Adolf Hitler lindi më 20 prill 1889 në Braunau mbi Inn në Austri në afërsi të kufirit me gjermaninë; vdiq më 30 prill 1945 në Berlin, ku ka bërë vetvrasje.
Adolf Hitleri, biri i Alois Hitler e Klara Pölzl, lindi ne orën 18:30 të 20 Prillit 1889 ne fshatin e vogel austriak Braunau Am Inn, fare pranë kufirit gjerman. Linja familjare e të atit, dhe më vonë e vetë Adolf Hitlerit ka qenë pak a shumë e degjeneruar. Klara Pölzl ishte mbesa e xhaxhait të Aloisit ndërsa Adolf Hitleri 39 vjecar u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Kjo dinasti, që mëse një herë kalon tangent me incestin, së bashku me faktin që dy nga partneret e Hitlerit tentuan të vrisnin veten (njëra me sukses të plotë) , mund të ketë qenë burimi i mendimeve të pavërteta se kryenazisti ishte homoseksual.
Në maj të 1895, në moshën gjashtë vjeçare, Adolf Hitleri hyri ne klasë të parë në shkollën publike të fshatit Fischlam, pranë Linz-it, në Austri. Familja Hitler përbëhej nga shtatë pjestarë: Alois (i ati), Klara (e ëma), Aloisi i Ri the Angela, përkatësisht vëllai dhe motra e Adolfit nga martesa e parë e të atit (të dy më të mëdhenj se Adolfi) si dhe vëllai i vogël Edmund e motra e vogël Paula.
Alois Hitler, tashmë 58 vjeç në pension, ishte i ashpër me fëmijët. Adolfi i Ri u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeçare pasi i erdhi në majë të hundës nga trajtimi i të atit, duke ia lënë stafetën Adolfit të vogël. Në këtë kohë familja Hitler u shpërngul në Lambach, qytezë kjo midis Lenzit e Salsburgut. Adolfi shkonte në shkollën katolike të manastirit afër shtëpisë, dhe ishte i kënaqur që ishin larguar nga ferma. Në 1898 familja u shpërngul përsëri në fshatin Leonding, pranë Linzit. Pak kohë më pas vëllai i vogël i Adolfit, Edmund, vdiq, ngjarje kjo që më shumë se këdo tjetër tronditi Adolf Hitlerin. Në vitin 1900 Aloisi e dërgoi të birin në nje shkollë të mesme teknike në Linz, me qëllim që t'i jepte profesionin e vet si punonjës social, kundra dëshirës së vetë Adolfit i cili donte te ndiqte studimet në një institut konservator, pëe t'iu pëergjigjur pretendimeve personale të ngritura nga njëfarë talenti për pikturë e arkitekturë që zotëronte. Ky konflikt do të mbyllej vetëm me vdekjen e Alois Hitler më 3 janar të 1903 nga një hemoragji akute mushkërish.
Ndonse vdekja e të atit e tronditi thellë, ajo i solli Adolfit edhe lirinë e plotë si kryefamiljar. Ai filloi ta linte pas dore shkollën e për rrjedhojë ngeli në matematikë e frëngjisht. Mësuesit e pershkruajtin si një fëmijë i keq që nuk mund të shtrohej. E vetmja lëndë që e tërhiqte Adolfin ishte historia. Teksa shfletonte përmes luftrave te Gjermanisë, ai shikonte kudo triumf e lavdi, ndjenja këto që rridhnin nga nacionalizmi i verbër që kishte mbirë tashmë në mendjen e tij.
Adolf Hitleri me prejardhje hebrenje
Analiza e ADN-së ka zbuluar se Adolf Hitleri ka origjinë hebreje dhe zezake, pikërisht dy grupimet, të cilat i ka urryer më së shumti gjatë jetës së tij.
Revista belge ‘Knack’ argumenton se analiza është bërë në bazë të ADN-së nga tre të afërmit e Hitlerit, që jetojnë në SHBA dhe një të afërmi ne Austri.
Me analiza paralele është konstatuar se kromozomi Y është identik dhe se grupi i kromozomeve “E1b1b” është i rrallë jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Evropën Perëndimore.
Zakonisht ky grup mund të gjendet në Maroko, Algjeri, Libi dhe Tunizi, si dhe tek hebrenjtë.
Ronny Dekort, një ekspert në fushën e gjenetikës, beson se është ky një rezultat mjaft i çuditshëm dhe se është e mundur që Hitleri të ketë origjinë nga Afrika Veriore.
**************************
Fakte nga jeta e Adolf Hitlerit në burg
Dalin në dritë detaje se si Fyhreri i Gjermanisë merrte trajtim special në qeli Adolf Hitler gëzonte trajtim të veçantë kur ishte në burg në bitin 1924 dhe i lejohej të priste qindra vizitorë – nganjëherë dhe i pambikëqyrur – përfshi këtu dhe 30-40 vetë kur kishte ditëlindjen.
Detajet kanë dalë nga dokumentet e zyrtarëve të burgut të Mynihut, ku ai ka qëndruar.
500 faqe nga burgu Landsberg janë gjetur nga një person nga Nurembergu, mes dokumenteve të të atit, i cili i kishte blerë ato në një treg vjeturinash, në vitin 1970.
Personi, i ciil donte të mbetej anonim tha se ato ishin të futura mes një dëngu librash të Luftës I Botërore që kishte blerë i ati dhe se nuk e dinte se ç’ndodhej aty.
“Dokumentet duken origjinale, por duhet një ekzaminim real për të parë më mirë”, tha një specialist. Dokumentet do dalin në ankand më 2 korrik me çmimin fillestar 25 mijë Euro.
Edhe pse vetëm një prej letrave është firmosur nga Hitleri, ato ofrojnë një dritare intriguese në ditët e fillimeve të tij si lider nazist. Hitleri u burgos në Landsberg pas përpjekjes së tij të dështuar për të marrë fuqinë në Munih.
Një dekadë më vonë, në vitin 1993 nazistët erdhën në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve. Otto Leybold, drejtori i burgut rrëfen në kujtimet e tij se Hilteri ishte shumë i sjellshëm, i përulur e modest me të gjithë, veçanërisht me oficerët.
Hitleri e kaloi pjesën më të madhe të kohës së tij në burg, duke detajuar idelogjinë e tij, ndërkohë që kur ishte jashtë burgut e kaloi kohën duke menduar të ndërtonte bunkere të fshehta.
Një ndër to ishte Akademia bunker që gjendej e varrosur në një kodër të krijuar nga njeriu në pjesën perëndimore të qytetit.
E projektuar nga arkitekti nazist, Albert Speer, bunkeri gjendet në "Malin e Djallit", një kodrinë me lartësi 116 metra në Berlin, e cila është ndërtuar nga 25 metra kub rrënoja të kohës së luftës.
Ndërtesa e papërfunduar, në të cilën Adolf Hitler kishte vënë gurin e themelit në vitin 1937, ishte projektuar për t'u bërë pjesë e kryeqytetit të Perandorisë një mijëvjeçare.
Por probleme "specifike të luftës", sipas një memorandumi nazist, bënë që puna të ndalonte vetëm tre vite pas fillimit të saj. Por historianët kanë krijuar tashmë pamjet virtuale të këtij bunkeri gjigant, duke u bazuar në të dhënat historike.
Sipas këtyre pamjeve, Salla e Pritjeve, e ndërtuar në vitin 1936 në kopshtin e Kancelarisë së Rajhut të Vjetër, është ajo çfarë mund të shihej mbi tokë.
Bunkeri ndodhet pikërisht mbi pistën e vallëzimit në Sallën e Pritjeve. Muret e bunkerit rrethohen nga bodrumet e Sallës së Pritjes, gjeneratori dhe filtrat e ajrimit.
Shkallët e Kopshtit Dimëror të bashkuara me Sallën e Pritjes supozohej të bashkonin apartamentin e Fyhrerit me bunkerin.
Dalja e emergjencës ndodhet në pjesën veriore të bunkerit, ndërkohë që dhe një dalje tjetër më e vogël është e pozicionuar në pjesën perëndimore.
Pas luftës Pasi trupat britanike dështuan ta kthenin bunkerin shtabin e tyre të pasluftës, vendi u zgjodh për të hedhur mbeturinat e rrënojave të luftës nga qyteti i shkatërruar.
Zona më pas u mbulua nga bari, dhe asgjë nga bunkeri i famshëm s'do të dukej. "Mali i Djallit", madje u kthye më vonë një vend të preferuar për ski dhe piknikë familjarë.
Por ekzistencën e këtij bunkeri akademi s'e kishte harruar Shoqata e Botës së Nëntokës së Berlinit, e cila zbuloi dokumentet që tregonin për akademinë. "Pjesa më e madhe e fakultetit të nëndheshëm duhet të jetë akoma e padëmtuar, pavarësisht përpjekjeve për ta hedhur në erë.
Gjithashtu ne e dimë me siguri se në brendësi është dhe një kompleks i plotë bunkerësh", shprehet Dietmar Arnold, nga Shoqata e Nëntokës, e cila ka zbuluar 50 bunkerë në ekzistencën e saj 10-vjeçare.
Profili psikologjik i Hitlerit marrë nga ditari i një mjeku
Diktatori e kishte zakon të kafshonte thonjtë gjatë vakteve të ushqimit dhe fërkonte gishtin tregues tek mustaqet e tij.
Dokumentet sekrete nënvizojnë se Hitleri i besonte propagandës së Goebbels për të dhe besonte me të vërtetë se ai ishte “gjeniu më i madh ushtarak i të gjitha kohërave”.
Zbulimet e fundit dëshmojnë se Hitleri kishte “një dell mazokizmi pasiv” në marrëdhëniet e tij me femrat.
Rutina ditore e Fyhrerit dhe sjellja “e pagdhendur” regjistroheshin në shënime nga nazistët e nivelit të lartë, të cilët ia treguan këto gjera një agjenti britanik.
Dokumentet sekrete kanë dalë për herë të parë pas 60 cjetësh gjatë një pastrimi të shtëpisë së një agjenti britanik që i kishte ruajtur.
Dokumenti ofron një vështrim mahnitës në jetën e përditshme të Hitlerit në bunker dhe përmend dhe dyshimet për homoseksualitetin e tij dhe dashurinë për Rudolph Hess.
Në ditar, ndër të tjera shkruhej, “...ai nuk pi duhan dhe duhani në praninë e tij është rreptësisht i ndaluar pasi ai është shumë i ndjeshëm për sa i përket laringitit”.
Sipas raportit sekret, bisedat në tavolinën e ngrënies në bunker kishin mbi Hitlerin atë efekt që kishte muzika tek të tjerët dhe i stimulonin mendimet dhe e relaksonin.
Në dokumentin sekret shkruhej: “Ai flet me një zë baritoni të butë, pa atë ngjirrjen e pakëndshme që dëgjohet në fjalimet e tij publike. Në tavolinë dhe gjatë të folurës ai shfaq shumë aspekte sjelljeje të pagdhendur”
Në raport thuhet, "Ai kafshon thonjtë gjatë gjithë kohës, fërkon gishtin tregues tek mustaqet dhe mënyrat e tij të sjelljes në tavolinë janë shumë shokuese”.
Dokumenti shkruan se Hitleri...”hante sasi të mëdha keku dhe kjo ishte përgjegjëse për një çrregullim në organet e tretjes dhe zgjerimin e belit”.
Raporti shkruan, “Zërat për homoseksualitetin e tij dhe fiksime të tjera anormale janë thjesht llafe dhe asgjë tjetër. Nëse ka pasur ndonjë anormalitet tek ai është thjesht një dell mazokizmi në marrëdhëniet me femrat”.
Në lidhje me marrëdhënien e Hitlerit me Rudolph Hess, i cili shkoi në Skoci në vitin 1941, nazisti që ka dhënë detajet për raportin thotë se Fyhrer s’ka pasur asnjëherë një shok aq të ngushtë. Ai shton: “Hitlerit i pëlqente të fliste me të si me një vëlla”. Ai shton se pas arratisjes së Hess nga Gjermani, Hitleri e duroi humbjen në mënyrë stoike.
Për sa u përket zhgënjimeve të Hitlerit në raport thuhet se teknikat e Goebbels ishin aq efektive saqë “Hitleri u bë shumë i ndjeshëm ndaj kësaj propagande. Ai nis të besonte se ishte një njeri me aftësi të jashtëzakonshme në artin e luftës”.
Në dokumentin që do dalë në ankand në Britani shkruhet “Secret, Copy No 173” dhe gjithashtu shënohet “Ky raport duhet shkatërruar 48 orë brenda marrjes”, por mesa duket nuk është shkatërruar.
Plani i Hitlerit
Adolf Hitler planifikonte të krijonte një Rend të Ri, një Evropë të bashkuar që udhëhequr nga nazistët.
Në Bashkimin Evropian, nazistët supozohej të shkatërronin qytetet kryesore dhe të reduktonin popullsinë, në mënyrë të tillë që Rusia të bëhej e nën-populluar, një komb tërësisht bujqësor që mund të kolonizohej nga popullsia e tepërt e Gjermanisë.
Britania e Madhe do të pushtohej dhe udhëhiqej dhe sundohej nga S.S. Col. Franz Six, lëvizja e parë e të cilit do të ishte arrestimi i 2300 figurave politike, fetare dhe liderëve intelektualë, duke filluar me Winston Churchill. Më pas, të gjithë meshkujt e moshës 17-45 vjeç do të transferoheshin në Evropën kontinentale për të punuar në industrinë gjermane.
Hitleri dhe femrat
Eva Braun ka qenë e dashura thuajse zyrtare e Hitlerit dhe ajo që njihej më shumë si e tillë. Kur shteti vizitohej nga autoritete të jashtme, ajo nuk lejohej të rrinte në dhomë.
Vetëm bashkëpunëtorët e Hitlerit e dinin se çfarë ndodhte. Një tjetër femër e rëndësishme në jetën e Hitlerit ishte nusja e djalit të Vagnerit, së cilës i propozoi disa herë për martesë, por mori refuzimin e saj.
Hitleri, i cili ishte i pasionuar pas Vagnerit u mahnit nga Winifred, kur e takoi në një koncert në vitin 1925.
Ata lidhën miqësi dhe gjatë kohës që ishte në burg, ajo i dërgoi atij letra që ai i përdori për të shkruar “Mein Kampf”. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Siegfried Vagner, Hitleri i propozoi asaj dy herë për martesë, por ajo nuk pranoi.
Eksperimentet
Ne të gjithë kemi në mendje një imazh të rolit të shkencëtarëve në Gjermaninë naziste: të këqij, figura të fshehta laboratori, të cilët e kalonin kohën duke kryer eksperimente të tmerrshme dhe më së shumti pa kuptim tek njerëzit në kampet e përqendrimit, thjesht për të plotësuar impulset e tyre të egra, si dhe për të krijuar armë të shkatërrimit në masë për Hitlerin.
Dr. Josef Mengele e konsideronte veten si një shkencëtar normal, zhvillonte seminare për të diskutuar eksperimentet e tij, merrte fonde nga instituti “Kaiser Wilhelm” në Berlin dhe i raportonte rregullisht mësuesit të tij, shkencëtarit të njohur, Otmar von Verschuer.
Studimet e Mengele në Aushivc dëshmojnë sesi punonte sistemi i tij. Eksperimentet e tij kishin synim të ishin kontribut për doktoraturën e tij të dytë “Habilitation”, në të cilën duhej të kualifikoheshin gjithë akademikët gjermanë, për t’u kualifikuar për të dhënë mësim në universitet.
Nën udhëheqjen e Verschuer, ai zgjidhte binjakë nga hebrenjtë që mbërrinin në kamp dhe u injektonte atyre kimikate të ndryshme, për të parë nëse ato reagonin ndryshe. Ai grumbullonte të burgosurit me cene fizike, për të hetuar nëse kushtet e tyre mundtë ishin të trashëgueshme.
Ai trajtonte romët dhe fëmijët e tjerë për sëmundje që kishin lidhje me urinë, duke përdorur vitamina dhe substanca të tjera, për të parë nëse kishte ndryshime të trashëgueshme në reagimin e tyre ndaj terapisë.
Puna e Mengele-s ishte thjesht kërkim i pastër, pa asnjë aplikim praktik. Ai mori famën e tij të keqe nga prirja për të vrarë subjektet e tij nën rrethana të caktuara, si për shembull për të zgjidhur një argument mbi diagnozën, vriste pacientin dhe kryente autopsinë.
Sidoqoftë, shumë të mbijetuar e mbajnë mend atë, jo për eksperimentet, sa për sjelljen e tij brutale dhe të pamëshirshme në kampin e spitali, ku shpeshherë ai i dërgonte të sëmurët në dhomën e gazit.
Por Mengele ishte vetëm një prej shkencëtarëve në Gjermaninë naziste, të cilët kryenin eksperimente të tilla në subjekte njerëzore, kundër vullnetit të tyre. Karl Gebhard dhe Fritz Fischer u injektonin femrave të burgosura në kampin “Ravensbruck” mikrobe të dëmshme.
Ato testonin ilaçet e reja tek të burgosurit, duke prezantuar rezultatet në konferenca shkencore. Shumë projekte të tilla krijoheshin si një kontribut praktik në orvatjet për luftë të Gjermanisë.
Në një sërë kampesh, doktorët SS përdornin të burgosurit për të testuar trajtime për plagosje në luftë, duke u prerë pulpat e këmbëve dhe duke u qepur copa xhami apo druri me baktere në plagë, nganjëherë duke i tharmuar kockat e të burgosurve me çekiç, për të krijuar një efekt më real; edhe në këtë rast, rezultatet prezantoheshin në konferenca shkencore.
Mbase, përdoruesi më i zellshëm i trupave njerëzorë për eksperimente ishte doktori i ri SS, Sigmund Rascher, i cili përdorte të burgosurit në kampin “Dachau” për të testuar reagimin e trupit të njeriut ndaj uljes së shpejtë të presionit dhe mungesës së oksigjenit, në një përpjekje për të ndihmuar pilotët e detyruar të hidheshin me parashuta nga avionët në lartësi të mëdha.
Ai i quante disa prej sesioneve të eksperimenteve të tij “eksperimente terminale”. Ai maste kohën që i duhej subjekteve të tij për të vdekur, teksa u thithej ajri gradualisht.
Pergatiti Flori Bruqi
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...