendim dhe me një program kohor të organizuar e dirigjuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Në libër gjithashtu janë botuar edhe mbi 200 emra të serbëve të dyshuar të cilët në mënyrë të organizuar dhe me paramendim kanë marrë pjesë në vrasjet e qytetarëve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...