2011-01-02

Kush është ''Kolona e Pestë'' e Dick Martyt?

Akuzat e Dick Martyt ndaj Hashim Thaçit nuk ishin të reja. Siç dihet, ato qarkullonin në media (etj) prej rreth një dekade, pa përmendur këtu librin e dabatueshëm të Carla Del Pontes. Pyetja është: përse akuzat ne fjalë u ri-shfaqën përsëri tani, ndërsa në skenën rajonale po evidentoheshin ngjarje shumë të rëndësishme?

Ose e thënë ndryshe: A ka lidhje raporti i Martyt me:

(i) Zgjedhjet në Kosovë;
(ii) Çështjen e Albana Vokshit në Kosovë;
(iii) Mocionin e rrëzimit të Berlusconit në Itali;

Ndërsa mund të duket i egzagjeruar paneli i mësipërm, fakt është se pikërisht ngjarjet e mësipërme ishin në fokus të ditës në rajon, kur "si në një qiell të pastër" (pa asnjë paralajmërim) plasi "vetëtima" Marty!

Le t'i trajtojmë elementët e mësipërm:

(i) Raporti i Martyt doli menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë. Në këtë aspekt, duket se nuk ka shumë lidhje me evenimentin elektoral atje, pasi nga praktika e fushatave elektorale, informacioni që synon të dëmtojë kandidatin e caktuar, zbardhet para zgjedhjeve (jo pas), për të patur impaktin e pretenduar tek votuesit. Fakti që Thaçi u "kursye" gjatë fushatës elektorale, mund të interpretohet se raporti i Martyt s'ka shumë lidhje me Thaçin (si individ), dhe se "Kali i Trojës" i Martyt ndoshta s'ndodhet në Kosovë.
Edhe argumenti i kundërt, se nëse raporti do ishte zbardhur para zgjedhjeve do thellonte fitoren e Thaçit për shkak të kundëreagimit instiktiv kosovar ndaj raportit, mendoj se nuk qëndron, pasi i njëjti argumet funksionon edhe anasjelltas, pra edhe pas zgjedhjeve raporti do ishte në favor të Thaçit, fakt ky qe po evidentohet kudo sot në botën shqiptare.

(ii) Çështja e përfolur e Albana Vokshit ishte gjithashtu në fokus të atyre ditëve, ndërkohë që (nëse ju kujtohet) z. Berisha pat lëshuar një kërcënim ndaj qeverisë së Thaçit, se nëse nuk mbyllet çështja Vokshi, ai do hakmerrej (pak a shumë kjo ishte fabula e tij), pavarësisht se nuk tregoi skenarin. Por çështja Vokshi nuk u mbyll, dhe ajo rezulton zyrtarisht e dënuar nga Gjykata e Kosovës.
Në vijim të kësaj linje, pyetja që ngrihet është: a ka lidhje raporti i Martyt me "hakmarrjen" e pretenduar të Berishës?

(iii) Në kohën kur doli raporti i Martyt, pati një zhvillim domethënës në Itali. Kryeministri italian Berluskoni përjetoi një mocion serioz mosbesimi, dhe, siç u tha, perdori deri dhe paratë nën dorë për të blerë votat, për ti shpëtuar rrëzimit.
A ka lidhje kjo ngjarje me raportin e Martyt? - shtrohet pyetja.

Dick Marty është një italian i pjesës italiane të Zvicrës, ashtu siç është edhe Carla Del Ponte. Duhet thënë se impakti i Berlusconit (dhe klanit të tij) në pjesën jugore të Zvicrës është tepër i madh, dhe në këtë aspekt qyteti i Luganos (nga ku është Marty) është një strehë e vjetër e mafias italiane ndër vite.

Në vijim të kësaj linje, qeveria e Berluskonit është sot investitorja më e madhe në Serbi, ndërkohë që Berluskoni vijon një projekt shume ambicioz me Rusinë (për gazin), dhe sot ai njihet si aleati më i ngushtë perëndimor i Rusisë në Europë. Prakticiteti i tij prej biznesmeni të paskrupullt, ka bërë që të lëkunden raportet historike mes Perëndimit e Rusisë, duke krijuar frikën e një çarje të botës perëndimore.

Në këtë këndvështrim, edhe vetë mocioni i rrëzimit të Berluskonit mund të ketë patur suport perëndimorë, edhe amerikan, gjithashtu, për ta hequr atë "qafe".

Pyetja që shtrohet këtu ka të bëjë me faktin, se mos ndoshta raporti i Martyt është një far lloj revanshi i Berlusconit ndaj SHBA-s, për tentativën e rrëzimit të tij, dhe synoi të destabilizoj Kosovën, këtë aleate të brishtë amerikane në rajon?

Megjithëse nuk dihet sa e vërtetë është linja llogjike e ngritur më lart, fakt është se në terren, trupat amerikane në Kosovë bënë këto ditë ndryshime në pozcionet e tyre, duke u vendosur direkt në veriun e Kosovës, në frontin më të nxehtë, karshi Serbisë. A është kjo një lëvizje rutinë, apo e lidhur me raportin e Martyt?

P.S. Nuk duhet injoruar se konflikti historik Perëndim vs. Rusi është gjithmon aktual (pavarësisht luhatjeve), ndërsa tingëlloi disi e çuditshme gazeta "Politika" e Beogradit pardje, kur sulmoi "kot-më-kot" Berishën, sulm që më shume u duk si protekshën për të, në situatën post-Marty.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...