2011-01-04
Makthi serb i Ballkanit
Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, Serbia eshte bere makth i vertete jo vetem ne marredheniet me fqinjet, por se fundi edhe me Brukselin zyrtar. Pse?!
Agim Popoci
Pas perfundimit te luftes ne Kosove, enigma e vertete ishte integrimi i shqiptareve pas dekadave te tera nen okupimin serb ku u masakruan, perdhunuan dhe vrane, dhe ai i serbeve qe tashme kishin dale nga shinat e civilizimit. Edhe pse fajtoret per situaten e krijuar ishin te shumte, askush nuk u mor me te kaluaren meqe problemi ishte serioz.
Duke pasur perpara modelin gjerman nga Lufta e II Boterore, Brukseli zyrtar mendoi se ishte treguar boll i ashper per qytetaret e Serbise, nje vend qe edhe mund edhe komplikonte integrimin e Evropes Juglindore ne BE. Kjo butesi e diplomacise europiane me ne krye Javier Solanen, rezultoi e deshtuar sepse ledhatimi i beri me shume dem Serbise.
Me renien e Milloshevicit, Brukseli zyrtar krijoi idene se kishte perpara nje pushtet demokratik serb, ndersa ky i fundit, duke e nenkuptuar oferten per integrimin serb si nevoje te BE-se e jo Serbise, filloi te ngreje koken. Duke harruar se ishte pushteti serb ai qe kishte vrare kudo neper ish Jugosllavi, Beogradi zyrtar filloi serish te luaje liderin rajonal e madje te jape edhe leksione integrimi. Serbia u be pernjehere e barabarte me Kroacine dhe Bosnjen edhe pse i kishte shkaterruar me themel, ndersa situata u rendua kur ajo u be prioritet shume me i madh per Brukselin se sa Kosova, e cila per fat te keq u la ne duart e administrates se OKB-se.
Serbia pa Kosoven
Qeveria e pare demokratike pas renies se Milloshevicit iu besua Partise Demokratike (DS) te Gjingjicit, i cili se bashku me aleatet mezi arriti te krijoje nje qeveri ne te cilen nuk ishte perfshire Partia Socialiste e Milloshevicit.
Nga Serbia vrasese, brenda nates Brukseli zyrtar ka perballe Serbine demokratike se ciles i ofron perspektive europiane, qe nga viktimat e serbeve u kuptua nje amnisti totale per te gjitha keqtrajtimet, perdhunimet dhe vrasjet qe kishin bere qytetaret serbe, si ushtare dhe paramilitare, neper gjithe territorin e ish Jugosllavise. Keshtu ende pa u thare gjaku ne token kosovare, Serbia u nise drejt Brukselit nen siglen “Serbia pa Kosove”, ndersa shqiptaret e Kosoves ne kerkim te gjetjes se nje formule per mbijetese, tashme pa pushtetin serb, por me nje administrim nderkombetar.
“Serbia pa Kosove” arrestoi Sllobodan Milloshevicin dhe e ekstradoi ne Hage ne menyre qe te mos kete ne te ardhmen presione nderkombetare per asgje qe lidhej me Kosoven. Pra, qindra mijera te vrare e po aq vajza te perdhunuara u harruan me nje arrestim spektakolar qe u realizua nga pushteti i Gjingjicit e qe kenaqi shume orekset e Brukselit zyrtar. Por si cdo periudhe e pasluftes, edhe ne Serbi ajo u shfaq me pamje dhe trauma te papara, qe per fatin e keq te Brukselit dhe ish republikave te Jugosllavise, parashikonte nje te ardhme shume te keqe. Keshtu edhe ndodhi! Kriminelet e luftes tashme ishin me shefin ne Hage, por jo edhe me ndjenjen e fajesise, madje permes mediave ata filluan te trajtohen si heronj. Kjo u dha atyre te drejten edhe ta kercenojne njeriun i cili kishte marre timonin e qeverise demokratike serbe, jo per shkak te politikes ndaj Kosoves por per mesazhet qe ai jepte duke kerkuar qe gjakpiresit serbe te hapin krahun.
Edhe pse Gjingjic u mundua t’i shantazhoje disa formacione paramilitare te Sheshelit permes disa filmimeve nga fushebeteja, kjo dha efekt te kundert ne Serbi perkunder faktit qe u mireprit nga Brukseli. Radikalet serbe shfrytezuan atmosferen e krijuar dhe ofertes perendimore te Brukselit iu kundervune me ate ruse te Moskes e qe gjeti menjehere terren. Keshtu, Serbia e pandeshkuar me kriminelet e saj, pas nje demokracie shume te shkurter, vrau edhe kryeministrin Gjingjic i cili vertet ne histori do te ngelet, por qe shume pak demokratik ndaj fenomeneve qe u zhvilluan ne Serbi gjate sundimit te tij, qofte ai europian, amerikan, rus apo i ceshtjes se Kosoves.
Serbia me Kosoven
Perparimi i radikaleve me Mosken zyrtare ishte sfide per Beogradin zyrtar, i cili duhej te spostonte oferten e Brukselit per te qendruar ne pushtet. Me moton e ruajtjes se Kosoves ajo ja hapi te gjitha rruget Rusise, por jo edhe diplomacise europiane, se ciles i filluan probleme tjera: Jo vetem si ta afronte Beogradin, por edhe Prishtinen zyrtare me BE-ne?! Kjo ishte sfida e rradhes, te cilen Brukseli nuk e kishte llogaritur. Propozimi Ahtisarit i dha Kosoves pavaresine dhe coi ne ekstremin rus politiken e Beogradit zyrtar, qe ashtu e pandeshkuar kishte komoditetin te spostohej ne baze te interesave politike dhe ekonomike qe tashme kishte ne tavoline.
Pra, Brukseli nuk arriti ta demokratizoje Serbine me joshje diplomatike, madje as me oferta sic ishte ajo e liberalizimit te vizave, nderkohe qe Beogradi zyrtar koncesionet e medha ia beri Rusise se Putinit. Madje, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, Beogradi zyrtar vazhdoi t’i afrohet ekstremit si ne marredhenie me fqinjet ashtu edhe Brukselin zyrtar, i cili kokeulur nuk po gjen dot zgjidhje edhe pas nje dekade te tere. Si rezultat i kesaj politike, ne qeverine serbe rikthehet Partia Socialiste e Milloshevicit dhe politika e tij ndaj fqinjeve dhe Kosoves tashme te pavarur. Ne takimet rajonale, zyrtaret serbe nuk e duan Kosoven ne tavoline edhe pse duhet te ndodhe e kunderta, ndersa Brukseli vazhdon me ledhatimet diplomatike. Politika e Milloshevicit tregon dhembet e saj te ashper jo vetem kunder EULEX-it, CEFTA-s dhe takimeve te ndryshme rajonale, por drejtepersedrejti edhe kunder Brukselit zyrtar. Bajraktari i ketyre marifeteve ishte pikerisht lideri i partise se Milloshevicit qe ne qeverine serbe eshte zv/kryeminister, Ivica Dacic. Edhe pse diplomacia europiane kishte menduar se shpiku nje formule per pjesemarrjen e Serbise dhe Kosoves, duke hequr simbolet shteterore dhe emrat e shteteve perkatese ne tavoline, duke i dhene fjalen se pari perfaqesuesit te UNMIK-ut dhe duke perdorur neper dokumente emrin zyrtar “Kosova nen Rezoluten 1244/99”, kjo nuk i mjaftoi Serbise, Tadicit dhe kryesocialistit Dacic. Ne Forumin e Ministrave per Ballkanin Perendimor qe u zhvillua ne nentorin e vitit te kaluar ne Bruksel, zv/kryeministri serb Dacic refuzoi te hyje sepse para perfaqesuesve kosovare nuk ishte tabela “Kosovo 1244”, sic kishte kerkuar Beogradi. Ministrja suedeze e Drejtesise, Beatris Ask, shteti i se ciles kryesonte BE-ne, e luti Dacicin dhe kompromisi qe ishte si zakonisht, ne dem te shqiptareve, ra: Me rastin e prezantimit te mysafireve, u perdor “Kosovo 1244”. Nuk reagoi njeri, Brukseli heshti ndersa Serbia vazhdoi me politiken e Milloshevicit. Per fatin e keq te diplomacise europiane, i erdhi radha Konferences rajonale ne Berdo te Sllovenise, e cila pritet te zhvillohet me 20 mars. Perkunder rendesise shume te madhe per integrimin e Ballkanit Perendimor dhe vete Serbise ne BE, Presidenti serb Tadic e kushtezon pranine e tij me mbishkrimin qe duhet te kete Kryeministri i Kosoves, duke iu kthyer historise se Dacicit: “Kosovo 1244” ose “UNMIK/Kosovo”. Organizatoret e kesaj Konference joformale, Sllovenia dhe Kroacia, levizin te gjithe guret dhe me keshillat e Brukselit zyrtar mundohen te kenaqin orekset serbe, por makthi qe kishte ngjizur diplomacia serbe serish u shfaq. Serbia shkaktoi nje rremuje te madhe, futi ne loje edhe lideret kosovare qe ishin te prere me pranine e tyre vetem si zyrtar te shtetit te Kosoves, por nga formula europiane organizatori nuk hoqi dore: Do te perdoren vetem emrat e pjesemarresve.
Por, edhe pse ne deklaraten qe pritet te dale nga kjo Konference, ku si ne cdo dokument te Komisionit Europian ashtu edhe te Keshillit te Europes do te perdoret emertimi zyrtar “Kosova nen Rezoluten 1244/99”; edhe pse marrin pjese Presidenti i Keshillit te BE, Herman Van Rompuy, Ministri spanjoll i Puneve te Jashtme, Miguel Angel Moratinos si vend kryesues i BE-se, shefja e diplomacise europiane, Catherine Ashton dhe Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, Tadic ka kushte. Ndoshta Solana edhe do ta kishte lutur, por kryeministrja kroate Jadranka Kosor nga Sarajeva jep mesazhin e qarte dhe i mbyll dyert makthit serb. Konferenca do te zhvillohet, pavaresisht prezences se Beogradit!
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...