2011-01-04

Prizreni ne Muajin e Ramazanit


Prizreni ne Muajin e Ramazanit. Turizmi dimeror ne fshatin e bukur te Brezovices. Dhe bashkejetesa e shqiptareve me shumicen serbe ne Shterpce. Aty ku mungojne simbolet shqiptare dhe gjuha shqipe fshihet me boje te zeze

FLORIPRESS

Ndjesia qe te krijohet kur rikthehesh pas tre vitesh ne Reps e Kalimash, aty kur ne nentor te 2007-es strehoheshin 2.400 punetore te kantierit qe po ndertonte rrugen Durres-Kukes, mund te pershkruhet si dicka mes habise dhe perhumbjes. I habitur sepse rruget gjithe balte, te ngrena rreze maleve nga ekskavatoret dhe makinat e renda, ishin zevendesuar me nje autostrade dhe dhjetra ura mbi te cilat rreshqisje pa u ndjere matane tunelit prej 5.5 kilometrash, qe te nxirrte ne anen tjeter te Kalimashit. Peizazhi qe te shfaqej perpara te perhumbte butesisht ne mendime derisa makina ndalonte perballe hyrjes se tunelit. Funksionon ende vetem njeri krah, prandaj te duhet te presesh jo me shume se 10 minuta per te ndjekur karvanin qe kalon ne anen tjeter te malit. Gjate sezonit veror raportohej se radha shkonte deri ne 3 kilometra nga fluksi i madh i pushuesve kosovare.

Pas tunelit, nje cope rruge e shkallmuar te merzit shpirtin; eshte vazhdim i rruges se vjeter te Kukesit, nje kujtim i tmerrshem per cilindo qe dikur i ka rene udha nga keto ane. Nje tjeter kamp me punetore, te tjera makina te renda qe zhurmojne fort mes maleve. Rruga eshte ne mbarim e siper, derisa me ne fund te lidhet me piken kufitare te Morines, por terreni i veshtire ua ben jeten me te lodhshme punetoreve. E megjithese ky segment nuk eshte me i gjate se 10 kilometra, ta merr frymen me pluhurin dhe gropat e thella. Ne kufi, nje tabele e madhe njofton me shkronja kapitale: Mireseerdhet ne vendin tuaj! Bash, bukur e kane shkruar. Pernjehere kupton se nje doze paradoksi te pershkon mendimet. Dy shtete, nje komb, nje kufi. Per te kaluar ne anen tjeter te tokes shqiptare, ne Kosove, nuk te duhet pasaporta. Mjafton karta e identitetit. Eshte ndjesi e cuditshme kur kalon kufirin dhe vijon te flasesh pa teklif ne gjuhen tende. Te paret qe te pershendesin, pas policeve te kufirit, jane disa punetore me veshjet ne ngjyre portokalli te kompanise Bechtel-Enka. Po punojne per pjesen e mbetur te Rruges se Kombit, tashme te kontraktuar nga pala kosovare, e cila thuhet se brenda 2-3 vitesh do te bashkoje Prishtinen me Tiranen ne 2 ore e gjysme udhetim. Po aq larg sa Tirana me Vloren.

Per te mberritur ne Prizren, nga kufiri duhen fiks 15 minuta: Nje udhetim i kendshem me makine. Qyteti eshte plot gjalleri. Jemi ne muajin e Madh te Ramazanit e megjithate, rruget jane mbushur me njerez. “Gjate Iftarit do t’i gjeni rruget bosh”, thote Kushtrim Kaloshi, shoqeruesi yne, nje burre i ri ne te tridhjetepestat. Lumi i Prizrenit qe zbret nga mali i Sharrit duke pershkuar mes permes qytetin, eshte i qete ne kete periudhe te veres. Ne te dyja anet e tij lartohen kafene dhe restorante, pub-e dhe lokale, ndertesa prej guri te reja e te qemotit, shtepi te vjetra karakteristike prizrenase. Qe ketu shihen Bjeshket e Sharrit qe shkojne pjerrtas me majat apo thepat ne forme piramidale te radhitura njera pas tjetres. Ne antikitet keto male njiheshin si “Majat e Sharres” nisur nga ngjashmeria qe kane me thepat e sharres. “Emri i majes me te larte te vargmalit mendohet se vjen nga gjuha frenge, por ne popull njihet si Maja e Lubotenit”, nderhyn Kushtrimi. Eshte 2553 metra mbi nivelin e detit dhe nje nga vendet kryesore te zhvillimit te turizmit dimeror.

Drejtimi yne merr per nga mali. Ne dalje te Prizrenit, pergjate lumit jane ngritur shume hotele dhe resorte me pishina, te cilat vec sherbimeve baze te restoranteve dhe kafeneve, ofrojne edhe mundesine per te ecur ne ajrin e paster te nje pylli te vogel qe duket se per qytetin kryen te njejtin funksion si Liqeni Artificial i Tiranes. Por, fatkeqesisht edhe ketu duken gjurmet e pakujdesise ndaj mjedisit. Nga njera ane e lumit gjarperon rruga e asfaltuar per makinat, qe nen freskine e pemeve shnderrohet ne nje udhetim mjaft clodhes, ndersa nga ana tjeter nje xhade per ecje te lire, qe shkon paralel deri ne njefare pike. Aty ku mbaron xhadeja ngrihen rrenojat e nje hidrocentrali te vogel, qe dikur mbante me energji te gjithe Prizrenin. Nga kjo pike e deri ne Brezovice, te gjitha kodrat e vargmalit jane shnderruar ne shtepi pushimi: hotele te medhenj, luksoze, me nje pamje magjepsese, ushqim tradicional, ajer te paster…pra, nje vend ideal per t’iu larguar disi streseve te dites. Por, duket se gjithe territori i maleve te Sharrit ka vlera te rendesishme natyrore dhe estetike. Karakteristikat e elementeve te vecanta te mjedisit dhe lidhja midis tyre ofron kushte te vecanta per pushim, ndersa projektet turistike tregojne se aty ekzistojne shume mundesi te zhvillimit te aktiviteteve turistike, rekreative e sportive, gjate veres dhe dimrit. Mandej, kushtet gjeografike dhe klimatike te ketij territori nxisin dhe perkrahin shfrytezimin rekreativ te zones per aktivitete vjetore. Te gjitha keto kane qene teper te shfrytezueshme para luftes se Kosoves, ndersa pas vitit 1999 gjithcka ka rene ne nje lloj letargjie, sidomos gjate viteve te para te Mijevjecarit te ri. Gjithsesi, vitet e fundit banoret e kane kuptuar se turizmi malor mund te jete nje menyre per te fituar dhe kane nisur ndertimet.

“Sfida e vertete per kete zone eshte qe te mos prishe ate cka ndertuar natyra”, mendon me ze njeri nga bashkeudhetaret tane. Qendra e skive, 12 kilometra larg Brezovices, eshte njera prej atyre pasurive qe qeveria kosovare kerkon ta mbaje gjalle nepermjet privatizimit. Ndersa vete Brezovica eshte nje fshat turistik, ku shqiptaret jane rikthyer pas luftes duke rindertuar vilat e djegura dhe duke blere shtepite e serbeve.

Per te shkuar atje, duhet te kalosh fshatin e bukur dhe t’i ngjitesh malit deri ne nje pike ku nuk ka me rruge. Nga Prizreni mund te jete rreth nje ore larg me makine. Por, mbetet gjithnje dyshimi mbi kete, pasi perpara se te shohesh oren, t’i ka marre mendte vete bukuria e rruges qe te con tek qendra e skive. Nje rruge e asfaltuar mire, mes permes nje pylli te dendur me pisha, ku here pas here sheh shtepi te vogla prej druri, ndertesa te bukura me arkitekture serbe, me rrugica dhe oborre te pastra plot lule e trendafila, diku nje lendine me bar te gjelber, gjithcka ne paqe me natyren. Gjate ngjitjes se malit, qe nuk eshte aq e veshtire sa ngjitja e Malit te Dajtit, shkembehemi me druvare qe shohin plot kureshti. Ne lartesine mbi 2 mije metra nuk ka me pisha, as pyll. Vetem nje pllaje me bar mbi shpatin e malit. Syte mesohen me pamjen te mrekullueshme qe shohin nga ajo pike. Vendi ideal per te bere ski. Dyqind metra me lart duken ndertesat e qendres se skive. Diku me poshte saj shtohen shtepite e pushimit, hotelet, baret…”Brezovica eshte vendi turistik me i madh i Kosoves. Dikur kjo qender skish ka qene shume e frekuentuar, por lufta e shkaterroi. Dhe tani qeveria e ka nxjerre per privatizim dhe mendohet ndertimi i nje qendre te re”, thote Hamdi Aliu, nenkryetar i Kuvendit te Komunes se Shterpces. Ai shton se edhe gjate ketyre viteve kjo qender per sportet dimerore ka funksionuar, por gjithsesi duke qene ne pronesi te shtetit nuk eshte bere asnje investim. Ne te vertete, te gjitha ndertesat jane te ndryshkura, teleferiket duken si te ikur nga koha, kioskat me tabela per gjithfarelloj produktesh per konsum ditor ngjajne me teper me disa qeli te vogla ne ngjyre te kuqerremte, dera e ambulances eshte gozhduar pas nje cope druri; te gjitha bashke kompozojne ndjesine e braktisjes. Ndoshta per faj te stines…ndoshta, ne dimer ketu ka gjalleri. Hamdiu shpjegon se para luftes qendra ka pasur me shume se 400 punonjes, por pas luftes nuk u rindertua dot sepse kjo zone u braktis nga turistet; shkurt, munguan te ardhurat. Edhe tani kur duket se leviz dicka per shkak se zona eshte rajoni me i paster ne Kosove, shteti s’ka mundur te vere dore. Sado elitar duket, turizmi dimeror ka nisur t’i terheqe gjithnje e me teper shqiptaret e Kosoves, ndersa te pakte jane ata prej Shqiperie qe e njohin kete destinacion te vecante te gjysmes tjeter shqiptare.

Edhe pse e administruar dhe menaxhuar kryesisht nga komuniteti serb, qendra e skijimit te Brezovices frekuentohet rregullisht ne dimer nga ana e kosovareve, te cilet shkojne fundjavave aty per t’u argetuar. Madje, ka raste kur gjate fundjavave numri i vizitoreve mund te kete shkuar ne 2-3 mije vete. Nese kosovaret aty kalojne te shtune-te dielen, serbet e komunes Shterpce jetojne me te ardhurat qe i vijne qendres se skijimit kryesisht nga shqiptaret. Nga te dhenat e departamentit te turizmit prane Ministrise se Tregtise dhe Industrise se Kosoves, qendra e Brezovices shtrihet ne nje territor prej 2.500 hektaresh, ndersa shtigjet e rregulluara per skijim jane plot 40 kilometra.

Por, Brezovica nuk eshte vec nje destinacion turistik ne Kosove. Ajo ka mbetur nje nga te paktat territore ku shqiptaret dhe serbet jetojne ende bashke. Me pak se 5 minuta me larg fshatit gjendet komuna e Shterpces, ku jetojne me shume se 9 mije serbe dhe 5 mije shqiptare. Qe ne hyrje te fshatit ndihet ajri ndryshe, i nje vendi te huaj, i njerezve qe jane te detyruar te bashkejetojne me shqiptaret per hir te te pasurit te shtepive ne toke shqiptare. Madje, edhe targat e makinave mbizoterojne ato te vjetrat ku dallohen qarte inicialet UR (Urosevac - Ferizaj) dhe BG (Beograd), me flamurin serb perkrah.

Hamdi Aliu shpjegon se marredheniet nderetnike jane ne permiresim e siper, por kujton vitet e veshtira te pas luftes, kur bashkejetesa mes shqiptareve dhe serbeve ne kete fshat ishte thuajse e pamundur. I pari qe ndertoi vilen e tij aty dhe qe i hapi rrugen rikthimit te shqiptareve ishte ish kryeparlamentari i Kosoves, Nexhat Daci. Para luftes ka pasur shume shqiptare, por te gjithe u larguan, ndersa i gjithe vendi ka qene i djegur. Politika e atehershme e Sllbodan Milloshevicit ishte e tille qe te debonte shqiptaret per ta mbushur zonen me serbe duke rritur artificialisht numrin e tyre. “Ju (shqiptaret e Shqiperise) mund te mendoni se nuk jemi te lidhur me Shqiperine, por perkundrazi. Ketu shpesh vijne makina me targa te Shqiperise”, thote Hamdiu me kenaqesi. Ndersa perpiqet te rrefeje per problemet qe hasin perfaqesuesit e shqiptareve ne Kuvendin e Komunes se Shterpces: “Ne Kuvend mungojne simbolet shqiptare, megjithate po diskutohet qe te vendosen shume shpejt”. Edhe pse ai mundohet te tregohet optimist mbi marredheniet midis dy komuniteteve, nuk eshte e veshtire te dallohen shenjat e pakenaqesise. Ne tabelen ne hyrje te fshatit, emri Shterpce i shkruar ne gjuhen shqipe eshte fshire me boje te zeze. E kunderta e asaj cka ndodh ne qytete te tjera te Kosoves ku shumica eshte shqiptare apo ku nuk ka pakica serbe. Edhe kryetari i Kuvendit te Komunes eshte serb, ndonese ne zgjedhjet e fundit vendore 10 keshilltare u zgjodhen nga komuniteti shqiptar, kundrejt 9 nga serbet. Por, per Hamdiun, kjo shumice e brishte nuk do te vazhdoje edhe per shume kohe sepse ne zgjedhjet e reja pritet qe stafeta t’u kaloje serbeve. Te pakten ne Shterpce. 

RENATO KALEMI

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...