Duke gjykuar nga skandalet seksuale shumëvjeçare në Washington, mund të thuash se pushteti është me të vërtetë afrodiziaku më i fuqishëm, si për politikanët e rinj pa eksperiencë, ashtu edhe për ujqërit e vjetër
Një prostitutë e infiltruar, metoda e lehtë për të fituar Luftën e Ftohtë
Duke gjykuar nga skandalet seksuale shumëvjeçare në Washington, mund të thuash se pushteti është me të vërtetë afrodiziaku më i fuqishëm. Si për politikanët e rinj pa eksperiencë, ashtu edhe për ujqërit e vjetër, zhdërvjelltësia dhe suksesi politik duke se ngjall arrogancë dhe nxitje hormonale.
Jo për çudi, kryeqyteti që konsiderohet si zemra që mban gjallë të gjithë vendin, ka një "histori të gjatë" të arteve të bukura të kërcënimeve seksuale.
Figura pioniere e "dosjeve seksuale" të Washingtonit ka qenë përgjuesi më i rrezikshëm, J. Edgar Hoover. Falë dosjeve të tij të famshme të seksit, të cilat përmbanin pislliqe rreth çdo personi në Washington sipas tij, Hoover arriti të mbante nën presion dhe kontroll të vazhdueshëm të gjithë kryeqytetin dhe tetë presidentë të ndryshëm për më shumë se gjysëm shekulli.
Në përgjithësi, Hoover ishte një gjeni i organizimit, një punëtor i fiksuar dhe që nuk lodhej kurrë, një mbikëqyrës i ashpër i cili njëllosi një sens fanatik besnikërie tek agjentët e tij dhe një burrë i cili gati i vetëm arriti të krijojë dhe të drejtojë një nga organizatat qeveritare më të pakorruptueshme. Megjithatë, Hoover ishte një transvestite dhe kishte marrëdhënie homoseksuale. Në këtë mënyrë, jeta e tij publike dhe ajo private ishin një kontradiksion hipokrit. Ai ishte një revizionist dhe nuk lejonte askënd që ta shfaqnin atë më pak se më të mirin.
Hoover vdiq në vitin 1972 pasi kishte qenë kreu i FBI-së për një periudhë të vlefshme me ndërrimin e tetë presidentëve në Shtetet e Bashkuara, shumica e të cilëve jetonin në frikë konstante se mos ai i bënte shantazh. Si një kongresmen, Richard Nixon e admironte shumë Hoover-in dhe për më tepër ai kishte qenë një ndihmë mjaft e madhe në dënimin e Alger Hiss si tradhtar komunist. Por, kur u bë president, ai arriti të kuptonte më mirë pushtetin e drejtuesit të FBI-së dhe mendonte me të drejtë se po ta shkarkonte nga detyra, ai me gëzim të madh do të rrëzonte të gjithë tempullin bashkë me të.
Harry Truman e konsideronte kreun e FBI-së shumë pak të ndryshëm nga kreu i Gestapos apo i policisë sekrete ruse. Ai tërbohej nga mania e Hoover-it për të vendosur kamera dhe përgjues kudo për të demaskuar çdo njeri të cilin Hoover e konsideronte si një armik moral ose politik. Lyndon Johnson e quante Hoover-in "një bastard homoseksual" edhe pse u ndihmua politikisht prej tij dhe të dy arritën të ruanin një marrëdhënie të përzemërt. Disa nga shenjestrat speciale të Hoover-it ishin: Franklin dhe Eleanor Roosevelt, John dhe Robert Kennedy, Harry Bridges i "Longshoreman's Union" dhe Martin Luther King, Jr.
Në biografinë revizioniste të Hoover-it, "Official and Confidential", Anthony Summers e akuzon atë se insistonte në një kult personaliteti në agjenci. Gjëja më e rëndësishme që theksohet në këtë libër është se vetë Hoover kërcënuesi, kërcënohej nga Mafia. Çudia qëndron në faktin se FBI-ja ishte në gjendje që t'i pastronte këto dosje ose thjesht t'i shkatërronte, por Hoover e dinte shumë mirë se jeta e tij seksuale ishte e kompromentuar dhe se herët a vonë do të zbulohej.
Jo rastësisht, periudha më e ngarkuar e Hooverit ka qenë ajo kur John F. Kennedy kishte zënë vend në Shtëpinë e Bardhë dhe dhomat e shumta të gjumit që ndodheshin atje. Sipas burimeve të shumta, kur u përhapën me shpejtësi thashethemet se Kennedy do të pushonte nga puna shefin e FBI-së, pikërisht Edgar Hoover, ai filloi të nxirrte në pah një e nga një të gjitha dosjet e tij të pasura, por duke u kujdesur që të ruante dhe të fshihte mirë të tijat. Me një inat dhe obsesion që po ktheheshin në sëmundje patologjike për të, Hoover ka përgjuar çdo fole dashurie legjionare të Kennedy-t dhe ka regjistruar të gjitha telefonatat e presidentit me mikeshat e tij të lojërave të seksit, duke filluar që nga prostituta Judith Campbell Exner e deri tek superylli Marilyn Monroe, dhoma e gjumit e të cilës ishte tej mase e zënë nga të dy vëllezërit Kennedy.
Hooveri me sy përgjues kishte penetruar me anë të video kasetave edhe nëpër fluturimet e Jack me aktoren Angie Dickinson, duke kryer marrëdhënie në avion ekskluziv privat. Duke luajtur me dinakëri në të dy krahët kundër mesit, Hoover furnizonte me informacione të përhershme, faqet kryesore të gazetave rreth një aventure të vjetër të Kennedy-t me një sekretare të Senatit dhe rreth ish-martesës së shumëpërfolur të tij. Më pas, me sjelljen tinzare që e karakterizonte, e fuste Kennedy-n në borxhe me të duke i siguruar materiale që mund të detyronin gazetën të shkruante ditën tjetër një përgënjeshtrim, sipas gazetarit Anthony Summers.
Kur bëhej fjalë për të regjistruar pozicionet kompromentuese të Jack dhe Bobby, Hoover-in kishte kush e ndihmonte. Mafia dhe Jimmy Hoffa gjithashtu u siguruan të vendosnin përgjues elektronike në strofkat e fshehta të Marilyn Monroe, duke regjistruar veçanërisht aktoren me presidentin në shtëpinë buzë detit të kunatit të tij, Peter Lawford.
Hoover përdori të njëjtën taktikë në hakmarrjen e tij kundrejt Martin Luter Kingut duke përgjuar hap pas hapi vendet e takimit të liderit të të drejtave civile me dashnorë të ndryshëm, duke përhapur thashetheme të pavërteta se King ishte homoseksual. Traskriptimet e bisedave të përgjuara iu servirën shtypit të përditshëm, por media nuk i konsideroi ato të vërteta.
Hoover gjithashtu kishte një dosje seksuale mbi Richard Nixon ku tregoheshin të gjitha festat e tij perverse. Sipas raportimeve të Anthony Summers, ndërkohë që Nixon ishte zëvendëspresident, ai u takua me një guidë turistike të re nga Hong Kongu, e cila quhej Marianna Liu. E bindur se Liu ishte një spiune e Kinës Komuniste, CIA kishte pozicionuar kamerat me rreze infra të kuqe në dritaren e dhomës së gjumit të Nixon-it në trenin e inteligjencës britanike gjatë vizitës së tij në Hong Kong. Liu dhe Nixon u betuan për Summers se nuk kishin kryer kurrë marrëdhënie seksuale, por Hoover raportoi me gëzim të madh të gjithë dosjen e Nixon-it me spiunen Liu përpara se ai të bëhej president.
Për shkak se ishte një person që nuk i kursente aludimet banale dhe perverse për të përforcuar "provat" e tij, Hoover më pas nxorri në pah një raport që sugjeronte se djemtë e ardhshëm të Watergate, H. R. Haldeman, John Ehrlichman dhe Dwight Chapin ishin dashnorë homoseksualë. Kjo bombë plasi në vitin 1969 para Watergate-it dhe burimi i Hoover-it, një banakier lokali i paidentifikuar, dëshmonte se ata të tre ishin parë dhe dëgjuar shumë shpesh duke bërtitur dhe kënduar nga gëzimi nëpër festat homoseksuale në hotelin e Watergate. Sigurisht, kjo nuk ishte e vërtetë dhe Ehrlichman i tha reporterit Summers, "Arrita të mendoj se Hoover e bëri këtë gjë vetëm për të nxjerrë hapur kthetrat ose për të bërë për vete presidentit Nixon, ndoshta të dyja së bashku.
Në Washinton, çfarë mbjell do të korrësh dhe homoseksualiteti i vetë Hoover-it ishte e pamundur të qëndronte sekret për shkak të armiqve të tij të shumtë. Bosi i Mafies, Meyer Lansky kishte një kënqësi të veçantë kur mburrej se "ia kishte treguar qejfin" Hoover-it qëllimisht, duke siguruar foto të shumta të tij duke u puthur madje edhe duke kryer marrëdhënie me partnerin që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, Clyde Tolson. Sipas Summers, në fund të vitit 1940, ka patur edhe foto të Hooverit të veshur si femër joshëse duke pozuar për të dashurin e tij. Edhe koleksionisti tipik i fundërrinave, gjuetari i kundërspiunëve, i cili punonte për CIA-n, James Jesus Angleton, ka patur gisht në mbledhjen e provave për të inkriminuar Hoover-in me foto seksuale.
Shantazh apo jo, kurthi dhe ndikimi i mafiozit kundër Hoover-it ka qenë jashtëzakonisht i madh. Drejtori i pagabueshëm, moralisht i përsosur që dënonte të gjitha veprimet imorale liderve amerikanë, por që në jetën private parapëlqente të vishte të brendshme femrash, refuzoi të pranonte publikisht se Mafia kishte arritur të mblidhte prova kundër tij dhe madje mohoi edhe ekzistencën e tyre.
Hoover ndërroi jetë më shumë se dy dekada më parë, duke marrë me vete dosjet seksuale voluminoze të quajtura "personale dhe konfidenciale". Sigurisht që pas vdekjes së tij ato u zhdukën në mënyrë misterioze, duke i hapur rrugën teorive të ndryshme konspirative duke përfshirë këtu mundësinë se luajalistët e Hoover-it i kanë shkatërruar, se ndoshta CIA mund t'i ketë marrë dhe ruajtur madje edhe se "higraulikët" e Watergate-it të Nixon-it kanë bërë përpjekje për të shpëtuar një herë e mirë nga thashethemet mbi aktivitetet e tyre të nxehta duke vendosur një sasi dinamiti mbi to.
Por, a mund të mendohet se me daljen e Hoover-it nga loja, shantazhi seksual në Washington është thjesht një veçori e historisë së kohës së shkuar? A mund të mendohet se Hoover apo Kennedy-t janë një produkt i një ere kokëkrisur?
Në fakt, shantazhi seksual mund të jetë shumë herë më i fuqishëm dhe prezent në politikën e Washingtonit nga ç'mund të dyshojmë. Më shumë se një ish-investigator në Washington mendon se vajzat prostituta të kontrolluara nga Mafia, operativët e inteligjencës madje edhe lobistët e Washingtonit, kanë drejtuar prej kohësh një raketë nëntokësore për të kompromentuar seksualisht Kongresin dhe Administratën. Studiuesi i konspiracioneve, Peter Dale Scott, e quan atë një "operacion të vazhdueshëm, tejmase të organizuar dhe të mbrojtur". Scott, një ish-diplomat kanadez dhe profesor anglishteje në Universtetin e Kalifornisë, Berkeley, shkon edhe më larg duke sugjeruar se sindikata e seksit në Washington, i kontrolluar nga hijet e inteligjencës dhe Mafies, kanë prodhuar skandalet më të mëdha në Washington të paktën që në fillim të Luftës së Ftohtë.
Me sa duket, pas çdo skandali politik madhor, fshihet një prostitutë. Scott nuk është i vetmi që mendon në këtë mënyrë. Sipas tij, "një dedektiv i Washingtonit tashmë në pension, i cili ka luajtur një rol të vogël por mjaft të rëndësishëm në Watergate", beson se protektorët e mafies dhe lobistët i përdorin prostitutat për të shtypur zyrtarët kyç. Ndoshta kjo mund të jetë një referncë e Carl Shoffler, zyrtari i policisë i arrestuar aksidentalisht kur po rrihte me shuplaka disa hajdutë të Watergate.
Gjatë investigimit të vitit 1982 rreth "përdorimit të drogës dhe aktiviteve seksuale për të bërë lobing kundër kongresmenëve", Shoffler insistoi shumë duke këshilluar investigatorët e kongresit për të kërkuar një rrjet prostitucioni mashkullor që mund të shërbente në Capitol Hill. Dedektivi veteran i policisë besonte se rrjeti i seksit mund të lidhej me një lobist tejmase të fuqishëm në Washington, Robert Keith Cray, i cili kishte miqësi me shumë njerëz të CIA-s. Sipas Peter Dale Scott, disa investigatorë të Washingtonit gjithashtu dyshonin se rrjeti homoseksual i seksit mund të kishte lidhje me bosin e krimit në Washington D.C., Joe "Oposum" Nesline.
Fatkeqësisht, hetimi i kongresit u shpërbë përpara se të arrinte të sqaronte asgjë. Duke përmbledhur hipotezat e shumta të përftuara nga hetimet, njëri nga investigatorët e kongresit ka bërë këtë sqarim për reporteren Susan Trento: "Nëse një lobist dëshiron të përdorë prostitutat për të influencuar legjislaturën, atëherë d.m.th. që ai ka një tufë të madhe talentesh nga e cila zgjedh me të përshtatshmen. Ka shumë "zonja dhe zonjusha" në vend me të cilat mbajnë lidhje të vazhdueshme. Duke përdorur logjikën e thjeshtë, nëse je në biznesin e influencimit të njerëzve me prostituta meshkuj, atëherë duhet të kesh patjetër një rrjet seksi furnizues… Nëse arrijmë të identifikojmë disa nga klientët, është e mundur që të arrjmë të identifikojmë edhe furnitorët e inteligjencës, krimit të organizuar dhe lobistëve. Me fjalë të tjera, duhet të ndiqen gjurmët e lëna pas.
Ish-oficeri i CIA-s (i arratisur) Frank Terpil nuk pati aspak keqardhje për të identifikuar një nga këta klientë, i cili ishte edhe një ish-punëtor i tij. Terpil i tha autorit investigativ Jim Hougan, se operacionet e shantazheve seksuale të drejtuara nga CIA ishin të zakonshme në Washington gjatë periudhës së Watergate. Terpil i drejtoi gishtin edhe ish-ortakut të tij të dikurshëm, Ed Wilson, si ndihmës i njërit nga këto operacione. Terpil tregoi se Wilson kishte drejtuar një kurth nga George Town Club i agjentit korean Tong Sun Park, anëtar i inteligjencës koreane që ilustroi në vitin 1970 atë që më pas u kthye në "skandalin Koreagate".
"Historikisht, - shpjegoi Terpil, - një nga punët kryesore të Wilsonit në agjenci ka qenë të shkatërronte anëtarët e të dy Shtëpive të Kongresit me çdo mjet të nevojshëm… Disa njerëz të caktuar mund të kërcënoheshin shumë lehtë me anë të publikimit të fantazive të tyre seksuale, të cilat regjistroheshin në mënyrë të përheshme me kamera të teknologjisë së lartë".
Duhet të saktësojmë që patjetër që Terpil nuk ka servirur asnjë provë për të vërtetuar akuzat e tij dhe një ish-oficer i CIA-s, i cili është dënuar në mungesë për aktivitete terroriste, nuk mund të vlerësohet për sinqeritetin e tij. Nga ana tjetër, ka shumë thashetheme që sugjerojnë se metoda e preferuar e CIA-s për të arritur qëllimet e saj ka qenë pikërisht shantazhi seksual. Nëse beson fjalët e Terpilit dhe thashethemet për veprime ilegale të agjencisë në vendin e saj gjatë katër dekadave të fundit, historia e tij mund të duket edhe e vërtetë në një farë mënyre.
Interesant është fakti që edhe Robert Keith Gray, superlobisti i gjithëpranishëm, emri i të cilit u përmend edhe në investigimin e vitit 1982 mbi rrjetin homoseksual të seksit, përmendet gjithashtu në periudhën George Toën Club-Terpil. Gray, i cili (aksidentalist apo jo) tërhiqet shpesh nga forca gravitacionale e foleve të spiunëve, ka qenë mbikëqyrësi i parë i klubit dhe drejtor në firmën e Terpil-it, "Consultants International" që është gjithashtu një pronë gjigante e CIA-s.
Duke folur për koincidenca të çuditshme, mund të jetë asgjë më shumë se sa një provë tjetër që Washingtoni është i rrethuar nga rrjetet, por emrat e lobistëve dhe Koreanit Park të përmendur nga terpil, u shfaqën përsëri disa vjet më vonë në librin e një "zonje" të një shtëpie publike, e cila lidhej me një skandal të famshëm, skandalin më të madh të të gjitha kahërave: Watergate.
Teoria se çështja Ëatergate doli, jo qëllimisht, nga fryma e një rrjeti politik të seksit, u propozua për herë të parë nga gazetari Jim Hougan në librin e tij "Axhenda Sekrete".
Zonja Heidi Rikan punonte për shtresën e lartë të Washingtonit në apartamentin Columbia Plaza, që ndodhej përballë kompleksit të zyrave të Ëatergate. Hougan sugjeron se vajzat prostituta të Rikan mund të kenë qenë "ose pjesë e një operacioni të CIA-s ose shënjestra e një operacioni të CIA-s".
Me pak fjalë, hipoteza e Hougan-it është kjo: Vajzat e Columbia Plaza i shërbenin një klientele shumë të veçantë politike, pikërisht demokratët të cilët porosisnin "shoqërinë" e veçantë nga një telefon i zyrave qendrore të Komitetit Kombëtar Demokrat në brendësi të ndërtesës Watergate. Pasi kishin zbuluar këtë metodë pjellore, përkrahësit e Nixon-it vendosën të vinin nën shënjetër "klinetët" demokratë të prostitutave. Por, duke bërë këtë, ata rrezikuan të ekspozonin më shumë se sa duhej përgjuesin kryesor të linjave të tyre telefonike: CIA-n. Ergo, skuadra e të infiltruarve të CIA-s në Shtëpinë e Bardhë (sipas raportimeve, konspiratorët superpatriotikë James McCord dhe E. Howard Hunt) u detyruan të sabotonin hyrjen me forcë në Watergate në mënyrë që të mbronin ekspozimin e planit të tyre të mëvonshëm seksual nga hajdutët e Nixon-it.
Një hap ilegal spiunazhi i CIA-s, e cila jo qëllimisht ka ndihmuar edhe në shkatërrimin e Richard Nixon? Kjo po që është e pabesueshme! Spiunazhi në histori ka lindur shumë shumë kohë më parë se sa "zonjushat" e bukura të Watergate dhe nëse CIA do të kishte kryer një mision të tillë spiunazhi, të jeni të sigurt që nuk do të kishte qenë kaq i thjeshtë për t'u zbuluar.
Teoricieni konspiratist i merituar, Peter Dale Scott ka guxuar edhe më parë që të nxjerrë një pohim. Duke futur në punë semiotikën e kërkimeve konspirative - ku emrat lidhen me emra të tjerë, data dhe veprime të këqija duke krijuar një tablo dyshimi, e cila shpeshherë është mjaft intriguese nëse jo gjithmonë përfundimtare - Scott ka arritur të bashkojë pikat.
Më interesant akoma është fakti se "zonja e Watergate" Heidi Rikan, ka qenë e dashura e mafiozit Joe "Oposum" Nesline, i cili ka patur aq shumë lidhje me skandalin e seksit homoseksual të Capitol Hill-it, saqë ngriti dyshime edhe tek detektivët e Washingtonit.
Të dashurit e ndryshëm dhe ish-bashkëshortët e Rikan dhe shoqërueses së dhomës së saj Mo Biner (e cila u martua me figurën kyce të Watergate John Dean, gjë që e bën Mo-në një karakter kryesor sipas revizionistëve të skandalit) ishin të gjithë të lidhur me Quorum, një klub mazokistësh të viteve 1960 i drejtuar nga Bobby Baker, një ish-ndihmës i Lyndon Johnson. Scott hamendësonte se të gjitha rrugët të çonin drejt klubit të Baker-it për një arsye: Quorum funksiononte si një vend i thurrjes së planeve të seksit ndërmjet mafies dhe inteligjencës gjatë viteve '70.
Ishte pikërisht Bobby Baker, ai që e prezantoi Presidentin Kennedy me një gjermane tejmase të bukur të quajtur Ellen Rometsh, fytyra e vërtetë e së cilës u bë shmë shpejt e dukshme. Scott spekulon se J. Edgar Hooveri i dërgoi shtypit fjalë për këtë pamaturi. Qoftë Hoover apo dikush tjetër, ai që ka përhapur atë ngjarje për pak do të ndizte një skandal botëror. Kjo, për arsye se e dashura gjermane e Kennedy-t shkonte gjithashtu në shtrat me një diplomat sovjetik, një "koincidencë" e cila nëse do të bëhej publike mund t'i prishte atij shumë punë në kulmin e Luftës së Ftohtë. Kërcënimi i një "shpërthimi prostitutash" me implikime ndërkombëtare, e detyroi Bobby Kennedy-n të merrte masa dhe të ruhej nga skandalet.
Scott gjithashtu thekson se aventura JFK-Rometsch ka ndodhur paralel me çështjen skandaloze të vitit 1962, që përmbysi ministrin e Luftës së Britanisë, John Profumo. Profumo pranoi publikisht se ishte marrosur pas Christine Keeler, një prostitutë festash, e cila punonte për ndërmjetësin seksual, Stephen Ward. Ai skandal rezultoi të ishte shkatërrues në mënyrë fatale për Profumon pasi Keeler i shërbente në të njëjtën kohë edhe kujt tjetër, një diplomati sovjetik. Për më tepër, zbulimet më të fundit kanë sugjeruar se agjencia e inteligjencës britanike, MI5, "kishte përdorur për një periudhë kohe rrjetin e seksit të Stehen Wars për të kompromentuar agjentin sovjetik". Scott në këtë pikë mendon se çdokujt do t'i lindte natyrshëm dyshimi. Mos ndoshta MI5-a e ka përdorur atë edhe për të kompromentuar Profumon? Mos ndoshta edhe presidenti aventurier Kennedy ka rënë në të njëjtën grackë seksi?
Ka edhe dia fakte interesante që bëjnë edhe më të fortë lidhjen midis aventurës së Kennedy-t dhe çështjes së Prifumos të manipuliar nga MI5-a. Gjatë verës së vitit 1963, dosjet e nxehta seksuale të Hoover-it filluan të pikonin përsëri. Nëpër artikujt e gazatave shkruhej se një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara kishte fjetur me dy pjesëtare të rrjetit seksual britanik, Ward-Keeler, jo çuditërisht i njëjti rrjet që kishte fundosur edhe Profumon. Ai zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara pa dyshim duhet të ketë qenë i jashtëzakonshmi John F.Kennedy. Scott vëren se "MI5-a, si agjencia e kundërinteligjencës britanike, ka mbajtur lidhje direkte si me Hoover-in e FBI-së, po ashtu edhe me CIA-n". A e kanë ndihmuar britanikët Hoover-in që të organizonte një plan për përmbysjen e Kennedy-t?
Bobby Baker, katalizatori i çështjes JFK-Rometsch, më pas mburrej se kishte në dorë letra nga femra fatale gjermane që mund të dëshmonin fakte të trupshme rreth të gjithë familjes Kenndy, gjë që për Scott-in, "forcon më shumë dyshimin e tij për një operacion shantazhi të sofistikuar dhe të vazhdueshëm" në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.
Shantazhi seksual me sa duket nuk ka qenë vegla ekskluzive e Hoover-it pasi shumë njerëz dhe institucione të tjera e kanë konsideruar atë një metodë të shkurtër dhe të thjeshtë për të arritur qëllimet e tyre. Hoover padyshim ka qenë më gjakftohti dhe më i pamëshirshmi i këtyre njerëzve. Megjithatë, edhe në kohët e korrupsionit të madh, njerëzit e brezit të vjetër do ta kenë të vështirë të pranojnë se personi që shumica e amerikanëve dikur e konsideronin si hero kombëtar, ka qenë një njeri si gjithë të tjerët, ndoshta dhe më i keq se të tjerët, i aftë për të kryer çdo mëkat ekstrem i shtyrë nga pushteti. Brezat e vjetër parapëlqejnë ta kujtojnë atë si "të paprekshëm", një burrë që shpalli listën e dhjetë kriminelëve më të mëdhenj të Amerikës e më pas doli jashtë për t'i kapur ato. Emrat e tyre vazhdojnë sot e kësaj dite të konsiderohen si më të poshtrit: John Dillinger (prostitut homoseksual dhe grabitës bankash), Charles Arthur "Pretty Boy" Floyd (grabitës bankash në kohën e Depresionit të Madh), Al Karpis (mafioz i bandës së Barker), Lester Joseph Gillis (grabitës bankash), Roger Touhy (bosi i mafies) dhe Kate "Ma" Barker (kriminele).
Agjencioni Floart-Press
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...